-
Kujdes! Mashtrim online me pakot e Postës Shqiptare, hakerat vjedhin të dhënat personale ose para
Të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale duhet të bëjnë kujdes, pasi një skemë e re mashtrimi po qarkullon në Facebook. Report Tv zbulon se disa hakera po abuzojnë me emrin e Postës Shqiptare, duke u bërë thirrje qytetarëve të blejnë për vetëm 236 lekë pako që për arsye nga më të ndryshmet kanë mbetur në magazinë.
19 Shtator 2023, 15:47 -
Përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike, arrestohen 7 punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër dhe Tropojë! Dëm shtetit 33 mln lekë
Pas denoncimit të qytetarëve, shtatë punonjës të Postës Shqiptare në Dibër, Shkodër e Tropojë janë arrestuar, pasi përvetësonin pensionet dhe ndihmën ekonomike. Ata i kanë shkaktuar buxhtetit të shtetit një dëm prej 33 mln lekësh.
7 Shtator 2023, 11:26 -
Posta Shqiptare, gjithmonë duke ‘përqafuar’ risi
Ritmi i përditshmërisë të rrëmben e pa kuptuar, duke të kufizuar mundësinë e të qenit gjithmonë korrekt në pagesa. Për rrjedhojë, jetesa bëhet gjithnjë e më e vështirë. Bota po evoluon nën ndryshim të vazhdueshëm të teknologjisë; do të ishte thjesht e pamundur që shërbimet utilitare të mos e ndjenin trysninë në përballje me të renë, me të panjohurën.
28 Shkurt 2023, 12:50 -
Puna e pareshtur e Postës Shqiptare për të rinj të realizuar e të suksesshëm
Ata janë e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja. Me to identifikohet progresi i shoqërisë sonë; rrugëtimi akademik e destinacioni i studentëve në tregun e punës, është padyshim një sfidë e vazhdueshme që kërkon mund e kohë. Mbështetja e përkrahja për të arritur më të mirën, kurrsesi nuk duhet të mungojë.
30 Janar 2023, 15:04 -
U dhunua nga dy të rinj, drejtori i Postës së Lezhës: Sulm politik! Policia: Dyshohet të ketë ndodhur për motive personale, autorët ende në arrati
Drejtori i Filalit të Postës Shqiptare në Lezhë, Pjerin Çuku ka deklaruar se arsyeja e sulmit me grushta ndaj tij ditën e djeshme lidhet me zhvillime politike.
27 Dhjetor 2022, 10:42 -
110 vite pasion, traditë dhe zhvillim! 110 vite Posta Shqiptare
Mes pasionit, profesionit apo edhe kërkimeve të panumërta për të grumbulluar dhe ruajtur pulla postare, nuk qëndron një apo disa koleksionistë. Qëndron Posta Shqiptare, me historinë e saj 110-vjeçare, që në të vërtetë, është historia e një mbarë kombi: Dikur mes luftrash për tërësi territoriale dhe pavarësi, sot nën ritmin e rritjes ekonomike, shoqërore e kulturore, nën dëshirën për të zotëruar të shkuarën, pa harruar të tashmen.
16 Dhjetor 2022, 12:25 -
Vidhet gjatë natës posta në Berat, hajdutët marrin 10 mijë lekë
Vidhet gjatë natës Zyra Postare Nr.2 në lagjen Muzakaj në Berat. Dyshimet janë se hajdutët kanë shqyer derën e postës për të vjedhur paratë që ndodheshin në sirtare ose dera është harruar pa kyçur pas mbylljes së turnit.
24 Nëntor 2022, 12:51 -
Vodhën 270 mijë lekë nga pensionet mujore, arrestohen dy punonjësit e postës në Divjakë! Shpërdoruan detyrën dhe falsifikuan dokumentet (EMRAT)
2 punonjës të Postës Shqiptare të Divjakës kanë rënë në pranga pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur lekët e pensioneve mujore të qytetarëve të Divjakës duke falsifikuar dokumentet dhe shuma që arritën të vidhnin ishte 270 mijë lekë.
5 Gusht 2022, 08:56 -
Si zbuloi policia kanabisin e ‘çunave të Londrës’, përmes dërgesës me postë! Si funksionon procedura e skanimit të pakove dhe dyshimet për bashkëpunëtorë
Në një kohë që besohet se kanabis nga Shqipëria kalon drejt vendeve të Evropës, rruga më e fundit që ka zbuluar antidroga është ajo e pakove me kanabis nga Anglia në Tiranë. Posta ka procedura të forta skanimi, bashkë me cargon në Rinas, por edhe kjo arrihet të thyhet.
6 Korrik 2022, 13:25 -
Vodhi 100 mijë lekë në market, Gjykata e Tiranës lë në burg Elis Suçin, i dyshuar si vrasës me pagesë: E bëra për fëmijën tim të vogël
Në marrjen në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t'i komunikoj edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit "Ibrahim Rugova" grabitjes së 1 milion lekëve të reja në pikën e Postës Shqiptare në Kamëz.
23 Prill 2022, 11:32 -
Grabiti 1 mln lekë në postën e Kamzës, hetuesit dyshojnë se 30-vjeçari është vrasës me pagesë, në hetim ngjarjet ku mund të jetë përfshirë! Lihet në burg bashkautori
Elis Suçi, i arrestuar një ditë më parë për grabitjen me armë të 1 milion lekëve në pikën e Postës Shqiptare në Kamzë, po hetohet si vrasës me pagesë. Policia ka dyshime se Suçi është i përfshirë në ngjarje kriminale vrasjesh.
21 Prill 2022, 17:01 -
Grabiti postën në Kamëz, autori kërcënon sërish policinë në momentin e arrestimit: Largohuni ose do ju qëlloj! Policia i vë prangat! I gjetën lekët e grabitura (VIDEO)
Arratia e Elis Suçi, autor i grabitjes së postës në Kamëz, zgjati shumë pak. 30-vjeçari është arrestuar mesditën e sotme, teksa i janë gjetur edhe 1 mln lekët e vjedhura në postë si edhe pistoleta, të cilat u sekuestruan nga Policia në cilësinë e provës materiale.
20 Prill 2022, 15:14