-
Politikë
Sahit Dollapi tender 190 mijë USD pa konkurrencë, i ‘buzëqesh fati’ pas humbjes së PD-së dhe dorëheqjes si Sekretar Organizativ! Kontrata edhe me Fatos Tushen e Lushnjës
Sahit Dollapit merr një tender për zhbllokim pusetash një muaj pasi dha dorëheqjen si Sekretar Organizativ i Partisë Demokratike. Kompania e Dollapit nga 14 tendera të fituar, 13 i ka marrë duke qenë e vetme në garë dhe një sërish ku janë skualifikuar të gjithë konkurrentët përveç kompanisë së ish-drejtorit të Berishës sot i besuar i Lulzim Bashës.
21 Korrik 2021, 17:55 -
Politikë
Pas 25 prillit, 2 partitë kryesore në analizë të brendshme, Roland Bejko: PD qëndrim kundër ndërkombëtarëve! Analisti Ylli Pata: S’dalin hapur, por asnjë s'mbron më Berishën
Analistët e komentojnë me kritika vëmendjen që kryetari demokrat Lulzim Basha i dha Sali Berishës gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar. Analisti Ylli Pata e sheh si një mesazh të gabuar në sytë e ndërkombëtarëve pas shpalljes “non grada”, ndërsa për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD-së Roland Bejko, Kuvendi pati edhe zhvillime pozitive.
21 Korrik 2021, 17:16 -
Opinion
Vangjeli: 'Bereqet Versën' ose kur PD-ja i largohet pushtetit si marrëzia bibliotekës dhe engjëjt tundimit
Të zgjedhurit në Këshillin Kombëtar të PD-së kanë gjithë të drejtën të thonë: “Bereqet Versën”, meqenëse u zgjodhën! Të përjashtuarit, njëlloj si ata që ikin me vrap para se t’u shembet çatia mbi kokë, mund të thonë me të drejtë: “Bereqet Versën”, meqenëse nuk u zgjodhën!
21 Korrik 2021, 15:56 -
Politikë
Zhupa për Report Tv: Shtyllat kryesore ku do fokusohet beteja e PD në shtator! Largimi i Harxhit e Ristanit? Jo vendim i Bashës, por i demokratëve
Partia Demokratike pritet që në shtator të nisë betejën e saj në Kuvend, pas një mungese prej gati 2 vitesh, e për këtë, deputetja e zgjedhur, Ina Zhupa ka prezantuar për Report Tv disa nga shtyllat kryesore ku do të fokusohet "lufta parlamentare". Ajo për të cilën Zhupa shprehet e sigurt është se do të jenë një opozitë e fortë që nuk e lejojnë kryeministrin Edi Rama "të bëjë çfarë të dojë".
21 Korrik 2021, 14:19 -
Politikë
Roland Bejko bën analizën e humbjes: Kandidatët punuan për të parin në listë, ndryshe nga PS! PD ka mbajtur qëndrime të kundërta me ndërkombëtarët! 3 sfidat e Bashës
Atë që nuk e bëri PD në Kuvendin Kombëtar, e bën Roland Bejko, anëtar i Këshillit, në studion e Report Tv. Bëhet fjalë për analizën që çoi demokratët në humbjen e zgjedhje në 25 prillit. Ai u ndal në qarkun e Gjirokastrës, ku emri i tij ishte renditur i dyti në listë. Për Bejkon, PD-ja i kishte të gjitha shanset për të marrë dy mandate, por "u luajt" gabimisht dhe gabimi nis që nga vendosja e emrin të Tritan Shehut i pari në listë dhe më pas në mënyrën e të bërit fushatë.
21 Korrik 2021, 13:00 -
Opinion
Si përfundim, gjithë fajin e ka i 'poshtri' Rama
Kur një parti mbledh Kuvendin e saj Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve, sidomos kur është humbja e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare, çka do të thotë 12 vite të gjata në opozitë, çdokush mendon se do të bëhet një analizë serioze për shkaqet e humbjes dhe si mund të fitohet në zgjedhjet e ardhshme
21 Korrik 2021, 12:52 -
Opinion
Frrok Çupi: Qeni ka mësuar të flasë
Një ditë prej ditësh, edhe PD- si qen roje i familjes Berisha, do të nisë të flasë. Amerika u dërgoi dje mesazhin që të mos izolohen në ‘burgun e së shkuarës’. PD në turmë u ngrit në sallën e Kuvendit dhe u shfaq si një qenie e verbër politike me vetëm një fjalë në fjalor ‘Berishë’; në emër të padronit organizata mund të sulmojë edhe vetë Amerikën.
