-
Turizëm në kohë pandemie, Yuri Kim takon ministrin Klosi: Mezi po pres të shoh Shqipërinë
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me Ministrin e Turizmit, Blendi Klosi në lidhje me mënyrën e hapjes së turizmit në kohë pandemie. Kim shprehet se mezi pret që të vizitojë Shqipërinë dhe vendet historike të saj, e cila njihet për mikpritjen më të mirë në botë.
20 Maj 2020, 21:45 -
Grupi për ndryshimin e sistemit zgjedhor letër ambasadores së SHBA-së: Vlerësojmë propozimin tuaj për lista të hapura
Gjithashtu grupi nismëtar thotë se propozimi që Ju i bëni përgjegjësve për Reformën Zgjedhore për të gjetur konsensusin, për votime me lista të hapura është i njëjtë me aspiratat e shoqërisë tonë për tu zhvilluar si shoqëri demokratike
20 Maj 2020, 21:16 -
SHBA, BE dhe Gjermania 'zbarkojnë' në Kryeministri, takimi i tretë i Yuri Kim me Ramën brenda 5 ditëve
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim, ambasadori gjerman, Peter Zingraf dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca zhvilluan një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë, Edi Ramën. Reforma zgjedhore dhe protestat e nxitura pas shembjes së Teatrit Kombëtar do të jenë në fokus të bisedimeve. Ndërkohë që pak metra larg Kryeministrisë u zhvillua protesta e radhës e opozitës dhe Aleancës për Teatrin.
20 Maj 2020, 17:26 -
SHBA-BE vihen në lëvizje për të zgjidhur krizën! Rama: Të shohim përpara për 'Zgjedhoren'! Basha: Njerëzit ta hoqën vizën! Kryemadhi: Mosbindje civile
Ndërkombëtarët janë vendosur në lëvizje për zgjidhjen e ngërçit të ri politik të krijuar në Shqipëri pas shembjes së Teatrit Kombëtar që solli protestat dhe largimin e opozitës nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Ambasadorët e BE-së në zyrën e Bashës, Yuri Kim e SHBA-së takoi Edi Ramën në Kryeministri. Kreu i qeverisë shprehet se nga bisedat me ndërkombëtarët është adresuar domosdoshmëria e finalizimit të reformës zgjedhore. Basha thotë se shqiptarët ja kanë hequr vizën Edi Ramës. Kryetarja e LSI-së kërkon mosbindje civile.
19 Maj 2020, 17:49 -
PD bojkot e protesta! SHBA-BE vihen në lëvizje, Kim te Rama: Folëm për ngjarjet e fundit dhe 'Zgjedhoren', do të takohem edhe me Bashën
Ndërkombëtarët janë vendosur në lëvizje për zgjidhjen e ngërçit të ri politik të krijuar në Shqipëri pas shembjes së Teatrit Kombëtar që solli protestat dhe largimin e opozitës nga tryeza e Reformës Zgjedhore. Mëngjesin e sotëm ishin ambasadorët e BE-së që zhvilluan një takim me Bashën në selinë e PD-së.
19 Maj 2020, 12:01 -
Rritje e rasteve të dhunës gjatë izolimit, Kim dhe ambasadorja e Suedisë forum me 13 organizata: Thirrje institucioneve e policisë
Ato bënë thirrje për nevojshmërinë e një përgjigjeje më gjithëpërfshirëse nga publiku dhe institucionet qeveritare, përfshirë edhe policinë, në parandalimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhënien e mbështetjes për viktimat e saj.
13 Maj 2020, 18:53 -
Përpjekja e Ilir Metës për të politizuar KLGJ-në
Pra Ilir Meta ndërhyri në këtë proces për t’i kompleksuar dhe paragjykuar anëtarët e KLGj-së. Ndaj reagimi i sotëm i ambasadores së SHBA ka shumë rëndësi, sidomos kur flet që duhen “mbajtur larg faktorët e jashtëm”, të cilët janë “po ata që kundërshtojnë reformën në drejtësi”.
12 Maj 2020, 21:46 -
Mesazhet e ambasadores Kim, për kundërshtarët e reformës në drejtësi
Këto mesazhe të ambasadores së SHBA sot ishin një shkundje për ata që nuk duan reformën në drejtësi dhe një konfirmim i besimit të qytetarëve se SHBA është krah tyre dhe shtetit të së drejtës, pavarsisht punës intensive nga ATA që nuk e duan të mbaruar reformën në drejtësi. Mesazhet e sotme duhen lexuar me kujdes nga ata që janë kundër reformës, që nesër të mos jetë shumë vonë.
12 Maj 2020, 21:16 -
Xhafaj mesazh sulmuesve të reformës në drejtësi: Harrojeni se do jetë si dje, jo më pandëshkueshmëri
Fatmir Xhafaj ka dhënë një mesazh të fortë për drejtësinë e re dhe të gjithë ata që e kanë sulmuar atë deri më sot dhe shpresojnë se e nesërmja do të vijojë me drejtësinë e munguar dhe pandëshkueshmërinë.
10 Maj 2020, 17:29 -
Pakt me SHBA-në për të dhënat e pasagjerëve, Kim: Terrorizmi si COVID-i, por mund ta parandalojmë, Shqipëria më ka hyrë shumë për zemër
Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka firmosur një memorandum bashkëpunimi me ambasadoren e SHBA-së në Shqipëri, Kim mbi përdorimin e të dhënave të udhëtarëve që hyjnë dhe dalin për të identifikuar dhe parandaluar terroristët.
8 Maj 2020, 14:07