-
Lufta/ Irani lëshoi 200 raketa drejt Izraelit, IDF u përgjigjet me bombardime! Mbi 70 të vdekur në 24 orët e fundit në trekëndëshin Liban-Gaza-Izrael!
Teherani kërcënon se "do e kthejë në hi" Izraelin nëse nuk tërhiqet, teksa premton hakmarrje. IDF reagon dhe deklaron se "do sulmojë me të gjithë forcën e saj". Dy sulme terroriste në Izrael, me të paktën 8 viktima. Goditet shkolla në Gaza, 6 të vrarë. Bombardime edhe në Liban, 55 të vdekur dhe 156 të plagosur
1 Tetor 2024, 07:42 -
SHBA-ja akuzon 3 iranianë të Gardës Revolucionare për hakimin e fushatës së Donald Trump
Departamenti amerikan i Thesarit, ndërkaq tha po ashtu se ka vendosur sanksione ndaj shtatë anëtarëve të Gardës Revolucionare të Republikës Islamike. Akuzë edhe për tentim që të pengojnë zgjedhjet presidenciale amerikane të 5 Nëntorit
28 Shtator 2024, 12:35 -
Tre dekada në krye të Hezbollah dhe ‘fantazmë’ për Izraelin, kush është Hassan Nasrallah! Shkollimi, jeta në bunker, lidhjet me Iranin dhe fiksimi për sigurinë
Teksa Tel Avivi pretendon se e ka vrarë, por Irani e mohon, cilësohet edhe si “lideri i pakalueshëm” apo "hije", që i iku Izraelit për 32 vite. Si u emërua nga Teherani menjëherë pas vrasjes së Abbass al-Muwasi më 1992 dhe hakmarrja që i bëri dhuratë organizatës me atentatin e Argjentinës, ndaj Ambasadës Izraelite. Që nga viti 2006 ai nuk është shfaqur më në publik. I fiksuar pas sigurisë dhe kundër teknologjisë elektronike, pasi e cilësonte të gjurmueshme nga armiku
28 Shtator 2024, 11:36 -
SHBA sanksione të reja ndaj Iranit, pas akuzave se Teherani po furnizon Rusinë me raketa
Uashingtoni vendosi sanksione të reja ndaj Iranit për furnizimin e Rusisë me raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi për t’i përdorur në Ukrainë, njoftoi të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.
11 Shtator 2024, 09:07 -
SHBA: Dërgesa e raketave balistike iraniane në Rusi do të ishte “përshkallëzim dramatik”
Ministria e jashtme e Ukrainës tha të hënën se ka thirrur për një takim urgjent një diplomat të lartë iranian dhe për t’ia tërhequr vërejtjen mbi “pasojat katastrofike e të pariparueshme” në marrëdhëniet dypalëshe, nëse vërtetohen njoftimet se Teherani ka furnizuar me raketa balistike Rusinë.
10 Shtator 2024, 14:03 -
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby: SHBA do ta mbrojë Izraelin në rast të një sulmi nga Irani
Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për të mbrojtur Izraelin në rast të një sulmi nga Irani ndërsa ka shpresa për arritjen e një marrëveshje të mundshme armëpushimi në Gazë, tha të martën zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për çështjet e sigurisë kombëtare, John Kirby.
27 Gusht 2024, 22:52 -
Irani: Izraeli ka 'humbur fuqinë parandaluese'! Sulmet ndaj Hezbollahut tregojnë ndryshim të balancës së fuqisë
Izraeli raportohet se ka kryer sulme të reja ajrore ndaj Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – brenda Libanit, një ditë pasi palët këmbyen sulme me raketa e dronë. Irani tha se sulmet e Hezbollahut ndaj Izraelit tregojnë ndryshim të balancës së fuqisë.
