-
Opinion
Patriotizmi imagjinar dhe “strehuesi” Fevzi… nuk të shpëtojn dot shoku Sali!
Në vitin 1775, rreth dy shekuj e gjysmë më parë, shkrimtari i njohur anglez, Samuel Johnson deklaronte se: “Patriotizmi është streha e fundit e maskarenjve”. Kjo natyrisht është një thënie etalon për të gjithë ata që e përdorin patriotizmin si atribut të tyre, aq më tepër kur nuk kanë tagrin, pushtetin apo fuqinë, për të qenë te tillë…!
12 Shtator 2021, 00:03 -
Politikë
Detajet tronditëse në dosjen e Berishës që bindën Bashën për ta përjashtuar nga partia, kthesa e kreut të PD pas takimit me Philip Reeker në 30 qershor 2021
Takimi Basha-Reeker në 30 qershor ishte momenti vendimtar që solli përjashtimin e Berishës nga grupi i PD. Zyrtari i lartë amerikan tregoi Bashës detaje nga ‘dosja e zezë’ e ‘Doktorit’. Si ndryshoi qëndrimi i kreut të PD nga 19 maji 2021 deri në pasditen e së enjtes kur vrau politikisht paraardhësin.
11 Shtator 2021, 20:15 -
Opinion
Pse Berisha do i puthë dorën që s’ja kafshon dot, Lulzim Bashës?
Harrojeni që Berisha tē rikthehet kryetar i Partisë Demokratike, apo të kërkojë shkarkimin e Bashës. Nuk është kohë lufte, por paqe për të dy. Thjesht po aktrojnë një glorifikim mediatik, ndërkohë nën rrogoz kanë mbyllur negociatat për Amnisty.
11 Shtator 2021, 19:00 -
Opinion
Alfred Peza: Justifikimet që po e bëjnë Sali Berishën qesharak!
Sali Berisha nuk mund të shpikë dot në mes të Europës, pas 30 vjetësh nga rënia e Murit të Berlinit, një diktaturë moniste në pluralizëm. Një sistem politik në demokraci, ku shqiptarët ftohen të votojnë, por ai të qëndrojë përjetësisht në majë të sistemit. E çfarëdo që të bëjë dhe çdo gjë që të ndodhë, e vetmja që nuk mund të ndryshoka dot kurrë në këtë vend, qenkërka qenia e tij përjetësisht në krye të opozitës sot dhe nesër, qershia mbi tortën e pushtetit!
11 Shtator 2021, 18:38 -
Politikë
'Vendimi i Bashës për përjashtimin është nul' Ibsen Elezi: 'Arma' e Berishës, ka influencë tek demokratët në gjithë Shqipërinë, kryetari i PD i lehtë për t'u rrëzuar
Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Kukës, Ibsen Elezi thotë se vendimi i kryetarit të Partisë Demokratike për përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar të PD-së është vendim individual dhe jo personal. Demokrati Elezi tha se 'arma' në dorë që ka Berisha është fakti se ai ka një influencë të lartë tek demokratët në të gjithë vendin dhe në këtë mënyrë mund të realizojë takime në çdo degë dhe të mbledhë firmat për Këshillin Kombëtar që të bëjë referendum mbi vendimin e Bashës.
11 Shtator 2021, 18:22 -
Opinion
Mero Baze: Pse Berisha po gënjen mbështetësit me 'lëvizjen' e tij?
Berisha gënjen kur akuzon Bashën se ka shkelur statutin e partisë, kur ka vendosur përjashtimin e tij pa konsultë dhe pa vendimmarrje forumesh. Përkatësia në grup parlamentar është çështje e vullnetit të deputetit dhe e vullnetit të grupit parlamentar.
