-
Bino: Mos shkoni në spital, dyshimet mbi koronavirusin i sqarojmë me telefon! Numri i gjelbër: 127! Laborator në ISHP për ta zbuluar, karantinë në spital
Doktoreshë Silva Bino thotë se janë marrë të gjitha masat për koronavirusin, por më e rëndësishmja sipas saj nis nga higjiena personale. Ajo bëri apel për të mos u dyndur në spitale, por për të telefonuar numrin e gjelbër 127 për të krijuar kushtet e vetëkarantinimit në shtëpi, nën mbikëqyrjen e mjekëve të trajnuar. Bino tha se është ngritur një karantinë në spital, pa bërë të ditur emrin, dhe shtoi se janë përcaktuar të gjitha qendrat shtesë në rast nevoje. Bino mohoi deklaratën e Sali Berishës se një karantinë është në spitalin e Kavajës.
23 Shkurt 2020, 10:33 -
Basha apel qeverisë për coronavirusin: Të nisin menjëherë kontrollet në pikat kufitare
Lulzim Basha i kërkoi qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme në pikat kufitare të vendit për t'u pajisur me mjetet dhe personelin e duhur mjekësor për trajtimin dhe identifikimin e rasteve të mundshme.
23 Shkurt 2020, 10:20 -
Koronavirusi/ 340 pasagjerë nga Bari në portin e Durrësit kontroll në distancë me termometër! Asnjë rast i dyshuar (VIDEO)
Këtë mëngjes, mjekët, kanë qëndruar në distancë teksa pasagjerët dilnin nga trageti me aparaturën që mat temperaturën në largësi për shkak se është me lazer që tregojnë rastet e dyshimta. Nga kontrollet e kryera ditën e sotme, nuk u identifikua asnjë pasagjer me simptoma të koronavirusit.
23 Shkurt 2020, 09:04 -
Koronavirusi, Korea e Jugut epiqendër e re e epidemisë?/ Shënohen dy viktima të tjera, 123 persona të infektuar brenda 24 orëve
Përkeqësohet më tej gjendja nga koronavirusi në Korenë e Jugut, ndërsa dy persona të tjerë humbën jetën duke çuar në 4 numrin e viktimave dhe 123 persona të tjerë
23 Shkurt 2020, 05:57 -
Mjeku infeksionist tregon masat që duhet të merrni për të shmangur prekjen nga koronavirusi
Mjeku infeksionist Tritan Kalo ka dhënë disa këshilla si të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur prekjen nga koronavirusi. Ai thotë se kultura qytetare dhe ndërgjegjësim për higjenën personale dhe të mjedisit rrethues janë dy hallka shumë të rëndësishme për parandalimin dhe kufizimin e rasteve me koronavirus.
22 Shkurt 2020, 21:27 -
Politikanë si korba mbi Shqipërinë
Sali Berisha nuk është i vetmi politikan ndjellakeqës për Shqipërinë, por është ndër më të zellshmit. Edhe këtë herë, sa i takon koronavirusit që po trondit botën, synon vetëm për të ndjellë panik. Asnjëherë nuk është konstruktiv, të thotë që jam në krah të shqiptarëve dhe institucioneve për të bërë më të mirën.
22 Shkurt 2020, 20:54 -
Koronavirusi/ Vijojnë kontrollet në Portin e Durrësit! Ministria e Shëndetësisë: Harta e kontrolleve u shtua me Iranin dhe Italinë.
Autoriteti Portual i Durrësit konfirmon se kontrollet për parandalimin, kontrollin dhe mbrojtjen ndaj koronavirusit vijon me të njëjtin ritëm, ndërsa harta e kontrolleve të pasagjerëve është shtuar me Irain de Italinë.
22 Shkurt 2020, 12:23 -
Koronavirusi/ PD akuza Manastirliut: Po aktroni me masat! Ministria e Shëndetësisë: Mos përhapni panik, karantina plotëson standardet
Task-Forca vendosi shtimi i masave të sigurisë në pikat kufitare duk dyfishuar personelin shëndetësor si dhe përforcim të pikave të kontrollit për çdo udhëtar që vjen nga harta gjeografie e vendeve të prekura nga koronavirusi. Pas mbledhjes se task-forcës ka reaguar edhe Partia Demokratike, e cila ka hedhur akuza ndaj ministres Manastirliu se po aktron në lidhje me situatën. I menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë, duke thënë se situata të mos përdoret për politikë dhe të mos përhapet panik.
