-
Kadastra, ikën Lame dhe vjen Bici! Rama: Task-Forcë speciale për të prerë menjëherë bishtat e mbetura të korrupsionit
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në krye të Kadastrës drejtuesen e re Dallëndyshe Bici, ndërsa i pranishëm ishte edhe ish-drejtuesi Artan Lame. Kreu i qeverisë tha se sot është koha për një frymë të re, ndërsa paralajmëroi se do të ngrihet në Task Forcë brenda Kadastrës për të gjithë punonjësit që abuzojnë me pozicionin e tyre
11 Mars 2023, 12:58 -
Lame bën analizën e vitit 2022 për Kadastrën: Kemi dhënë 250 mijë certifikata pronësie e 20 mijë legalizime
Kreu i Kadastrës Artan lame ka bërë ditën e sotme një analizë të punës së Kadastrës përgjatë vitit 2022. Për gjatë vitin që lamë pas, Lame tha se janë dhënë 1.26 milion shërbime për qytetarët. Ka një rënie të shërbimeve krahasuar me vitin 2021, ku u regjistruan 1.5 mln shërbime.
18 Shkurt 2023, 12:23 -
Kadastra, Lame kërkon uljen e taksës së banesës: Është 15%! Nëse ulet, heqim rivlerësimin e saj! 'Kapitulli' i legalizimeve pritet të mbyllet në dhjetor
Kreu i Kadastrës, Artan Lame propozon që të ulet taksa e banesës në mënyrë që të mos ketë më rivlerësim të tyre. Opozita e akuzoi kreun Artan Lame se po i përdor legalizimet për fushatë.
14 Shkurt 2023, 12:20 -
Dixhitalizimi i plotë arkivave, Bashkimi Evropian mbështet Kadastrën! Ekspertët evropianë takim me Lamen
Bashkimi Evropian nëpërmjet Projektit “BE për te Drejtat e Pronësisë”, i financuar nga fondet IPA, është angazhuar për financimin e procesit të skanimit të hartave kadastrale të pasurive të paluajtshme, teksa në një vizitë së fundmi ekspertë evropianë janë njohur me procesin edixhitalizimit dhe skanimit të dokumentacionit dhe arkivit të pasurive të paluajtshme, proces i cili po zbatohet nga Kadastra Shqiptare me financim të Qeverisë Shqiptare.
6 Shkurt 2023, 16:55 -
260 mijë prona shtetërore të paregjistruara, Lame: Institucionet të aplikojnë në e-Albania, do t’i japim fund abuzimeve dhe tjetërsimit
Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka zhvilluar një konferencë lidhur me regjistrimin e pronave shtetërore. Lame tha se mbetet prioritet regjistrimi i pronave shtetërore, ndërsa theksoi se do të ketë një regjistër për pronat publike.
23 Janar 2023, 11:02 -
‘Jo çdo copë letër që u jepet është certifikatë pronësie’, Artan Lame: Po tentohet falsifikimi i dokumenteve! Do denoncohen personat e përfshirë
Kreu i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame gjatë ditë së sotme ka denoncuar një fenomen shqetësues ku është tentuar që të prodhohen dokumente pronësie fallco.
12 Nëntor 2022, 12:57 -
Arkivit të Kadastrës së Lushnjës i vihet kyçi! Lame: Çdo gjë online! Në Tiranë e Durrës deri tani 5.5 mln dokumente të skanuara
Arkivit të dokumenteve të Kadastrës së Lushnjes i është vënë kyçi pasi tani më të gjitha dokumentet janë të digjitalizuara e mund të merren me vetëm një klikim nga portali online e-Albania. Drejtori i Kadastrës, Artan Lame u shpreh se digjitalizimi në Lushnje ka përfunduar totalisht.
30 Tetor 2022, 10:15 -
Marrëveshja e Kadastrës me Dhomën e Noterisë, dokumentet e pronësisë brenda 48 orëve! Noterit i njihet vula elektronike për 8 shërbime pronësie
Qytetarët do të mund t’i përfundojnë dokumentet e pronësisë brenda 48 orësh, përmes vulës elektronike të noterëve. Marrëveshja mes Kadastrës dhe Dhomës së Noterit do të përshpejtojë procedurat, ndërsa premtohen standarde më të larta shërbimesh
15 Tetor 2022, 13:09 -
Ndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë, OMONIA: Show, i kanë marrë njerëzit pranë qeverisë, një ish-deputet, një gazetar dhe oligarkët
Bashkimi Demokratik i Minoritetit Kombëtar Grek, OMONIA ka reaguar pas shpërndarjes së certifikatave të pronësisë një ditë më parë në Himarë. OMONIA thotë se shpërndarja e certifikatave ishte një show. Ata thonë se deri më tani ka marrë certifikate pronësie një gazetar, një ish-deputet i majtë dhe oligarkët.
