-
Mandati i Xhaçkës, 'Kushtetuesja' tëhiqet për vendim pas kërkesave të grupeve të PD për pavlefshmëri të votimit në Kuvend! Avokati i ministres: PD jashtë afateve
Gjykata Kushtetuese pritet të gjykojë sot një vendim të Kuvendit të Shqipërisë të konsideruar si të pavlefshëm nga opozita për mandatin e ministres së Punëve të Jashtme dhe Evropës, Olta Xhaçka.
18 Janar 2023, 11:09 -
Grupi i Alibeajt u tërhoq nga bashkimi i 2 statuteve, Berisha: AliBasha tallet me veten, pranuan Kuvendin e 11 dhjetorit! S'mund të bëhen palë në proces
‘AliBasha tallet me veten, pranuan Kuvendin e 11 dhjetorit’. Kështu e komentoi Sali Berisha vendimin e grupit të Alibeajt për t’u tërhequr nga bashkimi i 2 statuteve që t’i hapet rrugë gjykimit të vendimit të Zhukrit për kontrollin e PD.
17 Janar 2023, 12:16 -
Gjykata Kushtetuese nga sot e plotë me të 9 anëtarët e rinj, nisin procedurat për zgjedhjen e kryetarit! Ja procedura
Me zgjedhjen sot nga Gjykata e Lartë të Holta Zaçajt si anëtaren e nëntë të Gjykatës Kushtetuese, i cila zëvendësoi kryetaren në detyrë me mandat të mbaruar Vitore Tushën, ky institucion ka hapur sot procedurat për zgjedhjen e drejtuesit të ri.
16 Janar 2023, 18:30 -
Akuzohet për mosdeklarim dhe fshehjes të pasurisë, GJKKO nis gjyqin për ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo
Gjykata e Posaçme çeli shqyrtimin gjyqësor ndaj Fatos Lulos, ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë. Lulo akuzohet nga SPAK për "fshehje e mosdeklarim të pasurisë" në formën e kallëzimit të rremë. Sipas SPAK, Lulo ka bilanc negativ të të ardhurave në dy pasuri, një apartament ne Tiranë dhe në një zyre 172 m2 e deklaruar si e dhuruar në Rrugën e Durrësit.
16 Janar 2023, 11:58 -
Gjykata Kushtetuese publikon bilancin për vitin 2022: Janë marrë 238 vendime, ‘përplasja’ mes Kuvendit dhe ish presidentit Meta, çështja më e rëndësishme
Gjykata Kushtetuese ka bërë një bilanc të veprimtarisë së saj gjatë vitit 2022, duke theksuar se ka pasur një rritje të numrit të kërkesave që mbërrijnë për shqyrtim.
13 Janar 2023, 16:52 -
Betohet para Presidentit gjyqtarja e re e Kushtetueses Marjana Semini! Të hënën e ardhshme Gjykata e Lartë voton për zëvëndësimin e Vitore Tushes
Marjana Semini nga sot është anëtarja e re e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Semini është betuar sot në institucionin e Presidentit të Republikës. Marjana Semini ka plotësuar kështu një prej vakancave që ishin krijuar dhe institucioni i emërtesës ishte Kuvendi i Shqipërisë.
9 Janar 2023, 14:06 -
Zëvendësimi i Vitore Tushës në Kushtetuese, Gjykata e Lartë në mbledhje të posaçme më 16 janar! Ka vetëm dy kandidatura
Gjykata Kushtetuese pritet të plotësohet për herë të parë me të gjithë kandidatët e saj që prej nisjes së procesit të vettingut. Me zëvendësimin e Vitore Tushës, kryetares në detyrë të Kushtetueses i ka mbaruar mandati që prej vitit 2017, të gjithë anëtarët do të kenë tashmë një mandat të plotë për herë të parë pas miratimit të reformës në drejtësi.
6 Janar 2023, 14:29 -
'Kushtetuesja' pranoi padinë për bordin e çmimeve, Sula: Shqetësuese që nuk ka asnjë reagim për bordin e karburanteve
Deputeti i partisë Demokratike, Dashnor Sula ka reaguar për herë të parë pasi Gjykata Kushtetuese pranoi padinë e depozituar kundër Bordit të Transparencës për çmimet e ushqimeve.
