-
Drejt Punës
Nisin rekrutimet për ushtarë, ose detarë në FA, ministri i Mbrojtjes: Ofrohet pagesë dhe trajnim si asnjëherë më parë
Nisin rekrutimet për ushtarë/detarë në Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi çeljen e këtij procesi, duke theksuar se, “ofrohen kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë”.Ministri Peleshi fton të gjithë të rinjtë e interesuar të shohin kriteret e pranimit.
27 Dhjetor 2021, 12:21 -
Moti i keq/ Vjosa në pikën kritike, shkon në 8 metra mbi nivelin e detit, çahet diga e urës së Mifolit! Shpëtohet një 57-vjeçar nga mbytja në Osum (VIDEO)
Prurjet e shumta për shkak të shirave të rrëmbyeshëm, kanë bërë që ujërat e lumit Vjosa të arrijnë në kuotën e 8 metrave, duke rrezikuar seriozisht disa fshatra. Uji ka mbërritur deri në Mifol, të Njësisë Administrative Novoselë, teksa rrezikohet edhe çarja e argjinaturës. Nëse kjo ndodh, sipas burimeve rrezikohen përmbytja e 4 fshatrave. Probleme të thekuara ka edhe në fshatin Mesaplik.
11 Dhjetor 2021, 08:39 -
Politikë
Buxheti 2022 për Mbrojtjen, Rama para Forcave të Armatosura: Vitin e ardhshëm do të rriten sërish pagat! Ministri: Është 32% më i lartë se i këtij viti
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi prezantuan buxhetin 2022 për Forcat e Armatosura. Peleshi tha se pagat e ushtarakëve do të rriten me 30%. Ndërsa nga ana tjetër kryeministri premtoi se edhe vitin e ardhshëm do të ketë sërish rritje.
10 Nëntor 2021, 17:30 -
Politikë
Ministri i Mbrojtjes viziton Shkollën e Trupës në Bunavi: Kampus i ri për Akademinë e FA, gati të presim 'Defender 2023'
Ministri i Mbrojtjes vuri në dukje vlerësimet që Forcat e Armatosura shqiptare kanë marrë nga vendet partnere të NATO-s, ndaj edhe Shqipëria mund të bëhet sërish vendi mikpritës i stërvitjes më të madhe "Defender" në vitin 2023.
9 Nëntor 2021, 12:08 -
Politikë
Komisioni i Sigurisë, Ministri i Mbrojtjes: 2.1 mld lekë për emergjencat civile, 30% rritje page për personelin e FA! Projekt 18 mln euro për mbrojtjen nga sulmet kibernetike
2.1 miliardë lekë është fondi i përcaktuar nga Ministria e Mbrojtjes për Emergjencat Civile. Po ashtu se është parashikuar një rritje me 30% e pagës për të gjithë personelin e Forcave të armatosura, rritje që e konsideroi historike.
8 Nëntor 2021, 11:02 -
Kosova & Rajoni
Ministri i Mbrojtjes vizitë në Maqedoninë e Veriut: E ardhmja e dy vendeve i përket integrimit euroatlantik
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut si vende aleate të NATO-s rikonfirmojnë mbështetjen reciproke dhe ndajnë qëndrimin e përbashkët se e ardhmja e rajonit i përket integrimit Euro –Atlantik. Ky qëndrim u theksua nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë vizitës së tij në Shkup, ku u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski, Kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferri, Ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani si dhe homologen e tij Radmila Shekerinska
6 Nëntor 2021, 17:05 -
Politikë
Diskutohet buxheti i policisë, deputetja e opozitës: Keni parashikuar para për gaz lotsjellës?! Ministri: Mund të protestoni lirisht
Në Komisionin Parlamentar për Sigurinë Kombëtare, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka prezantuar buxhetin e parashikuar për dikasterin që ai drejton në vitin e ardhshëm.
5 Nëntor 2021, 14:22 -
Politikë
Qeveria mbi 20 mln dollarë në buxhetin e ri për Emergjencat Civile, Ministri i Mbrojtjes: Koordinim më i mirë mes bashkive për përballimin e përmbytjeve
Bashkitë e vendit do të kenë mbështetje mbi 20 milionë dollarë në buxhetin e ri për Emergjencat Civile, para që do të përdorues specifikisht vetëm për emergjenca. Për përballimin e përmbytjeve gjatë sezonit të dimrit, ministri kërkoi një bashkëpunim dhe koordinim më të mirë mes bashkive dhe institucioneve qendrore.
3 Nëntor 2021, 09:40 -
Politikë
Nis puna për 'Defender 2023', Ministria e Mbrojtjes: Shqipëria, gati të shërbejë sërish si vend pritës i stërvitjes më të madhe
Shqipëria ka nisur punën për të pritur sërish një nga stërvitjet më të mëdha “Defender 2023”. Për këtë u organizua edhe Konferenca koordinuese, ku morën pjesë Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA, Gjeneralmajor Bajram Begaj, ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim si dhe përfaqësues të lartë ushtarakë të SHBA dhe Shqipërisë.
