-
Merrte rryshfet për të dhënë legalizimet, lihet në burg kreu i Kadastrës Berat
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në burg drejtorin e Kadastrës Ervin Nelaj. Drejtori i kadastrës u arrestua dy ditë me parë nga policia e Beratit, me urdhër të prokurorisë së Posaçme.
28 Janar 2021, 12:29 -
9 muaj hetime nga SPAK/ Arrestohet kreu i Kadastrës së Beratit, merrte rryshfet kundrejt dhënies së lejeve të legalizimit (FOTO+EMRI)
Pas 9 muajve hetimeve nga SPAK, është vënë në pranga kreu i Kadastrës së Beratit, Ervin Nelaj me akuzën e korrupsionit. Më parë, Nelaj 8 vitesh ishte specialist dhe inspektor i ‘Aluiznit’.
26 Janar 2021, 19:37 -
Shtyhet për në 30 shtator 2021 rivlerësimi i pronave! Deri më tani kanë aplikuar 56 mijë qytetarë, vlerësuesi i pasurive: Bizneset nuk kanë shfaqur interes
Shtyhet për herë të dytë rivlerësimi i pronave për shkak pandemisë COVID-19. Afati nuk përfundon në 31 dhjetor të këtij viti, por në 30 shtator 2021. Ekespertët thonë se edhe tatimi 3%nuk është marrë në konsideratë nga qytetarët
10 Dhjetor 2020, 16:30 -
Infektohen me COVID disa punonjës të Kadastrës! Mbyllet një prej drejtorive të Tiranës, reduktohet stafi në 7 të tjera
Kadastra Shqiptare nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” bën me dije se është vendosur mbyllja me afat të përkohshëm për Drejtorinë Rajonale Tiranë-Veri, pasi ajo nuk i ka shpëtuar valës së infektimeve.
19 Nëntor 2020, 10:11 -
Shërohet Artan Lame, jep shifrat e punonjësve të prekur nga COVID dhe 'dy fjalë' për ta
8 ditë më parë kreu i Kadastrës, Artan Lame rezultoi pozitiv me COVID-19, ndërkohë sot nëpërmjet një statusi në faqen e institucionit që drejton ka deklaruar se është shëruar dhe ka dalë nga karantina.
27 Tetor 2020, 22:50 -
Artan Lame prezanton drejtoreshën e re të Kadastrës së Korçës, Besa Spahon
Besa Spaho, është drejtoresha e re e Kadastrës së Korcës, prezantuar ditën e sotme nga kreu i Kadastrës Artan Lame. Lame ka sjellë për të pranishmit një dokument të vjetër të vitit 1944, ku sipas rregullit të atëhershëm ndalohej që të merrnin ujë të pijshëm prej tubave të rrugëve publike, ata që nuk kishin lejen përkatëse.
19 Shtator 2020, 13:13 -
A do të ndryshojë projektligji i amnistisë fiskale? Report TV zbardh dokumentin me kritika të Shoqatës së Bankave: Saktësoni detyrat e institucioneve
Kritikat dhe kundërshtimet për amnistinë fiskale dhe penale, kanë bërë që diskutimi dhe miratimi i saj të shtyhet për në shtator. Shqetësimet e ngritura mund të çojnë edhe në ndryshim të projektligjit. Report TV zbardh komentet që Shoqata e Bankave ka depozituar në Komisionin e Ekonomisë për kritikat dhe sugjerimet që ka për draftin. Sipas analizës burimi i të ardhurave duhet të hetohet nga Njësia Speciale dhe që bankat të mos mbajnë përgjegjësi apo të kërkojnë dokumente për depozitimin e parave
2 Gusht 2020, 12:43 -
Tjetërsuan pronat, KLSH kallëzon në Prokurori drejtorin e Kadastrës në Mirditë dhe ish-regjistruesin
Sipas KLSH nga auditimi janë konstatuar një sërë shkeljesh duke cënuar interesin publik dhe që konsistojnë në regjistrime e tjetërsime të pronave nga shteti në persona privat në mënyrë të paligjshme.
26 Qershor 2020, 19:39 -
Nis regjistrimi i pronave në bregdetin e jugut, Kadastra Tirane merr dosjet e pronave të Dhermiut
Kadastra Shqiptare ka hapur zyrtarisht procesin e regjistrimit të pronave në Bregdetin e Jugut. Drejtori i Kadastrës Artan Lame tha se procesi do të monitorohet nga kadastra në Tiranë duke pranuar se situata në Kadastrën e Vlorës është përndjekur nga presione, kërcënime falsifikime, manipulime dhe zhdukje dokumentacioni.
8 Qershor 2020, 10:16 -
Rivlerësimi i pronave do të shtyhet deri në 31 dhjetor, burime nga Kadastra: Drafti pritet të miratohet në qeveri
Rivlerësimi i pronave do të shtyhet me 3 muaj deri në 31 dhjetor për shkak të pandemisë. Nga procesi i rivlerësimit përfitojnë 50 mijë pasuri. Rivlerësimi synon përafrimin e vlerës së pronës me çmimin e tregut.
2 Qershor 2020, 15:19 -
COVID-19 prek edhe Kadastrën! Kërkesë Kuvendit: Të shtyhet afati i përfundimit të rivlerësimit të pronave, këto dy muaj nuk është punuar
Kadastra Shqiptare ka bërë kërkesë pranë Kuvendit për të shtyrë afatin për Rivlerësimin e pronave. Burime nga Kadastra pohojnë për Report Tv se kërkesa është bërë pak ditë më parë pasi gjatë këtyre dy muajve procesi i rivlerësimit thuajse nuk ka funksionuar për shkak se shumë aktivitete u mbyllën, qarkullimi u mbyll, po ashtu edhe sportelet e administratës pjesërisht u mbyllën për të mos lejuar përhapjen e COVID-19.
6 Maj 2020, 09:40