-
Politikë
Rruga e vështirë e Berishës për të shkarkuar Bashën, i duhen 2743 vota për mocion mosbesimi, por Këshilli dhe Kuvendi i PD kontrollohen nga kryetari që e ‘tradhtoi’
Sali Berisha ka paralajmëruar një aksion për shkarkimin e Bashës për vendimit të tij për ta përjashtuar nga partia. Mocioni i mosbesimit në Këshillin Kombëtar është vetmja mundësi për shkarkimin e kreut të PD. Mocioni më pas duhet të miratohet nga Kuvendi i PD-së. Por, dy organet dominohen nga anëtarë të propozuar nga Basha.
13 Shtator 2021, 17:29 - Politikë
-
Politikë
PS dhe PD mbledhin deputetët e tyre para seancës së Kuvendit! Opozita me 3 grupe parlamentare, Basha jep deputetë 'borxh' për aleatët dhe PDIU, nuk ndihmon LSI! Berisha pa grup
Opozita do të përfaqësohet nga 3 grupe parlamentare në Kuvend, ku përveç grupit të PD, 2 të tjerët do të jenë të aleatëve të tij. LSI mbetet pa grup parlamentar, ndërsa Basha la zyrtarisht jashtë grupit demokrat edhe Sali Berishën. Ky i fundit në shkresën dërguar Kuvendit, ka deklaruar se i përket grupit të Partisë Demokratike.
13 Shtator 2021, 16:07 -
Opinion
Berisha, fundi pa lavdi!
Njeriu mund të dimensionojë veten në vrapin e trajektores së ëndrrave, mund të stimulojë mekanizma emocional për projektimin e tij në majë, mund të investohet pakursim për një mision jetik vetjak, por s’mund të bëhet kurrë, çfarë nuk është i destinuar të jetë
13 Shtator 2021, 15:24 -
Opinion
Dy kauza humbëse nuk bëjnë një kauzë fituese
Kur nga Partinë Demokratike e marrë në dorë nga Lulzim Basha, nisën të bien kokat e para të drejtuesve të vjetër, tetë vjet të shkuara, ithtarët e opozitës justifikoheshin duke qetësuar ujërat. “I ka lëshuar Doktori në bashkëpunim me Lulin, duhet rinovuar partia”! Simbioza mes të dorëhequrit Sali Berisha dhe delfinit të tij politik konsiderohej e plotë e kjo shitej kudo nëpër studio e podiume si një rrethanë force.
13 Shtator 2021, 14:52 -
Opinion
Demokratët nuk i kanë sot asnjë borxh Berishës, ai po, është borxhli ndaj nesh
Njerëzit normal i thërrasin arsyes. Ajo është që nuk të tradhëton asnjëherë. Të tjerët, herë nga padija, herë nga naiviteti, herë nga përdorja, herë nga entuziazmi i shfrenuar i turmës, flasin dhe veprojnë në jerm, pa u menduar dhe të “udhëhequr” nga rrjedha e lumit.
13 Shtator 2021, 14:03 -
Politikë
Basha mbledh të besuarit: Sqaroni publikun për Berishën! Gjekmarkaj pas mbledhjes: Kryedemokrati s’kishte shteg tjetër përballë SHBA
Kryedemokrati Lulzim Basha mblodhi sot të besuarit e tij në kupolën drejtuese të PD për qëndrimin mediatik të PD lidhur me cështjen Berisha dhe sqarimin e opinionit publik. Pas takimit, deputeti Agron Gjekmarkaj tha se Basha s’kishte shteg tjetër përballë kërkesës së SHBA. Ndërkohë pasdite Basha do të mbledhë para nisjes së seancës plenare grupin parlamentar.
13 Shtator 2021, 12:28 - Opinion
-
Opinion
Ylli Pata: Kush po e mbështet Berishën dhe kush Bashën brenda PD
Është paksa e pazakontë dhe e çuditshme lufta që sapo ka nisur në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës. Përveçse një maraz të pritshëm për përjashtimin e Sali Berishës nga Basha, me një shpallje në transmetim live, ende nuk kemi parë një rreshtim real forcash brenda grupeve që përbëjnë Partinë Demokratike.
13 Shtator 2021, 10:53 -
Politikë
Pas përjashtimit të Berishës nga Basha, habitet Flamur Noka 'pasi mori pushkën të luftojë malit': Ku ta dija unë i gjori se armiku ishim ‘ne’?
Flamur Noka, një nga emrat e parë që doli kundër vendimit individual të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar, ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Deputeti Flamur Noka teksa, ka publikuar vargjet e një poezie, nënkupton se armikun e kishin pasur brenda vetes së tyre, duke ju referuar kryedemokratit Lulzim Basha
13 Shtator 2021, 10:37 -
Opinion
Largimi i Berishës është një shans, jo një gjëmë historike për PD-në
Vendimi i Bashës për të larguar Berishën po interpretohet si nga mbështetësit e tij, edhe nga kritikët e qeverisë, si kapitullim i Bashës dhe i opozitës përballë Ramës dhe veglave të tij amerikane. Është një reagim i çuditshëm që bazohet në dy premisa të rreme, që ndonëse janë krijuar nga berishistët, trumbetohen në mënyrë të pavetëdijshme edhe nga kritikët e qeverisë Rama.
