-
PD kërkon kthimin e BKH-së në pikën zero! Yuri Kim jep mesazhin e fortë: Zgjohuni nga ëndrra, reforma në drejtësi do ecë përpara! S'e bllokoni dot
Ambasadorja Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë, pas kërkesës së PD për të kthyer procesin e zgjedhjes së kreut të BKH-së në pikën zero se kjo gjë nuk ka për të ndodhur. Yuri Kim shprehet se kushdo që ëndërron se drejtësia e re nuk do të vijë kurrë, gabohet dhe duhet të zgjohet nga dremitja.
24 Korrik 2020, 16:47 -
4 vjet reformë në drejtësi, 16 arritjet nga largimi i 140 të korruptuarve deri tek ngritja e institucioneve të reja, mungon Byroja e Hetimit
Sot 4 vite më parë u miratuan ndryshimet kushtetuese që i hapën rrugën reformën në drejtësisë, zhvillimet më të rëndësishme në 4 vite për zbatimin e reformës, 3 institucionet që nuk funksionojnë plotësisht
22 Korrik 2020, 17:03 -
Dita e pavarësisë së SHBA, Yuri Kim mesazh shqiptarëve: Qëndrojmë krenarë krah jush! Mbështesim rrugën drejt BE dhe të bëheni një aleate e fortë
Në ditën e pavarësisë së SHBA, ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një mesazh për qytetarët shqiptarë, ku thekson bashkëpunimin dhe lidhjen e ngushtë mes dy vende dhe se ky partneritet dhe miqësi nuk do të shuhet pasi SHBA do të vijojnë të qëndrojnë krenare krah Shqipërisë.
4 Korrik 2020, 09:34 -
Korrupsioni zbraps investitorët/ SHBA thirrje klasës politike: Luftoni korrupsionin dhe bashkëpunoni, populli do ndryshim
Kriza politike, korrupsioni dhe konkurrenca e padrejtë janë shkaqet që po zmbrapsin sipërmarrjen amerikane të investojë në Shqipëri. Sipas indeksit të dhomës Amerikane klima e biznesit është përkeqësuar me 5%. Bazuar në këto shifra ambasadorja e SHBA Yuri Kim, kërkon nga politika që të luftojnë korrupsionin. Ndërsa presidenti i dhomës Amerikane Enio Jaço këmbëngul për politika fiskale të favorshme.
29 Qershor 2020, 11:39 -
Vakancat në Kushtetuese dhe rekomandimet e Venecias, Yuri Kim i shkon në zyrë Gramoz Ruçit (VIDEO)
Deklaratat e shpeshta kohët e fundit të ambasadores Yuri Kim për të ecur para me reformën në drejtësi dhe ngritur sa më shpejt Gjykatën Kushtetuese ka bërë që ditën e sotme ajo t'i shkojë në zyrë kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi pikërisht për plotësimin e vakancave në Kushtetuese.
29 Qershor 2020, 10:51 -
Deklarata e fortë për reformën në drejtësi, Xhafaj del në krah të Yuri Kim
Deputeti socialist Fatmir Xhafaj ka shpërndarë në twitter mesazhin e ambasadores amerikane e cila kërkonte prej klasës politike shqiptare që të çojë përpara reformën në drejtësi e cila ndodhet në fazë kritike pasi po sulmohet nga ata që nuk e duan dhe kanë frikë nga drejtësia e re.
25 Qershor 2020, 19:08 -
Ambasadorja e SHBA: Reforma në Drejtësi ka bërë përparim por ndodhet nën sulm! 'Venecia'? Mos shpallni fitore, ngrini Kushtetuesen
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka komentuar për herë të parë opinionin e Komisionit të Venecias për debatin për emërimet në Gjykatën Kushtetuese duke fshikulluar të gjitha palët, përfshirë edhe Presidentin që e shpalli si fitore. "Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias. Nuk është rasti për akuza apo valle fitoreje", thotë Kim, që shton më tej se "asnjë institucion nuk ishte tërësisht fajtor dhe asnjë nuk e kishte tërësisht drejt apo tërësisht gabim".
