-
Kronikë
Mbërrijnë në Shqipëri 37 afganë, akomodohen në Qytet Studenti! Në total 644 të strehuar në vendin tonë
Në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 afganë të tjerë, duke e çuar në 644 numrin total të refugjatëve që kanë ardhur në më shumë se një javë në vendin tonë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t'u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet
2 Shtator 2021, 08:18 -
Bota
1.6 miliardë dollarë në vit, ku i marrin paratë talebanët?
Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të publikuar në qershor, grupi i militantëve talebanë arrinte të siguronte nga 300 milionë deri në 1.6 miliardë dollarë në vit, kryesisht përmes aktiviteteve kriminale. Zëri i Amerikës sjell një analizë të këtij raporti për të kuptuar më shumë detaje rreth mënyrës se si talebanët sigurojnë paratë e tyre.
1 Shtator 2021, 22:08 -
Bota
Afganistan/ Me armatimet amerikane, talebanët tregojnë forcën në paradën e fitores në rrugët e Kandaharit
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, talebanët treguan 'forcën' me armatimet e lëna pas nga forcat amerikane dhe ato afgane. Talebanët valvitën flamujt e tyre të bardhë, ndërsa organizuan edhe një shfaqje ajrore me helikopterin Black Haëk.
1 Shtator 2021, 20:47 - Bota
-
Bota
Afganistan/ Përfaqësuesi taleban bën deklaratën surprizë: Gratë do mund të jenë pjesë e qeverisë por jo në poste drejtuese
Talebanët në Afganistan angazhohen se do të përfshijnë edhe gratë në qeverisjen e vendit. Një lajm të tillë e ka dhënë për BBC, një zëdhënës i grupit ekstremist islamik. Ai ka thënë se gratë dhe pakicat etnike do mund të jenë pjesë e qeverisë.
1 Shtator 2021, 13:28 -
Bota
Talebanët në fazën e fundit të formimit të qeverisë, turmat udhëtojnë nëpër shkretëtirë për t'u larguar, pamje eksodike nga Afganistani
Formimi i qeverisë së re të Afganistanit është në fazat e saj përfundimtare, thanë talebanët, pasi SHBA tërhoqi forcat e fundit të saj nga vendi
1 Shtator 2021, 12:02 -
Politikë
Rama për Radio BBC: NATO organizatë pa shtyllë kurrizore, të bënte më shumë për afganët! Qëndrimi i tyre në Shqipëri do zgjasë, derisa të marrin vizë për në SHBA
"Një organizatë pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona të tjerëve", kështu e ka quajtur kryeministri Edi Rama NATON në një intervistë nga Sllovenia për Radio BBC ku ka folur sërish për strehimin e afganëve. Sipas Ramës, NATO duhet të kishte bërë më shumë për ta.
1 Shtator 2021, 08:21 -
Bota
Pamje tronditëse nga Afganistani, Talebanët xhiro me helikopterin amerikan 'Black Hawk' ku kanë varur një person
Pamje tronditëse janë publikuar nga Afganistani, që tregojnë talebanët teksa fluturojnë me helikopterin amerikan 'Black Hawk', poshtë të cilit kanë varur me litar një person. Momentet e tmerrit u kapën në provincën e Kandaharit.
31 Gusht 2021, 21:20 -
Bota
Tmerret në Afganistan/ Save the Children: Prej 20 vitesh, një fëmijë vritet ose gjymtohet çdo 5 orë! UNICEF: Nevojë emergjente për ndihmë humanitare
OKB ka ngritur alarmin se 10 milionë fëmijë afganë kanë nevojë të madhe për ndihmë humanitare. Ndërsa sipas organizatës "Save the Children" 33 000 fëmijë janë vrarë dhe gjymtuar në Afganistan gjatë 20 viteve të fundit, mesatarisht një fëmijë në çdo pesë orë.
31 Gusht 2021, 17:44 -
Kronikë
Gazetarja e VOA, Kostreci: Në Afganistan ende 200 amerikanë, evakuimi i tyre varet nga bashkëpunimi me talebanët! Nëse ISIS-k kërcënon SHBA, do ketë sulme të tjerë ndaj tyre
SHBA evakuoi 80 mijë persona nga Kabuli dhe largoi trupat amerikanë nga Afganistani, por sipas gazetares shqiptare së Zërit të Amerikës, Keida Kostreci në Afganistan janë dhe rreth 200 amerikanë. Në një intervistë në Report Tv, Kosteci tha se evakuimi i amerikanëve të mbetur do të varet nga bashkëpunimi me talebanët, nëse ato do i mbajnë premtimet e tyre për të mos penguar largimin e amerikanëve të mbetur.
