-
Do grabisnin dhe do vrisnin dhëndrin e Qazim Sejdinit më 2020, GJKKO dënon me 27 vite burg 3 persona! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar (EMRAT)
Treshja e të pandehurve u gjykua me procedurë të shkurtuar dhe do të përfitojë zbritjen me 1/3 e dënimit. Vendimi u dha nga gjyqtari Ardit Mustafaj, i cili miratoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme. Tre krimet kishin ndodhur më 2011, 2013 dhe 2020, ndaj po kaq personave, mes tyre dhe Sanxhaktari
20 Dhjetor 2024, 13:47 -
Dosja e inceneratorit të Tiranës, GJKKO nis gjykimin e ish-deputeti të PS, Alqi Bllako
Gjykata e Posaçme pranoi sot kërkesën e SPAK dhe kaloi për gjykim dosjen ndaj Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit, Alqi Bllako, për akuzën e korrupsionit të zyrtarëve publikë ne lidhje me hetimet për inceneratorin e Tiranës
20 Dhjetor 2024, 13:11 -
Dosja 'Metamorfoza'/ Kërkesa e biznesmenit Pëllumb Gjoka për pavlefshmëri të përgjimeve nga Sky ECC, Kushtetuesja tërhiqet për vendim
Biznesmeni kërkon shfuqizimin e vendimeve të GJKKO, të datës 23 dhe 29 Korrik 2023, që e linte atë dhe të tjerët në paraburgim me akuzat përkatëse, të Apelit të GJKKO, i marrë më 31 Gusht të vitit të kaluar dhe të Gjykatës së Lartë, më 22 Dhjetor 2023
19 Dhjetor 2024, 15:07 -
Në kërkim për 'Masakrën e Bradasheshit’ më 2018 me 3 të vrarë, GJKKO pezullon me 1 vit gjyqin ndaj Mikael Qosjas! Dyshohet se fshihet në Spanjë
Në kërkim prej vitit 2021, Mikael Qosja mbante edhe mbiemrat Kamami dhe Stefo. Dyshohet se fshihet në Spanjë, pezullimi sepse nuk është njoftuar ende për procesin. I dyshuar si një nga autorët e vrasjes së trefishtë në Dhjetor 2018 në Bradashesh të Elbasanit, ku u ekzekutuan Endrit Alibej, (vëllai i të penduarit Erion Alibej), Arben Dylgjerit dhe shtetasit turk, Erdal Durunay
18 Dhjetor 2024, 14:03 -
Policia e Durrësit ekzekuton vendimin për konfiskimin e 4 pasurive të 'Zotit të drogës' Alket Hatija! Dy apartamente, një truall e një garazh, Italia e dënoi me 20 vjet burg për drogë
Konfiskohen 4 pasuri të paluajtshme që janë përfituar nga veprimtaria kriminale e Alket Hatijas. I dënuar me 20 vjet burgim nga autoritetet gjyqësore italiane për trafikim të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, kryesisht heroinë gati dy dekada më parë. Operacioni kodohet 'Konfiskimi'
18 Dhjetor 2024, 12:15 -
‘Toyota Yaris’/ SPAK i komunikon akuzat ish-kryeprokurorit dhe 3 të tjerëve! Pritet që dosja t’i dërgohet GJKKO, korrupsion dhe ndikim i paligjshëm
Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet pë dosjen e “Toyota Yaris” dhe pritet të dërgojë për gjykim dosjen në Gjykatën e Posaçme. SPAK mësohet se i ka komunikuar të hënën akuzën ish-kryeprokurorit e Vlorës, Aurel Zarka, i cili është marre zyrtarisht i pandehur. Pak ditë më parë, SPAK i ka komunikuar akuzat edhe avokatit të Eriona Daupajt, e cila ndodhet në kërkim, si dhe Radovan Çelës e Astrit Vladit
18 Dhjetor 2024, 11:58 -
Shtyhet seanca për masakrën e Gërdecit, revoltohet Mediu: Ç'punë kam unë me kalibrat e municioneve që më hetojnë, isha ministër
Seanca për ish-ministrin Fatmir Mediu lidhur me masakrën e Gërdecit u shty pasi Gjykata e Posaçme u la kohë avokatëve të përgatisin pyetjet për ekspertët ushtarakë. Mediu tha pas seancës se është absurde që ministri të hetohet për çështje të karakterit ushtarak.
18 Dhjetor 2024, 10:56 -
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
‘Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri lidhur me sulmet e Sali Berishës ndaj kreut të SPAK Altin Dumanit.
