-
Politikë
‘Më 25 prill t'ia lëmë përgjithmonë historisë Saliun, Monikën dhe Ilirin’, Rama mbyll fushatën me familjen në skenë , Zaho përshëndet: Unë e dua Vlorën
Kryeministri Edi Rama ka mbyllur fushatën elektorale në Vlorë ku ka bërë thirrje që më 25 prill t'i thuhet njëherë e përgjithmonë lamtumirë fantazmave të së shkuarës që tentojnë të rikthehen në forma të ndryshme dhe të harrohet përgjithmonë gjuha e konflikteve dhe ndasive. Në mbyllje të fushatës, Rama thirri familjen e tij në skenë ku një përshëndetje nuk mungoi as nga djali i tij i vogël Zaho, i cili tha "Unë e dua Vlorën".
23 Prill 2021, 19:59 -
Politikë
Basha mbyll fushatën në Tiranë: Votoni ndryshimin, do jem kryeministri i të gjithëve
Lulzim Basha ka mbyllur ditën e sotme fushatën elektorale në Tiranë duke bërë thirrje për votime masive më 25 prill. Basha premtoi një të ardhme më të mirë pas 25 prillit me PD në krye. Ai tha se do të jetë kryeministri i të gjithëve dhe qytetarëve do i rikthehet dinjiteti.
23 Prill 2021, 19:51 -
Politikë
Aty ku grupi i armatosur i PD vrau Pjerin Xhuvanin, Basha nga Elbasani: Ne do të sjellim paqen dhe sigurinë pas 25 prillit! Askush nuk do t'ua vjedhë më votat
Pa asnjë lloj ndjesë për ngjarjen e rëndë dhe asnjë pendesë shfaqur prej tij apo kërkim falje, Basha përmbylli ditën e sotme fushatën elektorale në Elbasan ku kërkoi votë pasive për PD-në më 25 prill, pasi sipas tij kjo është e vetmja parti që mund të sjellë ndryshimin dhe integrimin e vendit në BE.
23 Prill 2021, 18:21 -
Politikë
Foto nga mitingu 'madhështor' i PD në Elbasan, pas vrasjes nga grupi i armatosur! Mbështetësit e PD refuzojnë dhunën, braktisin Bashën në takimin përmbyllës
Vrasja në Elbasan duket se ka dhënë efektet te mbështetësit e PD, të cilët kanë kundërshtuar këtë mënyrë dhune të PD-së për të marrë pushtetin duke e braktisur Lulzim Bashën gjatë takimit përmbyllës në këtë qytet.
23 Prill 2021, 17:38 -
Politikë
Fotot+Video/ Rama miting përmbyllës në Durrës, stadiumi ‘Niko Dovana’ tejmbushet nga mbështetësit, trafik i rënduar në Sukth
Sot Partia Socialiste e Shqipërisë zhvillon mitingun përmbyllës në stadiumin ”Niko Dovana” të Durrësit. Mbështetësit e PS nuk i ka penguar as moti i vrenjtur për të shkuar në mitingun përmbyllës. Pjesëmarrja është përtej parashikimeve.
23 Prill 2021, 17:16 -
Kronikë
Në celularët e 10 paramilitarëve të PD, prokuroria kërkon drejtuesit e vërtetë të grupit të armatosur të PD
Për të zbuluar rrjetin e përgjegjësive, hetuesit kanë në dorë 11 celularët e sekuestruar grupit të armatosur përfshi atë të Arjan Hoxhës, që duket të jetë kreu i strukturës paraushtarake të Elbasanit dhe që ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Gazmend Bardhin.
23 Prill 2021, 11:56 -
Politikë
VIDEO: Ja si kandidati i LSI blen vota në Tiranë: Mos e ngri zërin se kemi kontrolle! Ti merr lekët, më jep votën
Një video e publikuar nga një emision investigativ tregon sesi kandidati i LSI, Etjon Joka u jep para qytetarëve në këmbim të votës. Në një tjetër video, tregohet edhe sesi në emër të tij, mblidhen vota në këmbim të premtimeve për punësim.
