-
Zaloshnja: Ekonomi vs Demokraci
Kemi një popullsi të rritur që, nga njëra anë, nuk ndihet e përfaqësuar nga parlamenti aktual në masën 71% e nuk beson në masën 51% se parlamenti i ri do të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, ndërsa nga ana tjetër, i jep më shumë rëndësi zhvillimit ekonomik se sa nivelit të demokracisë në vend!
6 Qershor 2024, 08:32 -
Eduard Zaloshnja: 100% të sigurt të huajt, 83% vendësit
Nuk është zhvilluar ndonjë sondazh rigoroz opinioni me vizitorët e huaj në Shqipëri, por statistikat faktike tregojnë se ata kanë qenë 100% të sigurt këtu në 18 muajt e fundit – asnjë nuk është plagosur si rezultat i ndonjë vepre penale
4 Qershor 2024, 10:20 -
Eduard Zaloshnja: Berisha dhe shtatë “xhuxhat” elektoralë
Në sondazhin e fundit që zhvillova për Report TV këtë sezon, grafiku i fundit vlente sa një mijë fjalë! Ai tregonte se gjysma e zgjedhësve të këtushëm të vendosur për të votuar qysh sot ishin gati t’ia jepnin votën partive opozitare. Por ka një problem.
30 Maj 2024, 09:27 -
Eduard Zaloshnja: Përmbledhje e sondazheve politike të këtij sezoni për Report TV
Numri i banorëve të gatshëm për të votuar secilën nga katër partitë kryesore është luhatur në mënyrë të ngjashme gjatë 9-mujorit. Sidoqoftë, ka patur diferenca mes numrit të simpatizantëve të liderëve nga njëra anë, dhe numrit të banorëve të gatshëm për të votuar partitë e tyre respektive nga ana tjetër.
28 Maj 2024, 14:39 -
Cila ka qenë dallga më e madhe e emigracionit shqiptar pas vitit 1990?
Nga 3.21 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 1989-ës, vetëm 1% banonin jashtë Shqipërisë; nga 4.65 milionë shtetas të regjistruar në Gjendjen Civile në fund të 2023-shit, plot 43% banonin jashtë Shqipërisë.
26 Maj 2024, 20:54 -
Eduard Zaloshnja: Nga 28% në 30% të PBB-së, 500 milionë euro më shumë për investime, rroga, pensione etj
Të ardhurat e arkëtuara gjithsej në Thesarin e Shtetit ishin vjet sa 28% e vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Një rekord në historinë pluraliste të Shqipërisë (të ardhurat janë luhatur nga 14% deri në 27.8% të PBB-së). Por duket se ky rekord do të thyhet përsëri këtë vit
25 Maj 2024, 09:39 -
Zaloshnja: 3/4 e shqiptarëve e duan një mandat të dytë për prokurorët e SPAK-ut! Kjo mundësi u duhet dhënë ligjërisht
Altin Dumani, Drejtuesi i SPAK-ut, ka kërkuar disa herë publikisht që kolegëve të tij t’u jepet mundësia për të aplikuar për një mandat të dytë si prokurorë të SPAK-ut. Dhe këtë kërkesë të tij e përkrahin 3/4 e shqiptarëve, siç rezultoi nga sondazhi më i fundit që zhvillova për Report TV
23 Maj 2024, 08:56 -
Eduard Zaloshnja: Për kë votuan vjet ata që janë pro dhe kundër Dumanit
Në sondazhin që zhvillova së fundmi për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, ishte edhe pyetja “Dumani kërkoi që pas mbarimit të mandatit aktual, prokurorëve të SPAK-ut t’u shtohet edhe një mandat 9-vjeçar. A u duhet shtuar?”
21 Maj 2024, 19:44 -
Zaloshnja: 3/5 të pakënaqur me qeverinë, ndërkohë treçereku të pakënaqur me opozitën…
Në mesjavë prezantova sondazhin për Report TV rreth çështjeve të nxehta të ditës, por edhe mbi vlerësimin e shqiptarëve për punën e qeverisë dhe për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi.
