-
Gjonaj në Report Tv: PD e LSI po paguan fëmijët për dhunën në protestë! Qeveria tregoi se nuk mbron efektivin, ndryshe nga Berisha më 21 janar
Në një intervistë për Repor Tv Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se PD dhe LSI po paguajnë fëmijë për të kryer akte dhune në protesta, ndërsa tha se prokuroria po heton për të gjetur organizatorët. Në lidhje me vrasjen e Klodian Rashës ministrja tha se qeveria nxit organet e drejtësisë të bëjnë drejtësi, ndryshe nga qeveria Berisha që mbrojtur gardistët që vranë 4 protestues në 21 janar.
13 Dhjetor 2020, 13:33 -
Stresi nxit dhunë dhe tensionim të situatës përmes fakenews: I vihet flaka njësisë së PS te 5 Maji, bravo! Po cili është realiteti?
Stresi në rrjetet e tij sociale ka vijuar të bëjë politikë përmes nxitjes së dhunës duke inkurajuar të rinjtë të vijojnë me shkatërrimet dhe vënien e zjarrit. Këtë herë ai është përqendruar në selinë e PS-së te 5 Maji në Tiranë, duke publikuar një foto që duket një objekt në flakë. Por si qëndron e vërteta?
13 Dhjetor 2020, 12:44 -
Protesta e dhunshme në Shkodër, Ademi: Nuk kemi organizuar asgjë! Hakmarrje ndaj kryebashkiakes, nuk më bën përshtypje! Policia nuk reagoi si duhet
Në një deklaratë për mediat pas dhunës së ushtruar ditën e djeshme në Shkodër, kryebashkiakja Voltana Ademi deklaroi se nuk ka qenë organizatore as ajo e as PD teksa hodhi sërish akuza ndaj policisë së Shtetit për mosreagim të denjë ndaj protestuesve.
13 Dhjetor 2020, 12:05 -
Dhuna gjatë protestës dje në Shkodër, nën hetim Voltana Ademi dhe 45 protestues të tjerë! Procedohen 2 punonjës zjarrëfikëse për shpërdorim detyre
Përsa i përket protestës së dhunshme ditën e djeshme në Shkodër, policia ka vendosur nën hetim kryebashkiaken Voltana Ademi për akuzën e organizimit të tubimeve të paligjshme. Gjithashtu nën hetim janë vendosur dhe 45 persona të tjerë, mes tyre 17 minorenë. Policia ka proceduar dhe 2 punonjës zjarrëfikëse për shpërdorim detyre pasi kanë reaguar me vonesë ndaj një thirrje për ndërhyrjen dhe shuarjen e flakëve pranë selisë së PS-së.
13 Dhjetor 2020, 10:43 -
U dëmtua nga protestat në Shkodër, selia e PS-së riparohet brenda natës! Beqaj: U kërkoj ndjesë qytetarëve shkodranë
Selia e PS-së në Shkodër është riparuar pas dëmtimeve të shkaktuara nga protestat që përfshinë qytetin ditën e djeshme. Drejtuesi politik i PS-së në këtë qytet përmes një postimi në Facebook shkruan se simpatizantët socialistë shkodranë janë të indinjuar nga ky akt.
13 Dhjetor 2020, 10:31 -
Vrasja e Klodjan Rashës dhe si manipuloi Berisha masakrën ndaj 4 protestuesve më 21 janar (VIDEO)
Plani i Berishës ishte të besonte se nuk ishte Garda që kishte qëlluar mbi turmën nga Kryeministria që vrau demonstruesit, por demonstrues të tjerë, të cilët sipas Berishës kishin bërë masakrën për të hedhur fajin tek qeveria. Por kulmi i cinizmit te Sali Berishës arriti kur deklaronte se edhe të afërmit e njërës prej 4 viktimave kishin akuzuar gjithashtu demonstruesi për krimin
12 Dhjetor 2020, 21:37 -
Jo më në emër të Klodianit!
