- Kronikë
- Kronikë
-
Kronikë
Koronavirusi, 4 viktima dhe 30 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në vend
Vijon të shënojë ule numri i rasteve të reja me koronavirus në vend, ku në 24 orët e fundit raportohet për 30 persona të infektuar. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se fatkeqësisht janë 4 persona që nuk e kanë fituar dot betejën me këtë virus.
10 Maj 2021, 17:10 -
Kronikë
Koronavirusi, Gjermania heq Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’, mjeku: Shqiptarët s’duhet të paraqesin më test negativ të COVID dhe as të karantinohen
Gjermania ka hequr Shqipërinë nga ‘lista e kuqe’ e vendeve që paraqesin rrezikshmëri të lartë sa i përket infeksioneve të COVID. Kjo do të thotë se shqiptarët që do të udhëtojnë drejt Gjermanisë nuk do të duhet të karantinohen dhe po ashtu nuk do të paraqesin më as një test negativ të COVID.
7 Maj 2021, 19:51 - Kronikë
-
Kronikë
Koronavirusi, shkon në mbi 572 mijë numri total i vaksinimeve të kryera, Manastirliu: 15642 në 24 orët e fundit
Ka shkuar në 572226 numri total i vaksinimeve të kryera në vend, ku vetëm 24 orët e fundit janë kryer 5642. Shifrat u bënë me dije nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në Twitter: “15642 vaksinime sot. Nga fillimi i fushatës ShqipëriaBuzëqesh janë kryer 572226 vaksinime”.
6 Maj 2021, 20:53 -
Kronikë
Britania publikon nesër listën e vendeve ku mund të udhëtohet për pushime, Shqipëria, 1 ndër 3 “top” destinacionet këtë verë
Plazhet e Shqipërisë do të jenë mes destinacioneve kryesore për turistët britanikë këtë verë. Kjo u bë e ditur nga eksperti britanik i turizmit, Simon Calder, një ditë para se Britania të publikojë listën e vendeve ku qytetarët e saj do të jenë në gjendje të udhëtojnë nga 17 maji, pa nevojën e karantinës, megjithëse do të zbatohen testimet para dhe pas nisjes.
6 Maj 2021, 19:04 -
Kronikë
Vaksinimi, Brataj publikon studimin në Lazio të Italisë dhe jep lajmin e mirë: U ul me 91% shtrimi në spital i mbi 80-vjeçarëve me koronavirus
Lazio është rajoni i parë që studion efektet e vaksinave në popullatë në grupmoshat mbi 80 vjeç me cikël të plotë vaksinimi dhe vihet re ulja e incidencës së shtrimit në spital për Covid-19, me mbi 91%.
6 Maj 2021, 17:54 -
Kronikë
Mbi 19 mijë të vaksinuar në 24 orët e fundit, Manastirliu: Kapërcyem 550 mijë vaksinime në total
Numri i vaksinave të kryera në vend ka kaluar shifrën e 550 mijë. Kjo u bë e ditur sot nga Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila tha po ashtu se vetëm në 24 orët e fundit janë kryer 19 197 vaksinime.
5 Maj 2021, 19:38 -
Kronikë
Vaksinimi jep efekt, Shqipëria del nga harta e kuqe e COVID në botë
Shqipëria ka dalë nga na zona e kuqe e hartës së COVID në botë. Në hartën që tregon shpërndarjen e koronavirusit në botë në kohë reale, e publikuar nga "The New York Times", Shqipëria shihet e ngjyrosur me të verdhë, që tregon për një rënie të numrit të infeksioneve me COVID, ku vendet e ngjyrosur me të kuqe dhe vishnje, janë ato ku situata me pandeminë është e rëndë.
5 Maj 2021, 18:32 -
Kronikë
Vaksina kundër COVID dhe alergjitë, Brataj publikon studimin shkencor dhe sqaron kur është e sigurt dhe kur duhet patur kujdes
Brataj thotë se vaksinat kundër COVID janë të sigurta për personat me alergji të rënda të shkaktuara nga ushqimet, medikamentet, latex dhe helmit të bletës. Por kujdes duhet të bëjnë personat me histori të njohura nga reaksione të rënda alergjike ndaj ndonjë prej përbërësve, pasi nuk duhet ta bëjnë vaksinën kundër Covid-19.
5 Maj 2021, 15:52 -
Kosova & Rajoni
COVID-19, mbërrijnë në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës Pfizer
Kanë mbërritur sot në Kosovë 4,680 dozat e para të vaksinës së Pfizer kundër COVID, pjesë e kontingjentit të 95 mijë vaksinave të kësaj kompanie që Bashkimi Evropian dhe Austria kanë deklaruar se do të sjellin në Kosovë.
4 Maj 2021, 19:55 - Kronikë
-
Kosova & Rajoni
Nga shtrati i spitalit, Çun Lajçi krtika Albin Kurtit: Zbrit me këmbë në tokë dhe prano ofertën e vllaut Rama për vaksinat!
Poeti dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, prej disa ditësh ndodhet nën kujdesin intensiv në spital në Prishtinë, pasi është infektuar me Covid-19. Me një postim në Facebook, ai flet për kushtet jo të mira në spital, duke thënë se ka mungesë ilaçesh dhe se ilaçet e shtrenjta, pacientët duhet t'i blejnë vetë.
4 Maj 2021, 16:38 -
Bota
Britania regjistron vetëm 1 viktimë nga COVID, numri më i ulët i fataliteteve në 9 muaj
Britania regjistroi vetëm një viktimë nga COVID sot, numri më i ulët i fataliteteve në nëntë muaj, ndërsa po ashtu ka rënë ndjeshëm edhe numri i rasteve të reja të infeksioneve. Në 24 orët e fundit u regjistruan 1,649 raste të tjera me COVID, një numër shumë i ulët krahasuar me 2064 që u regjistruan të hënë e kaluar.
3 Maj 2021, 21:22 -
Bota
Koronavirusi, 2146 raste të reja infeksioni në 24 orët e fundit në Greqi! Humbin jetën 134 persona
Greqia bëhet gati të lehtësojë disa nga masat kufizuese ditën e nesërme, por ndërkohë vijon të mbete i lartë numri i rasteve ditore të infeksionit. Në 24 orët e fundit, në vendin fqinj u regjistruan 2146 raste të reja, ndërsa humbën jetën 134 persona.
3 Maj 2021, 18:21 -
Kronikë
Koronavirusi, punonjësit e policisë marrin sot dozën e dytë të vaksinës
Pas të moshuarve, janë punonjësit e policisë ata të cilët kanë vijuar të marrin sot dozat e dyta të vaksinës kundër koronavirusit. Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Shtetit nëpërmjet një postimi në Facebook
3 Maj 2021, 15:52 - Kronikë
- Bota
- Bota