-
Politikë
Fatmir Mediu takime me qytetarë në Kamëz e Paskuqan: Ka një rrugë për të larguar të keqen, të dalim të gjithë të votojmë më 25 prill
Kandidati me numrin 7 i “Aleancës për Ndryshim”, Fatmir Mediu, zhvilloi sot takime me banorë dhe biznese në Kamëz dhe Paskuqan, të cilëve i bëri thirrje që të votojnë më 25 prill, duke e cilësuar si detyrë dhe detyrim të gjithsecilit.
14 Prill 2021, 10:12 -
Politikë
Live në të njëjtën kohë, interesi i qytetarëve për kryeministrin Rama 15-fish më i lartë se për kryedemokratin Basha
Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga dita e zgjedhjeve parlamentare më 25 prill, kryetarët e partive po intensifikojnë angazhimin e tyre për prezantimin e programeve politike.
14 Prill 2021, 09:58 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Na falni që ju vramë, do ju rrisim rrogat ama…
Është e kuptueshme (por jo normale), që një kryeministër që ka qeverisur tetë vjet, t’i bëjë bisht pyetjeve e të mos i’u përgjigjet atyre, kur e pyesin në një emision televiziv. Goja e mbyllur ndihmon kur ke përpara vetes një bilanc lara-lara. Është shumë më pak e kuptueshme nga ana tjetër, kur këtë vendos ta bëjë një kryetar tetëvjeçar opozite, i cili duhet të ketë përgjigjen gati për çdo gjë, pasi ka pasur kohë me bollëk për t’u përgatitur dhe përgjegjësi thuajse zero për ecurinë e punëve në një shtet.
13 Prill 2021, 22:53 -
Politikë
Ndoka i prerë në besë nga Basha: E prishi marrëveshjen në minutat e fundit, po ta dija më parë do garoja i vetëm! Pas 25 prillit PDK s’do shkrihet me PD
I prerë në “besë” nga kreu i PD Lulzim Basha, kreu i PDK Nard Ndoka i renditur i 8 në listën e PD-AN në Shkodër në një intervistë për emisionin “Repolitix” në Report TV ka deklaruar se nëse kryedemokrati do ia kishte bërë të ditur më përpara strategjinë për ta vendosur të 8 në listën e Shkodrës, ai tha se do të kishte garuar i vetëm në zgjedhje.
13 Prill 2021, 22:50 - Politikë
-
Politikë
'Pse s'ulet në debat me Bashën'/ Rama: S'është në traditën shqiptare dhe duhet të kisha përballë një lider që s'e fshijnë për 30 sekonda nga drejtimi i PD
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur për herë të parë kreut të PD-së pas ftesës së këtij të fundit që të zhvillojnë një debat publik. Rama tha se debati publik nuk është traditë e zgjedhjeve shqiptare, ndërsa shtoi se nuk dëshironte që ta sillte ai risinë për aq kohë sa përballë tij ka një lider që nuk mban përgjegjësi për ato që thotë dhe bën.
13 Prill 2021, 22:09 -
Politikë
Kim: Reforma në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, çmenduri të mendosh se u ndërtua për korrupsion! Politikanët që blejnë vota janë kriminelë, duhet të shkojnë në burg
Për ambasadoren e SHBA Yuri Kim, ecuria e Reformës në Drejtësi ka trembur kundërshtarët, por nuk po kënaq ata qe duan drejtësi të plotë. Këtë deklarakë e ka bërë e ftuar në emisionin “Përballë”.
13 Prill 2021, 21:16 -
Politikë
Kryemadhi: Uragani i votave për ndryshim, shkul rilindjen nga vendi më 25 prill! Me LSI në qeverisje garantohet një jetë më e mirë
Teksa ka publikuar foto nga një takim elektoral kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, shkruan se sipas saj qytetarët e Fierit dhe Tropojës mezi e presin ndryshimin e 25 prillit.
13 Prill 2021, 21:05 -
Opinion
Mero Baze: Ilir Meta nuk na “turpëron” si President, por si banditi që do të prish zgjedhjet
Ilir Metën nuk është se po e lejon dikush ta bëj këtë, por ai po bën një krim të përsëritur. Ai e ka shkelur statusin e Presidentit tre vite më parë, qyshkurse filloi të përdor zyrën e presidentit, si seli të partisë së tij, kur nuk dekretonte ministrat që nuk I donte, kur anulonte dekretet e tij për zgjedhje dhe kur futi Shqipërinë në darën e luftës civile, me shpresë se do tia dilte ta rrëzonte pushtetin me Molotov dhe të shpëtonte nga Reforma në Drejtësi
13 Prill 2021, 20:54 - Politikë
-
Politikë
Spartak Braho për fushatën e Metës: Të ndalohet me forcë! Basha i çmendur, nxit vrasje me tubimet elektorale
Deputeti i Partisë Socialiste Spartak Braho e cilëson shkelje të ligjit daljen e presidentit Meta në fushatë, madje sipas tij ai duhet ndaluar me forcë. Ndërsa organizimet që kryen Partia Demokratike kundër masave anti COVID, Braho i quan vrasëse, dhe liderin e saj të çmendur.
