-
Shtohen masat në Morinë për koronavirusin, mjeku: Kemi gati karantinën për çdo rast (VIDEO)
Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë për dyfishimin e personelit mjekësor dhe kontrolleve në pikat kufitare është vënë në praktikë në pikën doganore të Morinës. Dy ekipe mjekësh monitorojnë situatën në 24 orë, ndërsa shprehen se ata kanë infrastrukturën e du
23 Shkurt 2020, 11:19 -
Koronavirusi/ 340 pasagjerë nga Bari në portin e Durrësit kontroll në distancë me termometër! Asnjë rast i dyshuar (VIDEO)
Këtë mëngjes, mjekët, kanë qëndruar në distancë teksa pasagjerët dilnin nga trageti me aparaturën që mat temperaturën në largësi për shkak se është me lazer që tregojnë rastet e dyshimta. Nga kontrollet e kryera ditën e sotme, nuk u identifikua asnjë pasagjer me simptoma të koronavirusit.
23 Shkurt 2020, 09:04 -
-
-
5-6 janar, pezullohet kalimi drejt Greqisë i kamionëve në doganën e Kapshticës! Shkak akulli në rrugë
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë u bën thirrje të gjithë drejtuesve të kamionëve që kanë planifikuar që të udhëtojnë drejt Greqisë, ta shtyjë ose të përdorin pikat e tjera të kalimit kufitar me Greqinë, deri në normalizimin e situatës.
4 Janar 2020, 16:56 -
Emigrantët vijojnë kthimin në vendet ku jetojnë, fluks në doganat shqiptare (VIDEO)
Në Morinë kthimi i emigrantëve kosovarë në vendet e tyre të punës pas kalimit të festave pranë familjeve të tyre në Kosovë ka krijuar radhë të gjata në doganë. 10 mijë persona me 5 mije automjeteve kanë hyrë në Shqipëri në 48 orët e fundit. Për të shmangur radhët e gjata është vepruar me procedura të përshpejtuara.
4 Janar 2020, 09:39 -
-
-
-
-
-
-
Fluks automjetesh në Morinë, makinat e tonazhit të rëndë ngecin çdo fundjavë në doganë, ja arsyeja
Problem në fundjavë në pikën kufitare të Morinës mbeten automjetet e transportit të mallrave drejt Kosovës. Ata që nuk arrijnë të kalojnë kufirin deri në orën 16.00 të pasdites së të premtes u duhet të qëndrojnë në kufi deri të hënën.
3 Gusht 2019, 14:45 -
-
Shqipëria destinacioni i pushimeve për kosovarët, fluks në doganë (VIDEO)
Ende pa zbardhur dita, mijëra qytetarë të Kosovës dhe Maqedonisë i janë drejtuar bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën dhe për të bërë disa ditë pushime. Preferenca e tyre mbetet Shëngjini, për shkak të afërsisë,pastërtisë dhe sigurisë së plazhit. Megjithatë një destinacion tjetër i tyre në këto temperatura të lart është edhe Durrësi e Saranda.
6 Korrik 2019, 15:31 -
Lumë mjetesh në Morinë, për 2 orë 7 mijë shqiptarë nga Kosova drejt Shqipërisë për fundjavë (VIDEO)
Ende pa zbardhur dita, rruga e Kombit ngjante me një lum mjetesh, ndërsa në kufirin Shqipëri-Kosovë, mijëra shqiptarë nga Kosova i janë drejtuar vendit tonë për të kaluar fundjavën. Nga mëngjesi deri në orën 10:00 raportohen se kanë kaluar doganën mbi 7 mijë pushues nga Kosova.
29 Qershor 2019, 09:20 -
Kosova bllokon 8 autobusë me pasagjerë nga Shqipëria në doganën e Morinës, ndërhyn Ministria shqiptare
Janë bllokuar prej pesë orësh 8 autobusë me pasagjerë të linjës Bajram Curr-Kosovë-Tiranë , të nisur nga Shqipëria drejt Kosovës në doganën e Morinës. Bllokimi i autobusëve është bërë për shkak se me urdhër të ministrisë së Transportit në Kosovë nuk lejohet kalimi i tyre.
15 Qershor 2019, 11:39 -
-
-