11 Shtator 2021, 17:54 -
Politikë
Detajet e tre takimeve të ditëve të fundit, si e gënjeu hap pas hapi Basha, Berishën
Në momentin e komunikimit të fundit mes të dyve, vetëm 15-20 minuta përpara se vendimi i përjashtimit të Berishës të bëhej publik, Basha i bën një telefon doktorit që nuk gjendej në Tiranë, por në Lalëz. As në këtë moment ai nuk i flet sinqerisht. Në formë pyetjeje i kërkon mendim se ndoshta mos qe më mirë që të pezullohej për disa kohë nga grupi parlamentar që do diskutonte për këtë temë. Pra nuk ia thotë si vendim por ia shtron si hipotezë.
11 Shtator 2021, 17:46 -
Politikë
Pas kërcënimeve të Berishës, Basha mbledh krerët e degëve! U shpjegon vendimin pse përjashtoi nga grupi ish-liderin historik të PD-së
Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi krerët e degëve të PD në rrethe të cilëve u shpjegoi arsyet e përjashtimit të Berishës nga Grupi Parlamentar, një ditë pas kërcënimeve të Berishës se do të rivendosë sovranitetin e partisë. Basha ka sqaruar se nuk diskutoi me kryesinë dhe grupin parlamentar vendimin për përjashtimin e Berishës, për shkak se ka dashur që përgjegjësinë ta mbante vetë.
11 Shtator 2021, 09:32 -
Politikë
Zbardhet debati brenda PD, Leskaj dhe Noka kundër vendimit për përjashtimin e Berishës: Po i jepni Ramës atë që ai ëndërronte! Alibeaj: S’jemi në funeral, dielli do lindë sërish
Vendimi i Lulzim Bashës një ditë më parë solli përçarje mes demokratëve ku emra të njohur prej vitesh si të besuarit e Sali Berishës, kundërshtuan vendimin e kryedemokratit të ndërmarrë në mënyrë personale pa konsultim e partisë. Ndër më të acaruarit për këtë vendim ishin Bujar Leskaj e Flamur Noka të cilët e cilësuan përjashtimin e Berishës si realizimi i ëndrrës së Edi Ramës. Edhe Tritan Shehu, Luçiano Boçi e Oerd Bylykbashi kanë debatuar me Bashën, ndërkohë që Alibeaj e ka mbështetur plotësisht kryedemokratin.
10 Shtator 2021, 22:29 -
Opinion
PD, partia e ndryshimit, nga zhgënjimi në rrënim
Gazetarë opinionistë dhe politologë prej kohësh, pas disa humbjeve rresht dhe zbehjes së vlerave, shtrojnë si domosdoshmëri ribërjen e Partisë Demokratike. Largpamësit kanë parë zhgënjimin dhe ndryshimin; kanë vrejtur zhvillimet e dëmshme në këtë parti dhe kanë dhënë, me të drejtë e shqetësim alarmin.
10 Shtator 2021, 21:50 -
Opinion
Sot jam me Sali Berishën! U braktis nga 'krijesa' e tij, fat dramatik
Sali Berisha nuk është braktisur nga ata që e kanë krijuar, por është braktisur nga ata që ky i ka krijuar, prandaj krejt ky fat është dramatik. Sali Berisha është i befasuar nga guximi i Lulzim Bashës. Lulzim Basha kurrë s’ka guxuar, por kur ka guxuar, ka guxuar përnjëherë.
10 Shtator 2021, 21:44 -
Politikë
U përjashtua nga PD, Berisha: Basha i pabesë, më thanë se ka lobuar që të shpallem ‘non grata’! Ai ka vite që nuk shkon në SHBA, do bëj referendum në parti për vendimin
Berisha shprehet se vendimin për përjashtimin e tij Basha e bëri vetëm për interesin e vetë personal. Berisha ka bërë një deklaratë të fortë ku tha se Basha prej vitesh nuk shkon në SHBA, duke lënë të kuptohet se ai mund të jetë pjesë e listës së zezë. Berisha tha se do bëj referendum në parti për vendimin.
