-
Prokuroria e Prishtinës ngre aktakuzë ndaj ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla: Raportim i rremë i pasurisë, ka biznes në Gjermani
Prokuroria Themelore e Prishtinës i ka ngritur aktakuzë ministres së Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla. Sipas njoftimit të dhënë nga Prokuroria e Prishtinës, aktakuza ndërlidhet me veprën penale rreth mosraportimit apo raportimit të rremë të pasurisë.
29 Maj 2023, 11:02 -
VIDEO/ Tensionet në veri të Kosovës, protestuesit serbë përplasen me KFOR, 25 ushtarë të plagosur! NATO: Sulmet të papranueshme
Pasditen e sotme disa ushtarë të KFOR në Kosovë, janë plagosur gjatë ndërhyrjes për të shpërndarë protestuesit serbë në Zveçan. NATO dënon sulmet e paprovokuara dhe kërkon të ndalen menjëherë. Pesë persona janë arrestuar për sulmet ndaj KFOR.
29 Maj 2023, 07:24 -
'Ish-ambasadorët' që kërkojnë të zbojnë SHBA nga Kosova
Këshilli i Ambasadorëve shqiptarë, një organizatë joqeveritare e cila vlen vetëm për të kuptuar qëndrimet diplomatike të Ilir Metës dhe Sali Berishës, ka bërë sot një deklaratë e cila nuk ka lidhje as me diplomacinë dhe aq më tepër me këshillat që ish-diplomatët duhet të japin për tensione të nxehta si ai në Veri të Kosovës.
28 Maj 2023, 20:03 -
Stoltenberg për situatën në veri të Kosovës: Prishtina mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm dhe destabilizues
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg duke iu referuar situatës në veri të Kosovës pak ditë më parë, kërkoi që Prishtina të mos ndërmarrë më hapa të njëanshëm t&eu
28 Maj 2023, 16:36 -
Qëlluan policinë shqiptare në kufirin Shiqipëri-Kosovë, 6 emigrantët e huaj 3 muaj në qeli! Avokatja: Ishin shtegtarë
Gjykata e Kukësit la në masë arresti me burg për 3 muaj, 6 emigrantët e huaj nga vendjet e Lindjes, të cilët akuzohen se qëlluan ndaj policisë në kufirin Shqipëri-Kosovë në Morinë. Në mbrojtje të tyre u vu një avokate nga shteti, e cila tha se të arrestuarit kanë dashur vetëm të kalojnë kufirin e gjelbër për në vendet e BE, dhe se trafikantët e klandestinëve që qëlluan ndaj bluve, janë 3 persona të tjerë, gjithashtu të huaj.
28 Maj 2023, 14:18 -
Çifti nga Kosova lë biznesin dhe vendosin t’i rikthehen emigrimit, Altin Prenga kërkesë fisnike: Do ishte humbje për vendin të ikin, blijani të gjitha lulet (FOTO)
“Nuk duhet leju që Ganiu të ndërpresë punën dhe të rikthehet në emigrim.” Me këtë thirrje e nis shkrimin e tij fisnik në rrjete sociale biznesmeni i njohur Altin Prenga për mbështetjen e një kolegu të tijin.
28 Maj 2023, 10:32 -
Zhvillimet në veri të Kosovës, Kurti pret të dërguarin gjerman në Prishtinë: Respektuam rregullat! Vuçiç: S’dorëzohemi! Javën tjetër takohem me Macron dhe Shcolz
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar mëngjesin e ditës së sotme me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Gjatë takimit të dy kanë diskutuar mbi zhvillimet në veri të Kosovës të cilat sollën reagime të shumta të ndërkombëtarëve të cilët bënë thirrje që palët të qetësohen dhe të mos ketë pëshkallëzim të tensioneve.
28 Maj 2023, 10:06 -
Ish i dërguari amerikan, Grenell kritikon ashpër Kurtin: Rrënuat lidhjet e forta SHBA-Kosovë, të gjithë kundër jush! Kemi nevojë për Thaçin
Ish i dërguari i posaçëm amerikan, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin. Një ditë pas tensioneve në veri të Kosovës, që u pasuan me kritika edhe nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Blinken edhe ish i dërguari amerikan pati shumë rezerva për kreun e qeverisë së Kosovës.
27 Maj 2023, 16:37 -
Lista Serbe i kërkon Vuçiç të ndërpresë dialogun me Kosovën derisa të largohet policia dhe kryetarët e komunave
Lista Serbe i kërkon Serbisë të ndërpresë dialogun me Prishtinën derisa të tërhiqen të gjitha forcat speciale policore nga veriu Kosovës dhe kryetarët shqiptarë të largohen nga komunat serbe.
27 Maj 2023, 12:58 -
Policia ruan ndërtesat komunale në veri të Kosovës, Osmani akuzon Beogradin: Po instrumentalizon serbët! Serbia në fuqi gatishmërinë luftarake
Situata në veri të Kosovës është e qetë sot, megjithatë frika për tensione të mundshme ndjehet. Në Kosovë i dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin bëri thirrje për të mos humbur shansin që ofron marrëveshja e Ohrit.
27 Maj 2023, 07:42 -
Tensionet në veri, SHBA dhe BE: Kosova të ndalë veprimet e dhunshme, do ketë pasoja! Kurti e Osmani: Mbrojmë integritetin territorial të vendit
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë dënuar ashpër situatën e krijuar nga veri të Kosovës gjatë ditës së sotme ku ka pasur përplasje të ashpra mes policisë dhe protestuesve për shkak se kryetarët e zgjedhur të komunave në veri të Kosovës kanë tentuar të hyjnë në ndërtesat komunale. Ndaj këtyre deklaratave kanë reaguar edhe kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani të cilët theksojnë aksioni i forcave speciale në veri të Kosovës ka qëllim garantimin e integritetit territorial të vendit.
26 Maj 2023, 19:36 -
Tensionet në veri të Kosovës, Rama: Të mos ecim në këtë shteg të rrezikshëm, palët të ulen në dialog
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për tensionet në veri të Kosovës. Kreu i qeverisë u kërkon dy palëve që të mos ndjekin këtë shteg të rrezikshëm, por të ulen tensionet dhe të vijojnë rrugën e dialogut.
26 Maj 2023, 18:34 -
Tensionet në veri të Kosovës, Hisen Berisha: Qeveria duhej të ishte treguar më e mençur! Urdhri i Vuçiç për gatishmëri ushtarake, thjesht konsum politik
Hisen Berisha një prej ish komandantëve të UÇK-së duke komentuar situatën e krijuar në komunat e veriut të Kosovës, tha se urdhri i dhënë nga Aleksandër Vuçiç për gatishmëri ushtarake, është thjesht një retorikë politike e këtij të fundit.
26 Maj 2023, 18:14 -
5 policë të plagosur në Veri të Kosovës, kryetarët e zgjedhur të komunave me forca speciale në zyrë! Të shtëna me armë, protesta dhe barrikada! Serbia ngre gatishmërinë luftarake
Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës dhe shok-bomba për t'i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit. Policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse. Si pasojë e përplasjeve kanë mbetur të plagosur 5 policë.
26 Maj 2023, 13:33