-
Degradimi i rrugës Rrëshen-Burrel, banorët e 10 fshatrave sfidojnë motin e keq dhe dalin në protestë: Ministria e Infrastrukturës të ndërhyjë!
Ashtu edhe siç e kishin paralajmëruar, banorët e 10 fshatrave të Mirditës bllokuan aksin kombëtar dhe kërkuan ndërhyrjen për rehabilitim të Ministrisë së Infrastrukturës. U bashkohet edhe kryebashkiaku Albert Melyshi: 'Bën lidhjen e 3 zonave, shumë i rëndësishëm, ndihmon dhe zhvillimin e turizmit!' Flasin dhe banorët
20 Dhjetor 2024, 10:37 -
Mbi 21 mijë shtetas të huaj jetojnë në Shqipëri prej 2023-shit, INSTAT: Bashkim familjar e punësim! Kryesojnë qytetarët nga Kosova, italianët dhe turqit
Vjet në Shqipëri banuan më shumë se 21 mijë shtetas të huaj, duke u rritur me 18% krahasuar me vitin 2022. Sipas të dhënave të INSTAT, më shumë ishin nga Kosova, Italia e Turqia, dhe shkaku kryesor është për punësim dhe bashkim familjar.
23 Gusht 2024, 16:42 -
“S’do vdesim me zor!”, të pastrehët e tërmetit 5 vite në pritje të rindërtimit në Durrës
Nje grup banorësh protestuan para bashkisë së Durrësit, duke kërkuar të nisë sa më shpejt puna për riparimin e pallatit të tyre të dëmtuar nga termeti. Prej 5 vitesh ata janë me qira dhe nuk ka asnjë informacion se kur do hyjnë në shtëpitë e tyre.
16 Prill 2024, 15:47 -
Protestë për drutë! Banorët e Pustecit s’kanë ku t’i marrin, prerjen e pemëve e ndalon agjencia e zonave të mbrojtura
Mëngjesi i sotëm i ka gjetur në protestë banorët e bashkisë minoritare të Pustecit. Dimri është në prag dhe ata s’kanë ku të gjejnë drutë e zjarrit. Më parë i siguronte bashkia, por tashmë prerjen e druve nuk e lejon Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura. Në mbështetje të banorëve doli dhe kryebashkiaku Pali Kolevski.
16 Nëntor 2023, 17:02 -
‘Larg duart nga lumi i Vlorës’, banorët në protestë kundër projektit për ujësjellësin e Himarës
Banorët e fshatrave pranë Lumit të Vlorës mbështetur nga ambientalistët protestuan kundër projektit të qeverisë për ujësjellësin e ri të Himarës. Uji i lumit – thonë banorët - po futet nëpër tuba për të furnizuar bregdetin, dhe tokat bujqësore do të thahen.
11 Nëntor 2023, 13:27 -
Nuk ka kanalizime, 15 familje në Paskuqan jetojnë në mes të ujërave të zeza dhe erës së keqe! Bashkia Kamëz: Na pengon një pronë private
Mungesa e kanalizimeve në rrugën ‘Azem Galica’ në Paskuqan, pjesë e Bashkisë së Kamzës, ka shkaktuar një problem shumëvjeçar për 15 familje, oborret e të cilëve përmbyten nga ujërat e zeza. Bashkia i tha Report Tv se problemi mbetet një tokë private, por po punohet për zgjidhje
10 Nëntor 2023, 17:48 -
Report Tv në Labinot Mal, bie prodhimi i gështenjave, fermerët: Ndikoi thatësira dhe mungesa e spërkatjes! Shiten 100-150 lekë/kg
Report TV ka udhëtuar në Labinot Mal të Elbasanit, zonën që shquhet për kultivimin e gështenjave. Fermerët thanë se këtë vit prodhimi është i dobët për shkak të thatësirës dhe mungesës së spërkatjes për grerëzen, insekt që dëmton këtë frut. Prodhimi i pakët ka çuar në rritjen e ccmimit për konsumatorët.
23 Tetor 2023, 16:23 -
Bujtina pa leje në Theth, protesta zmbraps aksionin e IKMT-së! Banorët: Po zhvillojmë turizëm në shtëpitë tona, prej 30 vitesh shteti nuk na jep hipotekat
Pronarët e bujtinave të Thethit kanë protestuar kundër shembjes së ndërtimeve pa leje. Ata janë njoftuar për aksionin e IKMT-së dhe i kanë bërë “pritë” ndërhyrjes me fadroma në zonën turistike. Banorët u mblodhën në Qafë-Thorë, duke kërkuar të pajisjen me hipoteka dhe me leje ndërtimi, pasi sipas tyre zhvillimi është i domosdoshëm për shkak të rritjes së numrit të turistëve.
16 Tetor 2023, 17:32 -
Borja, fshati i harruar në skajin verilindor të vendit! Banorët: Më shpejt mbërrijmë në Kosovë se në Kukës
Fshati Borje 12 km larg Kukësit, është thuajse i harruar. Për shkak të rrugës, rreth 820 banorë, më të lehtë e kanë të ikin në Kosovës përmes asfaltit në rrugën kufitare sesa drejt qytetit të Kukësit. Apel i bëjnë shtetit që të investojë në fshatin e pasur me burime, por pa ujë për shkak të rrjetit të amortizuar.