26 Gusht 2024, 15:59 -
Një luftë si ‘lojë shahu’, 007-at e Izraelit përsëri një hap para! Çfarë pritet të ndodhë mes 4 ‘bigëve’ në fushëbetejë
Pas luftimeve më të fundit, IDF-ja izraelite duket se arriti të godiste e para. Hezbollah deklaron fitore strategjike, duke synuar qendrat kibernetiko-informative dhe bazat e Mossad-it. SHBA lëviz arsenalin e rëndë në rajon dhe luan ‘kartën e paqes’, Irani mbështet libanezët dhe deklaron “përmbajtje”
25 Gusht 2024, 17:13 -
Lufta Izrael-Hamas/ Bombardohen kampet e refugjatëve në Jabalia dhe Nuseirat, të paktën 8 të vdekur! Irani pritet të sulmojë, Katari: Mendohuni
Vijojnë negociatat mes palëve në Doha, Teherani zyrtar mungon dhe Katari e këshillon. Por sulmet në Bregun Perëndimor palestinez dhe në kampet e refugjatëve nuk mungojnë. Mbi 40 mijë viktima në Gaza që nga nisja e konfliktit
16 Gusht 2024, 08:00 -
Izraelitët të shqetësuar nga kërcënimet për sulme nga Irani dhe Hezbollahu
Hamasi dhe Hezbollahu janë zotuar se do të hakmerren për vrasjen e udhëheqësve të tyre. Zyrtarët e sigurisë së Izraelit thonë se Hezbollahu ka mbi 150 mijë raketa me rreze veprimi që mund të arrijë pjesën më të madhe të Izraelit.
14 Gusht 2024, 17:12 -
FBI hetim pas akuzave të Trump për sulm kibernetik iranian! Ekipi i kandidatit për president: Janë vjedhur dokumente të ndjeshme fushate
Një hetim të plotë ka nisur FBI pas akuzave të fundit nga ekipi elektoral i ish presidentit Trump se janë vjedhur dokumente të rëndësishme nga një sulm kibernetik që vinte nga Irani. Po ashtu agjentët e FBI, po hetojnë edhe për ndërhyrje të mundshme në fushatën e kampit tjetër, pasi në qershor kishte dyshime se Irani po përpiqej të vidhte informacione dy fushatat presidenciale në ShBA.
13 Gusht 2024, 14:21 -
Microsoft: Irani po intensifikon përpjekjet kibernetike për ndikim në zgjedhjet amerikane
Irani po intensifikon aktivitetin në internet, që synon të ndikojë në zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara dhe në një rast vuri në shënjestër sistemet e postës elektronike të zyrtarëve të fushatave të kandidatëve për president, tha kompania Microsoft të premten.Hakerët iranianë gji
10 Gusht 2024, 07:27 -
Egjipti u kërkon kompanive të veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit të enjten
Egjipti i ka udhëzuar të gjitha linjat e veta ajrore ta shmangin hapësirën ajrore të Iranit për një periudhë kohore prej tri orëve mëngjesin e së enjtes, pas rritjes së tensioneve mes Izraelit dhe Iranit.
7 Gusht 2024, 22:23 -
Lufta/ Washington Post: Irani mund të rishqyrtojë planet e tij për hakmarrje! Blinken: I takon liderit të Hamasit të vendosë për armëpushimin
Inteligjenca amerikane e jep pothuajse të sigurt, teksa mediat raportojnë se sulmi nga Teherani është vetëm çështje orësh: “Teherani ka lëvizur platformat e lëshimit të raketave”. Kreu i Hezbollahut: "Izraeli të frikësohet".
7 Gusht 2024, 07:51 -
Tensionet në Lindjen e Mesme, Biden mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Frika e sulmit të Iranit ndaj Izraelit po rritet
Konflikti Izrael-Hamas përshkallëzohet, teksa liderët Perëndimorë dhe ata rajonalë po bëjnë përpjekje të shmangin përshkallëzimin që do çojë në luftë. Reagimet dhe si paraqitet situata
6 Gusht 2024, 11:45