21 Korrik 2021, 11:46 -
Opinion
Basha nuk i duhet më Ramës
Basha nuk do i duhet më Ramës kur të vijë shtatori. Për qeverisje jo e jo. Për bashkëpunim për çështjet e rajonit këtë nuk e dimë. Le të themi mbase. Më së shumti Basha si duhet për mënyrën e çartallosur si doli pas përfundimit të kuvendit të PD. E për më tepër me Berishën në kurriz, ndërsa duket sikur ndajnë së bashku peshën e rëndë të 'non grata'.
21 Korrik 2021, 11:43 -
Opinion
Lulzim Basha, ky njeri i 'besës'!
Vjen një moment kur njerëzit shfaqen lakuriq. Ata pësojnë metamorfozën e të shfaqurit. Lakuriqësia nuk mban dot mbi vehte qoftë edhe një cergë merimange. Kështu davarisin çdo tis mjegulle, duke i dhënë fund misterit rreth tyre. Kjo metamorfozë i ndodhi edhe Z.Basha, Kryetar i Partisë Demokratike. Do të duhej Kuvendi kombëtar i PD që askush të mos ketë asnjë mëdyshje mbi atë çfarë dhe kë përfaqëson Z.Lulzim, e parë kjo në prizmin e përfaqësimit dhe orientimit politik.
21 Korrik 2021, 11:06 - Opinion
-
Opinion
Paradokset e dy Kongreseve: PS bën analizën sa vota humbi, PD 'feston'! Gramoz Ruçi largohet, Sali Berisha 'përjetësohet'
Në pak më shumë se një muaj u zhvilluan dy kuvende të rëndësishme; Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste më 12 qershor dhe Kuvendi i Partisë. Demokratike më 17 korrik. Ndonëse dy ngjarje të ndryshme, ato dhanë një mesazh të qartë në publik: PS-ja mbetet parti e parë, ndërkohë PD është dhe do mbetet parti e dytë. Për të kuptuar këtë nuk është e nevojshme të analizohen thellë këto dy evente.
20 Korrik 2021, 21:23 -
Opinion
Mero Baze: Pak e sulmojnë, por askush nuk e mbron!
Ka një zhvillim të ri rreth mënyrës se si PD tani reagon kur dikush kërkon që Berisha të largohet prej PD. Dikur për këtë gjë mund të masakroheshe me breza. Por tani çdo deklaratë e tillë shoqërohet nga një heshtje shurdhuese brenda PD. Shumica e atyre që e mbronin dikur Berishën po heshtin.
20 Korrik 2021, 20:52 -
Politikë
Ishte pjesë e Këshillit kombëtar, artisti largohet nga PD: Hapësirat në parti po ngushtohen, zëri i elitave është minimizuar
Artisti Ardian Isufi dhe ish-anëtari i Këshillit Kombëtar ka konfirmuar lajmin se do të tërhiqet nga partia opozitare më e madhe në vend. Sipas Isufit hapësirat në PD po ngushtohen duke theksuar se zëri i elitave është minimizuar dhe zëri i personazheve që nuk i thënë më asgjë PD është rritur.
20 Korrik 2021, 18:14 -
Opinion
Ylli Pata: Ideja e PD-së për Senatin, si një 'mauzoleum fosilesh politike'
Deklarata e Mark Markut që duhet një Dhomë e Dytë e Parlamentit shqiptar, pra një senat, që të mbledhë politikanët “dinosaur” në vend, nuk është aspak e re, e realisht nuk duket si e dalë nga koka e Mark Markut.