19 Shtator 2022, 07:18 -
Nis shpërndarja e certifikatave të pronësisë në Himarë e Palasë, Lame: Janë regjistruar 3.766 prona! Aplikoni online
Agjencia Shqiptare e Kadastrës nis shpërndarjen e certifikatave të pronësisë për zonën e Himarës dhe Palasës, ku është realizuar regjistrimi i 3 766 pronave të paluajtshme. Artan Lame Kreu i Kadastrës, nga Himara tha se aplikimi për certifikatën e pronësisë bëhet vetëm online.
18 Shtator 2022, 13:19 -
Kadastra e Tropojës transferohet në Kukës , PD: Rama dhe Lame po hakmerren politikisht me qytetin, pjesë e planit për të shpopulluar vendin
Partia Demokratike, nëpërmjet anëtares së Kryesisë, Mimoza Hajdarmataj ka reaguar lidhur me transferimin e shërbimeve të kadastrës për qytetarët e Tropojës nga Bajram Curri në Kukës.
31 Gusht 2022, 14:25 -
Përfundon rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, Lame: Buxhetit të shtetit i janë shtuar 110 milionë dollarë
Shteti arkëtoi 110 milionë dollarë nga rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, proces që përfundoi me 2 gusht. Kreu i Kadastrës, Artan Lame tha se 398 familje nuk e kanë bërë rivlerësimin që do të thotë se nëse shesin një pasuri do taksohen 15%. Ndërsa 113 mijë familje përfituan rivlerësim të pasurisë me taksën e ulur në 3%.
27 Gusht 2022, 10:54 -
Pas 30 vitesh jepet certifikata e parë e pronësisë në Kuqar të Fierit! Regjistrohen 990 parcela ullishte
Pas 30 vitesh banorët e fshatit Kuqar në Patos kanë marrë certifikatat e pronësisë. Ato u dorëzuan nga, drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, i cili tha se janë rreth 990 pasuri të paregjistruara në këtë zonë dhe se problematika ka edhe me banesat e para viteve 1990
31 Korrik 2022, 12:32 -
U merrte pronat qytetarëve dhe ua kalonte në emër pronarëve jo të ligjshëm, në kërkim përgjegjësja e Kadastrës Tropojë (EMRI)
Përgjegjësja e Kadastrës në Tropojë, Ajlin Alfredaj në vend të respektonte ligjin, ku ka bërë çfarë ka dashur me pronat e qytetarëve të thjeshtë tropojan. Ajo ua ka marrë atyre dhe ua ka kaluar në emër të pronarëve të paligjshëm dhe kjo histori ka vijuar prej muajsh.
14 Korrik 2022, 13:42 -
Nëna kallëzon 2 djemtë: Më morën hotelin 5 katësh në qendër të Tiranës, zhdukën dokumentet në Kadastër! Pezullohen 7 punonjësit që i ndihmuan! Skema si u tjetërsua prona
2 vëllezër në Tiranë me anë të mashtrimit dhe korruptimit të punonjësve të Kadastrës së Tiranës i kanë marrë pronën, hotelin 4 katësh, nënës së tyre. Konflikti në familje për pronësinë e hotelit ka faktuar dhe skandalin në hipotekë me grisjen e regjistrave të pronës.
29 Qershor 2022, 10:22 -
Plotësimi i Kushtetueses/ KED sërish ankesë: Agjensia e Kadastrës nuk sjell informacion për gjyqtarët
KED ka dërguar sërish ankesë për agjensinë e Kadastrës pasi nuk jep informacionin që kërkojnë për gjyqtarët që kandidojnë për Gjykatën Kushtetuese. Por nuk ka asnjë përgjigje nga Agjensia e Kadastrës.
29 Qershor 2022, 09:24 -
2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria nis sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në arkivin e Kadastrës Tiranë
Prokuroria e Tiranës ka nisur sekuestrimin e listës së punonjësve që kanë pasur akses në regjiistrat e pronëësisë në Kadastrën e Tiranës. Report Tv, me gazetarin Arsen Rusta, mëson se ky hetim po ndiqet nga kryeprokurori Tiranes Arens Çela.
23 Qershor 2022, 11:09 -
2100 regjistra të dëmtuar, prokuroria nis hetimet për skandalin në Kadastrën e Tiranës: Abuzimet më të mëdha në zonën e Farkës, Ndroqit, Shëngjergjit
Prokuroria ka nisur hetimet për Kadastrën e Tiranës, pas skandalit ku 2100 regjistra pronësie ishin të totalisht të dëmtuar. Pas denoncimit të kreut të Kadastrës, Artan Lame për abuzimet, prokuroria ka nisur hetimet për veprat penale ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘abuzim e vjedhjeve të dokumenteve’.
21 Qershor 2022, 15:30