-
Kronikë
Moti i keq, reshje të dendura shiu e erë e fortë në Tropojë, bien inerte në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë
Si pasojë e stuhisë ka patur rënie inertesh në rrugën nacionale Bajram Curri-Valbonë,në aksin Kukës-Ura e Zapodit Shishtavec si dhe në disa akse të tjera. Inertet janë pastruar, ndërsa qarkullimi tashmë vijon normalisht në të gjitha akset.
3 Dhjetor 2021, 10:28 -
Kronikë
Korçë, fshati Panarit prej 5 ditësh pa drita! Bora e dendur ka dëmtuar rrjetin e shpërndarjes, OSHEE në terren
Fshati Panarit prej ditës së hënë pa energji elektrike. Për shkak të borës së dendur, disa nga pemët janë rrëzuar duke këputur telat e energjisë, po ashtu duke rrëzuar edhe shtyllat.
3 Dhjetor 2021, 10:22 -
Kronikë
Shkëputje e energjisë për shkak të reshjeve dhe erës, administratori i OSSH: Situata është stabilizuar vetëm 8 linja në Kukës e Korçë me probleme
Pas reshjeve të shumta dhe erërave të forta shumë zona në vend mbetën pa energji elektrike, kryesisht në zonat e thella malore. Shkak për shkëputjen e energjisë në zonat malore, sipas administratorit të OSSH, Petraq Lika është edhe fakti që 82% e rrjetit të shpërndarjes në Shqipëri është në vijë ajrore. Lika tha se aktualisht vetëm 8 linja janë të dëmtuara dhe po punohet për ti riparuar kryesisht në Korçë dhe në Kukës.
1 Dhjetor 2021, 17:31 -
Sociale
Reshje të dendura dëbore, AHC: Segmenti rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë e pastruar dhe pa probleme
Segmenti rrugor Fan-Kolsh, pjesë e autostradës Milot-Morinë është i pastruar edhe i lirë për qarkullimin e mjeteve nga reshjet e dëborës. Albanian Highway Concession, firma kontraktore e mirëmbjatjes së rrugës, u bën apel drejtuesve të mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit të tyre në Rrugën e Kombit.
30 Nëntor 2021, 13:17 -
Sociale
VIDEO/ Dallgët e forta në Durrës nxjerrin të ngordhur në breg breshkën detare ‘Kareta-Kareta’
Ndërkohë në breg është nxjerrë edhe një breshkë detare e llojit “kareta-kareta”. Ajo është nxjerrë në breg e ngordhur. Sakaq disa punonjës së NSHK kanë nisur aksionin e pastrimit për të larguar mbetjet në këtë shëtitore
30 Nëntor 2021, 11:36 -
Sociale
VIDEO/ E frikshme në Vlorë, deti i trazuar këput litarët e tragetit të Brindisit me 129 pasagjerë, arrin të ankorohet në port pas 6 orësh, qytetarët: U frikësuam
Trageti i Brindisit në Vlorë me 129 pasagjerë në bord, ka arritur të ankorohet në Portin e Vlorës pas 6 orësh në det të trazuar dhe dallgët e larta, duke krijuar panik te pasagjerët gjatë kësaj kohe.
30 Nëntor 2021, 10:35 -
Sociale
VIDEO/ Erë e fortë dhe det i trazuar në Radhimë, varkat e vogla dhe skafet turistike mbushen me ujë, rrezikojnë të mbyten
Për shkak të detit të trazuar e me dallgë 6 vakra të vogla dhe disa skafe që përdoren për sezonin turistik në Molin e Radhimës janë mbushur me ujë dhe rrezikojnë të mbyten dhe të përplasen me shkëmbinjtë.
30 Nëntor 2021, 09:47 - Sociale
-
Kronikë
Situata e reshjeve të shiut, ministrja e Bujqësisë: Hidrovoret në kuota pothuajse normale, jemi në gatishmëri të plotë
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka reaguar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut në vendin tonë dhe ka bërë me dije se Drejtoritë e Ujitj
29 Nëntor 2021, 20:34 -
Bota
VIDEO/ Del jashtë kontrolli situata në Turqi! Stuhitë e forta rrisin numrin e viktimave në 4, erërat ekstreme shkaktojnë dëme materiale në të gjithë vendin duke lënë 38 të plagosur
Moti i keq ka goditur Stambollin duke shkaktuar 4 viktima dhe 38 të plagosur. Mësohet se një grua vdiq në lagjen Esenyurt, ku erëra të forta shkatërruan një pjesë të një çatie e cila ra mbi gruan dhe fëmijën e saj, por ky i fundit shpëtoi. Era e fortë thuajse ka shkatërruar të gjithë qytetin, duke dëmtuar shtëpi private dhe biznese. Probleme ka pasur në transportin detar dhe ajror duke u pezulluar disa fluturime dhe lundrime.