19 Maj 2024, 09:11 -
Zaloshnja: Sulmet politiko-mediatike ndaj Veliajt dhe kuotat elektorale në Qarkun Tiranë
Në fjalimin e tij në Asamblenë Socialiste të Qarkut Tiranë, Erion Veliaj deklaroi se PS-ja duhet të fitojë e vetme në zgjedhjet e 2025-ës, në mënyrë që të mos mbetet peng e ndonjë partie të vogël në katërvjeçarin e ardhshëm qeverisës socialist. Dhe ai theksoi se Qarku Tiranë ka numrin më të madh të mandateve parlamentare në vend, e si i tillë, përbën fushëbetejën më të madhe elektorale më 2025
10 Maj 2024, 08:48 -
Zaloshnja: Vetëm 27% e vlerës së PBB-së u fut vjet në Thesarin e Shtetit shqiptar; 38% në atë malazez
Sipas vlerësimit të FMN, Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) kapi vjet pothuaj vlerën 23 miliardë euro në Shqipëri (me kursin e sotëm të këmbimit të euros). Ndërkohë, të ardhurat e brendshme të arkëtuara në Thesarin e Shtetit kapën vlerën 6.21 miliardë euro (grantet falas nga jashtë prej 222 milionë eurosh nuk i kam përfshirë në këtë shumë). Pra, vetëm 27% e vlerës së PBB-së u fut në Thesarin e Shtetit
8 Maj 2024, 09:12 -
Zaloshnja: Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut
Pasi lexova shkrimin “Kronikë e një arrestimi të paralajmëruar” të Lutfi Dervishit, të botuar në disa portale, mora shtysën (mora spunton, thuhet nëpër studio televizive) të bëj një analizë sasiore rreth temës që Dervishi e kishte qendisur në mënyrë cilësore (me ironinë e tij vazhdimisht të hollë)
4 Maj 2024, 11:03 -
Zaloshnja: 1 me 100 dhe Guvernatori Sejko
Euro ra deri në 1 me 100 në kursin e këmbimit me lekun vjet më 20 korrik, por një rritje e fuqishme e blerjes së valutës në treg nga Banka e Shqipërisë, bëri që kursi të shkonte mbi 1 me 110 brenda pesë javësh – më 27 gusht, në kulmin e sezonit turistik!
2 Maj 2024, 08:59 -
SONDAZHI/ Veliaj fiton sërish nëse përballet sot në zgjedhje me një kandidat të Berishës ose Metës
Pas protestave opozitare para Bashkisë Tiranë, të udhëhequara nga eksponentë kryesorë të partisë së Berishës dhe të partisë së Metës, JAVANEWS më kërkoi t’i zhvilloja një sondazh, ku të testoja sa vota do të merrte sot Veliaj përballë një kandidati të secilës parti respektive.
29 Prill 2024, 09:23 -
Zaloshnja: Ramës i nevojitet elektoralisht shpallja e luftës ndaj korrupsionit – vetëm 1/3 e simpatizantëve të tij e vlerësojnë pozitivisht qeverinë në këtë drejtim
Në një podcast me ish-deputetin demokrat Mark Marku, Rama shpalli praktikisht premtimin kryesor elektoral për zgjedhjet e ardhshme parlamentare – luftën kundër korrupsionit. Ai deklaroi se po fitoi një mandat të katërt në krye të qeverisë, sfida kryesore do të jetë pikërisht lufta kundër fenomenit të korrupsionit
23 Prill 2024, 09:11 -
Zaloshnja: Mbi 70% e shqiptarëve e vlerësojnë pozitivisht punën e SPAK-ut
Disa sondazhe janë zhvilluar online ditët e fundit për SPAK-un, meqë ka qenë së fundmi në qendër të debateve publike. Në sondazhet online, marrin pjesë shqiptarë të këtushëm, por edhe shumë nga ata që janë jashtë Shqipërisë
21 Prill 2024, 10:20 -
Zaloshnja: Panorama statistikore e punësimit të banorëve të rritur në Shqipëri
Në një sondazh rigoroz që drejtova kohët e fundit, zhvilluar me rreth 1100 anketime të drejtpërdrejta në terren nga Konispoli në Vermosh, të anketuarit e moshave mbi 18 vjeç e sipër u pyetën edhe për punësimin e tyre.
17 Prill 2024, 09:10