-
Klosi në Report Tv: S'ka prenotime të anuluara! Në 12 qershor vijnë charterat e parë! Hotelet në fundjava plot, jemi optimist
Ministri i Turizmit, Blendi Klosi është shprehur optimist për sezonin turistik pas COVID-19. Optimizmin e gjen te prenotimet që nuk janë anuluar, por shtyrë si hotelet që janë pothuajse plot gjatë fundjavës në bregdet. I ftuar në studion e Report Tv, në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Klosi u shprehet se turizmi këtë vit do të jetë i përqendruar nga turistët e rajonit, emigrantët e rikthyer dhe ai i brendshëm, patriotik, por duhet përgatitur që nuk do jetë i njëjti me atë të një viti më parë kurrsesi.
8 Qershor 2020, 21:38 -
Mandatari për qeverinë e re, Albin Kurti: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i papranueshëm! Humbësit duan të fitojnë në tavolinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mandatuar Avdullah Hotin, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për formim të qeverisë është anti kushtetuese. Sipas Kurtit, Teksa sulmoi Gjykatën Kushtetuese, tha se gjyqtar&am
1 Qershor 2020, 20:59 -
Vendimi i Thaçit për të mandatuar Hotin, analisti Gjinovci:1 qershori do ta gjejë Kosovën në protesta
Analisti nga Kosova, Rron Gjinovci në një lidhje me skype në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" është shprehur se 1 qershori do ta gjejë Kosovën në protesta, pasi më 29 maj do të merret vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Thaçit, për të vënë kryeministër Abdullah Hotin.
25 Maj 2020, 23:09 -
Shehi kundër Metës për 14 pikat: Të pazbatueshme për ne se jemi jashtë parlamentit! S'ngrihet shteti me Këshilla Politikë
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi ka dalë hapur kundër planit me 14 pika të presidentit Ilir Meta, për Zgjidhjen e krizës. I ftuar emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv, ai tha se shumë prej pikave të propozuara nga kreu i shtetit janë të pazbatueshme nga opozita, e cila tashmë me daljen nga parlamenti nuk ka asnjë funksion. Ndalur më specifikisht te Këshillet Politike, siç kërkoi Meta për ndryshimet në Reformën në Drejtësi, ai tha se kjo nuk është mënyra për të bërë një shtet.
25 Maj 2020, 21:16 -
Arrestimi i protestuesve të Teatrit, anëtari i VV: Bojken Abazi është i burgosuri politik i Ramës
Arbër Zaimi, anëtar i lëvizjes Vetëvendosje, në një lidhje me skype në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", është shprehur se i arrestuari Bojken Abazi në protestën kundër shembjes së Teatrit është një i burgosur politik i kryeministrit Rama.
18 Maj 2020, 22:43 -
Politika e tensionuar në Kosovë, Krasniqi: Duhen zgjedhje të parakohshme
Memli Krasniqi, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës në një lidhje me skype për emisionin "5 pyetje nga Babaramo" ka thënë se në vend duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme, edhe pse në këtë periudhë është e pamundur që të zhvillohen prej pandemisë.
11 Maj 2020, 23:13 -
Gjiknuri në '5 pyetje nga Babaramo': Ndryshojnë muajt e zgjedhjeve të ardhshme! Mazhoranca dhe opozita dakordësi të shmangin muajt e nxehtë
Zgjedhjet e reja duket se nuk do të zhvillohen më në muajt qershor apo shtator, por në muajt maj ose tetor. Për këtë kanë rënë dakord mazhoranca dhe opozita në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore për të shmangur sezonin turistik dhe muajt e nxehtë të papërshtatshme për fushatë elektorale.
11 Maj 2020, 22:54 -
Veliaj në '5 pyetje nga Babaramo': Punimet për teatrin nisin në fund të vitit! Territori i teatrit do të 3-fishohet
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", tha se punimet për teatrin e ri nisi në fund të vitit dhe se po punohet me detajimin e projektit të krijuar nga Bjarke Ingels. Në lidhje me protestat kundër prishjes së teatrit, Veliaj tha se 95 % e aktorëve janë pro.
11 Maj 2020, 21:34 -
Largimi i Thaçit në kohë pandemie, Sveçla për Report Tv: E palogjikshme për një president
Xhelal Sveçla, ministri i Brendshëm në detyrë i Kosovë në një lidhje me skype në emisionin "5 pyetje me Babaramon" ka prekur lajmin e largimit të presidentit Thaçi nga territori i Kosovës dhe ardhjen e deputetit Behgjet Pacollit në Tiranë.
4 Maj 2020, 23:05 -
Spaho: Nuk kemi hequr dorë nga zgjedhjet e parakohshme! Amnistia fiskale shpërblim i krimit, s'ka dakordësinë tonë
Nën kryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha se qeveria ka dështuar me koronavirusin si në aspektin shëndetësor, ashtu edhe ekonomik. I ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV, Spaho u shpreh se masat e vonuara u shoqëruan me veprime korruptive, referuar këtu tenderave të marra siç është ai i masave mbrojtëse dhe tenderit të ushqimit, për të cilat tha se SPAK ka nisur sot punën.
4 Maj 2020, 21:41 -
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës: Vettingu të jetë i pavarur nga pushteti ekzekutiv, të rikthehet besimi tek qytetarët
Ministrja e Drejtësisë së Kosovës, Albulena Haxhiu në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo" në Report Tv ka treguar se vendi i saj duhet të mësojë nga gabimet e Vettingut në Shqipëri, ku pushteti ekzekutiv të mos ketë dorë fare në çështjet e saj.
27 Prill 2020, 23:40 -
Ftesa e Ramës, Basha te '5 Pyetjet': Do ta analizojmë paketën e dytë, por janë gjysmake! PD i ka bërë propozimet, të rriten testimet
Lulzim Basha refuzon ftesën e kryeministrit Edi Rama për t'u ulur dhe parë njëri tjetrin në sy online për të bashkuar forcat në mënyrë që të fitojnë luftën me koronavirusin sa më shpejt dhe pa pasoja të rënda. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha se Edi Rama propozimet e opozitës i ka aty, pasi janë publike.
13 Prill 2020, 21:03 -
Gjata te '5 Pyetjet': Kemi tepricë tamponësh, 3 mijë mjekë e infermierë rezervë! E pamundur liria me pikatore
Rektori i Universitetit të Mjekësisë tha se Shqipëria ka 3 mijë mjekë, infermierë, sanitarë dhe stomatologë në dispozicion të situatës nëse do të jetë e nevojshme, ndërsa ka filluar trajnimi i tyre.
6 Prill 2020, 21:38 -
EKSKLUZIVE/ Meta te '5 Pyetjet': Nëse ma kërkojnë qytetarët do ta shpërndaj parlamentin! Dhunë në 2 mars? Përgjegjësi e qeverisë (VIDEO)
Në një intervistë ekskluzive në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo", Presidenti Ilir Meta paralajmëron shpërndarjen e parlamentit më 2 mars. 'Presidenti do të bëjë gjithçka që qytetarët do t'i kërkojnë në tubimin e 2 marsit në bulevard para kryeministrisë', u shpreh Meta përballë gazetarit Ilir Babaramo. Sa i përket 'grushtit të shtetit' përpos zyrtarëve të lartë shqiptarë, Presidenti u shpreh se "Kam dyshime, që për fat të keq do dalin dhe bashkëpunëtorë ndërkombëtarë".
24 Shkurt 2020, 14:13