-
Pronat u preken nga aksi Thumanë-Kashar, banorët në protestë! Hipin mbi tarraca dhe kërcënojnë: Do të digjemi me benzinë
Banorët e Bërxullës kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për shkak se nuk janë dakord me zhvlerësimin që u bëhet pronave të tyre të cilat preken nga ndërtimi i aksit Thumanë-Kashar.
15 Maj 2024, 14:59 -
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, në hetim Adriana Kalaja, Sali Lusha, Klevis Balliu, Tedi Blushi dhe 8 protestues
Pas protestës së dhunshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë, policia ka vënë në hetim 12 protestues, mes tyre Adriana Kalaja, Sali Lushaj, Tedi Blushi, Klevis Balliu dhe kreu i FRPD, Besart Xhaferri.
15 Maj 2024, 13:21 -
Fermerët në protestë, bllokojnë rrugën Berat-Lushnje, derdhin domatet e kastravecët në rrugë: Stop abuzimit me çmimet!
Dhjetëra fermere nga Fieri, Lushnja Berati bllokuan rrugën nacionale Berat-Lushnje në shenje revolte nga Ministrisë së Bujqësisë. Ata thanë se prodhimet e tyre bujqësore po shiten me çmime minimale për shkak të abuzimit nga tregtarët e grumbulluesit.
13 Maj 2024, 16:07 -
Bashkia ndërton tregun e ri në periferi, tregtarët e Belshit përplasen sërish me policinë: Po na përzënë nga qyteti
Tregtarët në Belsh vijuan me protesta kundër bashkisë. Ata kundërshtojnë spostimin e tregut në periferi të qytetit, pasi humbasin blerësit. Në mbështetje të tyre doli dhe anëtarja e Bashës në këshillin bashkiak.
4 Maj 2024, 16:57 -
'Mos e prekni Shushicën, mbrohet me ligj', banorët e Lumit të Vlorës thirrje Qeverisë: Anuloni projektin e ujësjellësit të Himarës
Banorët e Luginës së Lumit të Vlorës iu rikthyen protestave, duke kërkuar nga Qeveria të ndalë investimin për ujësjellësin e Himarës. Sipas tyre, futja e ujit në tuba do të sjellë tharjen e Shushicës, që është degë e Vjosës. Ky ujësjellës thanë protestuesit do dëmtojë bujqësisë dhe ekosistemin.
4 Maj 2024, 16:53 -
Protestë në rrugën e Rinasit, Konfederata e Sindikatave u bën thirrje të rinjve të mos braktisin atdheun
Si mesazh për të frenuar mungesën e punonjësve në disa sektorë të ekonomisë, këtë 1 MAJ u zhvillua edhe një marshim protestë në aeroportin e Rinasit duke iu bërë thirrje të rinjve të mos largohen dhe ligjvënësve të ndryshojnë politikat sociale.
1 Maj 2024, 10:35 -
1 Maji në Tiranë, protesta për dinjitet punëtorit! Mësuesit kërkojnë dyfishim të pagave, sindikatat paralajmërojnë greva! Punëtorët para kryeministrisë
Pagat e ulëta dhe mungesa e kushteve dinjitoze në punë, nxorën më 1 Maj në protesta punonjës të sektorëve të ndryshëm në vend. Me megafon dhe pankarta në duar ata protestuan para Kryeministrisë për rreth 2 orë, nga ku kërkuan zgjidhje për kërkesat e tyre, në të kundër paralajmëruan protesta e greva. Mësuesit kërkuan zbatimin e kontratës kolektive duke paralajmëruar protesta deri në greva.
1 Maj 2024, 09:32 -
Bulqizë, 24 nxënës bojkotojnë mësimin, Zyra Arsimore u hoqi transportin me furgon, prindërit: Fëmijët s’mund të ecin një orë në këmbë!
24 nxënës në fshatin Ostren të Bulqizës kanë bojkotuar mësimin, pasi Zyra Arsimore, bazuar në vendimin e Qeverisë u ka hequr transportin. Prindërit thanë se e kanë të pamundur të dërgojnë fëmijët në shkollë, pasi rruga është e largët, afro 5 kilometra në terren malor.