22 Shkurt 2020, 11:53 -
Në Itali shënohen dy viktimat e para nga koronavirusi, të paktën 51 të infektuar, Kryeministri Giuseppe Conte: Ska vend për panik
Ka shkuar në 2360 numri i të vdekurve nga koronavirusi në shkallë globale, ndërsa rreth 78 mijë persona janë konfirmuar të infektuar. Italia vendi i dytë pas Francës në Europë që shënon një tjetër viktimë.
22 Shkurt 2020, 06:53 -
Itali, viktima e parë nga virusi kinez, Conte mbledhje të jashtëzakonshme me Mbrojtjen Civile
Italia shënon viktimën e parë nga virusi vdekjeprurës i Wuhanit, Covd-2019. Mësohet se, viktima ka qenë një 78-vjeçar i infektuar i cili po trajtohej në spitalin e Schiavonias, Padova, për patologji të mëparshme.
22 Shkurt 2020, 06:22 -
Koronavirusi pasoja të rënda në ekonominë kineze, Banka Popullore e Kinës ul normën e huadhënies
Për të ulur humbjet dhe arritjen e rimëkëmbjes së ekonomisë, duke evituar kështu dëmet afatgjata, Kina ka ulur normën kryesore të huadhënies. Banka Popullore Kineze uli normën e saj të kredisë një vjeçare (LPR) në 4.05% nga 4.15%. Ajo gjithashtu uli normën e saj pesë-vjeçare në 4.75% nga 4.8%.
20 Shkurt 2020, 06:26 -
Koronavirusi, ndërrojnë jetë dy pasagjerë të Diamond Princess, 624 të tjerë të infektuar (VIDEO)
Kanë ndërruar jetë mëngjesin e sotëm dy pasagjerë të anijes së lundrimit Diamond Princess, e cila për rreth dy javë- e ankoruar në portin Yokohama në Japoni- ka shërbyer si karantinë për mijëra pasagjerë.
20 Shkurt 2020, 05:44 -
'Dolce & Gabbana' i bashkohet luftës globale kundër koronavirusit
Dy themeluesit e markës botërore “Dolce and Gabbana”, Domeniko Dolce dhe Stefano Gabbana kanë vendosur të bëjnë një donacion të rëndësishëm për “Humanitas University” në mbështetje të studimit për koronavirusin kinez Sars-CoV-2.
19 Shkurt 2020, 15:45 -
Mbi 2,000 viktima nga koronavirusi, shënohet vdekja e 6-të jashtë Kinës, Pompeo thirrje Pekinit për transparencë mbi virusin
Ka shkuar në 2 mijë e 10 numri i viktimave nga koronavirusi i romanit në të gjithë globin, sipas shifrave të fundit të publikuara për këtë të martë. Mbi 75 mijë persona janë konfirmuar të infektuar, ndërsa është raportuar edhe vdekja e 6-të jashtë territorit të Kinës, në Hong Kong. Diamond Princess ka mbyllur karantinën, ndaërkaq pacientëve të infektuar pritet t'iu jepet tjetër zgjidhje.
19 Shkurt 2020, 05:48 -
Shënohet viktima i dytë nga koronavirusi në Hong Kong
Një tjetër person ka ndërruar jetë nga koronavirusi në qendrën gjysmëautomune financiare kineze të Hong Kongut. Rasti shënon viktimën e dytë në Hong Kong dhe të 6-tën në rang global pasi 4 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 jashtë Kinës, në Tajvan,Filipine, Japoni dhe Francë.
19 Shkurt 2020, 05:00 -
Frika nga koronavirusi, përfundon karantina për qindra persona të bllokuar në dy bazat e Kalifornisë
Përfundon karantinimi 14 ditor i dy grupeve të njerëzve, të kthyer kohët e fundit nga Wuhan, në bazat e Kalifornisë. CDC ka bërë me dije se personat e dalë nga karantina janë "pastruar mjekësisht" dhe nuk përbëjnë rrezik për komunitetet ku do të kthehen.
19 Shkurt 2020, 04:26 -
OBSH paralajmëron shkallë të ulët fatalitetesh në të ardhen, ja arsyet
Ndërsa numri i vdekjeve nga Covid-19 ka shkuar mbi 2 mijë persona, drejtori ekzekutiv i Programit të Emergjencave Shëndetësore të OBSH, Mike Ryan, shprehet se numrat që sugjerojnë se niveli i vdekjeve nga koronavirusi mund të jetë më i lartë brenda Wuhan dhe të ulët diku tjetër mund të reflektojnë presion "të fortë" mbi sistemin e kujdesit shëndetësor atje”. Sipas Rayan, numri i fataliteteve pritet të vij duke rënë në të ardhmen për shkak të kushteve të mira të trajtimit të pacientëve, por edhe rasteve të lehta.
19 Shkurt 2020, 04:06