23 Prill 2021, 10:36 -
Politikë
Rikthimi i Igli Carës, i shtati në Durrës: Koalicion paszgjedhor me LSI? PD do ia dalë të fitojë e vetme (VIDEO)
Është kthyer në jetën politike pas 4 vjetësh si kandidat për deputet në listën e PD në qarkun e Durrësit. Ish kryetari I PD në Durrës Igli Cara renditet i 7 në listën për deputet. Dhe thotë se PD do mundohet të fitojë vetë në zgjedhjet e 25 prillit.
23 Prill 2021, 10:08 -
Politikë
Sot dita e fundit e fushatës, e mbushur plot risi..nga vota për kandidatin në një sistem proporcional, masat anti-COVID deri te një President Republike në 'garë'
3 milionë e 588 mijë e 869 shqiptarë zgjedhin 140 parlamentarët e rinj të dielën. Partia Socialiste kërkon një mandat të tretë, ndërsa opozita, e përbërë nga Partia Demokratike dhe aleatët e saj, Lëvizja Socialiste për Integrim dhe disa parti të tjera të vogla, kërkojnë të marrin drejtimin e vendit për 4 vitet e ardhshme
23 Prill 2021, 07:48 -
Politikë
PS mbyll fushatën në Tiranë, Rama: Ne e ardhmja, PD e shkuara! 25 prilli dita e çlirimit nga demoni Berisha! Basha duket europian, por është korrier i të kaluarës (VIDEO)
Pasditen e sotme Partia Socialiste, te Sheshi Skënderbej zhvillon aktivitetin e madh përmbyllës të fushatës në Tiranë. Përmes një mesazhi në Facebook Kryeministri Rama falënderon të gjjithë ata që ai i quan 'patronazhistë', pasi sipas tij çdo trokitje e tyre në derë është trokitje në derën e së ardhmes
22 Prill 2021, 13:13 -
Politikë
Gjiknuri takim përmbyllës në Sarandë: Më 25 Prill çlirojmë Presidencën nga Meta dhe shpëtojmë Lulin nga Berisha
Në fjalën e tij para mbështetësve në shëtitoren e Sarandës, Gjiknuri u ndal edhe tek sjelljet aspak dinjitoze të Presidentit Ilir Meta i cili po e keqpërdor sipas tij funksionin e tij si kreu i shtetit.
22 Prill 2021, 11:39 -
Politikë
Basha marrëveshje me Këshillin e Agrobiznesit: 100 mln euro subvencione për fermerët! Ndryshimi vjen më 25 prill
Basha u shpreh se pas 8 vitesh ngecje në vendnumëro në shumë fusha, ku përfshin dhe sektorin e bujqësisë, ka ardhur koha që fermerët dhe agro-përpunuesit shqiptar të mbështeten me programe serioze. Basha tha se me nxitjen përmes programeve për shumëfishimin e ndihmës nga IPARD-i dhe hapja e negociatave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, do të krijojnë mundësi për subvencione direkte për bujqësinë shqiptare.
22 Prill 2021, 10:46 -
Politikë
Kandidatja e PD-së në Gjirokastër, Entela Shehaj për Report Tv: Në listën tonë ka pedagogë e intelektualë, do tërheqim edhe elektoratin gri
Në një intervistë për Report TV Shehaj tha se lista e PD në Gjirokastër është e përfaqësuar nga profesionistë që kanë tituj dhe grada shkencore dhe kjo sipas saj, kandidatët do të fitojnë besimin edhe të elektoratit gri që është i lëkundur që më pas do të përkthehet në vota për demokratët në kutitë e votimit më 25 prill.
