-
Masat e reja anti-COVD/ Nga nesër Shqipëria mbyllet në orën 20:00! Shkollat e mesme në 10 bashki mësim online, zgjatet sezoni i provimeve (VIDEO)
Nga nesër e deri më 25 shkurt Komiteti i ekspertëve vendosi kufizimin e lëvizjes dhe mbylljen e bareve e restoranteve në orën 20:00, ndërsa shkollat e mesme në qytetet me risk të lartë të infektimit me COVID do zhvillojnë mësim online. Zgjatet sezoni i provimeve për Universitet. Manastirliu theksoi se s’do ketë tolerim për moszbatimin e masave.
10 Shkurt 2021, 08:27 -
Infektimi për herë të dytë nga COVID? Fico: Shumica preken nga mutacionet që pëson virusi, nuk quhet riinfektim!
Teksa ditën e sotme u raportuan dy raste të infektimit për herë të dytë nga koronavirusi në Shkodër, drejtoresha e ISHP-së, Albana Fico shpjegon se nuk kemi raste të riinfektimit, por thjeshtë të një mutacioni. Fico deklaroi se këto janë raste të infektimeve nga mutacionet që pëson koronavirusi por janë vetëm analizat të cilat përcaktojnë përfundimisht rastet e caktuara.
8 Shkurt 2021, 14:26 -
Masat anti COVID/ Vijon 'ora policore' pas 22:00, edhe për 2 javë universitetet online, pezullim i fluturimeve me Britaninë deri më 18 janar! Shqetësuese rritja e rasteve te moshat e reja
Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19 tha se ora policia pas 22:00 do të vijojë të jetë ende në fuqi, ndërsa theksoi shqetësimin se po rriten rastet pozitive te moshat e reja 25- 34 vjeç. Universitetet do të vijojnë mësimin online edhe për 2 javë, ndërsa pezullimet e fluturimeve me Britaninë do të vijojnë deri më 18 janar.
6 Janar 2021, 12:26 -
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Në bazë të shifrave të kësaj jave vendosim nëse do ketë masa shtesë! Shqipëria në 'dritaren e parë' për marrjen e vaksinës anti-COVID
Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo me qëllim parandalimin e COVID-19. Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e tyre të përjavshme kanë bërë me dije se e gjitha do të përcaktohet në varësi të rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus.
8 Dhjetor 2020, 13:08 -
Rritja e rasteve me COVID, Fico në Report Tv: Nuk do ngurojmë të marrim masa të tjera! Është rritur interesimi për vaksinën ndaj gripit (VIDEO)
Drejtoresha e IShP-së, Albana Fico, në një intervistë për Report Tv deklaroi se Komiteti Teknik i Ekspertëve do të marrë masa të tjera shtesë në rast se vihet re një rritje në numrin e të infektuarve me koronavirus. Ndër të tjera ajo tha se është vënë re një interesim i qytetarëve për vaksinën e gripit sezonal.
27 Nëntor 2020, 17:12 -
VIDEO/ Komiteti Teknik i Ekspertëve: Universitetet do vijojnë online! Asnjë frikë për ezaurim të spitaleve COVID, është rritur koha e pritjes së qytetarëve
Komiteti Teknik i Ekspertëve për luftën kundër COVID ka dalë në një deklaratë për mediat. Sipas tyre situata është përkeqësuar por në kontroll. Zv. ministrja Rakacolli bëri me dije se mësimi në universiteti do të vijojë online për një periudhë tjetër pa afat.
23 Nëntor 2020, 10:25 -
Pecnikaj në Repolitix: Nuk duhej izoluar gjithë Shqipëria, mbi ç'baza ligjore vendosen kufizimet? Fico: Nuk kemi më zona të gjelbra, janë masa të mirëmenduara (VIDEO)
Vendosja e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve dhe mbyllja e restoranteve dhe bareve në orën 22:00 ka krijuar polemika të shumta. Shumë persona nuk e shohin të drejtë kufizimin e të gjithë qyteteve në këtë fashë orare. I ftuar në emisionin Repolitix, mjeku Ilir Pecnikaj në departamentin e shëndetësisë në PD deklaroi se kjo masë nuk duhej të ishte vendosur në qytete ku popullsia dhe lëvizja e qytetarëve është më e ulët.
11 Nëntor 2020, 21:32 -
Situata e Covid/ Fico: Mosha e 3-të 'shembull' për mbajtjen e maskës! Këshillat që duhet të zbatoni për të shmangur karantinën
Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico në studion e Report Tv ka folur në lidhje me situatën aktuale të Covid duke thënë se gjërat janë nën kontroll pavarësisht rritjes së rasteve.