13 Prill 2021, 19:41 - Politikë
- Politikë
-
Politikë
Rama: Basha premtonte nënë e babë dhe 'lekë, lekë, lekë', unë 'punë, punë, punë'! Pushteti s’ka qenë asnjëherë i imi, por i juaji
Pas Librazhdit, ndalesa e radhës e kryesocialisti Edi Rama, ishte Tirana, ku pasditen e kësaj të marte është ndalur në njësinë numër 1. Në fjalën e tij, Rama renditi pikat që sipas tij, bëjnë diferencën mes tij dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Për Ramën, ai premton gjithçka vetëm që të marrë pushtetin, e ndërsa Rama tha se objektiv i Partisë Socialiste të Shqipërisë është të shtojë vendet e punës me paga të mirëpaguara.
13 Prill 2021, 17:47 -
Politikë
Luan Rama denoncon nga Vlora: Rilindja telefonon qytetarët dhe pasi i pyet për kë votojnë, i fton në zyrat e kandidatëve për deputetë që t'u falin detyrimet e papaguara që kanë në shtet
Rama nënvizoi se këto lloj telefonatash janë shprehje e qartë e veprimit në kundërshtim me ligjin dhe e përpjekjes së dëshpëruar të Rilindjes për të bërë çfarë kanë në dorë edhe këto pak ditë që kanë mbetur, me dëshirën se mund të shpëtojnë nga humbja e tyre
13 Prill 2021, 17:36 -
Politikë
Veliaj në Dajt: PS e vetmja që punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, njëherësh drejtues i fushatës së Partisë Socialiste për Qarkun, së bashku me deputetin Xhemal Qefalia është ndalur në takimin elektoral të Njësisë Administrative Dajt. Në fjalën përpara banorëve të kësaj zone, Veliaj tha se Partia Socialiste është e vetmja që po punon për ndryshimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.
13 Prill 2021, 17:34 -
Politikë
Kandidatja e PS-së në Durrës, Ana Dhamo: Ndërtojmë 32 shkolla, jo më mësim me turne
Ana Dhamo, kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit, vjen nga fusha e arsimit. Në një takim me banorët e Shkozetit Dhamo ka përmendur shkurtimisht reformat që janë kryer nga mazhoranca socialiste në fushën e arsimit duke theksuar se në përfundim të ndërtimit të të gjitha objekteve arsimore, nuk do të ketë më mësim me turne në shkollat.
13 Prill 2021, 17:14 -
Politikë
Basha në Kavajë premton ‘statusin e gazetarit’: Sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias! Do të vendosim në mirëfunksionim televizionin shtetëror
Një nga premtimet e kryedemokratit Lulzim Basha që zbuloi sot në takimin në Kavajë, ishte 'statusi i gazetarit'. Pa dhënë shumë detaje, Basha tha se me anë të krijimi të një statusi mbrojtës për gazetarët, parashikohen sanksionet më të rënda për dhunuesit e medias. Në vijimësi të këtij premtimi, Basha tha se do të vendosë në mirëfunksionim televizionin shtetëror.
13 Prill 2021, 16:55 -
Politikë
Evis Kushi nga Elbasani: 25 prilli, data që do ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave
Në një takim të zhvilluar me banorë të lagjes “Haxhias” të Rajonit 5 në Elbasan, kandidatja e PS për deputete, Evis Kushi tha se 25 prilli është data që do të ndajë njëherë e mirë të shkuarën me të ardhmen e reformave dhe transformimeve rrënjësore.
13 Prill 2021, 15:06 -
Politikë
'Të çlirojmë Shqipërinë nga ferrat dhe nga derrat', Rama nga Librazhdi: Do ta bëjmë Shqipërinë kampione të Ballkanit
Kryeministri Edi Rama foli me tone të larta sot në Librazhd, nga ku nuk la pa ironizuar edhe programin e PD-së. Sipas tij, programi i PD-së është "më jep një të të jap dy", ndërsa 'thumboi' edhe kreun e kësaj partie, Lulzim Bashën, për të cilin tha se "sheh ëndrra".
13 Prill 2021, 13:41