20 Korrik 2021, 17:45 -
Politikë
Basha shpërblen Jemin Gjanën me 1 vend në Kryesi, akuzohet si dora që ka kapur zgjedhjet në PD, drejtoi votimet e kontestuara pas humbjeve në 2017 dhe 2021
Lulzim Basha zgjeron Kryesinë e PD-së me të besuarit e tij përmes ndryshimeve në statut, përfshin edhe Jemin Gjanën që u akuzua nga grupimi ‘Pro PD-së’ për fshehje e listave në zgjedhjet 13 qershorit. Nuk ndryshon mënyra e zgjedhjes së kandidatëve për kryetarë bashkie dhe deputetë.
20 Korrik 2021, 17:05 -
Opinion
Dy imazhe kongresesh, dy mentalitete
Dy të mëdhejtë e zhvilluan nga një kongres pas zgjedhor. Së pari PS dhe një muaj më pas PD e Bashës. Porse nga të dyja këto kuvende dhe për gjithçka u tha në to mund të konfondohesh kollaj aq sa bëhet e paqartë se kush i ka fituar zgjedhjet e 25 prillit.
20 Korrik 2021, 13:07 -
Politikë
Grida Duma ngatërron Bajramin e Madh me Kurban Bajramin, nxiton të fshijë gafën, por komentuesve s’iu shpëton: Paske pi içik o jetë
“Bajrami i madh, falja e namazit herët në mëngjes, vizitat tek fqinjët e të afërmit për t’i uruar dhe ndjenja e të qenit pranë njëri-tjetrit na jep dritë dhe qetësi shpirtërore”...kështu e nis urimin e saj deputetja e PD-së, Grida Duma.
20 Korrik 2021, 12:55 -
Politikë
Brenda korrikut, Basha kupolë të re me të besuarit në PD! Pritet të zgjedhë sekretarët, nënkryetarët dhe kryesinë
Nëse për betejën në Parlament të cilën Lulzim Basha e shpalli ditën e Kuvendit të PD, nuk i ka të gjithë të besuarit e tij, për betejën jashtë, ai do të ketë njerëzit më të afërt të tij. Brenda korrikut, Këshilli Kombëtar do të zgjedhë kryesinë, sekretariatet dhe nën kryetarët e rinj të PD, emra të cilët do të propozohen nga vetë kryedemokrati Basha.
20 Korrik 2021, 12:25 -
Opinion
Ardian Isufi: I zhgënjyer, sot jam i bindur të tërhiqem nga PD! Janë ngushtuar hapësirat për elitat, po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet
Ky nuk është thjesht një reflektim pas kuvendit të PD apo atmosferës së krijuar në parti me një elitë të sforcuar. Ajo që kam kuptuar qartë është se insistimi im për të kontribuar në evidentimin e një “alternative të re të djathtë” për sinergji dhe marrëdhënie me publikun në një frymë bashkëkohore nuk është realisht prioritet i kësaj partie, sesa thjesht po kthehet një kopje e shëmtuar të partisë-shtet që sot është në pushtet!
20 Korrik 2021, 09:43 -
Kronikë
Gazetari që kandidoi për në Këshillin Kombëtar: Si e krijuam Frankenshtajnin Gaz Bardhi në PD, një 'përbindësh' që me vetëm 3 muaj punë udhëton me 'Benz' 20 mijë euro
Gazetari Reldar Dedaj, i cili ishte kandidat për në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike, në një shkrim të botuar sot në media me titull 'Si e krijuam Frankenshtajnin në PD' ka analizuar karrierën e Sekretarit të Përgjithshëm në PD Gaz Bardhi. Ai shkruan se Bardhi ka punuar vetëm tre muaj si ministër teknik në jetën e tij politike dhe sot udhëton me një fuoristradë e llojit “Benz”, me një vlerë rreth 20 mijë euro.
19 Korrik 2021, 22:15 - Opinion
-
Opinion
Mero Baze: Pakënaqësitë jopolitike ndaj Lulzim Bashës në PD
Në gjithë mërmëritjet e brendshme në Partinë Demokratike, bie në sy fakti se të gjithë kritikojnë Lulzim Bashën rreth zgjedhjeve të tij, shijeve të tij politike, muzikore apo luftarake, dhe akoma më shumë rreth veseve të tij nepotike me familjen e gruas, vilat e tyre etj.
