-
Kronikë
Pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi e Himarë,arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Vlorës që u dorëhoq disa ditë më parë! Iu gjetën 65 mijë euro në banesë
Është arrestuar ish kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci i cili u dorëhoq disa ditë më parë. Ai akuzohet si pjesë e grupit që falsifikonin dokumentet e pronave në Dhërmi. Gjykata e Vlorës më herët la në burg Bardhyl Gjikën drejtorin e administrimit të tokave në Vlorë. Ata dyshohet se kanë kryer falsifikimin e një numri të konsiderueshëm dokumentash pronësorë gjatë viteve 2019-2021.
17 Tetor 2021, 19:43 -
Ekonomi
Dhe 3 ditë afat, rivlerësohen 58 mijë pasuri të paluajtshme! Kryeson Tirana, s’ka interes në Has, Tropojë e Kolonjë
Mbi 58 mijë pasuri të paluajtshme, toka, shtëpi apo biznese janë rivlerësuar deri më tani, ndërsa për të kryer këto proces, qytetarët kanë edhe tre ditë kohë. Interesi më i madh për të rivlerësuar çmimin e pasurisë ka qenë në Tiranë e Durrës, ndërsa më pak në Has, Tropojë dhe Kolonjë.
28 Shtator 2021, 19:39 - Kronikë
-
Kronikë
Përfundon procesi i legalizimeve në zonën e Lanabregasit në Tiranë, problem mbeten 45 objekte që nuk kishin kryer vetëdeklarim
Procesi i legalizimit të banesave në Lanabregas të Tiranës, në këtë zonë kadastrale të Tiranës është përmbyllur. Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, i shoqëruar nga drejtoresha Rajonale Tirana-Rurale, Risena Xhaja, ishin në pranishëm në këtë zonë
25 Shtator 2021, 14:47 -
Kronikë
Regjistrohet Plugu i Lushnjes, banorët marrin certifikatat e tokës! Lame: Në gjithë vendin 24 mijë familje do pajisen me certifikatë pronësie
Pas një procesi të tejzgjatur, banorët e fshatit Plug në Lushnje kanë marrë certifikatat e pronësisë së tokës, ndërsa kreu i Kadastrës Artan Lame tha se regjistrimi fillestar i pronave po vijon aktualisht në 19 zona kadastrale, ku deri në fund të vitit pritet të miratohen certifikatat e pronësisë së tokës për 24 mijë familje në mbarë vendin.
13 Gusht 2021, 15:49 -
Kronikë
KLSH kallëzon në prokurori 3 ish-drejtorë të Kadastrës në Korçë dhe ish-drejtorin e ALUZINI-t për shpërdorim detyre
Kontrolli i Lartë i Shteti ka kallëzuar në prokurorinë e Korçës, 3 ish-Drejtor të DVASHK Korçë (ish-ZVRPP Korçë) dhe 1 ish-Drejtor të ALUIZNI Korçë, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal
10 Gusht 2021, 17:54 -
Kronikë
Audiopërgjimi/ Lame: Kështu mendoj edhe sot nuk i heq presjen!
"Njerëzve nuk do t’u themi se shtëpitë s'do legalizohen", ky audio përgjim i kreut të kadastrës Artan Lame, publikuar para zgjedhjeve të 25 prillit shkaktoi furtunë mediatike. Audiopërgjimi ishte bërë në 2017, por, edhe sot 4 vite pas regjistrimit të kësaj bisede Artan Lame mendon njësoj.
6 Gusht 2021, 16:13 -
Kronikë
Korrupsion për përfitim pronash, SPAK bastis zyrat e Kadastrës në Tiranë, 3 sekserë në pranga, 2 zyrtarë me detyrim paraqitje, pezullohet punonjësi i ASHK-it, 1 në kërkim
'Ndërmjetësi' është operacioni i rradhës i SPAK që vijon të godasë korrupsionin në nivele të zyrtarëve të lartë. Sot së bashku me Seksioni për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë zhvilluar një aksion në zyrat e Kadastrës rajonale në Tiranë duke shoqëruar disa zyrtarë.
26 Korrik 2021, 19:24 -
Kronikë
‘Ja sheshi, ja Mejdani’, Artan Lame thirrje për drejtues të rinj të zyrave rajonale të Kadastrës: S’janë në lartësinë e duhur, ikin ata që s'justifikuan punën
Kreu i Kadastrës Artan Lame ka shpallur thirrjen për aplikime për drejtues të zyrave rajonale të Kadastrës. Sipas tij zyrat nuk janë në lartësinë e duhur veçanërisht në raport me shërbimet ndaj qytetarëve.
22 Qershor 2021, 10:26 -
Politikë
Kim takohet me Artan Lamen: Transparenca dhe gjykatat e pastra tërheqin investimet amerikane! Progresi i bërë në regjistrimin e pronave ndihmon në këtë gjë
Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kreun e kadastrës Artan Lame, ku vuri theksin se me gjykata të pastra dhe procese transparent, ligji për regjistrimin e pronave do të ketë një progres edhe më të madh nga sa ka aktualisht, madje do të zgjidh edhe shumë çështje që deri më sot kanë qenë të vështira.
