-
Situata nga COVID-19, Kosova propozon lehtësimin e masave për kalimin e kufirit! Rekomandohet hyrja me dy vaksina anti-COVID, ose me një vaksinë dhe test negativ
Komiteti për Menaxhimin e Pandemisë në Kosovë është mbledhur sot për vlerësimin e situatës epidemiologjike dhe analizimin e vendosjes së masave të reja. Në takim është propozuat që të lehtësohen masat e marra gjatë muajit janar
3 Shkurt 2022, 16:00 -
OBSH, thirrje kundër heqjes së menjëhershme të masave kufizuese
Në një konferencë shtypi të martën në selinë e agjencisë në Gjenevë, Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se nuk është një veprim i matur që vendet të dorëzohen tani, ose të shpallin fitoren ndaj pandemisë.
3 Shkurt 2022, 15:58 -
Maqedoni e Veriut/ 26 viktima dhe 1,543 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit! Shërohen 1,061 të tjerë! 14,300 raste aktive me COVID
Sipas të dhënave të Institutit, janë shëruar 1,061 persona ndërsa rreth 14,300 raste janë aktive. Sa i përket të infektuarve, numri më i madh i tyre, apo 784 raste, janë regjistruar në Shkup.
2 Shkurt 2022, 22:35 -
Rekord infektimesh nga koronavirusi në Turqi, 110 mijë të infektuar dhe 217 viktima në 24 orët e fundit
Fatkeqësisht 217 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit. Këshilli Shkencor Turk për Koronavirus njoftoi se ilaçi antiviral Molnupiravir do t’u shpërndahet pacientëve me COVID, dhe personave mbi 65-vjeç ose atyre që kanë sëmundje shoqëruese nga java e ardhshme.
2 Shkurt 2022, 21:00 -
Maqedoni e Veriut/ Bien infektimet, 711 raste dhe 26 viktima në 24 orë! Ministri i Shëndetësisë: S'ka nevojë për masa të reja anti-COVID
Në 24 orët e fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 26 të vdekur nga COVID-19, dhe numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 8,409 persona. Po ashtu janë regjistruar edhe 711 raste të reja, ndërkaq 7,170 persona janë të shtruar në spitale. Infektimet e reja bazohen në testimin e 3,197 mostrave. Ndërkaq, rastet aktive me koronavirus janë rreth 13,600.
31 Janar 2022, 16:22 -
-
-
Pandemia, rriten vdekjet nga aksidentet rrugore dhe mbidoza e drogës në SHBA
Vdekjet nga aksidentet rrugore dhe mbidozat e drogës shënuan rritje dramatike në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2021. Një rritje dramatike e vdekjeve në aksidente rrugore dhe numër rekord i mbidozave të drogës. Ndërsa pandemia COVID-19 ende vazhdon të jetë e pranishme, ka tregues shqetësues se më shumë amerikanë po angazhohen në sjellje të rrezikshme.
30 Janar 2022, 18:41 -
Greqi/ 17,960 të infektuar dhe 115 viktima në 24 orët e fundit! 646 pacientë të intubuar në spitale
Fatkeqësisht 115 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me koronavirusin gjatë këtyre 24 orëve ndërsa 395 pacientë janë shtruar në spitale. Prej fillimit të pandemisë në Greqi kanë humbur jetën në total 22,970 persona.
26 Janar 2022, 17:08 -
Pfizer/BioNTech nis provat klinike për vaksinën kundër variantit 'Omicron'
Kompanitë thanë se kanë në plan të testojnë përgjigjen imunitare të këtij versioni të ri të vaksinës për Omicron si përmes dhënies së tri vaksinave te personat e pavaksinuar, por po ashtu edhe përmes dhënies së dozës përforcuese te njerëzit që kanë marrë dy dozat e para të vaksinës Pfizer/BioNTech.
25 Janar 2022, 14:46 -
Greqia shtyn masat anti-COVID për shqiptarët deri më 7 shkurt! Pavarësisht vaksinimit, duhet test negativ dhe plotësimi i formularit elektronik
Të gjithë udhëtarët që hyjnë në Greqi duhet të plotësojnë formularin elektronik PFL (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes.
25 Janar 2022, 11:33 -
Studimi i ri: I ftohti i zakonshëm mund të na mbrojë nga koronavirusi
Shkencëtarët në Kolegjin Imperial të Londrës vendosën të testojnë një teori; se një tip qelizash të bardha të quajtura qelizat T, të cilat i prodhon trupi për të luftuar të ftohtin e zakonshëm, mund të ofrojnë një nivel mbrojtjeje.
24 Janar 2022, 20:48 -
-
Qyteti kinez me 13 milionë banorë del nga izolimi njëmujor! Dy javë para Lojërave Olimpike Dimërore, Kina urdhëron testimin e 2 mln qytetarëve
Kina më 24 janar ka hequr izolimin njëmujor në qytetin Xi’an, që ka 13 milionë banorë, dhe ka urdhëruar testimin e 2 milionë qytetarëve në Pekin. Këto masa po ndërmerren më pak se dy javë para se të nisin Lojërat Olimpike Dimërore, që do të mbahen në kryeqytetin kinez
24 Janar 2022, 09:34 -
Kreu i Pfizer: Një dozë e përvitshme do ishte ideale! Po përpiqemi të gjejmë një vaksinë kundër 'Omicron' dhe varianteve të tjera
Bourla ka thënë se Pfizer mund të jetë gati të paraqesë për miratim për një vaksinë të përshtatur për të luftuar Omicronin dhe ta prodhojë atë në masë që në mars. Ai theksoi se një vaksinë vjetore për COVID-19 do të ishte e preferueshme në krahasim me doza të shpeshta përforcuese në luftën kundër pandemisë së koronavirusit.
22 Janar 2022, 22:39 -
Çfarë është 'Omicroni tinëzar', po godet një pjesë të Europës
Në një kohë kur shkenca pret që infektimet nga Omicron të vijnë në ulje me shpresë për t'i dhënë fund pandemisë, shkencëtarët janë të shqetësuar për një nënvariant të tij, i cilësuar tashmë ‘Omicroni tinëzar’ që po infekton një pjesë të banorëve në Evropë.
22 Janar 2022, 18:39 -
Tre studimet: Doza përforcuese e vaksinës, e nevojshme kundër variantit Omicron
Sipas gjetjeve, efektiviteti i vaksinës ishte më i mirë pas tre dozave të vaksinave Pfizer ose Moderna në parandalimin rasteve që trajtoheshin në pavionet e urgjencës dhe njësitë e kujdesit intensiv. Mbrojtja ra nga 94% gjatë valës me variatin Delta në 82% gjatë valës me Omicron. Mbrojtja nga vetëm dy doza ishte më e ulët, veçanërisht nëse kishin kaluar gjashtë muaj nga marrja e dozës së dytë.
22 Janar 2022, 15:32 -
-
-