29 Nëntor 2021, 15:01 -
Sociale
Moti i keq, Anira Gjoni nga IGJEO: Nuk ka rrezik për përmbytje, por do ketë rënie të ndjeshme temperaturash! 5 qarqet ku priten reshje intensive
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferikë të paqëndrueshme në të gjithë territorin e vendit. Anira Gjoni përfaqësuese nga instituti i Gjeoshkencave tha për Report Tv se nuk ka rrezik për përmbytje, por pritet që të ketë reshje shiu si dhe ulje temperaturash
29 Nëntor 2021, 11:49 -
Kronikë
Moti i keq 'mbërthen' Shqipërinë! Vjosa e Shkumbini dalin nga shtrati dhe shkaktojnë përmbytje! Ministria e Mbrojtjes: Ja qarqet më problematike
Moti i keq ka shkaktuar problematika nga jugu në veri të vendit. Lumi Vjosa dhe Shkumbini kanë dalë nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në disa zona. Lidhur me situatën ka reaguar zyrtarisht edhe Ministria e Mbrojtjes e cila shprehet se është në gatishmëri ndërsa i bën thirrje banorëve të zonave ku ka probleme që të bëjnë kujdes.
29 Nëntor 2021, 09:05 - Bota
-
Kronikë
Moti i keq shkakton dëme në rrjetin elektrik, lëndohen gjatë punës dy elektricistë në Shkodër (FOTO)
Moti i keq që ka përfshirë vendin ka shkaktuar defekte dhe avari në rrjetin elektrik duke lënë disa zona pa energji elektrike. Gjatë punës kanë mbetur të plagosur dy elektricistë të OSSH Shkodër.
27 Nëntor 2021, 16:07 -
Kronikë
VIDEO/ Moti i keq, det i çmendur në Durrës! Anijet e vogla tërhiqen të gjitha në mol
Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin autoritetet portuale në Durrës vendosën 2 ditë më parë që ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.
27 Nëntor 2021, 09:32 -
Kronikë
Moti i keq në Vlorë dhe Durrës, pezullohet deri në fund të nëntorit lundrimi i mjeteve të vogla dhe ato të peshkimit, dallgët deri në 8 ballë
Për shkak të motit të keq që ka përfshirë vendin, që pritet të vijojë edhe javën që vjen ka bërë që autoritetet portale në Vlorë të ndalojnë lundrimin e mjeteve të vogla dhe ato te peshkimit për shkak të dallgëzimit të madh në det.
26 Nëntor 2021, 09:19 -
Bota
Stuhi shkatërruese në Kanada, 1 e vdekur 2 të zhdukur, qeveria: Më e rënda në 100 vitet e fundit
Kanadaja është përfshirë nga stuhia më e rëndë në 100 vitet e fundit, duke lënë një të vdekur dhe 2 të zhdukur. Lidhjet rrugore dhe hekurudhore janë ndërprerë, ndërsa mbi 10 mijë persona janë evakuuar nga banesat e tyre.
17 Nëntor 2021, 15:00 - Bota
-
Sociale
Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton përkeqësim të motit për orët në vijim: Do të ketë erëra të forta në të gjithë bregdetin, të merren masa për të parandaluar çdo rrezik
Drejtoria e Përgjithshme Detare ka njoftuar se pritet një përkeqësim i motit në orët në vijim në të gjithë bregdetin.
4 Nëntor 2021, 16:29 -
Bota
Moti i keq godet Siçilinë, humb jetën një 67-vjeçar dhe raportohen 2 të zhdukur! Probleme me trafikun ajror, devijohen dhjetëra fluturime! Mbyllen shkollat në disa zona (VIDEO)
Një 67-vjeçar ka humbur jetën dhe 2 të tjerë janë raportuar të zhdukur, si pasojë e motit të keq qëka goditur Siçilinë duke shkaktuar probleme edhe në trafikun ajror. Në Catania ka patur dhjetëra fluturime të devijuara, ndërsa ka patur vonesa në shumë fluturime të tjera. Probleme ka patur edhe në Alcamo, ku shiu i rrëmbyer ka përmbytur shtëpi, dyqane e magazina.
25 Tetor 2021, 08:36