-
“Rithemelimi” zgjodhi që të njihet nga Rama, jo nga qytetarët
Përballë Sali Berishës dhe çetës së tij të çakorduar, ku të gjithë të dytët e perceptojnë veten si të parë, Edi Rama është përjetësisht në pushtet. Amoraliteti shtohet edhe më tej, kur ata që thërrasin sot për “politikë”, deri dje kanë akuzuar PD-në zyrtare për pazar dhe si të marrë peng.
16 Mars 2024, 12:18 -
Kush fitoi nga marrëveshja Rama-Berisha?
Pra, Rama luan që të jetë pushtet, ndërsa Berisha që të njihet si opozitë dhe të vijojë të qëndrojë i tillë, mjafton që nesër kur SPAK dhe GJKKO të marrin vendime për të, të interpretohet që po gjykohet dhe po dënohet lideri i opozitës në Shqipëri dhe jo një ish-politikan i korruptuar.
13 Mars 2024, 10:58 -
Sulmi i medias greke ndaj Irena Gjokës, shantazh i porositur nga Tirana
Takimi pak ditë më parë i dy përfaqësuesve të Rithemelimit me deputetin grek të Janinës, i dha ‘rezultatet’ ditën e sotme, ku gazeta greke “Ta Nea” ka sulmuar drejtpërdrejt drejtuesen e GJKKO-së, Irena Gjoka, e cila veç çështjes së Fredi Bejlerit, ka edhe atë të Kompleksit “Partizani”.
4 Mars 2024, 18:48 -
Koha që KMSH të përfaqësojë të gjithë myslimanët shqiptarë
Fakti që zgjedhja e kreut të bashkësisë së komunitetit më të madh fetar në vend kalon pa kurrfarë vëmendjeje publike, më se shumti ka të bëjë me rëndësinë minore dhe zbehjen e rolit të institucionit në jetën sociale të vendit.
2 Mars 2024, 21:33 -
Rama korr frytet e para nga "mbështetja" e Blinken!
Më së shumti një gjë e tillë u dha në tre mesazhet e tij të shpërndara gjatë dhe pas vizitës në Tiranë, ku, përveç fjalëve të kortezisë dhe të mirësjelljes diplomatike, si fokus qendror kishin ‘luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit’.
1 Mars 2024, 18:31 -
Për të ‘bashkuarit në oportunizëm’ që bëjnë sikur nuk e shohin ‘Non gratën’
Zanafilla e konfliktit dhe përçarjes në Partinë Demokratike është shpallja “Non Grata” e Sali Berishës dhe pezullimi i tij për këtë shkak nga grupi parlamentar. Gjithçka tjetër që ka ndodhur, është pasojë.
28 Shkurt 2024, 17:40 -
Asgjë e re nga “fronti anti SPAK”
Ndaj demokratëve të thjeshtë, një tallje më shumë, sikur ‘bashkimi’ do sillte fitore dhe rrëzim të Ramës, por, në fakt, ‘bashkimi’ i tyre thjesht do të përsëris pafundësisht zgjedhjet e pjesshme vendore në Kukës, ku mes turpit të Safetit dhe turpit të këtyre, kukësianët ia treguan ‘bashkimin’ Gazit dhe Mulit.
20 Shkurt 2024, 20:29 -
Me sytë nga papafingoja dhe veshët nga Amerika
Vite më parë, në një qytet të vogël në jug të Shqipërisë, në zyrën e kryetarit të bashkisë, kishin ardhur dy punonjës të administratës që ankoheshin për njëri-tjetrin. I pari, pasi shpreh një mori akuzash për të dytin, i cili rrinte në heshtje për t’i treguar në fund drejtuesit edhe ‘akuzën’ më të rëndë ndaj të parit, ngeli i shashtisur kur ai, përpara se ky të fliste, i tha kryetarit të bashkisë që njeriu që kishte përballë, veç të tjerash, ishte edhe imoral
16 Shkurt 2024, 10:01 -
'Bardhi natën me Berishën e ditën me SHBA tani hoqi maskën', Lapardhaja: Doli qartë pozicioni i tij kundër SPAK
Me shkuarjen dje poshtë ballkonit të Berishës, analisti Namir Lapardhaja në një koment të bërë në emisionin “Sot Live në Shqipëri” thotë se deputeti hoqi maskën dhe zbuloi të vërtetën, se është pro Berishës.
6 Shkurt 2024, 14:48 -
Grupi i Rithemelimit bllokoi sërish seancën plenare, analisti: Duan të hyjnë në pazare me Ramën! S’ka situatë më komode se kjo për qeverinë
Analisti Namir Lapardhaja në një lidhje skype për “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv foli për seancën plenare të ditës së sotme e cila zgjati rreth 12 minuta pasi për shkak veprimeve penguese të deputetëve të Rithemelimit, u bënë të pamundura diskutimet mbi projektligjet që u miratuan.
25 Janar 2024, 14:00 -
Lapardhaja për Report Tv: Berisha i lidhur në banesë, opozita të ndahet nga ish-kryeministri! Kaosi nuk iu sjell asgjë
Analisti Namir Lapardhaja ka komentuar rezultatet e sondazhit të publikuar në ‘Repolitix’ në Report Tv, ku 62% e shqiptarëve mendojnë se SPAK duhet të kërkojë arrest me burg për Sali Berishën.
18 Janar 2024, 14:01