13 Shtator 2021, 10:31 -
Opinion
10 arsye pse Basha dhe Berisha janë të dy me faj
Beteja Berisha-Basha me fundin politik të një miqësie 16-vjeçare që ndau pushtet dhe opozitë. Hija e rëndë e Berishës i “dhuroi” Bashës ekzistencën edhe pas disa humbjesh radhazi. Përse pakti “atë-bir politik” u prish brenda një nate me fajet e të dyja palëve që për konfliktin personal rrënuan opozitën.
13 Shtator 2021, 10:26 -
Politikë
Braçe reagon ashpër: Karteli i importuesve të grurit sot njoftoi prodhuesit e brumërave se do rrisë çmimet me 30%, ju merreni me Bashën e Berishën që bëjnë sikur vrasin njëri-tjetrin
Karteli importuesve të grurit, prodhimit të miellit, shitjes, prodhuesve të bukës, ka njoftuar sot prodhuesit e brumërave se do të rrisë çmimet me 30% dhe kjo për deputetin socialist Erion Braçe, duhet të jetë në qendër të debatit publik, e jo Basha e Berisha, dy kufoma që luajnë luftash
13 Shtator 2021, 09:13 -
Politikë
LSI 'mollë sherri' mes PS dhe PD për komisionet parlamentare! Demokratët e nisin me bojkot Kuvendin, largohen pa votuar, ikën dhe Berisha! Nxehet Basha, akuza Nikollës: Je manekin, turp t'ju vijë
Seanca e sotme ndau ndoshta përfundimisht koalicionin mes PD dhe LSI. Shkak këtë radhë u bënë komisionet parlamentare ku në fillim të seancës LSI kërkoi që dhe deputetët e saj të jenë pjesë e komisioneve. Kërkesë që u pranua pjesërisht nga PS, por jo nga Basha që kundërshtoi ndryshimin e përbërjes së komisioneve parlamentare dhe bojkotoi votimin duke u larguar. Madje këtij bojkoti i është bashkuar dhe Sali Berisha i cili qëndron si deputet i pavarur në parlament, pas përjashtimit nga PD.
13 Shtator 2021, 07:37 -
Opinion
E mendoni dot një qeveri shqiptare antiamerikane?!
Debati i këtyre ditëve më duket aq shterpë sa shkon në limitet e idiotësisë dhe të egos së sëmurë për pushtet! Mund të këtë mijëra justifike apo shpjegime nga palët, por një gjë është e sigurt se ajo palë që mendon të Qeverisë si armike me SHBA ose në kundërvënie të tyre do të thotë se, jo vetëm nuk e don vendin, por kërkon me çdo kusht rikthimin e asaj periudhe, kur SHBA quheshin "imperialistë"
12 Shtator 2021, 22:05 -
Opinion
Si qytetari Basha do kthehet shpejt në autokratin Basha
Nuk ka më asnjë pengesë drejt pushtetit të tij. Përballë është vetëm kryeministri Rama në udhën e vet të mandatit të tretë dhe në ngritjen pafre të kultit të individit. Për fat të mirë, në një dalje për mediat pak para nisjes së legjislaturës së 10-të, z.Rama premtoi se do të ishte i hapur të përgjigjej në çdo çast për problemin e shqiptarit të thjeshtë, por jo shumë për ngërçet politike që inauguruan qysh atë ditë politikanët tanë
12 Shtator 2021, 19:11 -
Politikë
Përjashtimi nga partia, Berisha: Asnjë largim nga PD, së bashku të hedhim në koshin e plehrave vendimin poshtërues të Bashës (VIDEO-demokrati gris kartën e anëtarësimit)
Hakmarrja ndaj kreut të PD Lulzim Basha për përjashtimin nga grupi i PD sapo ka filluar nga ish-kryeministri, Sali Berisha. Ky i fundit me një mesazh drejtuar anëtarësisë u kërkuar që mos braktisin këtë forcë politike por t’i bashkohen aksionit të tij për rrëzimin e Bashës dhe vendimit që ka marrë.
12 Shtator 2021, 18:36 - Opinion
-
Kronikë
Gjenerali Luan Hoxha, ‘pentito’ në SHBA! Dëshmon në FBI për Gërdecin?
Hapja e dosjes Gërdeci nga SPAK me sa duket nuk ka qenë një akt simbolik por operacion i organizuar nga Shtetet e Bashkuara për të vënë para përgjegjësisë penale Shkëlzen Berishën, Fatmir Mediun dhe Sali Berishën.
12 Shtator 2021, 17:25 - Opinion