-
Protestë për drutë! Banorët e Pustecit s’kanë ku t’i marrin, prerjen e pemëve e ndalon agjencia e zonave të mbrojtura
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur në protestë banorët e bashkisë minoritare të Pustecit. Dimri është në prag dhe ata s’kanë ku të gjejnë drutë e zjarrit. Më parë i siguronte bashkia, por tashmë prerjen e druve nuk e lejon Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Në mbështetje të banorëve doli dhe kryebashkiaku Pali Kolevski.
16 Nëntor 2023, 17:02 -
Uji i ndotur në çezma, banorët e Dishnicës në protestë! Ujësjellësi i Korçës: Analizat e ujit brenda parametrave
Banorët e Dishnicës protestuan kundër ndërmarrjes së Ujësjellësit dhe Bashkisë së Korçës, pasi uji në çezma u shkon i ndotur. Nga ana tjetër, Ujësjellësi deklaron se janë kryer analizat dhe uji i rrjetit është brenda parametrave për konsum.
15 Nëntor 2023, 11:49 -
‘Larg duart nga lumi i Vlorës’, banorët në protestë kundër projektit për ujësjellësin e Himarës
Banorët e fshatrave pranë Lumit të Vlorës mbështetur nga ambientalistët protestuan kundër projektit të qeverisë për ujësjellësin e ri të Himarës. Uji i lumit – thonë banorët - po futet nëpër tuba për të furnizuar bregdetin, dhe tokat bujqësore do të thahen.
11 Nëntor 2023, 13:27 -
Dhunimi i vajzës 3-vjeçare në kopshtin privat ‘Stinët’, protestë në Tiranë, qytetarët marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme
Dhjetëra qytetarët zhvilluan protestën e dytë përpara Ministrisë së Arsimit dhe më pas tek Ministria e Brendshme. Ata kërkuan nxjerrjen e përgjegjësive për lejimin e aktivitetit të kopështit, tentativën për ta fshehur ngjarjen si dhe vonesat në hetimin e ngjarjes.
9 Nëntor 2023, 18:01 -
Protestë para kopshtit ‘Stinët’ ku u dhunua 3- vjeçarja! Prindërit: Dhuna e edukatores ndaj fëmijës, tronditëse
Prindër, fëmijë, dhe qytetarë të ndyshëm protestuan pasdites e së martës pranë kopsthit ‘Stinët’ ku një vogëlushe vetëm 3 vjeç u dhunua dhe iu thye këmba. Në protestën e tyre ata kërkuan të merren masa dhe dënuan aktet e dhunës ndaj të miturve në institucionet arsimore
7 Nëntor 2023, 16:29 -
Tubim dhe marshim për Palestinën në Tiranë, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’
Këtë të diel (5 nëntor) në Tiranë është mbajtur një protestë pro-palestinës nga aktivistë dhe mbështetës të popullit palestinez, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar dhe me thirrjet për t’i dhënë fund luftës së përgjkshme protestuesit përshkuan rrugët e kryeqytetit deri në sheshin “Nënë Tereza”.
5 Nëntor 2023, 14:15 -
Kërkojnë anulimin e ligjit për mbajtjen 'peng' të diplomave, studentët e Mjekësisë të hënën takohen me rektorin Gjata
Ky vit akademik, e ka gjetur Universitetin e Mjekësisë në bojkot masiv nga studentët, si një formë proteste ndaj ligjit të propozuar nga qeveria dhe miratuar nga Kuvendi pak kohë më parë, i cili kufizon studentët të tërheqin diplomën pas përfundimit të studimeve, për një periudhë 5-vjeçare
28 Tetor 2023, 22:25 -
‘Mjekësia’ një muaj bojkot! Studentët vijojnë protestën në zyrën e Rektoratit: Mos firmosni pa folur ‘Kushtetuta’
Studentët e mjekësisë në bojkot e protesta prej 1 muaji kundër ligjit që i detyron të lënë peng diplomat, sot iu drejtuan Rektoratit për të marrë një përgjigje nga Arben Gjata që të mos firmosin kontrata pa u shprehur më parë gjykata Kushtetuese për ligjin e ankimuar.
27 Tetor 2023, 10:09 -
‘Duam diplomat tona’, studentët e Mjekësisë sërish në protestë: Qeveria të tërhiqet nga ligji, vazhdojmë bojkotin
Studentët e vitit të parë të Mjekësisë protestuan të vetëm kundër ligjit i cili i detyron të punojnë 5 vite pas diplomimit në Shqipëri. Ata kërkuan ballafaqim të drejtpërdrejtë me ministren e Arsimit dhe me zyrtarë të qeverisë për të kundërshtuar ligjin që sipas tyre është “i padrejtë”.