25 Tetor 2021, 15:24 - Politikë
-
Politikë
Shqipëria premton në NATO mund të mirëpresim edhe 2000 afganë, Ministria e Mbrojtjes: FA angazhohen për sigurinë e kampit ku janë strehuar refugjatët në Kosovë
Mbrojtja e vendeve të NATO-s dhe lufta kundër terrorizmit në Afganistan dhe Irak ishin temat kryesore të ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Aleancës që po zhvillohet në Bruksel, ku po merr pjesë edhe ministri Niko Peleshi.
22 Tetor 2021, 11:39 -
Kronikë
Zjarr i madh te Përroi i Vishës në Himarë, dyshohet i qëllimshëm, terreni i vështirë për të ndërhyrë! Maja e Rrunës në Kukës ‘nën pushtetin’ e flakëve prej 15 ditësh
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar këtë mbrëmje në Përroin e Vishës në Himarë. Si pasojë e terrenit të keq ndërhyrja nga forcat zjarrfikëse është e vështirë. Zjarri dyshohet se është vënë qëllimisht
19 Gusht 2021, 10:47 -
Kronikë
4 vatra zjarri problematike në veri të vendit! Shuhen flakët në Malin e Rrajcës në Prrenjas, mbi 300 forca në terren
4 vatra zjarri janë problematike në vendin tonë, ku flakët po shkrumbojnë prej ditësh dhjetëra hektarë tokë. Në raportimin ditor të ministrisë së mbrojtjes bëhet me dije se zjarrfikësit janë në luftë me flakë në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, në malin e Tërbunit në Pukë, fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz, ku në terren janë rreth 300 forca zjarrfikësve.
18 Gusht 2021, 13:22 -
Kronikë
Zjarret, ‘Mbrojtja’: Problematike situata në Majën e Rrunës në Kukës dhe në Dardhë të Pukës! Aktive disa vatra në vend
Një nga vatrat e zjarrit më problematike në vendin tonë vijon të jetë Maja e Rrunës. Sipas ministrisë së Mbrojtjes një tjetër vatër është shfaqur në Malin e Tërbunit ku flakët janë përhapur prej erës
16 Gusht 2021, 11:23 -
Kronikë
Zjarret përfshijnë vendin, MM: Situata kritike në ‘Majën e Rrunës’, riaktivizohet vatra në Fushë-Arrëz që rrezikon fshatin Kryezi! Përkeqësohet situata në Dropull
Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar në lidhje me situatën e zjarreve në vendin tonë, raporton për pikat më kritike në të gjithë Shqipërinë. Siç raporton ministria, situata është kritike në zonën e Kukësit, ku flakët vijonë që të djegin sipërfaqe pyjore në “Majën e Rrunës”, Laku i Mollave dhe Laku i Thive, njësia administrative Malzi
13 Gusht 2021, 20:39 - Kronikë
-
Kronikë
Situata me zjarret në vend, nuk ka rrezik për Llogaranë e Dukatin! Vijojnë aktive vatrat në Thirrë e Karaburun, ka probleme të theksuara ende në Majën e Rrunës
Përmes një përmbledhjeje, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje pak minuta më parë për situatën e zjarreve në vend. Edhe pse çdo orë qindra zjarrfikës, pjesëtarë të ushtrisë apo edhe punonjës të Agjencisë së Zonave të Mbrojtura luftojnë me flakët ende ka nuk janë vënë tërësisht nën kontroll disa vatra problematike.
10 Gusht 2021, 22:14 -
Kronikë
Zjarret në vend, ‘Mbrojtja’: Në Majën e Rrunës dhe Thirrë po vijon puna nga toka e ajri, të pranishëm edhe efektivët e FSK! Qarqet pa probleme
Zjarret në vend nuk janë vënë ende nën kontroll pavarësisht luftës së bërë për ditë me rradhë nga ajri dhe toka. Ministria e mbrojtjes në raportin e saj të fundit bën me dije problematike vijojnë të jenë disa vatra zjarri në veri dhe në jug të vendit.
10 Gusht 2021, 15:21 -
Kronikë
‘Mbrojtja’ bën bilancin, situata me zjarret nga veriu në jug! Në Vlorë 'lufta' për Karaburunin, vatra të reja në Shkodër, Fier dhe Elbasan
Në të gjithë vendin gjithsej janë aktive 16 vatra zjarri. Kështu bëhet me dije në bilancin e Ministrisë së Mbrojtjes për situatën e zjarreve nga veriu në jug
5 Gusht 2021, 07:20 -
Kronikë
Buxheti 2021/A mjaftojnë 22.2 mln euro për shuarjen e zjarreve? Vetëm për përballjen me flakët bashkitë marrin 10 mln euro, 8.1 mln për ‘Mbrojtjen' dhe 4.1 mln për emergjencat civile
22.2 milionë euro është buxheti i vënë në dispozicion nga buxheti i shtetit vetëm për emergjencat civile në vend, për të përballuar përmbytjet, zjarret apo dhe tërmetet. Nga ky fond 10 milionë euro janë posaçërisht për zjarret, që mesa duket janë të pamjaftueshme për të shuar zjarret që janë përhapur thuajse në të gjithë vendin.
4 Gusht 2021, 16:41