19 Korrik 2021, 19:58 -
Politikë
Kuvendi i PD-së, Bozdo: Nuk solli asgjë të re, duhet të ishin analizuar gabimet e Bashës! Platforma e Kadillit, e vetmja që rrëzon Ramën
Kuvendi i Partisë Demokratike nuk solli asgjë të re. Kështu deklaroi në një intervistë në Report Tv Enno Bozdo, ish-koordinator i Partisë Demokratike, ku tha se u trajtua vetëm çështja e manipulimit të votës, që është e rëndësishme, por kjo ishte një pjesë e shteruar. Sipas Bozdos duhet që kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe vëtë Kongresi i PD-së, të mos ndalej vetëm në këtë çështje, por të rikthehej drejt vetes, se çfarë është bërë mirë dhe çfarë është bërë gabim
19 Korrik 2021, 18:52 -
Opinion
Apoteoza e Berishës si fund dhe fillimi i pushtetit të Bashës
Për shumëkush që priste ndryshime nga Kuvendi i Partisë Demokratike, kryetari i ri dhe i vjetër Basha nuk i ka zhgënjyer. Ai ka bërë pikërisht atë që priste pjesa më e madhe prej tij, që të mos ndryshonin. Vetëm se apoteoza e bazës pjesëmarrëse në Pallatin e Kongreseve për Sali Berishën, si fund i pushtetit fizik, mendor, ideor e këshillimtar tashmë është institucionalizuar.
19 Korrik 2021, 18:22 -
Opinion
Ylli Pata: Rreziqet që paralajmëron “bllokada” në Kuvendin e PD-së
Mungesa e kurajos, ndoshta e vizionit të Lulzim Bashës për të prodhuar një platformë të re politike në Kuvendin e PD-së, që ta kthejë opozitën në një strumbullar të shoqërisë shqiptare, sjell një rrezik të madh për sezonin e ri politik në Shqipëri
19 Korrik 2021, 17:24 -
Politikë
Statuti i ri i PD-së/ Përfshihet dorëheqja e Lulzim Bashës dhe rikthimi i tij, ja kush e zëvendëson! Kreu i PD-së sinjalizon humbjen në 2025? Kopjon Ramën për kuotën e grave
Lulzim Basha përfshin për herë të parë në statutin e ri të partisë mundësisë në dorëheqjes dhe të mungesës së gjatë në selinë blu. Në rast dorëheqjes Gazmend Bardhi mbledh Këshillin Kombëtar dhe zgjedh kryetarin zëvendësues
19 Korrik 2021, 15:25 -
Opinion
Familja Berisha sulmon Mark Markun: Dorëzo mandatin e deputetit, ti s’ke bërë asgjë për PD-në e tani na jep mend
Në portalin e familjes Berisha është botuar një koment i shkruar nga një prej njerëzve të afërt të Berishës, në të cilin i kërkohet Markut që të dorëzojë mandatin e deputetit, pasi ai s’ka bërë asgjë për PD-në dhe se meriton ta përfaqësojë atë në Parlament.
19 Korrik 2021, 16:51 -
Politikë
‘Problemet që po evidentoni ju tani në PD, ne i kemi thënë prej 2017’ Përmeti thumbon demokratët: Na quajtët tradhtar, por më mirë të kuptosh me vonesë së sa kurrë
Deputeti Andi Përmeti ka shprehur mendimin e tij lidhur me reagimet e fundit të demokratëve për Kongresin e Partisë Demokratike të zhvilluar dy ditë më parë.
19 Korrik 2021, 12:48 - Politikë
-
Opinion
Ylli Pata: Spastrimi anti-amerikan i PD-së, largohen ata që takuan zyrtarin e lartë të DASH
Lulzim Basha ka kryer spastrimin e katër të Partisë Demokratike, që kur mori këtë post, 8 vjet më parë në vitin 2013. Tashmë, edhe ata pak politikanë të opozitës që kanë pasur qëndrime kritike ndaj kryetarit, e që kanë mbetur në Këshillin Kombëtar janë rralluar tepër, e sipas të gjitha gjasave, zërat e tyre duken si një ishull të vogël, duke krijuar kështu edhe mundësinë për spastrimin e radhës e të plotë.
19 Korrik 2021, 10:59