26 Tetor 2023, 09:12 -
Durrës/ Banorët rikthehen në pallatit e dëmtuar nga tërmeti: Punimet janë ndërprere, s’marrim as bonus
Katër vite në pritje të rindërtimit, banorët e një pallati në Durrës kane vendosur në shenje proteste të hyjnë në pallatin e dëmtuar, pasi nuk kanë asnjë përgjigje nga Bashkia për rikonstruksionin e objektit.
25 Tetor 2023, 17:33 -
Hyn në javën e katërt bokoti i ‘Mjekësisë’, viti i parë tërhiqet! Studentët e mjekësisë: Anuloni ligjin për punë të detyruar
Studentët e Mjekësisë vijuan protestat kundër ligjit që i detyron ata të qëndrojnë në Shqipëri pas diplomimit. Pasi hodhën vezë drejt Ministrisë së Arsimit, ata thanë se do të shkojnë drejt ngujimit pranë fakultetit të tyre, nëse ligji nuk tërhiqet
23 Tetor 2023, 17:53 -
Durrës/ Të pastrehët e tërmetit 7 muaj pa bonus qiraje, banorët në protestë! Bashkia: Fondet i ka bllokuar Ministria e Financave
Katër vite pas tërmetit, në Durrës 2500 familje kanë mbetur pa strehë. Shtëpitë e tyre ende nuk janë rindërtuar e nga ana tjetër, pre 7 muajsh nuk marrin as bonusin e qirasë. Bashkia e Durrësit deklaron për Report Tv se fondet janë bllokuar nga Ministria e Financave.
21 Tetor 2023, 16:39 -
Minatorët protestë përpara Kuvendit: E duam pensionin sa 150% e pagës minimale! Përplasen me policinë: Mos na prekni me dorë
Një grup minatorësh dhe ish-minatorësh pensionistë protestuan sot në hyrje të Parlamentit, pak para se të niste seanca plenare. Me pankarta në duar dhe megafon, ata kërkuan nga qeveria që t’ju miratojë “statusin e minatorit”, premtim sipas tyre i zvarritur prej vitesh nga të gjitha partitë në pushtet, ndërsa nuk munguan edhe incidentet me punonjësit e policisë
19 Tetor 2023, 10:01 -
Të verbërit marshim për rritjen e pagës së paaftësisë, shoqata: S’jemi të verbër ndaj të drejtave tona! Agron Hita nga Fieri: S’përballojmë as jetesën minimale
Shoqata e të verbërve të Shqipërisë marshoi në shenjë sensibilizuese dhe proteste për të kërkuar të drejtat që sipas tyre janë shkelur gjatë viteve të fundit. Me argumentin se trajtimi i tyre financiar është minimal, ata kërkojnë që të paguhen në nivelin e minimumit jetik, trefishim të pagesës së shoqëruesit, por edhe shkollim të denjë.
18 Tetor 2023, 18:13 -
Bujtina pa leje në Theth, protesta zmbraps aksionin e IKMT-së! Banorët: Po zhvillojmë turizëm në shtëpitë tona, prej 30 vitesh shteti nuk na jep hipotekat
Pronarët e bujtinave të Thethit kanë protestuar kundër shembjes së ndërtimeve pa leje. Ata janë njoftuar për aksionin e IKMT-së dhe i kanë bërë “pritë” ndërhyrjes me fadroma në zonën turistike. Banorët u mblodhën në Qafë-Thorë, duke kërkuar të pajisjen me hipoteka dhe me leje ndërtimi, pasi sipas tyre zhvillimi është i domosdoshëm për shkak të rritjes së numrit të turistëve.
16 Tetor 2023, 17:32 -
IKMT ndërhyn për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth, pronarët e bujtinave në protestë, i bëjnë 'pritë' fadromave
Pronarët e bujtinave në Theth kanë protestuar pasi IKMT ka ndërhyrë për shembjen e ndërtimeve pa leje në këtë zonë turistike. Ata i kanë bërë “pritë” ndërhyrjes me fadroma në Theth, duke bllokuar rrugën me makina.
16 Tetor 2023, 10:45 -
Shkrirja e klasave, nxënësit e një 9-vjeçareje në Sarandë bojkotojnë mësimin: Absurde
Nxënësit e klasave të 6-ta në shkollën Adem Sheme në Sarandë kanë vendosin të bojkotojnë mësimin pas vendimit të drejtorisë së shkollës për të shkrirë klasat nga 4 në 3 klasa, për mungesë të nxënësve.
13 Tetor 2023, 11:28 -
Fushë-Krujë/ Bllokohen furgonat për nxënësit e fshatrave! Prindërit në protestë
Prej disa ditësh në Fushë-Krujë janë bllokuar furgonat që transportojnë nxënësit e fshatrave, drejt qytetit pasi nuk disponojnë licencë. Prindërit kanë dalë në protestë, ndërsa bashkia thotë se në fshatra janë ndërtuar shkollat e reja nga BE-ja, ndaj fëmijët duhet të mësojnë pranë vendbanimit të tyre.
12 Tetor 2023, 13:01