-
Kosova & Rajoni
Osmani për BBC: Edhe vetë kam qenë refugjate! Brenda dy-tri ditëve bëhet publike data e mbërritjes së afganëve! Mes kaosit, Kosova evakuon 4 shtetas të saj
“Janë skena që ta thyejnë zemrën. Edhe unë kam qenë refugjate dhe e ndjejmë këtë çdo ditë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për BBC, e pyetur në lidhje me situatën e popullit afgan pasi ky i fundit ra nën pushtetin e talebanëve.
19 Gusht 2021, 10:42 -
Bota
Afganistan/ Talebanët vrasin familjarin e gazetarit të DW! Bllokojnë aeroportin e Kabulit, s'lejojnë bashkëpunëtorët e SHBA-NATO të largohen, i kërcënojnë me vdekje
Kaos në aeroportin e Kabulit! Talebanët bllokojnë bashkëpunëtoret e SHBA-NATO të largohen nga vendi! Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se trupat amerikane do të vazhdojnë të jenë në Afganistan derisa të evakuohen të gjithë qytetarët amerikanë. 12 të vrarë që nga e diela kur talebanët morën pushtetin. Kërkonin gazetarin e Deutsche Welle, talebanët i vrasin një prej familjarëve dhe i plagosin një tjetër.
19 Gusht 2021, 07:38 -
Bota
Talebanët largojnë spikeren nga televizioni: Shko në shtëpi, regjimi ka ndryshuar
Një spikere femër e Radio Televizionit Afganistan (RTA) me qendër në Kabul tha se talebanët nuk pranuan ta linin të punonte. Shabnam Dawran, një prezantuese në RTA, tha se talebanët i thanë asaj "regjimi ka ndryshuar" dhe në "Shko në shtëpi".
18 Gusht 2021, 20:47 -
Bota
Talebanët i nxjerrin sytë se donte të punonte, rrëfimi tronditës i 33-vjeçares: Qentë do ushqehen nga mishi i grave në Afganistan
Një nënë e torturuar nga talebanët dhe e lënë e verbër kur ishte dy muajshe shtatzënë ka thënë se ka frikë për të ardhmen e grave pasi grupi militant do t’i ushqejë qentë me mishin e tyre. Khatera, 33 vjeç, duke folur nga Delhi, tha se sytë e saj i janë nxjerrë në një sulm që ishte komplotuar nga babai i saj, një ish -luftëtar taleban.
18 Gusht 2021, 18:17 -
Bota
Gratë në Kabul nën syrin e gazetares Marjana Sadat! Zhduken për dy ditë në ekran pas marrjes së pushtetit nga talebanët
Liria e fjalës në Kabul ka qënë një ndër arritjet më të mëdha të 20 viteve të fundit. Dy ditë pas kthimit të talebanëve, gazetarët u kthyen me guxim në ekranet e mediave vendase. A është kjo një shenjë se talebanët kanë ndryshuar apo duhet të presim censurë të re?
18 Gusht 2021, 16:55 -
Kronikë
Baza ligjore/ Hapat për strehimin politik të afganëve! Nga kërkesa për mbrojtje në kufi, gjurmët e gishtave, akomodimi, hetimi deri te përgjigjja përfundimtare
Shqipëria e detyruar edhe me ligj për të strehuar refugjatët afganë, kushti kryesor është persekutimi për shkak të bindjeve politike, fesë dhe racës si dhe rreziku nga dhuna dhe asgjësimi
18 Gusht 2021, 15:15 -
Politikë
Rama për median spanjolle: Brenda javës do vijnë 1000 afganë, do rrinë disa muaj! S'do strehohen në kampe, do ishte çnjerëzore! S'kërkuam asgjë nga SHBA
Brenda javës në vendin tonë do të vijnë rreth 1000 afganë. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën spanjolle El Periodico.
18 Gusht 2021, 14:26 -
Opinion
Frrok Çupi: Amerika ‘iku’, çfarë presin këta këtu?
Amerika u mund në Afganistan. Disa po thonë se u mund si në Saigon, (edhe ajo luftë zgjati 20 vjet, 1955-75). Talebanët, pushteti i dhunës, i opskurantizmit dhe i terrorit, i rënë para 20 vjetësh, u ngjall dhe kthye në dhjetë ditë.
18 Gusht 2021, 12:24 - Bota
- Bota
-
Kronikë
Në pritje të afganëve në Shqipëri, shtyhet fluturimi! Do u bëhet tamponi në konvikte, kush del me COVID do karantinohet! Xhaçka në Rinas, ngrihen çadrat ushtarake! (Itinerari)
Grupi i parë prej 300 afganësh priteshin të mbërrinin sot, por për shkak të situatave kaotike në aeroportin e Kabulit, nisja e tyre është shtyrë dhe është ende e paqartë se kur do të niset avioni dhe për këtë arsye shtyhet edhe ardhja e tyre. Po ashtu bëhet e ditur se nëse avioni do të niset në orët në vijim dhe pas 6-7 orësh fluturim mund të mbërrijë në Tiranë dhe nuk dihet nëse afganët do të mbërrijnë gjatë mbrëmjes apo të nesërmen. Në Rinas janë ngritur tendat e ushtrisë për kontrollin e tyre dhe po bëhen përgatitjet e fundit.