28 Tetor 2020, 19:09 -
Vëzhgimi i Report Tv/ Nga sot maska me detyrim edhe në ambiente të jashtme, qytetarët respektojnë vendimin, por s'mungojnë 'të pabindurit'
Gjobitja me 3 mijë lekë për këdo që nuk mban maskën, i ndërgjegjësoi shqiptarët, teksa atje ku duhej të jepej shembulli, në Kuvend, disa deputetë u shfaqën pa maska.
15 Tetor 2020, 07:17 -
Nga nesër maska me detyrim në çdo ambient! Fico zbardh udhëzimin: Gjobat 3-5 mijë lekë, rastet kur përdoret dhe kur bën përjashtim
Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico ka zbardhur udhëzimin se kur duhet të përdoret maska dhe kur bën përjashtim, udhëzim që hyn në fuqi nga nesër. Sipas Fiços maska duhet të mbulojë hundën gojën e mjekrën dhe s'duhet të preket kur vendoset
14 Tetor 2020, 12:15 -
ISHP kërkon laborator për COVID, i hapet rruga privatit? (DOKUMENTI)
Instituti i Shëndetit Publik nuk ndihet në kushtet për të përballuar kërkesat që mund të vijnë nga qytetarët për kryerjen e testit të COVID, jashtë një hetimi epidemioliogjik. Për këtë arsye, drejtuesja e këtij institucioni i ka kërkuar ministrisë së Shëndetësisë, të krijohet mundësia për të certifikuar edhe laboratorë të tjerë për tamponët, duke mos e lënë larg mundësinë që t’i hapet kështu rruga edhe testeve në spitale private.
16 Qershor 2020, 12:08 -
30 viktima! 14 raste të reja me COVID në 3 qytete, vatër e re në Krujë, 9 të shëruar në 24 orët e fundit (VIDEO)
Ministria e Shëndetësisë: 14 raste të reja, shkon në 750 numri i të prekurve, 431 numri i të shëruarve. Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Krujë dhe Shkodër.
28 Prill 2020, 11:11 -
'S'ka dakordësi për hapje të kopshteve', Albana Fico: 90.3 % e vatrave të kontrollueshme, zonat më kritike përfshijnë fasoneritë dhe burgjet
Kreu i Instituti të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh se në Shqipëri 90.3 % e vatrave të infeksionit kanë qenë familjare dhe të kontrollueshme, ndërsa një pjesë e vogël ka qenë vatër me rrezik të madh si rastet e fasonerive në Krujë apo burgun 313.
23 Prill 2020, 22:07 -
24 viktima nga COVID-19/ Humb jetën 68-vjeçarja nga Tirana, kishte kryer në Infektiv 5 seanca dialize! 21 raste të reja në 24 orë! (VIDEO)
21 raste të reja janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, mes tyre një personel mjekësor dhe dy fëmijë që janë asimptomatikë. Gjithashtu lajmi i mirë vjen nga drejtoresha e ISHP, Albana Fico se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 15 pacientë të tjerë duke e çuar numrin në 232.
13 Prill 2020, 11:17 -
20 viktima me COVID-19/ Sot 28 të prekur, mes tyre një fëmijë (361 në total) vatër e re në Durrës! 104 të shëruar
Në 24 orët e fundit në Shqipëri janë regjistruar 28 raste të reja me koronavirus nga 149 teste duke e çuar në total numrin e të infektuarve në 361. Një lajmi mirë për të shëruarit që janë 5 dhe në total 104. Harta e të prekurve nga COVID-19 në 24 orët e fundit është zgjeruar në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Shkodër, Albana Fico: Tregon edhe njëherë mos respektimin e distancimit social dhe masave të kontrollit të infeksionit. Tirana, Shkodra, Durrësi dhe Fieri janë qytetet më të prekura
5 Prill 2020, 11:39 -
8 viktima me koronavirus/ Sot 12 raste të reja! 186 të infektuar në 16 qytete...Mes 31 të shëruarve, 2 nga bluzat e bardha (VIDEO)
Nga 102 teste të kryerja brenda 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 12 qytetarë, duke e çuar në total numrin e prekurve me koronavirus në Shqipëri në 186. Koronavirusi është shtrirë me shpejtësi në të gjithë Shqipërinë, ku përgjatë këtyre dy javëve janë prekur gjithsej 16 qytete, me Tiranën që mban kreun, ndjekur nga Fieri, Korça dhe Durrësi.
27 Mars 2020, 11:27 -
‘Mos dilni nga shtëpia as për pazar se situata është shumë e rëndë'/ ISHP mohon mesazhet: Na i kurseni këto ‘lojra’
Të gjitha mesazhet që mund t’ju kenë mbërriur në celular, ku thuhej se këtë javë askush nuk duhet të dalë nga shtëpia as për pazar se situate është shumë e rëndë, janë TË PAVËRTETA. Një gjë e tillë është konfirmuar Instituti i Shëndetit Publik.
24 Mars 2020, 09:47