-
Më 15 janar hapet aplikimi për naftë pa taksa për fermerët! Afati deri në 25 shkurt, kush abuzon do përjashtohen nga skema 3 vjet
Më 15 janar 2021 do të nis aplikimi në E-Albania nga fermerët në të gjithë vendin për të marrë naftën pa taksa. Të regjistruarit me NIPT do të përfitojnë naftën me çmim 56% më të ulët, dhe sipas vendimit të qeverisë të gjithë ata që abuzojnë do të përjashtohen nga skema 3 vjet. Nafta do merret falas vetëm në pika e autorizuara nga Ministria e Bujqësisë.
12 Janar 2021, 09:15 -
Naftë pa taksa për fermerët, Rama publikon hapat për aplikimin online
Kryeministri Edi Rama u bën thirrje të gjithë fermerëve që të aplikojnë online në shërbimin e ri në E-Albania për të përfituar naftën pa taksa. Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë dhe një video mbi hapat që duhet të ndjekë çdo fermer për të aplikuar.
9 Janar 2021, 08:57 -
'Në 9 muaj eksportet u rritën me 18%', Çuçi: Në 2021 përgjysmojmë kostot për fermerët, nafta me 80 lekë (VIDEO)
Pandemia nuk i ka ndalur eksportet e produkteve bujqësore dhe kryesisht perimet. Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi u shpreh se në 9 muaj eksportet janë rritur me 18%. Ministri tha nga Lushnja se vitin që vjen fermerët do të prodhojnë me kosto të naftës së përgjysmuar.
30 Tetor 2020, 17:07 -
Nafte pa akcisë/ Fermerët e Korçës: Akoma nuk e besojmë, shpresojmë të ndodh! Po të na ulë dhe çmimin e plehut mirë do ishte
Fermerët e Korçës mirëpresin paketën e ndihmës, prezantuar nga Kryeministri për heqjen e akcizës së naftës. Nëse në 2021 nafta do të jetë me gjysmë çmimi, kjo përkthehet në rritje të fitimeve, thanë ata për mikrofonin e Report Tv. Mes tyre, ka edhe skeptikë e shohin vetëm si premtim elektoral.
22 Tetor 2020, 18:28 -
Naftë 50% falas, fermerët e Lushnjes skeptikë: E dimë se si do funksionojë! Duhet mbikëqyrës që të shmanget korrupsioni
Duke nisur nga viti i ardhshëm, fermerët do të përfitojnë karburant me çmim te ulët dhe naftë 50 % falas. Premtimi u bë nga kryeministri Rama por fermerët në Lushnjës ende nuk dinë se si do të funksionojë skema dhe kanë frikën e aferave korruptive
18 Tetor 2020, 21:21 -
Berisha, version të ri dhe për furnizimin e Milosheviçit me naftë: Ata e merrnin nga Rumania, unë shkriva “Shqiponjën”! Te ne bëhej me mushka
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur rreth akuzave për thyerjen e embargos së OKB-së duke dërguar naftë kontrabandë në Serbi gjatë luftës së Kosovës. Berisha tha se një pjesë të vogël të naftës Serbia e merrte nga Shqipëria kontrabandë ndërsa 95 % të naftës e merrte nga Rumania.
5 Tetor 2020, 07:18 -
Shqipëria fiton arbitrazhin për 3 vendburimet e naftës, GBC Oil duhet të paguajë 15 milion USD
Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit të ICC me qendër në Paris ka dhënë të enjtën e javës së kaluar vendim përfundimtar në favor të shtetit shqiptar në përballjen me kompaninë koncesionare GBC OIL Company LTD.
13 Korrik 2020, 19:45 -
Kontrabandë nafte dhe vaj ulliri, 41-vjeçari nga Pogradeci kapet me serbator të modifikuar, në Pustec i riu po transportonte 19 koli vaj ulliri
Dy raste kontrabande nafte dhe vaji ulliri janë goditur nga Policia e Pogradecit dhe e Korçës, ndërsa në pranga u vu një 41-vjeçar, ndërsa një tjetër u procedua në gjendje të lirë.
30 Qershor 2020, 19:57 -
Nafta minus 10 $/fuçi në botë, në Shqipëri s’lëviz çmimi...Vëzhgimi i Report Tv
Nafta po njeh krizën më të thellë historikisht, ndërsa po shitet në bursat e lëndëve të para në botë me çmime që janë poshtë zeros. Situata është pasoja e ezaurimit të kapaciteteve të depozitimit, duke qenë se prodhimi vazhdon, por konsumi ka rënë në mënyrë drastike nga pandemia. Ndërkaq, në tregun shqiptar çmimi nuk ka ndryshim
21 Prill 2020, 13:18 -
Koronavirusi/ Prodhuesit e naftës bien dakord të ulin prodhimin për 1/5, OPEC: 10 milion fuçi më pak në ditë
Prodhuesit dhe aleatët e OPEC kanë rënë dakord të shkurtojnë prodhimin për më shumë se një të pestën për të kundërshtuar rënien e kërkesës për shkak të bllokimeve të bëra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Grupi tha se do të shkurtojë prodhimin në maj dhe qershor me 10 milion fuçi për të ndihmuar në rritjen e çmimeve. Shkurtimet më pas do të lehtësohen gradualisht përsëri në gjashtë milion fuçi midis Janarit 2021 deri në prill 2022.
10 Prill 2020, 03:28 -
4 muaj pa paga/ Naftëtarët e Ballshit shkojnë në takimin e PS: Ruçi na u shmang...Fino u premton zgjidhje
Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kanë debatuar me deputetin Bashkim Fino si dhe kanë kërkuar një takim me kreun e kuvendit Gramoz Ruçin, ku sipas tyre ky i fundit i është shmangur. Naftëtarët kanë 8 ditë radhazi që protestojnë pasi kanë 4 muaj pa marrë pagat.
7 Shkurt 2020, 15:39