-
Drafti me 14 pika/ Meta 'i heq' kompetencat Kuvendit: Këshill Politik për çdo ndryshim në reformën në drejtësi
Presidenti Ilir Meta kërkon ngritjen e Këshillit Politik për ndryshimet ligjore në Reformën në Drejtësi, duke i hequr kompetencat parlamentit dhe gjithçka të vendoset në mënyrë politike. Kjo solli akuzat e forta një ditë më parë të ambasadores së SHBA, Yuri Kim dhe ambasadorit të BE-së.
22 Maj 2020, 10:30 -
Mesazhi i fortë i Yuri Kim për politikën: Jo më pazare e lojëra me 'Drejtësinë' dhe 'Zgjedhoren'! Pa këto 2 reforma, s'ka BE
"Mjaft më me pazare dhe lojëra me drejtësinë dhe zgjedhore'. Pa to s'ka BE', tha Kim duke i dhënë një shuplakë të fortë politikës. Pyetjes së gazetari të Report Tv, Arsen Rusta se "kush po e luan lojën", ambasadorja e SHBA-së nuk i dha një përgjigje me emra konkret. Këto deklarata të forta, Kim i dha para takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm së Apelimit, takim shumë i rëndësishëm i cili vjen pas pezullimit nga detyra dhe nisjes së hetimeve nga SPAK për gjyqtarin Luan Daci, i cili rezultoi se kishte fshehur të shkuarën.
22 Maj 2020, 10:30 -
Hajdari në Report Tv: Drejtësia po bëhet pis nga politika, demaskimi i Yuri Kim e faktoi! Jam pro sistemit danez, e propozoi SHBA
Rudina Hajdari e ftuar në emisioni "Repolitix" në Report Tv tha se është pro një sistemi danez pasi siguron lista të hapura dhe i jep mundësi qytetarëve të përfaqësohen ne parlament. Në lidhje me deklaratën e Yuri Kim se po tentojnë të sabotojnë reformën në drejtësi, Hajdari tha se ky është një demaskim i qartë se drejtësia po tentohet të bëhet pis nga politika.
21 Maj 2020, 22:15 -
Mesazhet e ambasadores Kim, për kundërshtarët e reformës në drejtësi
Këto mesazhe të ambasadores së SHBA sot ishin një shkundje për ata që nuk duan reformën në drejtësi dhe një konfirmim i besimit të qytetarëve se SHBA është krah tyre dhe shtetit të së drejtës, pavarsisht punës intensive nga ATA që nuk e duan të mbaruar reformën në drejtësi. Mesazhet e sotme duhen lexuar me kujdes nga ata që janë kundër reformës, që nesër të mos jetë shumë vonë.
12 Maj 2020, 21:16 -
Xhafaj mesazh sulmuesve të reformës në drejtësi: Harrojeni se do jetë si dje, jo më pandëshkueshmëri
Fatmir Xhafaj ka dhënë një mesazh të fortë për drejtësinë e re dhe të gjithë ata që e kanë sulmuar atë deri më sot dhe shpresojnë se e nesërmja do të vijojë me drejtësinë e munguar dhe pandëshkueshmërinë.
10 Maj 2020, 17:29 -
Fatmir Xhafaj: Drejtësia nuk mund të karantinohet, duhet të vazhdojnë hetimet dhe gjykimet
Ish-kryetar i komisionit të posaçëm parlamentar për ndryshimet kushtetuese u bën thirrje gjyqtarëve, prokurorëve, por edhe anëtarëve të organeve të reja të drejtësisë që të mos e ndalin punën e tyre
17 Prill 2020, 15:36 -
Fenomeni/Para 2014 paguheshin 200-300 mijë euro për të hyrë në drejtësi, sot gjyqtarët bum kërkesash për të dalë në pension të parakohshëm
Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor të ndarë për manovrën e gjyqtarëve për të dalë më herët në pension nga frika e Vetingut, diskutimet për fenomenin e pazakontë në drejtësinë shqiptare. Ka gjyqtarë që kanë lënë drejtësinë për të punuar në spitale private, kisha dhe universitete.
19 Mars 2020, 21:06 -
120 gjyqtarët që do t’u hapen çështjet që kanë gjykuar, nga Fatmira Hajdari te Lazër Sallaku, që mbylli dosjen ‘Basha’ për lobimin rus
Pjesë e listës së magjistratëve që do të vlerësohen nga ana etike dhe profesionale gjatë vitit 2020 është edhe gjyqtarja e Krujës që liroi nga burgu të dënuarit e përjetshëm, ‘shpëtojnë’ Dvorani dhe kryetarët e tjerë të gjykatave.
12 Mars 2020, 16:26 -
LSI e sulmoi pse mbështeti Gjonaj, Yuri Kim i shkon në zyrë Kryemadhit
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkoi në zyrë kryetare së LSI-së, Monika Kryemadhi, ku mendohet se sulmet ndaj reformës në drejtësi nga LSI apo dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj për veprime antikushtetuese mendohet të kenë qenë pjesë e diskutimit.
5 Mars 2020, 15:56 -
Meta i kërkoi dorëheqjen dhe e çoi në SPAK/ Yuri Kim inkurajon Gjonajn: Vazhdo me të njëjtin kurs Reformën në Drejtësi
Në një kohë kur kreu i shtetit, Ilir Meta e ka sulmuar, madje edhe duke e etiketuar si ministrja e padrejtësisë, ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim i jep "ok" Etilda Gjonajt që të vazhdojë në të njëjtin kurs sa i përket Reformës në Drejtësi. Takimi ka zgjatur për 120 minuta.
4 Mars 2020, 17:31 -
Olsian Çela: Puna jonë do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve! Yuri Kim: Mos lini fajtorët të shpëtojnë! (VIDEO)
Prokurori i përgjithshëm Olsian Çela organizoi sot një konferencë mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”. Ai tha se ende nuk ka një perspektivë të qartë, të kohës se kur sistemi do të funksionojë me kapacitet të plotë. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori, vijoi më tej ai, ka krijuar një situatë emergjence. Ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim kërkoi nga Shqipëria që të luftojë krimin dhe korrupsionin me drejtësinë e re që është ngritur në mënyrë që të kthehet në magnet për investimet e huaja. 2020-ën, shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë e cilësoi si vit madh për Shqipërinë, por porositë ishin të qarta për të luftuar korrupsionin.
3 Mars 2020, 07:48