17 Dhjetor 2024, 19:27 -
Kryemadhi: Mamaja më dha 2 dhoma kur ngela shtatzënë, atëherë s'isha as e fejuar dhe as e martuar! Jetoj me të që nga 1998
Pas vendimit të Apelit të GJKKO që i hoqi sekuestron e vilës së nënës, Monika Kryemadhi ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka zbuluar detaje nga jeta e saj personale.Ajo ka theksuar se ka jetuar me të ëmën që nga viti 1998 dhe ka folur për periudhën kur mbeti shtatzënë p
17 Dhjetor 2024, 14:02 -
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
Gjykata e Posaçme e Apelit mori vendim t’i kthejë vilën Fatime Kryemadhit, por jo vajzës së saj Monika. Ish-kryetarja e LSI paralajmëroi padi deri në Strasburg dhe pohoi se prokurori e pranoi se të dyja vilat ishin të ligjshme.
17 Dhjetor 2024, 11:34 -
‘Plumbi i Artë’/ GJKKO dëgjon dëshminë e Nuredin Dumanit e dy të penduarve të tjerë me dyer të mbyllura! Avokatët ikin nga salla: Të jetë edhe media
Prokurorja e SPAK, Doloreza Musabelliu, tha se vazhdimi i dëshmisë së bashkëpunëtorëve me praninë e mediave, dëmtonte imazhin pasi kishte dëshmi kofidenciale. Kjo kërkesë hasi kundërshtimin e avokatëve dhe vetë të pandehurve. E cilësojnë Dumanin si mashtrues. GJKKO vendos që dëshmitë e 3 bashkëpunëtorëve të dëgjohen me dyer të mbyllura, pala tjetër ikën nga salla
17 Dhjetor 2024, 09:40 -
Trafik droge në Spanjë, konfiskohen 27 pasuri të klanit Farruku, hiqet sekuestro për 40 të tjera! 'Koka' e grupit, shqiptari me 10 emra
Me vendim të GJKKO-së, janë konfiskuar 27 pasuri të klanit Farruku, ndërsa është hequr sekuestroja për 40 pasuri të tjera. Pasuritë e konfiskuara përfshijnë toka bujqësore, apartamente, automjete luksoze dhe biznese, të regjistruara në emër të dy vëllezërve Kreshnik dhe Erneo Farrukut, si dhe të afërmve të tyre.
17 Dhjetor 2024, 09:04 -
Afera Partizani/ Seanca në GJKKO për Berishën, dhëndrin Malltezi dhe 3 të tjerët! Më 6 janar vendoset nëse dosja kalon për gjykim
Në Gjykatën e Posaçme u mbajt seanca paraprake për dosjen ‘Partizani’, në të cilën akuzohen edhe ish-kryeministri Sali Berisha dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi dhe 3 tjerë. Më datë 6 janar 2025 do vendoset nëse dosja e Berishës do të kalojë për gjykim. Sot Prokuroria përfundoi leximin e kërkesës për dërgimin e çështjes në gjyq.
16 Dhjetor 2024, 11:20 -
Afera Partizani/ SPAK kërkon kthimin e Berishës në arrest shtëpie, ankimon heqjen e masës në Apelin e GJKKO
SPAK ka ankimuar vendimin për lirimin e Sali Berishës nga arresti i shtëpisë. Teksa bëhej ky ankimim, Berisha nga selia e PD akuzoi Altin Dumanin si kreu i një organizate kriminale. Sulmoi edhe Vettingun duke thënë se ishte një proces që ktheu drejtësinë në degë të ekzekutivit.
16 Dhjetor 2024, 13:07 -
Meta xheloz se bëni palestër? Kryemadhi: Nuk flas për njerëz që s’kanë të bëjnë me jetën time
Monika Kryemadhi habiti me paraqitjen e saj me bastun në Apelin e GJKKO. Gjithë kuriozitetin e shtuar, deputetja e PL e shoi duke thënë se kishte vrarë gjurin, duke qenë se bën shunmë palestër.Për këtë arsye, gazetarët e pyetën nëse Ilir Meta bëhet xheloz se ajo bën palestër. Shku
16 Dhjetor 2024, 13:23 -
‘Më pëlqen shumë ky bastuni se është trend’, Kryemadhi: Vrava gjurin në palestër
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ka zbuluar se përse u paraqit me bastun në Apelin e GJKKO. Kryemadhi tha se ka vrarë gjurin në palestër, ndërsa me shaka shtoi se është trendi dhe i pëlqen."Ju e dini që bëj palestër shumë, e kam vrarë pak gjurin. Më pëlqen sh
16 Dhjetor 2024, 12:50 -
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
Ish-kryetarja e LSI Monika Krymadhi u paraqit sot në Apelin e Gjykatës sw Posaçme duke u mbështetur në një bastun, për të kundërshtuar masën e sekuestros për 2 vilat në zonën “Kodra e diellit” në Tiranë.