25 Qershor 2020, 18:01 -
Kryetarja e KLGJ: Mbi 34 mijë dosje stok! Ruçi: Shpallni vendet vakante për 'Kushtetuesen' dhe të Lartën! Murrizi: Kërkoni ndryshimin e Reformës në Drejtësi (VIDEO)
Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor Naureda Llagami u shpreh se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë është shtuar me 5654 cështje duke çuar në mbi 34300.
25 Qershor 2020, 11:55 -
Basha mori Rudina Hajdarin të mbulonte maskarallëkun e listave të tij
Tani shpurra e Lulzim Bashës me në krye, Çimin e Syrit duhet t'i kërkojë falje publike Rudinës, e cila guxoi të shprehë qëndrimin e saj, duke harruar se sa shumë kushton “mendimi ndryshe” në këtë seli politike.
19 Qershor 2020, 16:22 -
Kreu i SHISH: Vetingu ka trembur korrupsionin në drejtësi, ja ku po investohen paratë e pista në Shqipëri
Të dhënat e grumbulluara nga Shërbimi Informativ Shtetëror: Tani gjyqtarët e korruptuar po bëjnë kujdes nga frika e reformës, paratë e pista të krimit po investohen kryesisht në ndërtim dhe në hoteleri-turizëm
15 Qershor 2020, 16:32 -
Drejtësia, donacionet e tërmetit dhe fondet publike! SHBA jep 5.5 mln $ për ngritjen e Akademisë së Transparencës
Ambasada Amerikane thotë se akademia do të rrisë transparencën dhe integritetin e qeverisë dhe të institucioneve publike e private, si dhe do të mbështesë reformën në drejtësi.
4 Qershor 2020, 10:48 -
'Poli i Drejtësisë', një vit pas përurimit ende jashtë funksionit! Institucionet e drejtësisë në 'shtëpi me qira'
Gazetari i Report TV, Arsen Rusta është interesuar pranë institucioneve dhe deri më tani në këtë godinë pjesërisht është akomoduar Shkolla e Magjistraturës, ndërsa KLP dhe KLGJ rezulton se nuk janë akomoduar, por burimet flasin se do të akomodohen në 1 qershor.
30 Maj 2020, 11:35 -
Ambasada e SHBA-së mbështetet te gjyqtarët e rinj për suksesin e reformës në drejtësi: Po i trajnojmë
Ambasada amerikane thotë se USAID-i bashkëpunoi me Shkollën e Magjistraturës për të ngritur një sallë moderne të gjyqit imitues, ku mund të realizohen trajnime praktike dhe të bazuara në përvojën e drejtpërdrejtë të kandidatëve për gjyqtarë.
30 Maj 2020, 09:32 -
Plani i Metës dhe pezullimi i Dacit/ Shefja e ONM-së: Reforma në drejtësi s'duhet të minohet, s'ka asnjë arsye për ta vënë në pikëpyetje
Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian dhe Shefe e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Genoveva Ruiz Calavera thotë se zbatimi i reformës në drejtësi duhet të vazhdojë me më shumë vendosmëri se kurrë. Sipas saj, reforma në drejtësi nuk duhet të minohet nga sulme, ndërsa sipas saj pezullimi i Luan Dacit shenjë që sistemi po funksionon.
28 Maj 2020, 14:21 -
Pas shmangies së verës, Bushati 'dekonspiron' marrëveshjen tjetër mes palëve: Zgjedhjet, jo më të dielën, por të mërkurën
Deputeti socialist Ervin Bushati u shpreh në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në Report Tv se zgjedhjet në Shqipëri mund të mos bëhen më të dielën sikur ka ndodhur më parë, por në ditët e tjera të javës.
27 Maj 2020, 18:06 -
Deklarata e fortë e Murrizit: Rama-Basha-Meta janë takuar fshehtas në Golem kundër Reformës në Drejtësi, prandaj reagoi ashpër Yuri Kim
Për kreun e grupit demokrat parlament, Muslim Murrizi, Rama-Basha-Meta kanë zhvilluar një takim të fshehtë në Golem dhe sipas tij ky është motivi që ka sjellë reagimin e fortë të ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim se "ka marrëveshje për të vrarë Reformën në Drejtësi".
26 Maj 2020, 22:59