-
2 vëllezër shqiptarë vrasin grekun 53-vjeçar, njëri prej tyre kishte lidhje me vajzën 18-vjeçare të viktimës! U qëllua me sëpatë pas një sherri
Dy vëllezër nga Shqipëria i kanë marrë jetën një 53-vjeçari grek pas një sherri. E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të vajzës së tij 18-vjeçare, e cila dyshohet se kishte lidhje me njërin prej shqiptarëve. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kasandrës, në Halkidhiki.
25 Tetor 2022, 14:27 -
E rëndë në Itali, djali vret nënën e tij dhe telefonon policinë: Ejani se e vrava
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në itali ku një 48-vjeçar ka vrarë nënën e tij 85-vjeçare dhe më pas ka telefonuar karabinierët. Ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të vogël ku jetonin nënë e bir.
14 Tetor 2022, 08:38 -
Vrau vëllanë e kunatën, autori nuk pendohet, fqinjët: Ka 3 gra në shtëpi të ndryshme! Gratë me 7 fëmijë kërkojnë mbrojtje, i druhen hakmarrjes
Banesa e autorit edhe 3 ditë nga vrasja makabre është e kyçur. Gruaja e Arsen Muskutit mësohet nga burime jo zyrtare ti jetë drejtuar Gjykatës së Tiranës për urdhër mbrojtje, pasi bashkë me fëmijët ndihet e kërcënuar për ndonjë hakmarrje të mundshme nga miq e familjarë të çiftit të vrarë.
2 Shtator 2022, 21:09 -
Vrau vëllanë dhe kunatën në Tiranë, lihet në burg Arsen Muskurti! Avokati: Merrte mjekime për shëndetin mendor, armën e kishte me leje
Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë në Tiranë është lënë në burg. Ashtu siç kreu krimin, me gjakftohtësi, edhe gjatë seancës gjyqësore, ka pranuar se ka vrarë vëllanë dhe kunatën. Sipas avokatit, autori merrte mjekime për probleme të shëndetit mendor, ndërsa armën e kishte me leje.
1 Shtator 2022, 09:26 -
Vrasja e 2-fishtë në Tiranë/ Viktima kishte kërkuar urdhërmbrotje, biznesmeni me 2 gra e vrau pasi i erdhi fletëthirrja në gjyq: E meritonin! Fshehu armën në kasafortë
Alban Muskurti kishte kërkuar urdhër mbrojtje katër ditë para se të vritej bashkë me të shoqen nga i vëllai, Arseni, i cili i ekzekutoi në biznesin e tyre sapo i erdhi fletëthirrja nga gjykata. Familjarët kishin konflikte të hershme pronësie që kurrë nuk ishin zgjidhur. Arma e krimit u gjet në kasafortën e biznesit të Arsenit.
31 Gusht 2022, 09:25 -
VIDEO nga vrasja në Tiranë! Biznesmeni nxjerr armën dhe vret vëllanë e kunatën në agjenci! Largohet i qetë në këmbë, kthehet për të parë viktimat
Report Tv ka siguruar videon ekskluzive nga momenti kur biznesmeni Arsen Muskurti ka shkuar në biznesin e vëllait dhe kunatës se tij, Dritan dhe Nora, i ka vrarë dhe me qetësi maksimale është larguar nga vendi i ngjarjes. E gjithë vrasja ka ndodhur në më pak se 2 minuta (1 min e 42 sekonda)
30 Gusht 2022, 19:53 -
Biznesmeni vret me armë zjarri vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës për fenë dhe pronën! Kapet nga RENEA pas disa orësh në arrati! I gjendet pistoleta (VIDEO)
Krimi në familje trondit Tiranën. Vëllai vret vëllanë dhe kunatën në qendër të Tiranës për bindje politike dhe fetare. Krimi i paralajmëruar. Autori, Arsen Muskurti biznesmen i njohur në Tiranë, pronar i dyqaneve ‘Natyral Vita’. U arrestua nga RENEA, dyshime për radikalist. (ZHVILLIMET MINUTË PAS MINUTE)
30 Gusht 2022, 16:56 -
Krim i rëndë në familje në Divjakë, djali mbyt babanë! Arrestohet nga policia (VIDEO)
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku një person ka mbytur babanë e tij. Viktima është identifikuar si Dhimitër Stase, 85-vjeç. Autori është identifikuar si Andrea Stase, 58-vjeç, ku sipas burimeve është person me probleme mendore.
6 Korrik 2022, 15:18 -
Krim i rëndë në Greqi, prindër të dy fëmijëve, 55-vjeçari mbyt gruan dhe më pas tenton të vetëvritet
Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi, ku një 55-vjeçar vrau gruan e tij 43-vjeçare dhe më pas tentoi t’i jepte fund jetës. Burri dyshohet se e mbyti gruan dhe më pas thirri vetë policinë.
6 Maj 2022, 10:38 -
Korçë/Gruaja me probleme mendore aborton, ruan fetusin në shtëpi, e gjen bashkëshorti pas 1 muaji! 40-vjeçarja jetonte e vetme me fëmijën autik! Mjekja: Me kartelë prej 1 viti, por s'mjekohej
Një grua që vuante nga probleme mendore rriste e vetme një fëmijë autik. Ajo ishte diagnostikuar me probleme të depersonalizimit por ishte lënë në mëshirë të fatit, deri sot kur i shoqi gjeti fetusin e abortuar në banesë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Korçë, ndërsa institucionet dhe familjarët duket se nuk kishin marrë asnjë masë për trajtimin e saj.
2 Maj 2022, 09:10 -
Syfyri i përgjakur në familjen durrsake! 20-vjeçari godet me thikë vëllanë se e zgjoi alarmi për t'u ngritur në mëngjes herët
Një rit fetarë i paqtë ka përfunduar në një plagosje me thikë në një familje në Durrës. Dy vëllezër, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, janë përplasur dhe për pasojë njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë, pasi ky i fundit kishte vendosur telefonin më alarm për t’u zgjuar për syfyr.
28 Prill 2022, 13:37 - Bota
-
Vrau ish-bashkëshorten në shtëpinë e prindërve të saj, prokuroria e Fierit mbyll hetimet dhe çon për gjykim Elton Bengajn! Kërkon burgim të përjetshëm për 32-vjeçarin
Prokurosia e Fierit ka mbyllur hetime dhe ka dërguar për gjykim Elton Bengaj i akuzuar për vrasjen e ish-bashkëshortes së tij 23-vjeçares Sabrina Bengaj. Ngjarja e rëndë ndodhi në 10 tetor 2021, brenda banesës së prindërve të 23-vjeçares
20 Prill 2022, 09:33 -
Dhunoi bashkëshorten dhe e kërcënoi me armë zjarri, parandalohet krimi në familje, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Një krim në familje është parandaluar nga policia mëngjesin e sotëm. Një 45-vjeçar i identifikuar si E.Ll u vu në pranga pasi u kap duke ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe kishte armë zjarri, duke rrezikuar kështu jetën e bashkëshortes së tij.
16 Prill 2022, 15:21