16 Dhjetor 2024, 12:46 -
Konflikti në Kushtetuese/ Berisha mbron Holta Zaçajn, sulmon kryetarin e Gjykatës së Lartë: Narkoshtet
Kreu i PD Sali Berisha ka marrë në mbrojtje kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.Ai tha se Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, shkeli ligjin kur nisi procedurat për ta zëvendësuar Zaçajn.Berisha e konsideroi drejtësi bandash dhe narkoshtet.'Ku shkru
13 Dhjetor 2024, 14:48 -
Berisha nuk heq dorë nga skenaret e dhunës, nxit emigrantët: Gjuani me vezë dhe domate punonjësit e ambasadave shqiptare
Pa kaluar as 2 javë, kur GJKKO ndryshoi masën e sigurisë, duke e liruar nga 'arresti shtëpiak' kryetari i PD-së Sali Berisha bën thirrje për skenare dhune. Në një konferencë për media Berisha, ditën e sotme u ka bërë thirrje mbështetësve të tij që jetojnë nëpër botë që të protestojnë jashtë ambasadave shqiptare.
13 Dhjetor 2024, 14:22 -
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
Policia e kryeqytetit ka ndaluar fillimisht një 33-vjeçar të akuzuar për prodhim e shitje droge, me masë “arrest me burg” nga Gjykata, kurse më pas edhe 26-vjeçarin e dënuar me 8 muaj burgim nga GJKKO, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm
12 Dhjetor 2024, 15:51 -
8 orë seancë për Sterilizimin/ Beqaj i ankohet GJKKO për kushtet: Thaçi me kompjuter e avokat afër, ne pas xhamit! Rrapaj pranon njohjen me ish-ministrin
Tjetër seancë paraprake maratonë te GJKKO për dosjen e Sterilizimit që ka hapur SPAK, me 8 të pandehur. Ish-zv/ministri Klodjan Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj japin shpjegime, Beqaj përsëri me shishe uji me vete
12 Dhjetor 2024, 15:26 -
GJKKO dënon me 4 vite burg në total 2 të pandehur për korrupsion, Arben Tusha ish-zyrtar i Burgjeve! Përfitojnë gjykim të shkurtuar, njërit i kthehet shërbim prove
SPAK i çoi në gjyq pas denoncimit më 2022 nga një qytetar, që tha se Arben Tusha i mori 600 euro për t'i pastruar dëshminë e penalitetit, pasi punonte te zyra e Gjendjes Gjyqësore. GJKKO ka dhënë 3 vite burgim i konvertuar në 2 vite izolim për Tushën, dhe 1 vit heqje lirie e konvertuar në 8 muaj për Ded Ndojin, por i kthyer përfundimisht në 16 muaj shërbim prove
11 Dhjetor 2024, 15:33 -
Përballja Gazment Bardhi-Edmond Sula në gjyq, dështon seanca e parë në GJKKO! Ish-drejtori i policisë Shkodër paditi deputetin për akuzat lidhur me Sky Ecc
Seanca e përballjes mes Gazmend Bardhit dhe Edmond Sulës u shty për mungesë të avokatit të Bardhit dhe për shkak të mungesës së tij në Londër. Ish-drejtori i policisë në Shkodër, Sula paditi Bardhin pas akuzave të bëra në Kuvend më 12 shtator, lidhur me komunikimet e zbuluara nga Sky Ecc.
11 Dhjetor 2024, 13:04 -
Konfiskimi i pasurive 1 mln të Redjan Rrajës, edhe Audi i modeles Kejvina Kthella! Në përdorim nga Policia Rrugore
Policia konfiskoi sot në bazë të urdhrit të gjykatës së posaçme disa pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme të Redjan Rrajës, Marsela Çiçës dhe modeles Kejvina Kthell&
11 Dhjetor 2024, 10:58 -
PD denoncoi se Rexhë Byberi theu arrestin shtëpiak dhe shkoi në bashki, avokati për Report Tv: Mori leje
Partia Demokratike denoncoi dje se kryebashkiaku i Tropojës Rexhë Byberi i vendosur në masën arrest shtëpiak, ka thyer këtë masë dhe ka shkuar në bashki për të ushtruar detyrën. I kontaktuar nga Report Tv, avokati Artan Laze, që është përfaqësuesi ligjor i Byberit thekson se kryebashkiaku i Tropojës ka qenë i detyruar të paraqitet për të përmbushur detyrimin ligjor.