8 Qershor 2021, 19:13 - Kronikë
-
Ekonomi
Rivlerësohen 35 mijë pasuri të paluajtshme, Kadastra: Kemi në proces vlerësimi mbi 3 mijë dosje të tjera
Pandemia duket se ka ndikuar negativisht tek qytetarëve për të rivlerësuar pronat e tyre. Sipas të dhënave të Kadastrës Shqiptare janë rivlerësuar mbi 35 mijë prona, ndërkohë që janë në proces edhe mbi 3 mijë aplikime të tjera.
13 Maj 2021, 18:22 -
Kronikë
Në ditën e Fitër Bajramit, Lame i jep lejen e legalizimit xhamisë së Lushnjës: Akuzat e PD? E para në histori që një institucion paditet se bën punën (VIDEO)
Në këtë ditë të Fitër Bajramit, drejtori i Kadastrës Artan Lame, ka zgjedhur t'i dorëzojë Myftinisë së Lushnjës certifikatën e legalizimit të xhamisë së qytetit. Xhamia kryesore e Lushnjës e ndërtuar në vitin 1938 dhe e rindërtuar në vitet 90, nuk ka pasur certifikatë pronësie dhe kjo është mundësuar vetëm së fundmi.
13 Maj 2021, 12:44 -
Politikë
Meta për ngjarjen e Elbasanit dhe Kavajës: Gjithë tensioni vjen nga Rama! Pas 25 prillit ligj që do ndëshkojë punonjësit e administratës publike për krimet zgjedhore
Presidenti Ilir Meta gjatë një takimi me gazetarët në Vlorë ka bërë publik sipas tij ankimin e qytetarëve për procesin e legalizimeve në Vlorë. Meta tha se IKMT ka kërkuar se në segmentin Orikum-Radhimë përjashtimin e disa objekteve nga legalizmi dhe skualifikimet sipas tij janë të pajustifikuara
21 Prill 2021, 17:39 -
Politikë
Audio-përgjimi i Drejtorit të Kadastrës, reagon Artan Lame: Është e vitit 2017! Po diskutonim si të trajtonim objektet me ligjin e trashëguar nga Saliu
Audio-përgjimi u interpretua, si një mënyrë e Lames për të manipuluar zgjedhësit me anë të legalizimit, duke qenë se jemi në fushatë elektorale, por kreu i Kadastrës thotë se diskutimi është regjistruar në tetor (ose nëntor) 2017.
20 Prill 2021, 17:11 -
Kronikë
Artan Lame nga Himara: Banorët e Gjilekës marrin pronësinë e tokës
Kreu i Kadastrës, Artan Lame deklaron se është mbyllur regjistrimi fillestar për 248 pasuri të paluajtshme në fshatin Gjilekë të Himarës. Sipas tij, banorët e këtij fshati që prej vitit 1994 nuk kishin mundur të regjistronin në Hipotekë, tokën e përfituar nga ligji 7501. Tani me dokumentin e pronësisë, banorët e Gjilekës mund ta shesin apo të ndërtojnë në tokën e tyre
27 Mars 2021, 13:54 -
Lame: Programi i PD për pronat gënjeshtër! Marrëzi t'u thuash ish pronarëve se do ketë kthim fizik të tokave! Vetë ekspertja e Bashës ishte kundër
Kreu i Kadastrës, Artan Lame gjatë një bisede më gazetarët e cilësoi programin e PD për pronat si marrëzi dhe e mbushur plot me gënjeshtra për arsye elektorale. Lame tha se nuk mund të ketë kthim fizik të pronës te ish pronarët dhe të thuash do bëjë legalizimet, pasi po flitet për të njëjtën tokë dhe ose do e kthesh ose do e legalizosh ndërtimin pa leje.
22 Mars 2021, 12:03 -
Lejuan legalizimin e një objekti në Berat ku kishte konflikt pronësie mes dy personave, dërgohet në gjykatë dosja për ish-zyrtarët e Kadastrës
Një tjetër funksionar publik është në ndjekje penale nga Prokuroria e Beratit, e cila pas hetimeve të kryera e ka përcjellë tashmë dosjen në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat për gjykim. Bëhet fjalë për nën-drejtorin e Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Berat, Thanas Kace.
16 Shkurt 2021, 16:20 -
Mijëra familje në fshat përdorin tokën pa aktin e pronësisë, Lame: Pas proçesit të legalizimeve, sfida e radhës të certifikohen tokat buqësore
Kreu i Kadastrës Artan Lame në një deklaratë për mediat tha se sfida e radhës është regjistrimi i tokës bujqësore, pra do të bëhet regjistrimi dhe certifikimi i tokës bujqësore, duke shmangur konfliktet mes fermerëve. Nëpërmjet këtij procesi familjet do pajisen me AMTP e tokës
16 Shkurt 2021, 11:28 -
Zbardhen përgjimet/ I kërkonte të ndërhynte në një dosje për legalizimin, punonjësja-ish kreut të Kadastrës së Beratit: Aman se nuk ma mban (EKSKLUZIVE)
Report Tv ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që Ervin Nelaj, ish- kreu i Kadastrës së Beratit, me një nga punonjëset. Biseda mban datën 27 gusht 2020, ku nga sa dyshohet bëhet fjalë për një ndërhyrje që Nelaj i kërkon punonjëses të bëjë në një dosje, por kjo e fundit shprehet se ka frikë.
29 Janar 2021, 12:21