30 Prill 2024, 13:35 -
Protesta/ Rithemelimi dhe PL s'heqin dorë nga dhuna, hedhin molotovë drejt Bashkisë së Tiranës (VIDEO + FOTO)
Protesta e katërt e Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përpara Bashkisë së Tiranës u shënjua sërish nga episode të dhunshme. Bombat molotov ndaj godinës rrezikuan policët, ndërsa këshilltarët opozitarë tentuan të çajnë gardhin metalik e të hyjnë me forcë në bashki. Përfaqësues të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit të cilët morën lejen e tubimit në bashki dhe opozitarët në mesazhet e tyre nuk shmangën thirrjet për lirimin e Sali Berishës.
26 Prill 2024, 07:36 -
Pesë vite në pritje të rindërtimit, një grup banorësh në Durrës kërcënojnë me greve urie: S'kemi përgjigje për riforcimin e pallatit
Një grup banorësh në Durrës protestuan sërish para bashkisë duke kërkuar riparimin e dëmeve në pallatin e dëmtuar nga tërmeti. Të mbetur pa shtëpi dhe pa bonus qiraje ata thanë se janë gati të futen në grevë urie, për të tërhequr vëmendjen e institucioneve.
23 Prill 2024, 15:33 -
Dhunuan efektivët dhe hodhën molotov para bashkisë Tiranë, lirohen nga qelia 4 protestuesit e Rithemelimit dhe PL-së
Katër protestuesit e Rithemelimit dhe të Partisë së Lirisë, të arrestuar pas protestës para bashkisë së Tiranës mesditën e 19 prillit, janë liruar nga qelia. Gjykata e Tiranës caktoi sot (22 prill) masën 'detyrim paraqitje' dhe ndalim i marrjes pjesë në vendet publike ku ka grumbullime, për të 4 protesuesit
22 Prill 2024, 10:28 -
Dhuna në protestën e Rithemelimit, Veliaj: Debatet t’i zgjidhim si qytetarë, jo duke sulmuar policët! Balla: Rasti i fundit që tolerohet
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi edhe pamjet e dhunës ndaj uniformave blu në protestën e djeshme, ku falë ndërhyrjes së një prej efektivëve, bomba molotov që shpërtheu, nuk shkaktoi dëme në jetë njerëzish. Veliaj tha se ka vetëm një thirrje: debatet të zgjidhen si qytetarë dhe jo duke i rrezikuar jetën të tjerëve
12 Prill 2024, 17:33 -
Rithemelimi protestë dhe përplasje me policinë, molotov e flakë te Bashkia! Veliaj: Skenat e '97 s'kanë vend në Tiranën e 2024 (FOTO+VIDEO)
Molotov, tymuese dhe mollë u hodhën në protestën e Rithemelimit dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit për dorëheqjen e Erion Veliajt. Në protestë nuk munguan mesazhet politike për lirimin e Berishës, ndërsa u sulmuan dhe policët. Vetë Veliaj në reagimin e tij thotë se skenat e ’97 nuk kanë vend në Tiranën e 2024-ës.
11 Prill 2024, 12:07 -
"A pi ujë drejtësia!", protestë para Prokurorisë së Lezhës, banorët kërkojnë hetime për dy hidrocentrale: Ndërtohen me firma të falsifikuara
Banorët e Mirditës kundërshtojnë ndërtimin e dy hidrocentraleve ne fshatrat e tyre. Ata protestuan sot para Prokurorisë së Lezhës me pretendimin se prej 3 vitesh po zvarriten hetimet për falsifikimin e firmave. Shfrytëzimi i burimeve ujore për prodhimin e energjisë do të shkretojë tokat bujqësore.
9 Prill 2024, 13:55 -
Fermerët në protestë me traktorë, derdhin qumështin në autostradën Lushnje- Fier: Na e blejnë lirë, dalim me humbje! Stop monopolit
Dhjetëra blegtorë nga disa zona të jugut protestuan sot në Lushnje dhe në shenje demonstrative derdhen qumështin në rrugë. Protesta merr shkas nga çmimi i ulët i qumështit, që sipas tyre vjen si pasojë e monopolit dhe jo tregtisë së lirë.
8 Prill 2024, 12:33