-
Firmoset marrëveshja, Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare! Brenda disa javësh nis zbatimi
Italia njeh zyrtarisht patentat shqiptare. Ministrja e Jashtme, Ola Xhaçka dhe ambasadori italian Fabrizio Bucci firmosën marrëveshjen që i hap rrugë brenda pak javëve zbatimit në terren.
18 Mars 2021, 09:32 -
Dosja e ‘zezë’ e drejtorit të Metës, vëllai i Përparim Spahiut tendera me paracaktim dhe me çmime jashtë realitetit, ja aferat e reja tek Patentat që po hetohen nga SPAK
Zbulohen të tjera abuzime të ish-drejtorit të LSI-së në krye të Patentave Ylli Spahiu pasi u dha familjarëve të tij makinat e shtetit dhe bleu automjete për ‘qejf’ me paratë publike. Tender për pullat e taksave që vihen në xhamin e makinave me çmim dyfish më të lartë.
15 Shkurt 2021, 15:52 -
Shoferët apo këmbësorët fajtorë të aksidenteve? Drejtuesit e mjeteve: Problem të rinjtë në timon, janë të pabindur! Rregullat nuk respektohen nga askush
Drejtuesit e mjeteve janë të ndarë për shkaqet e aksidenteve. Disa prej tyre fajësojnë këmbësorët ndërsa të tjerë bëjnë përgjegjës të rinjtë, pasi ndikon mënyra si e marrin lejen e drejtimit të mjetit.
12 Shkurt 2021, 16:42 -
SKANDALI/Ish-drejtori i Patentave i dha vëllait të vet, Përparim Spahiu (deputet i LSI-së) makinat e shtetit për udhëtime jashtë vendit, dosja në duart e SPAK
Detaje të reja rreth abuzimit me detyrën të ish-drejtorit të LSI-së tek Patentat, Ylli Spahiu për periudhën 2013–2017, u dha familjarëve të tij makinat e drejtorisë që të shëtisnin nëpër Evropë, hetimet edhe për rolin e vëllait Përparim Spahiu i caktuar nga Kryemadhi për drejtimin e fushatës në Tiranë.
10 Shkurt 2021, 15:53 -
Policia me 'dorë të hekurt', arrestohen 10 shoferë të dehur, pezullohen 65 patenta (Masat e plota)
Përgjatë një jave policia rrugore ka marrë një "lumë" masash kundrejt shoferëve të cilët janë konstatuar në shkelje të rregullave të qarkullimit. 10 drejtues mjetesh të arrestuar në kushtet e flagrancës, nga të cilët 8 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 2 të papajisur me leje drejtimi
26 Janar 2021, 16:19 -
Në 6 ditët e para të 2021 arrestohen 22 drejtues mjetesh, pezullohen 153 patenta
Për shkak të numrit të lartë të aksidenteve me pasojë vdekjen e disa personave në ditët e para të janarit, Policia Rrugore nis monitorimin e disa prej akseve më të rrezikshme rrugore. Ndërsa në 6 ditët e para të janarit arrestohen 22 drejtues mjetesh si pasojë e shpejtësisë dhe alkoolit.
7 Janar 2021, 20:31 -
Bilanci për 6 ditët e para të janarit, 22 shoferë të arrestuar dhe 153 patenta të pezulluara
Gjatë 6 ditëve të para të këtij viti janë arrestuar 22 shoferë, janë pezulluar 153 leje drejtimi dhe janë vendosur 3290 masa administrative për shkelje të ndryshme. Drejtoria e Policisë Rrugore ka hartuar një plan të posaçëm masash, për monitorimin e qarkullimit rrugor në rrugët urbane, interurbane dhe akset kryesore rurale që lidhin qendrat administrative me rrugët urbane, duke përdorur gjithë bazën logjistike
6 Janar 2021, 13:40 -
Shtohet lëvizja e makinave për festa, policia u 'shtyp frenat' shoferëve: Pezullohen 62 patenta, shkak shpejtësia e lartë dhe alkooli
Policia ka shtuar kontrollet në rrugë gjatë festave për të evituar shkeljet në mënyrë që të shmangen aksidentet. Prej mëngjesit të sotëm dhe deri në këto momente, në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
2 Janar 2021, 16:18 -
Gara, parakalime të gabuara dhe manovra të rrezikshme! 'Fluturojnë' 137 patenta në 48 orët e fundit
Gjobitën mijëra drejtues automjetesh gjatë 48 orëve të fundit nga njësia operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ndër të dënuarit ka edhe adoleshentë të moshave 17-18 vjeç.
20 Gusht 2020, 15:24 -
Nga sot rinisin kurset e patentave, rihapja për autoshkollat me dy faza (Detajet)
Autoshkollat do të rihapen me dy faza. Nga sot do të fillojë regjistrimi i aplikantëve të rinj si dhe teoria, ndërkohë më datë 18 do të fillojë praktika. Drejtoria e Transportit Rrugor thotë se duhen respektuar protokollet e sigurisë dhe nuk do të lejohet më shumë se një kursant në makinë.
11 Maj 2020, 12:39 -
Policia me 'dorë të hekurt', 85 të arrestuar dhe 598 patenta të hequra vetëm në 10 ditë (VIDEO)
Vetëm gjatë 10-ditëshit të parë të shkurtit janë pezulluar 598 patenta për motivacione të ndryshme si dhe janë arrestuar 85 shtetas, nga të cilët 43 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 42 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Gjithashtu, janë bllokuar 52 automjete për mungesë dokumentacioni apo për mos-shlyerje të masave administrative nga ana e drejtuesve.
10 Shkurt 2020, 17:07