-
Hovenier: Mirëpresim pranimin e propozimit të BE-së nga Kosova, marrëveshja e përkohshme sjellë përfitim për të dyja palët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovës, Jeff Hovenier, ka mirëpritur pranimin në parim të propozimit të Bashkimit Evropian apo planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.Përmes një postimi në Twitter ai tha se do të vazhdojnë mbështetjen për dialogun në mënyrë që mos ketë tension midis shteteve.
7 Shkurt 2023, 11:40 -
Kurti pranoi propozimin franko-gjerman, Meta: Zhvillime pozitive mbi normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi! Kontribuon për paqen e qëndrueshme
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që pranoi propozimin franko-gjerman. Në një reagim në Facebook thotë se kjo kontribuon në paqen e qëndrueshme dhe sjell normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
7 Shkurt 2023, 10:44 -
Albin Kurti: Të kërkosh ‘Asociacionin’ pa e njohur Kosovën, si të serviresh kafe pa filxhan
I pyetur rreth formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti e ka përsëritur një deklaratë të thënë më edhe më parë. Ai e ka krahasuar njohjen e Kosovës me një filxhan me kafe, duke thënë se formimi i Asociacionit para njohjes së Kosovës, i ngjanë sikurse të shërbesh kafe pa filxhan. Sipas Kurtit një gjë e tillë është e pamundur.
4 Shkurt 2023, 18:44 -
Asosacioni dhe pse SHBA bën presion mbi Kosovën
Kohët e fundit SHBA-ja nëpërmjet të dërguarve të saj ka bërë presion pa dorashka për aplikimin e Asosacionit të komunave serbe në Kosovë. Është e pritshme nga BE-ja e cila nuk e harron kurrë ndjenjën e saj filoserbe, por presioni amerikan është diçka e re.
3 Shkurt 2023, 20:29 -
Në kulmin e tensioneve me Perëndimin, Kurti viziton sot Turqinë dhe takon Erdoganin
U desh një tërheqje vëmendje, vënie kushtesh për aprovimin e marrëveshjes të asociacionit nga ana e kryeministrit të Kosovës për t’u ndjerë një bllokadë mes Kurtit dhe Perëndimit. Dhe duket se fill pasi provoi këtë, Kurti njoftoi një takim me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan dhe se do të niset sot drejt Turqisë.
3 Shkurt 2023, 10:28 -
Kuvendi i Kosovës/ Kurti: Pranojmë asociacionin por kam 6 kushte, Serbia të tërheqë letrat e mosnjohjes në 5 vendet e BE! Vuçiç: Përralla
Mes shumë refuzimesh, Kryeministri Albin Kurti deklaroi në Kuvendin e Kosovës se krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, do të behët, por më parë duhet të plotësohen 6 kushte. Së pari kjo strukturë duhet të jenë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet ne fuqi. Kurti tha se asociacioni nuk mund të jetë një etnik.
2 Shkurt 2023, 11:43 -
Opozita e quan ‘tradhtar’ Vuçiç, konfliktohen fizikisht deputetët në Serbi! Presidenti: S’guxoj ta prezantoj të plotë planin franko-gjerman
Negociatat me Kosovën kanë qenë fokusi i seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Serbisë. Deputetët serb kanë kërkuar me ngulm që të flitet për planin franko-gjerman, ndryshe seanca nuk ka pse të mbahet. Ka qenë Presidenti Vuçiç ai që është shprehur se nuk ka guxim të prezantojë të plotë planin franko-gjerman ndërsa ka mbajtur një fjalim edhe për barrikadat.
2 Shkurt 2023, 10:47 -
Haradinaj: Krijimi i Asociacionit, rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj thotë se Prishtina nuk duhet të mbetet peng i Asociacionit dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është rruga e vetme për të arritur tek marrëveshja finale Kosovë-Serbi. Krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është një prej çështjeve që ka krijuar tension mes Prishtinës dhe Beogradit, por edhe mes Prishtinës e faktorit ndërkombëtar.
31 Janar 2023, 21:35 -
Dorëzohet në Parlamentin Evropian draft-raporti për Kosovën: Procesi i integrimit në BE do varet nga normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon – Taubadel, ka dorëzuar draftin e raportit të saj vjetor për Kosovën, për të cilin do të diskutohet fillimisht në Komisionin për Politikë të Jashtme, ndërsa më vonë gjatë vitit edhe në seancë plenare. Ky tekst përmban pikat e përgjithshme, ngjashëm me raportet e viteve të shkuara, por merr parasysh edhe zhvillimet që kanë ndodhur ndërkohë.
