-
Report Tv siguron videon e grabitjes së bankës në Koplik, autori me maskën 'Scary movie’ mban peng rojën, dy të tjerët brenda pak sekondash zbarzin arkën e mbushin çantat me para
Pas rreth një muaji policia ka arritur të zbardhë grabitjen e bankës në Koplik të Shkodrës! Policia ka arrestuar si autorë të dyshuar dy vëllezër dhe bashkëpunëtorin e tyre. Sakaq, ka shpallur në kërkim një tjetër. Gjatë kontrollit në banesën e një prej autorëve, janë gjendur radio e uniforma e policie.
5 Qershor 2022, 09:40 -
Grabitën bankën në Koplik rreth një muaj më parë, ndalohen dy të rinj nga Malësia e Madhe
Pas disa ditësh kërkime, policia e Shkodrës ka ndaluar dy të rinj si të dyshuar për grabitjen e bankës në Koplik në datën 9 maj. Burime bëjnë me dije se janë ndaluar dy të rinj nga zona e Bajzës në Malësinë e Madhe
4 Qershor 2022, 13:12 -
Grabitja e Rinasit, seanca ndaj Talo Çelës do të mbahet më 7 qershor! Avokati: Nuk mori pjesë se kishte gjurin të dëmtuar, kam rezonancën e tij magnetike
Me 7 qershor 2022 do të mbahet seanca e radhës ndaj Talo Çelës për grabitjen në Rinas, ku shuma e marrë ishte 4.6 milion euro. Avokati i Talo Çelës kërkon kohë për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me Alkond Bengasin dhe vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.
23 Maj 2022, 11:52 -
Grabitja e bankës në Koplik, zbulohet shuma që morën autorët në sportele! 3 grabitësit ende në arrati
Është mësuar shuma që grabitësit e armatosur kanë arritur që të marrin në bankën e nivelit të dytë, një ditë më parë në Koplik. Sipas të dhënave paraprake, Report Tv mëson se grabitësit kanë arritur që të marrin 10.000 euro, 1000 dollar dhe rreth 400.000 leke ( te reja). Para të grabitura nga sportelet e bankës.
10 Maj 2022, 08:50 -
Zbrazën bankën në 7 minuta! 3 grabitësit në Koplik 'shtangin' policinë, djegin makinën e tyre dhe 'rrëmbejnë' një tjetër! VIDEO kur Policia ngre helikopterin në ndjekje të tyre
Një bankë e nivelit të dytë në Koplik është grabitur. Tre persona të maskuar dhe me arme me një golf të Zi kanë grabitur dhe janë larguar. Ndërkohë, nuk dihet se sa është shuma që kanë arritur të marrin.
9 Maj 2022, 14:37 -
Grabiti postën në Kamëz, autori kërcënon sërish policinë në momentin e arrestimit: Largohuni ose do ju qëlloj! Policia i vë prangat! I gjetën lekët e grabitura (VIDEO)
Arratia e Elis Suçi, autor i grabitjes së postës në Kamëz, zgjati shumë pak. 30-vjeçari është arrestuar mesditën e sotme, teksa i janë gjetur edhe 1 mln lekët e vjedhura në postë si edhe pistoleta, të cilat u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale.
20 Prill 2022, 15:14 -
Ishte në kërkim, por grabiti me armë pikën e postës në Kamëz, i riu i shpëton sërish policisë! Arrestohet shoku i tij: S'kam marrë asnjë lekë, qendrova jashtë kur Elisi hyri të vidhte
Algert Kurti, 20 vjeç është arrestuar nga policia pas grabitjes me armë të pikës së Postës Shqiptare në një ditë me parë në Kamëz, ndërsa është shpallur në kërkim bashkëautori tjetër Elis Suçi, 30-vjeç. Elis Suçi, i dënuar më parë për vjedhje, ishte në kërkim, pasi në muajin Mars qëlloi me armë në drejtim të policisë në afërsi të shkollës në Kamëz, teksa këto të fundit po shkonin që ta arrestonin.
19 Prill 2022, 08:56 -
Grabitën lokalin në Kavajë dhe kanosën me armë pronarin që të mos kallëzonte krimin, arrestohen 2 hajdutët, autorë të disa vjedhjeve të tjera
Dy persona janë arrestuar pasi akuzohen si autorë të disa grabitjeve në Kavajë, Tiranë, Krujë, Kukës e Pukë. Rasti më i fundit ishte grabitja e një lokali në Kavajë dhe kanosja e pronarit që të mos kallëzonte krimin.