14 Tetor 2023, 12:17 -
Djegia e torfës, Sheqerasi i Maliqit mbulohet nga smogu, banorët në protestë: Ndotja alarmante, po helmohemi! Topçiu: Veç shiu na shpëton
Në Maliq po digjet zona torfike, ose ndryshe ish-tokat kënetore. Është një sipërfaqe e madhe që digjet në brendësi duke shkaktuar ndotje masive të fshatit Sheqeras e zonave përreth. Banorët kërkojnë të merren masa pasi smogu u ka shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.
11 Tetor 2023, 16:39 -
Lushnjë, 800 banorë pa shërbim mjekësor në Kamçisht! Infermierja doli në pension, nuk gjendet zëvendësues
Prej 6 muajsh është mbyllur qendra shëndetësore e fshatit Kamçisht në Lushnje dhe rreth 800 banorë kanë mbetur pa shërbim mjekësor. Infermierja ka dalë në pension, ndërsa institucionet e shëndetësisë nuk gjejnë zëvendësuese, pasi asnjë infermiere e re nuk aplikon për punë në këtë fshat.
11 Tetor 2023, 16:27 -
Pamje të frikshme, rruga e Patosit çahet në dysh! Banorët: Bashkia të vërë dorë, rruga do vrasë njerëz
Një ndër rrugët më të dëmtuara në vend është ajo e Belinës në Patos. Asfalti është çarë në mes dhe traseja gjithashtu ka rrëshqitur. Rruga është burim për aksidente të rënda, thanë banorët, duke kërkuar ndërhyrje urgjence nga bashkia.
22 Shtator 2023, 14:31 -
Çahet shkëmbi në Torovicë, banorët: Njerëzit po ikin nga rënia e shkëmbinjve, duam një zgjidhje! Bashkia e Lezhës: Të ndërhyjë Ministria e Mbrojtjes
Shkëmbinjtë mbi fshatin Torovicë të Lezhës janë kthyer në problem serioz për banorët. Pas reshjeve të ditëve të fundit është shtuar rreziku i shembjes së gurëve. Bashkia e Lezhës është në dijeni prej vitesh të shqetësimit, por pret ndërhyrjen e Ministrisë së Mbrojtjes.
1 Shtator 2023, 16:07 -
Lezhë/ Fshati Markatomaj mbi 10 vite pa ujë, banorët: Kjo është katastrofë, jo vështirësi! Ujësjellësi i ri është lënë përgjysmë
Rreth 60 familje të fshatit Markatomaj në Lezhë prej më shumë se 10 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Ata thonë se ndihen të harruar nga shteti pasi edhe pse janë taksapagues të rregullt, askush nuk i ka dhënë zgjidhje problemit të tyre pasi edhe projekti i ujësjellësit të ri është lënë në gjysmë.
26 Gusht 2023, 16:04 -
Shqetësim 30-vjeçar, Laçi probleme me ujësjellësin! Banorët: Nuk kemi pikën e ujit, detyrohemi ta blejmë
Thatësira dhe amortizimi i rrjetit po vështirësojnë furnizimin me ujë për banoret e Laçit. Ata thonë se krahas furnizimit me orare, ata pak ujë që mbërrin në çezma është i papërdorshëm nga ndotja. Drejtoria e Ujësjellës- kanalizimeve, tha se problematika do të marrë zgjidhje së shpejti me projektin për një rrjet të ri Ujësjellësi.
25 Gusht 2023, 17:05 -
Mjekët bullgarë dy ditë vizita në Pustec, shihet mundësia e zgjatjes së bashkëpunimit! Banorët: Qendra shëndetësore nuk ka staf e aparatura
Një ekip nga Bullgaria kreu për dy ditë rresht vizita mjekësore për banorët e Pustecit dhe i dhuroi qendrës shëndetësore një defibrilator. Banorët shprehën mirënjohje dhe thanë se autoritetet duhet të shtojnë urgjentisht stafin dhe të rikonstruktojnë qendrën që u shërben 3 mijë banorëve.
23 Gusht 2023, 17:13 -
Pogradec, ujësjellësi i fshatit Udënisht sjell ujë të ndotur, banorët: Pritëm dy dekada për investim, sërish me probleme
Banorët e fshatit Udënisht në Pogradec kanë sërish probleme me ujin e pijshëm edhe pse ujësjellësi është ndërtuar nga e para. Në rubinete, uji vjen i ndotur, ndaj banorët detyrohen ta mbushin në burime të largëta ose ta blejnë.
27 Korrik 2023, 16:02 -
Temperatura 40 °C ! Banorët e fshatit Zhamë në Lushnjë 1 orë ujë në ditë: Jemi ankuar por pa zgjidhje
Me një situatë aspak të mirë po përballen banorët e fshatit Zhamë të Lushnjës. Prej 3 dekadash banorët ndihen të braktisur e të lënë në harresë nga qeveritë. Më kryesore për ta është mungesa e ujit të pijshëm.
15 Korrik 2023, 16:03 -
Banorët e 'Kodrës së Priftit' në Tiranë sërish protestë për shtëpitë: Po na shkatërrohet jeta, nuk do ndalemi këtu
Banorët e 'Kodrës së Priftit' të cilët janë prekur nga projekti i Unazes së Madhe në Tiranë i kanë dërguar letër kryeministrit Rama, të cilit i kërkojnë zgjidhje në lidhje shpronësimet.
4 Shtator 2022, 16:10