31 Janar 2023, 16:20 -
Takimi në Prishtinë për Asociacionin, ambasadori i SHBA: Nuk mbështesim marrëveshje që kërcënon sovranitetin e Kosovës
Ditën e sotme, do të ketë një mbledhje në Kosovë për të diskutuar rreth Asociacionit. Në ambasadën e SHBA në Kosovë do të mblidhen zyrtarët të Presidencës, Qeverisë, Kuvendit, shoqërisë civile e të tjerë.
31 Janar 2023, 09:02 -
Ndërkombëtarët nisin bisedimet për asociacionin por Kurti s’merr ftesë: S'ka pse të themelohet marrëveshja
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti një ditë pasi njoftoi se nuk është ftuar në takimin e 31 janarit të Ambasadës Amerikane për modalitetet e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka ripërtëritë qëndrimet e tij në lidhje me këtë temë.
28 Janar 2023, 15:56 -
Dialogu Kosovë-Serbi mbi planin franko-gjerman, Kurti: Nëse s’ka progres, jemi paralajmëruar për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes ndërkombëtare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka marrë paralajmërime për mundësinë e zvogëlimit të mbështetjes së Perëndimit, nëse Kosova nuk do të tregohet konstruktive në lidhje me bisedimet Kosovë-Serbi. Ai, megjithatë, shprehu bindjen se Kosova është duke u dëshmuar si palë konstruktive në këtë proces.
27 Janar 2023, 22:12 -
Pa njohjen e Kosovës, propozimi i BE-së i papranueshëm për opozitën
Partitë politike opozitare në Kosovë mbështesin procesin e dialogut me Serbinë, por ato thonë se nuk pajtohen me propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve, në rast se nga ky propozim nuk rrjedh njohja e Kosovës nga ana e Serbisë.
27 Janar 2023, 11:42 -
Reagon SHBA për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë: Të dyja shtetet duhet të marrin vendime të vështira, janë vende sovrane, ne nuk imponojnë vendime apo zgjidhje!
Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried ka dhënë një intervistë për Zërin e Amerikës ku shprehet se Kosova dhe Serbia duhet të marrin vendime të vështira për të përmirësuar dhe ruajtur marrëdhëniet, për më tëpër për të ardhmen, pa thyer marrëveshjet që kanë me njëra-tjetrën.
26 Janar 2023, 21:57 -
Flet presidenti Vuçiç për planin franko-gjerman: Propozimi i dytë i njëjtë me të parin, Serbia nuk kishte vend për të zgjedhur
Presidenti serb Vuçiç ka folur për takimin që zhvilloi me emisarët specialë të dërguar nga SHBA dhe BE dhe mbrëmjen e sotme ka deklaruar se është “gjetur në udhëkryq” midis dy zgjedhjeve shumë të vështira, pas propozimit të tyre të planit franko-gjerman. Vuçiç është shprehur se ka qenë një zgjedhje e vështirë pasi i ishte thënë se nëse Serbia nuk do pranonte propozimin për planin franko-gjerman mbi Kosovë, atëherë do ndërpritej procesi i anëtarësimit në BE.
25 Janar 2023, 17:50 -
Basha në Këshillin e Europës thirrje 5 vendeve të BE: Njihni pavarësinë e Kosovës! Lufta në Ukrainë, ‘kambanë’ për të pasur prioritet paqen e stabilitetin
Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka qenë i pranishëm në mbledhjen Këshillit të Evropës, në të cilën është diskutuar edhe për tensionet më të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.
25 Janar 2023, 17:10 -
Dialogu Kosovë-Serbi, Borrell mirëpret qëndrimin e Vuçiçit për propozimin e BE-së
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, e ka mirëpritur qëndrimin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, të datës 23 janar, rreth propozimit evropian, i cili flet për rrugën që çon përpara dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Ai i ka bërë këto deklarata pas takimit që ka zhvilluar me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç në Bruksel.
24 Janar 2023, 21:10 -
Pesë diplomatët e SHBA-së dhe BE-së vizituan Prishtinën dhe Beogradin për dialogun Kosovë-Serbi, Borrell njofton ministrat e Unionit mbi ecurinë
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell do të informojë sot ministrat e Jashtëm të BE-së për ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe diskutimeve që i dërguari i posaçëm i BE-së për dialog Mirolslav Lajçak ka pasur ditëve të fundit në Prishtinë dhe në Beograd.
23 Janar 2023, 13:36