14 Mars 2022, 09:22 -
Grabiti me dhunë një familje në Kurbin, arrestohet duke hyrë në Shqipëri Gilmando Bami
Gilmando Bami, 22-vjeç banues në Fushë-Krujë është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se është përshirë në një grabitje më dhunë në Kurbin, pak javë më parë. Gilmando Bami u arrestua nga policia kufitare e Durrësit teksa ky po dilte nga trageti dhe po bënte veprimet
8 Mars 2022, 10:48 -
5 grabitjet më të bujshme në Tiranë, rreth 15 mln euro në duart e krimit! Nga bankat e nivelit të dytë te blindat në Rinas
Grupet kriminale kanë synuar në vazhdimësi bankat apo blindat e transportit të parave. Report Tv risjellë në vëmendje disa nga ngjarjet më të bujshme, në Tiranë dhe në Rinas, ku grabitësit kanë arritur të marrin miliona Euro.
26 Shkurt 2022, 16:24 -
Kurbin/ Dhunuan pronarin dhe i grabitën 150 mijë lekë në banesë, arrestohet një nga autorët, dy në kërkim (EMRAT)
Një person ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e 12 janar 2022 kur ishte në shtëpinë e tij. 3 grabitës me maska kanë shkuar në banesën e A.L. duke e dhunuar atë dhe më pas i kanë vjedhur një shumë prej 150 mijë lekësh. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Vinjollë të Kurbinit, ku ka qenë vetë pronari i dhunuar që ka denoncuar në polici.
23 Shkurt 2022, 10:01 -
Tentativë grabitje të një banke në Tiranë, grabitësit u kamufluan si punonjës të mirëmbajtjes! Video ekskluzive nga ku u futën autorët për të gërmuar tunelet e nëndheshme drejt bankës
Një supergrabitje si nëpër filma ka qenë ajo e tentativës së një dite më parë nga persona ende të paidentifikuar për të grabitur një bankë të nivelit të dytë në Tiranë pranë Ministrisë së Drejtësisë. Autorët të kamufluar si punonjës të mirëmbajtjes kanë përdorur tunelet nëntokësore për të grabitur bankën. Grabitësit gërmuan në tunel për të hyrë brenda ambienteve të bankës, por janë pikasur nga policia duke braktisur aksionin.
22 Shkurt 2022, 12:43 -
Grabiti një dyqan dhe i vuri flakën, arrestohet 37-vjeçari në Berat! Gjurmët e gishtave e nxorrën zbuluar për një tjetër grabitje
Pas arrestimit, gjurmët e gishtave e nxorrën zbuluar 37-vjeçarin për një tjetër grabitje. Bëhet fjalë për vjedhjen e një shume të konsiderueshme parash në një banesë.
21 Shkurt 2022, 17:20 -
Në kërkim ndërkombëtar për grabitje dhe kanosje, 48-vjeçari prangoset në Morinë! Do të ekstradohet në Gjermani
Një 48-vjeçar është vënë në pranga mëngjesin e sotëm në pikën kufitare të Morinës pasi është në kërkim ndërkombëtar për "Grabitje me dhunë" dhe "Kanosje". Arsim Delijaj ishte shpallur në kërkim nga Gjermania dhe pritet që të ekstradohet drejt këtij vendi.
2 Janar 2022, 10:31 -
VIDEO/ Vodhën 200 mijë euro nga marketi në Sarandë, pranga teknikut të kamerave të sigurisë dhe hajdutit ‘serial’
Punonjësi i një supermaketi në Sarandë, që vëzhgonte kamerat e sigurisë ka bashkëpunuar me grabitësin serial për të vjedhur 200 mijë euro. Policia ka zbuluar skemën dhe ka vënë në pranga 2 prej autorëve të vjedhjes së supermarketit.
30 Dhjetor 2021, 09:49 -
Sarandë/ Grabiten 200 mijë euro në një supermarket dhe serverat e kamerave, por harruan njërën, shoqërohen 3 persona
3 persona janë shoqëruar nga policia si autorë të dyshuar të grabitjes së 20 mijë euro nga një supermarket në Sarandë më 12 dhjetor. Autorët pasi vodhën paratë, morën dhe një server të kamerave të sigurisë për të mos u zbuluar, por duket se një tjetër server i fshehur ka bërë të mundur filmimin e autorëve dhe të gjitha veprimet e tyre.
29 Dhjetor 2021, 21:45