-
Thirjet e SHBA-së për 'Drejtësinë'/ Panariti: Reforma është e jona dhe na takon ne ta zbatojmë! (Opozita heq dorë nga zgjedhjet e parakohshme?)
Opozita duket se ka hequr dorë nga kërkesa për zgjedhje të parakohshme dhe ish- ministri i i Bujqësisë Edmond Panariti e ka argumentuar një vendim të tillë, duke thënë se shkak janë bërë zhvillimet e shumta politike.
26 Maj 2020, 18:22 -
PR: Kryeministri Rama ka keqinformuar ambasadoren Kim për Reformën në Drejtësi, opozita ka ceduar këtu
Deklarata e Ambasadores së shteteve te bashkuara të Amerikës për reformën në drejtësi vazhdon të kritikohet nga përfaqësues të opozitës. Pas kryetarit demokristian Nard Ndoka, nënkryetari i Partisë Republikane Blendi Salaj ka akuzuar mazhorancën se nuk e ka informuar drejt ambasadoren Yuri Kim.
26 Maj 2020, 17:31 -
SHBA thirrje politikës: Mbani premtimin, mbyllni 'Zgjedhoren' për 5 ditë! Basha: Do bëjmë gjithçka
Sot rinisi punën Këshilli Politik i Reformës Zgjedhore duke arritur konsensusin për tre pika. Opozita përmes kryetarit të PD-së, Lulzim Basha u angazhua sot që të bëjë gjithçka sa i takon asaj për të përmbyllur reformën zgjedhore brenda datës 31 maj. Deklaratën Basha e bëri pas takimit me ambasadoren amerikane, e cila i kërkoi politikës shqiptare që të mbajë premtimin që reforma të mbyllet në 5 ditët e mbetura të këtij muaji.
26 Maj 2020, 13:20 -
Teatri u prish për të shkuar tek pazari…
Ka një seri faktesh që të çojnë drejt idesë se mes palëve, Ramës nga njëra anë dhe opozitës dhe Presidentit nga ana tjetër, ka pasur një marrëveshje të heshtur për të shkuar tek prekja e reformës në drejtësi duke përdorur prishjen e Teatrit.
25 Maj 2020, 18:57 -
Gjebrea për Report Tv: Policia s'do përgjojë njerëzit e zakonshëm, por kriminelët! Rikthimi i fundjavave pa makina në vjeshtë? Duhet një sqarim
Deputetja socialiste Elona Gjebrea gjatë një interviste në Report Tv me gazetarin Besard Jacaj u shpreh se në ligjin që pritet që të miratohet që i jep të drejtë policisë që të përgjojë, në objektiv nuk do të jenë njerëzit e zakonshëm
25 Maj 2020, 18:00 -
Aleati i Bashës: Drejtësia e re ka gabime! Yuri Kim të rregullojë ndërhyrjet e Sorosit, të dalë garante për uljen e palëve
Aleati i Bashës, kreu i PDK Nard Ndoka në një intervistë për Report Tv ka bërë deklarata të forta në lidhje me ndërhyrjet e bëra në Reformën në Drejtësi. Ndoka hodhi akuza të forta se kjo reformë është tentuar të kapet nga Soros përmes ekspertëve që punojnë për të, ndërsa kërkoi nga ambasadorja Yuri Kim që të dalë garante mes palëve politike për t'u ulur dhe rregulluar këto gabime.
25 Maj 2020, 13:30 -
Drafti me 14 pika/ Braçe: Beteja finale e Metës kundër Reformës! PS s'negocion me drejtësinë!
Në ditën kur u vra gjykatësi italian, Giovani Falcone që u vra nga mafia që po hetonte, zv. kryeministri Erion Braçe ka zgjedhur që të thotë fjalën e tij për ndryshimet në Reformën në Drejtësi të propozuara së fundit me anë të një drafti nga presidenti ilir Meta.
24 Maj 2020, 13:11 -
Në kërkim të një 'vrasësi' për Ilir Metën
Asnjë politikan shqiptar, ndoshta në të gjitha kohërat, nuk ka vizatuar dhe skicuar disa herë momentin kur do të vdesë dhe si duhet të vdesë, siç e ka bërë këtë gjë Ilir Meta. Sa herë që ai ka ngërç politik në vend, sa herë që përballet me beteja absurde të prodhuara nga paranojat, apo sa herë ndjehet i dështuar në lëvizjet e tij, ai përfytyron një vrasje.
23 Maj 2020, 21:33 -
Deklaratat e Yuri Kim, Murrizi: Zoti të dhëntë fuqi e mundësi t’u sjellësh shqiptarëve demokracinë e munguar prej 30 vitesh
Sipas Murrizit, edhe Reforma në drejtësi e zvarritur dhe mosbesuese në sytë e shqiptarëve, i ka rrënjët tek pazaret e ndyra të palaçove pazarli(politkanëve).
23 Maj 2020, 20:57 -
Plani i Metës dhe hetimi i anëtarit të vettingut, SHBA: Reforma në drejtësi duhet të vazhdojmë pa marrë parasysh pengesat
'Reforma në drejtësi duhet të vazhdojë pa marrë parasysh pengesat'. Ky është mesazhi i ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim pas takimit me anëtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
23 Maj 2020, 11:24 -
Ambasadori italian flet për Teatrin: cështje delikate! Ruajtjen e pasurisë e kemi për zemër, por vendimi i takon qeverisë (VIDEO)
Në këndvështrimin e përgjithshëm ai tha se është për ruajtjen e pasurisë kulturore dhe urbanistike, pasi roli italian ka qenë shumë thelbësor në ndërtimin e Tiranës moderne.
22 Maj 2020, 18:24 -
Mediu mbështet idenë e Metës për ndërhyrje te reforma në drejtësi: Jemi gati ta bëjmë të pavarur (VIDEO)
Aleatët e Bashës nuk e kundërshtojnë propozimin e presidentit Meta për rishikimin e reformës në drejtësi. Kreu i PR Fatmir Mediu shprehet se një mbështetje më e gjerë politike i vlen sistemit të drejtësisë.
22 Maj 2020, 17:08 -
Rama pranon tryezën edhe mbi 'Drejtësinë', por me praninë e ndërkombëtarëve: Të gjithë të hapin letrat!
Rifillojnë diskutimet për ndryshimin e Reformës në Drejtësi, frikë e cila ka sjellë reagimin e ashpër të ndërkombëtarëve. Rama mohoi që të jetë njohur me planin prej 14 pikash të kreut të shtetit. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Metës, i cili thotë se gënjen.
22 Maj 2020, 13:31 -
Meta i përgjigjet Yuri Kim: Lojërat s'i bëj unë, përgjegjësinë ta mbajë Rama! BE të nisë hetimin për Reformën në Drejtësi! (VIDEO)
Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se do t'i kërkojë BE të nisë një hetim ndërkombëtar për situatën në Reformën në Drejtësi, e ndërsa duke komentuar deklaratën e ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim, ai tha se "nuk është ai që bën lojëra", por kryeministri Rama, për të cilin nuk i ka kursyer akuzat.
22 Maj 2020, 12:13