22 Prill 2021, 09:43 -
Politikë
Basha në Bilisht: 4 ditë na ndajnë nga fitorja, dilni votoni masivisht! 100 mln euro subvencione direkte për fermerët çdo vit
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkoi votën për PD nga qytetarët e Devollit duke thënë se për 4 ditë vendoset ndryshimin e fatit të vendit. Duke bërë thirrje për një bashkim të madh drejt ndryshimit, Basha tha se Shqiptarët e kanë marrë vendimin e tyre dhe më 25 prill do të votojnë masivisht për ndryshimin.
21 Prill 2021, 12:54 -
Politikë
Basha, miting në Korçë: Jemi 4 ditë para fitores tonë të madhe! Ndryshimi po vjen me votën tuaj
“Vetëm katër ditë na ndajë nga dita e madhe. Nga 25 prilli i ndryshimi dhe 25 prilli i fitores”, tha Basha para militantëve të PD në mitingun, gjatë të cilit nuk është respektuar asnjë masë COVID sicc Basha e ka bërë traditë tashmë këtë fushatë elektorale.
21 Prill 2021, 11:25 -
Politikë
4 ditë para zgjedhjeve, Rama akuza të forta nga Fushë-Kruja: Basha po bën fushatë me ata që vrisnin pas shpine policët! Mezi po presin të dalin sërish nga makina e Lulit
Nga Fushë Kruja, kryesocialisti Rama akuzoi Bashën se po bën fushatë me drejtorë policie që dikur shisnin operacionet te banditët e vrisnin pas shpine oficerët e policisë e tani të njëjtët njerëz mezi presin të kthehen. Rama tha se presidenti Meta sillet si diversant e shkon i maskuar me kapuç te Gjiri i Lalzit, ndërkohë që akuzon socialistët si fuksa.
21 Prill 2021, 10:43 -
Politikë
Kandidatja demokrate e Dibrës, Dhurata Çupi për Report Tv: Do bëjmë çmos për 4 mandate! PS po intimidon mësuesit dhe mjekët
Kandidatja për deputete e PD-së në qarkun e Dibrës, Dhurata Çupi tha në një intervistë për Report Tv se PS është duke intimiduar mësuesit dhe mjekët në lidhje me votën e tyre. E renditura e 3-ta në listën e PD, Çupi shprehet e bindur se çdo qytetarë të votojë PD dhe në këtë qark do të marrin 4 mandate.
21 Prill 2021, 10:21 -
Politikë
Kandidati i PD në Fier, Kapllanaj për Report Tv: Shumë të majtë nuk e votojnë Ramën, zhgënjimi ka vajtur ku s’mban më
Kandidati për deputeti i PD-së në qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj në një intervistë për Report Tv tha se më 25 prill fitorja do të jetë e sigurisht pasi ka shumë socialistë që janë zhgënjyer në këto 8 vite qeverisje nga Rama.
21 Prill 2021, 10:11 -
Politikë
Report Tv zbulon listën e patronazhistëve të PD, me numra telefoni dhe të gjitha të dhënat e tjera konfidenciale të shqiptarëve
E gjithë kjo histori vërtetohet se është një hipokrizi e nivelit më të lartë në radhët opozitës si 'e rebeluar dhe revoltuar' nga 'përdorimi i tmerrshëm dhe skandaloz' sipas saj i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë.
20 Prill 2021, 13:07 -
Politikë
Sondazhi i Piepolit analizon fluksin e votave: Të zhgënjyerit nga LSI 48.9%, PD 6,7% dhe PS 6.5%! Ja ku shkojnë votat e tyre
Për herë të parë një sondazh në Shqipëri analizon fluksin elektoral pak ditë para zgjedhjeve. Këtë risi publikut ia paraqiti instituti prestigjoz italian Piepoli në bashkëpunim me Report TV. Të pyetur 4 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, gjysma e qytetarëve që votuan LSI-në në 2017, thanë se nuk do ta mbështesin përsëri të dielën. Këta votues shkojnë 29% te PS dhe 17% te PD.
20 Prill 2021, 12:49