4 Janar 2023, 09:50 -
‘Kushtetuesja’ kalon për seancë çështjen për Butrintin, Zhupa: Lajm i mirë
Gjykata Kushtetuese ka kaluar për seancë çështjen e Butrintit. Informacioni është bërë i ditur nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e cila e ka konsideruar si lajm të mirë. Kështu të 2 palët, paditësi dhe i akuzuari do duhet të çojnë argumentet dhe provat brenda 27 janarit.
3 Janar 2023, 13:10 -
Ngritja e Komisionit Hetimor ‘Becchetti’, Gjykata Kushtetuese rrëzon PD: Vendimi i Kuvendit i drejtë, nuk plotësoheshin standardet kushtetuese
Kuvendi mori vendimin e duhur për të mos pranuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor për çështjen ‘Becchetti’. Në këtë përfundim ka arritur sot Gjykata Kushtetuese e vendit e cilat ka rrëzuar kërkesën e PD. Sipas gjyqtarëve kushtetuese, ngritja e këtij komisioni hetimor nuk i plotësonte standardet e përcaktuara nga Kushtetuta e vendit.
27 Dhjetor 2022, 16:42 -
Ylli Pata: Mesazhi politik i rastit Dvorani
Pasi mazhoranca nuk bëri betejë në Parlament për të mbrojtur dhëmbë për dhëmbë kandidaturën e Adrian Dvoranit për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, njerëz të mekanizmit mediatik të Berishës e shikuan këtë si një sinjal antiamerikan të Edi Ramës. Siç e panë edhe zgjedhjen e Altin Dumanit në krye të SPAK.
23 Dhjetor 2022, 18:34 -
Shtyrja e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Berisha: Rama u tall me opozitën, po përdor skemë të njëjtë si me presidentin
“Spiunofobi.” Ky ka qenë epiteti i shumë përmendur i ish kryeministrit Sali Berisha pasi “doli huq” për pretendimin se kryeministri Rama po favorizon Ardian Dvoranin si anëtar të Kushtetueses.
23 Dhjetor 2022, 12:24 -
Berisha krenar që i fali 'Detin' Greqisë, Kushtetuesja dhe pritshmëria nga Dumani
Eshtë shumë e thjeshtë të gjendet zanafilla e ndryshimit të ‘kursit” nga ish kryeministri, nëse ndjek linjën e marrëdhënieve mes Shqipërisë e Greqisë, në kohën kur Berisha ishte në qeverisjen e parë, kur ishte në opozitë për 8 vite pas tragjedisë së marsit 1997 dhe në qeverisjen e dytë të PD që startoi në vitin 2005 dhe vazhdoi deri në vitin 2013
21 Dhjetor 2022, 20:52 -
Kuvend/ Shehaj akuza kryeministrit: Fshihesh pas një kompanie offshore holandeze, po s’kam prova! Rama: Ose je idiot ose bën vetë! Shko bëj një skaner se s’di çfarë flet
Kryeministri Edi Rama është përplasur në Kuvend me deputetin e Partisë Demokratike Agron Shehaj. Përgjigja e kryeministrit erdhi pasi ky i fundit e akuzoi se qëndron pas një kompanie offshore në Holandë, e cila ka marrë inceneratorin e Tiranës. Shehaj tha se ai nuk ka prova, kjo pasi kompanitë offshore, prandaj duhen, sepse mund të fshehësh se kush fshihet pas tyre
21 Dhjetor 2022, 14:59 -
Sot votohet në Kuvend anëtari 'Kushtetueses', Berisha kundër Dvoranit: T'i bëjmë letër DASH dhe Biden, ai s'është kampion drejtësie! Kim pasion, për xhelatët e komunizmit
Në një kohë kur sot pritet të votohet anëtari i Gjykatës Kushtetuese, mes të cilëve kandidat edhe Ardian Dvorani, për këtë të fundit ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ka ndalur akuzat. Në fjalën e tij në mbledhjen e grupit, Berisha tha se si është simbol i korrupsionit dhe jo “kampion i drejtësisë”, çmim i marrë më herët nga DASH. P
21 Dhjetor 2022, 13:02 -
Nesër votohet në Kuvend anëtari 'Kushtetueses', Bardhi: Kandidatura e Dvoranit e papranueshme! Burime për Report Tv: Grupi i PD s’merr pjesë në votim
Në mbledhjen e sotme të Grupit Parlamentar, pas sqarimeve të dhëna për problemet në procedurën kushtetuese të përzgjedhjes, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka marrë vendim për të mos marrë pjesë në votimin për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese
20 Dhjetor 2022, 20:00