18 Gusht 2021, 08:15 -
Bota
Afganistan, pajisje amerikane luftarake prej miliarda dollarësh, tani në duart e talebanëve
Të krijuara dhe stërvitura me një kosto prej 83 miliardë dollarësh gjatë dy-dekadave, forcat afgane të sigurisë u rrëzuan aq shpejt dhe plotësisht - në disa raste pa qëlluar asnjë të shtënë - saqë duket se ata që përfituan përfundimisht nga investimi amerikan ishin talibanët. Ata morën jo vetëm pushtetin politik, por edhe kapacitetet luftarake të ofruara nga SHBA - armë, municion, helikopterë dhe më shumë
18 Gusht 2021, 07:43 -
Bota
Afganistan/ Talebanët harrojnë thirrjet për paqe, vrasin 2 persona në Jalalabad, godasin njerëzit me kamxhik! SHBA: S'mund të sigurojmë kalim të sigurt në aeroport
Talebanët i kanë harruar shumë shpejt thirrjet për paqe, pasi nuk kanë treguar mëshirë dhe kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.
18 Gusht 2021, 07:29 -
Opinion
Pse nuk luftuan afganët?!
Fillimisht, afganë që kanë luftuar ka më qindra. Afganë që duan lirinë janë shumica. Por në këtë shkrim dua të flas për atë Afganistan apo ata afganë, që u ndjenë të tradhtuar nga elitat e tyre, ata afganë që e lanë të bjerë vendin e tyre të lodhur nga 20 vite pritje e përpjekje para korrupsionit galopant, pasurimit të një grushti të vogël dhe hakmarrjes që erdhi qoftë edhe nga mpirja apo mungesa e shpresës.
17 Gusht 2021, 22:26 -
Opinion
Me zemër të hapur, por me derën mbyllur…
Zhurmnaja për ardhjen e afganëve në Shqipëri, shoqëruar me një agresivitet të fortë ksenofob, është sa e pashpjegueshme aq edhe shqetësuese në aspektin afatmesëm e afatgjatë të zhvillimit të vendit. Nuk dua të bëj këtu një analizë të pro-ve apo kundra-ve që lidhen me rastin specifik, pasi situata është sui-generis (të ardhurit nuk janë emigrantë apo refugjatë tradicionalë) dhe përfshin detyrimet e angazhimet tona në kuadrin e marrëdhënies me partnerin tonë strategjik, pra SHBA-të.
17 Gusht 2021, 19:30 -
Opinion
Debati bajat mbi 'fajin' e Amerikës në Afganistan që bëhet nga Tirana
Zëra të ndryshëm në Tiranë që janë shfaqur si “ekspertë të Lindjes së Mesme”, po sulmojnë hapur SHBA-në për largimin në Afganistan. Mirëpo, në fakt realisht këta vetëm ekspertë të çështjes në fjalë nuk janë, megjithatë, fjalën e të drejtën e saj e ka gjithsecili.
17 Gusht 2021, 19:03 -
Politikë
Huffington Post Italia: Një mësim nga Shqipëria, në ndihmë të menjëhershme ndaj popullit afgan
Në një kohë kur e gjithë bota po ndjek me drithërimë situatën në Afganistan, me marrjen e pushtetit në duart e talebanëve, prestigjiozja italiane Huffington post në një artikull të tij sot, e konsideron një genocid që po ndodh para syve tanë.
17 Gusht 2021, 18:33 -
Kronikë
Mbërritja e afganëve në Shqipëri, pamjet nga ambientet ku do strehohen! Veliaj: Kemi liruar 7 godina në Qytetin Studenti! S'po sakrifikojmë studentët, ka kapacitete të lira
Janë 7 godina në Qytet Studenti ku do të akomodohen grupi i parë i afganëve që prite të vijnë në Shqipëri ditën e nesërme. Lajmi u bë me dije nga Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili inspektoi ambientet, ku theksoi se nuk po sakrifikohen studentët, duke shtuar se ka mjaftueshëm kapacitet, pasi janë shumë pakë studentë që qëndrojnë momentalisht në këto godina në Qytetin Studenti.
17 Gusht 2021, 16:49 - Bota
-
Opinion
Ra Kabuli. Rroftë sebepi?!
Shkurt një garë e lodhshme mes opinionistësh, në të vërtetë jo për të tërhequr syrin dhe vëmendjen e publikut drejt vlerave të tyre. Të bie në sy që, për së shumti, radhiten në një vijë starti kur përpiqen të zhvlerësojnë vendimin e Kryeministrit Rama për të pranuar afganët në Shqipëri. Në këtë plan diskursi mendja dhe pena e tyre virtuozohet, ushqehet nga mllefi e nga e keqdashja dhe shkarkon dufin mbi Kryeministrin sikur Ky të ketë bërë ndonjë mëkat! Ndjesitë e tyre ndaj Ramës janë të njohura.
17 Gusht 2021, 13:29