10 Shtator 2021, 21:35 -
Politikë
Përçarja në PD pas përjashtimit të Berishës, Basha mbledh nesër paradite krerët e degëve të partisë
Pas nisjes së sesionit të ri parlamentar e cila ka qenë ndër më të vështirët për Partinë Demokratike e për Sali Berishën i shpallur "Non Grata" 2 herë, njëherë nga SHBA dhe dje nga partia që vetë themeloi, kryedemokrati Lulzim Basha nesër paradite do të mbledhë krerët e degëve të PD në orën 11:00
10 Shtator 2021, 21:21 -
Opinion
Mero Baze: Berisha do vazhdojë të jetë ‘engjëlli’ mbrojtës i Bashës
Të gjithë ata që sot janë në anën e Sali Berishës, disa të keqardhur dhe shumica tjetër mbështetës të tij, janë duke menduar se si do të shkojë fati i betejës së tij me Lulzim Bashën. Për të qenë të qartë për fatin e kësaj beteje, duhet të biem dakord se çfarë tipi udhëheqësi është Lulzim Basha.
10 Shtator 2021, 19:52 -
Politikë
Meta uron Lindita Nikollën në krye të Kuvendit, kritika PD që bojkotoi votimin duke grisur fletën: Asnjë sekondë bojkot, nuk ka vlerë e kuptim! Do bashkëpunojmë
Menjëherë pasi u zgjodh kryetare Kuvendi me 79 vota pro dhe 4 kundër, presidenti Ilir Meta ka uruar Lindita Nikollën, ndërsa nuk ka kursyer kritikat për PD e cila bojkotoi votimin duke grisur fletat në mes të Kuvendit.
10 Shtator 2021, 19:06 -
Politikë
Grisën fletët gjatë votimit për Nikollën, Rama: Sot jo ditë e lehtë për PD, në proces traumatik! Të kemi durim dhe respekt për traumat e të tjerëve
Sjelljen e deputetëve të PD në Kuvend të cilët bojkotuan votimin e Lindita Nikollës si kryetare Kuvendi duke grisur e hedhur në tokë fletët e votimit, kryeministri Edi Rama e ka justifikuar duke thënë se ata po kalojnë ditë jo të lehtë pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi parlmentar i PD
10 Shtator 2021, 18:58 -
Politikë
Berisha e akuzoi se po bën aleancë me Ramën, Basha: Dhimbje që tezat e Ramës i dëgjova të artikuluara nga goja e doktorit! Koha është ilaçi më i mirë
Akuzat e Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës se ka bashkëpunuar më Ramën duke bërë pazare, janë pritur me dhimbje nga kryedemokrati. Basha tha se ndjen keqardhje që tezat e armikut të tij Edi Rama i dëgjoi të artikuluara nga goja e Sali Berishës, personit që ai ka konsideratë dhe vlerësim. Basha tha se koha është ilaçi më i mirë duke shpresuar se marrëdhëniet e tij me doktorin do të rregullohen në një të ardhme.
10 Shtator 2021, 18:48 -
Politikë
Nga Gramoz Pashko, te Sali Berisha, 26 deputetët e përjashtuar gjatë 30 viteve në PD (shumica u përjashtuan nga Berisha)
Vendimi i fundit i kryetarit të PD për të përjashtuar nga grupi parlamentar deputetin Berisha, përbën një prej zhvillimeve më të rëndësishme politike të tranzicionit. PD ka shkarkuar kryetarin Selami më 1995, ka përjashtuar si deputet ish kryetarin Hajdari dhe më vonë edhe ish kryetarin Shehu, por në rastin e zotit Berisha kemi të bëjmë me deputetin më me ndikim të kësaj partie në hierarkinë vendimmarrëse të saj në 30 vjet.
10 Shtator 2021, 17:50 - Opinion
-
Politikë
Ndarja nga Berisha/ Statuti i PD-së i jep fuqi Bashës të përjashtojë çdo anëtar pa pyetur strukturat, ja ku mund të ankohet ‘Doktori’
Neni 27 i statutit të PD-së i jep të drejtë Bashës të përjashtojë çdo anëtarë nga partia qofshin edhe deputetë. Më pas përjashtimi kalon për votim në Kryesi. Berisha mund të ankohet në Komisionin e Apelimit, Integritetit dhe Etikës
10 Shtator 2021, 15:18