11 Dhjetor 2024, 10:46 -
Të ardhura nga krimi, konfiskohen 1 mln € pasuri të Redjan Rrajës, Kejvina Kthjellës dhe Marsela Çiçës
Pasuritë e Redjan Rrajës, i dënuar me burgim të përjetshëm për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj, janë konfiskuar përfundimisht duke i kaluar në pronësi shtetit pas vendimit të Apelit të GJKKO. Bëhet fjalë për pasuri me vlerë tregu rreth 1 milion Euro.
11 Dhjetor 2024, 10:39 -
Shtyhet seanca ndaj Mediut, shkak mungesa e avokatëve! Gjykata i gjobit me 50 mijë lek, pasi bëhen shkak për shtyrjen e procesit
Shtyhet seanca ndaj ish ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut. Shkak u bë mungesa e dy avokatëve mbrojtës të cilët kishin paraqitur si arsye se ishin të angazhuar në procese të tjera. Për këtë Gjykata i gjobiti me 5 mijë lek të reja, pasi u bënë shkak të shtyhet procesi.
11 Dhjetor 2024, 09:58 -
I mori 1 mijë euro ryshfet të moshuarës për t'i zgjidhur çështjen, GJKKO dënon me 3 vite burg oficeren gjyqësore në Elbasan! Anila Dushës i kthehet në 4 vite shërbim prove
Oficerja e Policisë Gjyqësore Elbasan u denoncua në shtator nga e moshuara pasi i premtoi se do mbyllte dosjen penale në ngarkim të të birit, ndërkohë akuza 'ndërtim pa leje' ishte amnistuar nga Parlamenti
10 Dhjetor 2024, 15:25 -
Dosja ‘Buka’, GJKKO nuk nis gjykimin për Ahmetajn, i jep SPAK 3 muaj kohë të plotësojë hetimet
Gjykata e Posaçme i ka kthyer duke i dhënë edhe 3 muaj afat SPAK për të plotësuar hetimet për dosjen “Buka”, ku ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj akuzohet për veprën penale “shpërdorim detyre”, me dëm ekonomik rreth 7 miliardë lekë.
10 Dhjetor 2024, 13:50 -
Memaliaj/ Pjesë e një grupi kriminal, 46-vjeçar arratiset nga 'arresti shtëpiak', policia në kërkim
46 vjeçari L.L., banues në fshatin Vasjar, u shpall në kërkim nga policia, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij, u vërtetua se kishte thyer masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të vendosur nga GJKKO.
10 Dhjetor 2024, 13:47 -
50 mln euro mashtrim me kriptovalutat, GJKKO dënon me nga 6 vite e 8 muaj burg Irisa Pucan e Adrian Korrikun! Pjesë e grupit të Amant Josifit
GJKKO ka dënuar dy persona për ‘Mashtrim Kompjuterik’ dhe ‘Pjesëmarrje në grup të strukturuar krimina’. Bëhet fjalë për Irisa Puca dhe Adrian Korriku, ndaj të cilëve gjykimi u zhvilluar me rregullat e gjykimit të shkurtuar dhe GJKKO me trup gjykues Flora Haredinaj, Flojera Davidhi dhe Elsa Ulliri vendosën shpalljen fajtor dhe dënimin për të dy me 6 vjet e 8 muaj burg.
6 Dhjetor 2024, 16:06 -
Berisha: Hetimet për Veliajn të nxitura nga protestat tona
Sali Berisha thotë se aksioni i SPAK në kuadër të hetimit pasuror ndaj Erion Veliajt, është diktuar nga protestat e opozitës para Bashkisë së Tiranës. Megjithatë, në një konferencë për mediat, ai u shpreh se nuk beson tek hetimet pasi akuzoi edhe vetë kreun e SPAK Altin Dumani për konflikt interesi.
6 Dhjetor 2024, 14:56 -
Sekuestrimi i telefonit të Ajola Xoxës, reagon SPAK: Hetimi ende në faza paraprake
SPAK ka reaguar për lajmin që Report Tv raportoi me burime për sekuestrimin e telefonit të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Në reagimin zyrtar, SPAK thotë se janë ndërmarrë
6 Dhjetor 2024, 13:06