-
Rihapen kufijtë ajrorë me Austrinë, Serbinë dhe Greqinë, vijnë pasagjerë shqiptarë e të huaj
Sot janë rihapur kufijtë ajrorë me 3 shtete, përkatësisht me Austrinë, Serbinë, dhe Greqinë. Avioni i parë që është ulur në aeroportin Nënë Tereza është nga Vjena dhe ka sjellë 120 pasagjerët e parë. Kështu janë hapur zyrtarisht edhe kufijtë me këto shtete por shtetasit shqiptar që duan të udhëtojnë drejt këtyre vendeve duhet të jenë rezidentë atje.
15 Qershor 2020, 15:06 -
Mbërrijnë 128 shqiptarë nga Frankfurti, karantina me rregullat e reja, ish-fotografja gjermane e Ramës: Më në fund u riktheva
Për herë të parë për at do të aplikohen rregullat e reja të vendosura nga qeveria për karantinim ku personat te cilët kanë vendbanim tek zonat e gjelbra do të karantinohen në hotelet e certifikuara ndërsa ato me vendbanim në zonat e kuqe do të vetëkarantinohen në shtëpi.
4 Maj 2020, 18:27 -
'Qytetarët në këmbë në avion gjatë riatdhesimit', Ministria e Infrastrukturës përgënjeshtron foton: Portalet do përballen me drejtësinë për dezinformim me qëllim
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka përgënjeshtruar një foto të publikuar në media të ndryshme se gjatë riatdhesimit të shqiptarëve drejt vendit tonë ka mbingarkim të kapaciteteve aq sa disa qëndrojnë në këmbë duke mosrespektuar distancën fizike.
3 Maj 2020, 16:50 -
Lehtësimet për 3 javët e ardhshme, nga 11 maji të gjithë të riatdhesuarit vetëkarantinohen në banesë
Për 3 të hënat e ardhshme do të ketë një numër më të madh të bizneseve në punë, dhe shtim të zonave të gjelbra, por dhe ndryshime për të riatdhesuarit, ku pas 11 majit të gjithë do të vetëkarantinohen në banesën e tyre.
1 Maj 2020, 20:03 -
Zgjerohet me 18 bashki harta e zonave të gjelbra! Nga e hëna fillon lëvizja ndërqytetase, në 11 maj hapen berberët, dentistët e dyqanet në qendra tregtare
Qeveria ka vendosur që të zgjerojë hartën e zonës së gjelbër me 18 bashkitë të tjera duke filluar nga dita e hënë. Prej datës 11 maj do të lehtësohen një grup tjetër biznesesh, siç janë parukeritë, berberët, dentistët dhe dyqanet në qendra tregtare, të cilat do të hapen me protokolle rigoroze sigurie. Nga dita e hënë rifillon lëvizja ndërqytetase me taksi me dy pasagjerë familjarë në të gjithë territorin. Manastirliu u shpreh se po vlerësohet edhe zgjerimi i lëvizjes së automjeteve pa autorizim, brenda qarqeve dhe fashave orare 05:00-17:30. Kanë risk të lartë! Kufizimet për sportin dhe aktivitetet kulturore do të vijojnë.
30 Prill 2020, 18:38 -
Shtohen kërkesat për riatdhesim, rritet në 17 numri i hoteleve karantinë në Durrës
Numri i hoteleve karantinë në qytetin bregdetar të Durrësit që do të shpërbejë për të riatdhesuarit nga vendeve të ndryshme të Europës dhe jo vetëm, ka shkuar nga 2 në 17 hotele për shkak të kërkesave të larta të shqiptarëve për t'u riatdhesuar.
27 Prill 2020, 23:43 -
'Nëse nuk jemi infektuar sot, s'ka për të ndodhur kurrë'! Riatdhesohen 129 shqiptarë nga Franca! Brukseli shtohet në listën e udhëtimeve
Vijojnë riatdhesimet në vendin tonë, ku pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit ka mbërritur avioni i 'Air Albania' me 129 shqiptarë nga Franca.
23 Prill 2020, 19:00 -
Riatdhesohen 230 shqiptarë nga Italia, do vetëkarantinohen në hotelin e 'blinduar': Kam shtëpi në Durrës e do fle në Golem...Absurde!
Në momentin e mbërritjes në aeroportin e Rinasit, shqiptarët dërgohen me autobusë në dy hotelet e Durrësit duke ruajtur distancën, pra një pasagjer në një sedilje dyshe.
20 Prill 2020, 11:13 -
Riatdhesohen 134 shqiptarë! Qytetarja për Report Tv: Kisha burrin vetëm në shtëpi, isha e detyruar...Po rrija te një i njohuri im për javë të tëra, s'kisha ku të jetoja më
Pas Stambollit dhe Romës, avioni i "AirAlbania" rreth orës 20 :15 të mbrëmjes së sotme ka sjellë në Shqipëri 134 shqiptarë, të cilët do të transportohen më pas në dy hotelet karantinë në Durrës, ku do të qëndrojnë aty për 14 ditë, si një masë parandaluese për përhapjen e COVID-19, nisur edhe nga fakti që vijnë nga një nga zonat më të nxehta, Milano. Motivet e rikthimit në atdhe kanë qenë të ndryshme.
19 Prill 2020, 09:53