Voltana, Saliu, Iliri, e kushdo bandit tjetër në këtë vend, janë të lirë t’i vënë zjarrin vendit, por jo në emër të Klodianit. Në emër të Klodianit sot flet drejtësia dhe familja e tij, dhe jo bandat e adoleshentëve që organizon opozita. Një opozitë që fshihet pas tutave të minorenëve dhe fustanëve të grave si Voltana, është një neveri.
12 Dhjetor 2020, 19:15 -
-
Pas shkatërrimit nga protestuesit/ Taulant Balla dhe Ilir Beqaj mbërrijnë në Selinë e PS Shkodër: E organizuar nga opozita (VIDEO)
Pas shkatërrimit nga ana e protestuesve paraditen e sotme të selisë së PS në Shkodër, ku janë thyr xhamat më gurë dhe më pas u shkallmua dera e kamerat e sigurisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe koordinatori i PS për qarkun, Ilir Beqaj kanë mbërritur në këtë qytet për të parë
12 Dhjetor 2020, 16:33 -
Protesta e dhunshme në Shkodër/ Ademi denoncon në prokurori drejtuesit e policisë së shtetit: Kanë shpërdoruar detyrën
Kryetare e Bashkise Shkoder denoncon ne prokurori drejtuesit e policise se shtetit, duke kerkuar “Procedimin penal të punonjësve dhe të drejtuesve të Policisë së Shtetit, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.”
12 Dhjetor 2020, 16:27 -
Dhuna në protestën në Shkodër/ Voltana Ademi për Report Tv: Të hetohet kush futi të miturit! Gjithçka ndodhi pas marshimit, policia u vonua në reagim!
Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, ka folur në një intervistë për Report Tv në lidhje me dhunën e paprecedentë që u regjistrua paraditen e sotme në protestat për vrasjen e 25-vjeçarit Klodjan Rasha. Ademi kërkon hetim nga organet kompetente për personat që kanë angazhuar të miturit në këtë protestë. Ajo akuzoi Policinë e Shtetit për një vonesë prej 40 minutash.
12 Dhjetor 2020, 15:43 -
Përgatitjet për protestë, zbulohet mesazhi i Voltana Ademit për demokratët e Shkodrës: Do shfaqemi si qytetarë dhe jo si anëtarë të PD, skenari që duhet të ndiqni
Partia Demokratike vijon përgatitjet për protesta ku ka zgjedhur që të mos shfaqet me logon e saj por në formë të kamufluar.Shembulli i fundit është ai i kryetares së Bashkisë Shkod&a
12 Dhjetor 2020, 15:43 -
Protesta me djegie e shkatërrime, si duket tani Shkodra dhe selia e PS! Grumbuj karrigesh të shkrumbuara (FOTOT)
Protesta e dhunshme në Shkodër që si fillim nisi për vrasjen e Klodjan Rashës ka përfunduar, por ato që kanë mbetur pas saj janë rrënojat e djegieve dhe shkatërrimeve.
12 Dhjetor 2020, 15:33 -
-
Protesta në Shkodër, Voltana Ademi: Nuk përkrah dhunën, ata nuk janë shkodranët! Lajmërova policinë kur nisi shkatërrimi i PS
Ademi shkruan se kur dhuna nisi ka qenë vetë ajo që ka lajmëruar policën Shkodër, ndërsa shprehet se PD nuk ka nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe nuk nxit as dhunën sot.
12 Dhjetor 2020, 13:50 -
-
Selia e PS Shkodër, pas shkatërrimi nga të rinjtë në protestë (VIDEO)
Report Tv është duke ndjekur live protestën në Shkodër, ku kamera është futur brenda selisë së PS , që u shkatërruar nga të rinjtë dhe më pas të gjitha objektet dhe dokumentet u nxorën jashtë dhe u vendos flaka.
12 Dhjetor 2020, 13:00 -
FNSH rrethon selinë e PS Shkodër, zmbrapsen të rinjtë e dhunshëm
Pas djegies së dokumenteve dhe objekteve të selisë së PS në Shkodër, ka ndërhyrë FNSH e cila ka vendosur një barrikadë rreth institucionit duke zmbrapsur dhe larguar disi të rinjtë, që shkatërruan dhe dogjën gjithçka u doli para.
12 Dhjetor 2020, 12:47 -
-