-
Bota
Pas presionit të SHBA, talebanët pranojnë të lejojnë evakuimin e 200 civilëve
Talebanët kanë pranuar të lejojnë rreth 200 shtetas amerikanë dhe të vendeve të treta të largohen nga Afganistani përmes aeroportit të Kabulit. Militantët islamikë u detyruan të lejojnë largimin e këtyre personave pas presionit të Përfaqësuesit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara, Zalmay Khalilzad.
9 Shtator 2021, 13:33 - Bota
-
Bota
Del raporti sekret, rreziku për rënien e Kabulit u paralajmërua 1 javë e gjysmë para se të ndodhte
Rreziku por rënien e qeverisë afgane u paralajmërua gati 1 javë e gjysmë para rënies së Kabulit. Kështu bën me dije “Der Spiegel”, teksa ka publikuar një raport sekret, sipas të cilit, me 6 gusht, ambasadori gjerman në Uashington kishte paralajmëruar tashmë një kolaps të afërt të Kabulit.
7 Shtator 2021, 08:32 -
Bota
SHBA premton ndihmë për OKB-në në Afganistan! 17 viktima nga të shtënat festive në ajër në aeroport, në Kabul rifillojnë fluturimet
Luftimet në bastionin e fundit të afganëve në Luginën e Panjshir vazhdojnë ende, në një kohë që ditën e sotme pritet bërja publike e qeverisë talebane. Në një vend që orë pas ore po kërcënohet nga n jë kruzë humanitare, vjen premtimi se SHBA do të ndihmojë organizata, por kurrsesi qeverinë.
4 Shtator 2021, 10:00 -
Bota
U bë i famshëm 5 vite më parë pasi imitoi fanellën e Messit i veshur me një qese, vogëlushi afgan i kërkon ndihmë idhullit të tij: Kam frikë nga talebanët, më shpëto
Ishte viti 2016 kur Murtaza Ahmadi, një fëmijë afgan që ishte 5 vjeç në atë kohë, u bë i famshëm në internet. Fotografia në të cilën ai u shfaq duke luajtur futboll i veshur me një qese plastike të shndërruar në fanellën e Lionel Messit me numrin 10 të Argjentinës u bë virale. Sot, nga Afganistani në duart e talebanëve, fëmija kthehet për të kërkuar ndihmë nga idhulli i tij.
3 Shtator 2021, 22:54 -
Opinion
Afganët, të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë
Të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë dhe ne shqiptarët me shumë se çdo popull e dimë çmimin e lirisë së na ka munguar për dekada të tëra. Shqipëria e shqiptarët duhet të jenë promovuesit më të mëdhenj të lirisë dhe të mbrojtjes së jetës.
30 Gusht 2021, 16:01 -
Kronikë
607 afganë akomodohen në Shqipëri, strehohen në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Nisin 'plazhin' në Shëngjin! Sot mbërritën në Rinas 150 refugjatë
150 qytetarë afganë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ministria e Jashtme njoftoi se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Burime bëjnë me dije se edhe në qytetin e Lezhës, pas mesnate janë akomoduar 150 refugjatë e afganë në një resort në Shëngjin.
30 Gusht 2021, 08:39 -
Bota
Sulmi me dron i SHBA pranë aeroportit të Kabulit, CNN: 9 anëtarë të një familje kanë mbetur të vrarë, 6 prej tyre fëmijë
Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë u vranë në sulmin me dron amerikan që kishte në shënjestër një terrorist të ISIS-K në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha një i afërm i të vdekurve për një gazetar lokal që punonte me CNN
30 Gusht 2021, 07:44 -
Bota
'E dua punën time!' fotoja e marinëses amerikane që shpëtoi fëmijën afgan, vetëm pak ditë para se të vritej nga atentati terrorist i ISIS-K
Rreshterja amerikane e Trupës detare, Nicole L. Gee, vetëm 23 vjeçe ishte në mesin e personelit ushtarak amerikan, që u vra nga sulmi terrorist pak ditë më parë në Kabul. Postimi i saj i fundit fotografik ishte nga aeroporti i Kabulit në mes të përpjekjeve të evakuimit të afganëve të udhëhequr nga SHBA.
29 Gusht 2021, 16:56 -
Bota
Kreu i ISIS-K intervistë për CNN, tregon ku ndahen me Talebanët: Ata komandohen nga të tjerë! Largimi i trupave amerikane do na ndihmojë të përhapemi më shumë
Grupi terrorist ISIS-K ka marrë përgjegjësinë për sulmin vdekjeprurës me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, i cili vrau 13 trupa amerikane dhe më shumë se 90 afganë. Gazetarja e CNN Clarissa Ëard ka folur me një udhëheqëse të ISIS-K i cili pretendon se ka nën komandën e tij deri në 600 burra
29 Gusht 2021, 12:48 -
Kronikë
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
Ndonëse kanë më pak se 24 orë në vendin tonë, afganët e akomoduar në Qytet Studenti ndihen tashmë të sigurt, të liruar nga frika e terrori i talebanëve, nga të cilët i rrezikohej edhe jeta. Gazetari nga Afganistani u shpreh para kolegëve të tij në Shqipëri se ndjehet shumë mirë në vendin tonë dhe se situata në Kabul është e rëndë. Të njëjtat fjalë për situata atje tha edhe një student afgan.