31 Gusht 2021, 17:10 -
Kosova & Rajoni
Mbërrin grupi i tretë prej 131 afganësh në Kosovë, në total 355 të strehuar në bazën ushtarake amerikane nën komandën e KFOR-it
Një avion i tretë me 131 afganë kanë mbërritur në Kosovë. Ata erdhën me avionin e forcave amerikane nga Gjermania. Tashmë Kosova ka strehuar 355 afganë për të qëndruar përkohësisht në bazën ushtarake amerikane “Bondsteel” që është nën komandën e KFOR-it.
31 Gusht 2021, 12:55 -
Opinion
Afganistanin e humbëm qysh në fillim
Sapo Kabuli ra në duart e Talebanit, filluan analizat e humbjes së SHBA-së në Afganistan. Disa kritikë citojnë politika të gabuara dhe zbatim të dobët të tyre. Të tjerë theksojnë se përfshirja e SHBA në Afganistan ishte e destinuar të dështonte në një vend që është mbiquajtur “varreza e perandorive”.
31 Gusht 2021, 12:51 -
Kronikë
Gazetarja e njohur afgane rrëfim tronditës në Report Tv: Talebanët të etur për gjak, na shpëtoni familjarët atje! Çështje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e tyre
Deri tre javë më parë ishte gazetare e famshme në Afganistan dhe gjysma e familjes së saj ndodhet ende nën terrorin taleban. E vendosur në Qytetin Studenti, gruaja kërkon të mos i tregojmë identitetin e vertetë të saj, pasi ka frikë për fatin e njërëzve të saj. Duke u dridhur, tregon se ajo që ndodh në Afganistan, është larg asaj që bota shikon përmes ekraneve televizive. Talebanët janë të etur për gjak, njerëzit duhet të shpëtohen, është apeli i saj përmes Report Tv.
31 Gusht 2021, 12:09 -
Kosova & Rajoni
Kosovë, arrin grupi i dytë i afganëve
Mediat në Kosovë bëjnë të ditur së në Prishtinë ka arritur grupi i dytë i shtetasve afganë të cilët janë evakuuar nga Kabuli gjatë ditëve të kaluara. Siç bëhet e ditur edhe ky grup është i përbërë nga afganët që kanë punuar me forcat e NATO-s në Afganistan.
31 Gusht 2021, 11:26 -
Bota
SHBA tërhiqet nga Afganistani, Biden: Janë evakuuar nga ajri 120 mijë persona nga Kabuli, operacioni më i madh në histori! Talebanët mbajnë fjalimin e 'fitores': Marrëdhënie diplomatike me Perëndimin
Talebanët kanë përshëndetur largimin e trupave amerikane pas gati 20 vitesh në Afganistan, duke e përshkruar tërheqjen e tyre si një "moment historik" ndërsa deklaruan se vendi tani është një "komb i lirë dhe sovran". Për largimin e trupave amerikanë nga Afganistani, presidenti Joe Biden tha se është kryer një nga operacionet më të mëdha në histori , ku nga ajri janë evokuara mbi 120 mijë persona.
31 Gusht 2021, 07:45 -
Bota
Merr fund lufta më e gjatë e SHBA-së, largohen trupat ushtarakë nga Afganistani! Evakuohen 80 mijë civilë nga Kabuli! Talebanët festojnë me breshëri armësh!
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani me një bilanc prej 80,000 civilë nga Kabuli, nga të cilët 6,000 janë civilë amerikanë. Largimi i forcave amerikane shënon herën e parë pas gati 2 dekadash që kur SHBA-ja dhe aleatët e saj nuk kanë trupa në Afganistan, pas 2 trilion dollarësh shpenzime dhe gati 2,461 trupave amerikane të vrarë në aksion e mbi 20 mijë të plagosur.
30 Gusht 2021, 22:37 -
Opinion
Afganët, të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë
Të gëzosh lirinë duhet të njohësh robërinë dhe ne shqiptarët me shumë se çdo popull e dimë çmimin e lirisë së na ka munguar për dekada të tëra. Shqipëria e shqiptarët duhet të jenë promovuesit më të mëdhenj të lirisë dhe të mbrojtjes së jetës.
30 Gusht 2021, 16:01 - Bota
-
Kronikë
607 afganë akomodohen në Shqipëri, strehohen në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Nisin 'plazhin' në Shëngjin! Sot mbërritën në Rinas 150 refugjatë
150 qytetarë afganë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ministria e Jashtme njoftoi se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Burime bëjnë me dije se edhe në qytetin e Lezhës, pas mesnate janë akomoduar 150 refugjatë e afganë në një resort në Shëngjin.
30 Gusht 2021, 08:39 -
Bota
Sulmi me dron i SHBA pranë aeroportit të Kabulit, CNN: 9 anëtarë të një familje kanë mbetur të vrarë, 6 prej tyre fëmijë
Nëntë anëtarë të një familjeje, përfshirë gjashtë fëmijë u vranë në sulmin me dron amerikan që kishte në shënjestër një terrorist të ISIS-K në një lagje rezidenciale të Kabulit, tha një i afërm i të vdekurve për një gazetar lokal që punonte me CNN
30 Gusht 2021, 07:44