28 Gusht 2021, 12:21 -
Bota
Sulmi terrorist në aeroportin e Kabulit, hakmerret SHBA! Vret me dron 2 ‘koka’ të grupit ISIS-K, plagos një tjetër! Talebanët i kërkojnë Biden përfaqësi diplomatike në Afganistan
Pentagoni ka konfirmuar vrasjen e dy drejtuesve të organizatës terroriste ISIS-K, gjatë një sulmi me dron në kundër përgjigje të shpërthimeve në Kabul. Ndërkohë, janë përforcuar paralajmërimet se ky grup mund të kryejë akte terroriste në SHBA, pavarësisht se talebanët kanë kërkuar që Shtetet e Bashkuara të mbajnë një prani diplomatike në Afganistan.
28 Gusht 2021, 08:50 -
Bota
ISIS-K, grupi i ri terrorist që vrau mbi 110 persona në Kabul! Me militantë mizorë, që u ruhen edhe talebanët e sotëm
Dy sulmet terroriste në Kabul dje, shkaktuan më tepër se 90 viktima dhe shumë të tjerë të plagosur. Autorë të masakrës janë pjesëtarë të një grup ekstremist i njohur si ISIS-K. Po cili është ky grup terrorist?
27 Gusht 2021, 11:06 -
Bota
Sulmet terroriste të ISIS në Kabul, 175 të vdekur e 200 të plagosur, 13 prej viktimave, ushtarë amerikanë! Biden betohet për hakmarrje: Do ta paguani! Frikë për të tjera sulme në aeroport
Ka shkuar në 175 numri i viktimave nga sulmet terroriste të ISIS në aeroportin e Kabulit mbrëmjen e djeshme, ndërsa 200 persona kanë mbetur të plagosur. Mes viktimave, të paktën 13 janë ushtarë amerikanë, ndërsa Presidenti i SHBA, Joe Biden është betuar për hakmarrje ndaj sulmuesve, duke thënë se 'do ta paguani'.
27 Gusht 2021, 07:59 -
Bota
Dy atentate kamikaze jashtë aeroportit në Kabul! ISIS merr përgjegjësinë e sulmit terrorist! 60 të vdekur e 140 të plagosur! Mes viktimave, 12 trupa amerikanë! SHBA: Priten të tjera shpërthime
Dy shpërthime të fuqishëm në një sulm terrorist jashtë aeroportit të Kabulut i kanë marrë jetën të paktën 60 personave, duke lënë të plagosur140 të tjerë. Mes viktimave janë edhe 12 trupa amerikanë. Shteti ISlamik (ISIS) ka marrë përgjegjësitë për sulmin. Sulmi erdhi disa orë pas paralajmërimeve të SHBA, por që nuk u dëgjuan nga populli afgan, nga dëshira e madhe për t'u larguar nga duart e talebanëve, që tashmë kanë në dorë në Afganistanin.
26 Gusht 2021, 07:45 -
Bota
Talebanët u ndalojnë afganëve rrugën për në aeroport: S'ka shtyrje për evakuimet! Biden 'dorëzohet': SHBA tërheq trupat në 31 gusht! Shefi i CIA-s takohet me liderin e grupit radikal
Presidenti Joe Biden ka vendosur të mos e zgjasë afatin për tërheqjen e plotë të trupave amerikane dhe aleatëve afganë nga Afganistani, që është 31 gushti. Lajmi u bë i ditur të martën nga një zyrtar i administratës.
24 Gusht 2021, 08:30 -
Bota
Kaos në Aeroportin e Kabulit! Vritet një roje afgane e sigurisë dhe plagosen 3! Talebanët kërcënojnë perëndimin nëse zgjatet largimi i tyre nga Afganistani!
Një javë pas marrjes së pushtetit nga talebanët, kaosi mbizotëron sërish në aeroportin e Kabulit. Orët e para të mëngjesit të së hënës ka pasur përplasje mes forcave afgane të sigurisë dhe subjekteve të paidentifikuar.
23 Gusht 2021, 09:52 -
Bota
Gjermania kryen operacionin më të madh të evakuimit në histori, strehohen 5000 afganë! SHBA mori 7400 të tjerë (30,000 në total)
Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin. Të paktën shtatë civilë afganë kanë mbetur të vdekur pasi janë shtypu nga turmat jashtë aeroporit të Kabulit, ndërkohë që njerëzi përpiqen dëshpërimisht që të ikin nga marrja nën kontroll e Afganistanit nga talebanët
22 Gusht 2021, 09:23 -
Bota
Afganistan/ Kaos në aeroport, turma shtyp për vdekje 4 gra! Lideri i talebanëve në Kabul 'për bisedime' qeveritare, iu bashkohet vëllai i ish-presidentit
Në Kabul mbizotëron kaosi, në njërën anën autoritetet perëndimore nxitojnë të evakuojnë qytetarët dhe mbështetësit e tyre nga vendi dhe në anën tjetër çdo orë e më shumë talebanët po rritin presionin.
21 Gusht 2021, 10:01 -
Bota
Zgjerohet ‘harta’/ Zyrtarët amerikanë: Disa vende europiane dhe në Lindjen e Mesme kanë rënë dakord për të strehuar afganët
Shtetet e Bashkuara pritet të njoftojnë se disa vende evropiane dhe në Lindjen e Mesme kanë rënë dakord të strehojnë përkohësisht njerëzit e evakuuar nga Kabuli. Lajmi iu bë i ditur të premten agjencisë Reuters nga zyrtarë amerikanë dhe vjen ndërsa baza e SHBA-së në Katar i ka arritur kapacitetet e saj pritëse
20 Gusht 2021, 22:15