-
COVID 19 dhe universitetet/ Studentët, kërkesë Ministrisë së Arsimit dhe Komitetit Teknik: Pas provimeve të kthehemi në auditor, të anulohet tarifa
Masat e marra për përballimin e pandemisë COVID në vend kanë bërë që mësimi në këtë vit akademik në universitetet shqiptare deri më tani të bëhet online. Kjo i ka shqetësuar studentët të cilët herë pas herë kanë kërkuar rikthim në auditore.
23 Janar 2021, 18:01 -
Kushi dhe Manastirliu me ekspertë të shëndetësisë: Mësimi në universitete do të vijojë online! Kemi rritje të rasteve me COVID te të rinjtë (VIDEO)
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi po zhvillojnë një bashkëbisedim me Komitetin Teknik të Ekspertëve, ku bëjmë me dije se mësimi online në universitete do të vijojë online, për shkak se nga data 6 janatr kemi rritje të rasteve me COVID
21 Janar 2021, 16:56 -
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve letër qeverisë: Të vaksinohet edhe stafi akademik, krahas bluzave të bardha
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama, ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ministres së Arsimti, Evis Kushi ku kërkojnë që të vaksinohet edhe stafi akademik dhe ndihmës akademik të universiteteve krahas personelit të sistemit shëndetësor.
14 Janar 2021, 22:41 -
Masat anti COVID/ Vijon 'ora policore' pas 22:00, edhe për 2 javë universitetet online, pezullim i fluturimeve me Britaninë deri më 18 janar! Shqetësuese rritja e rasteve te moshat e reja
Komiteti Teknik i ekspertëve për COVID-19 tha se ora policia pas 22:00 do të vijojë të jetë ende në fuqi, ndërsa theksoi shqetësimin se po rriten rastet pozitive te moshat e reja 25- 34 vjeç. Universitetet do të vijojnë mësimin online edhe për 2 javë, ndërsa pezullimet e fluturimeve me Britaninë do të vijojnë deri më 18 janar.
6 Janar 2021, 12:26 -
U infektuan familjarisht, deputetja e PS-së, Elona Gjebrea tregon në Report Tv përballjen me koronavirusin (VIDEO)
Deputetja e Partisë Socialiste, Elona Gjebrea ka treguar gjatë një interviste për Report Tv eksperiencën e saj në përballje me koronavirusin. Ajo shprehet se në të njëjtën kohë u infektua dhe familja e saj. Teksa tregon për eksperiencën, deputetja Gjebrea u shpreh se në ditët e para ka shfaqur simptoma të lehta dhe jo shqetësuese.
4 Janar 2021, 19:00 -
Hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID/ Shqipëria në karantinë nga ora 20:30-06:00! Tirana, Fieri, Berati, Lezha dhe Shkodra zbatojnë orën policore
Nga dita e sotme (24 dhjetor) ka hyrë në fuqi kufizimi i ri i orarit të lëvizjes prej orës 20:30 - 06:00. Ky ishte vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve të cilët i komunikuan përmes një deklarate 3 ditë më parë.
24 Dhjetor 2020, 08:14 -
Ora e re policore/ Frendo për Report Tv: Mesha e Krishtlindjes do të mbahet në orën 18:00! Masat që ka marrë Kisha për të shmangur grumbullimet
Mesha e Krishtlindjes ishte parashikuar që të zhvillohej në orën 20:00, por për shkak të orës së re policore, ajo është vendosur që të mbahet në orën 18:00, kështu qytetarët do të kenë mundësi që të kthehen në shtëpi para orës 20:30. Frendo shtoi edhe masat që ka marrë Kisha për të shmangur grumbullimet e njerëzve, por njëkohësisht që asnjë qytetarët të mos humbasë meshën në vigjilje të Krishtlindjeve.
23 Dhjetor 2020, 13:45 -
Masat e reja anti-COVID për festat, Imzot Frendo letër Rakacollit: Të nxituara e diskriminuese për katolikët, ishin përgatitur për të mbajtur meshën
Kryeipeshkvi i Kishës Katolike në Shqipëri, George Frendo i ka cilësuar masat e reja të Komiteti të Ekspertëve të Teknikëve për COVID-19 për të vendosur orën policore në 20:30 që më 24 dhjetor, si të nxituara dhe diskriminuese, pasi siç shprehet Imzot Frendo Kisha e Krishterë është e vetmja që kremton lindjen e Krishtit natën
22 Dhjetor 2020, 11:32 -
Varianti i ri i koronavirusit, Manastirliu: Pezullohen fluturimet me Britaninë e Madhe, karantinë për të ardhurit në Shqipëri! Nga 24 dhjetori deri më 4 janar ora policore fillon në 20:30
Shqipëria i shtohet listës së shteteve Europiane që kanë marrë vendimin për të pezulluar lundrimet me Britaninë e Madhe, për shkak të shfaqjes së një varianti të COVID-19. Ky vendim do të hyjë në fuqi në orën 06:00 të datës 22 dhjetor dhe do të jetë në zbatim për të paktën deri në 6 janar 2021, në varësi se si do të paraqitet situata. Nga data 24 dhjetor deri më 4 janar qytetarët janë të detyruar që të futen në shtëpitë e tyre para orës 20:30, jo 22:00 siç është aktualisht.
21 Dhjetor 2020, 14:46 -
S'pyesin për COVID, qytetarët të grumbulluar para Poliklinikës së Elbasanit (VIDEO)
Ndonëse jemi në një situatë kritike të pandemisë, ku rastet ditore dhe numri i vdekjeve janë në shifra të larta, qytetarët si duket vazhdojnë të jenë të pabindur ndaj masave që ka marrë Komiteti Teknik i Ekspertëve
9 Dhjetor 2020, 08:51 -
Komiteti Teknik i Ekspertëve: Në bazë të shifrave të kësaj jave vendosim nëse do ketë masa shtesë! Shqipëria në 'dritaren e parë' për marrjen e vaksinës anti-COVID
Kjo javë do të jetë shumë e rëndësishme për të përcaktuar nëse do të ketë masa shtrënguese ose jo me qëllim parandalimin e COVID-19. Komiteti Teknik i Ekspertëve në daljen e tyre të përjavshme kanë bërë me dije se e gjitha do të përcaktohet në varësi të rasteve të reja dhe viktimave me koronavirus.
8 Dhjetor 2020, 13:08 -
COVID-19 ndryshon traditat e festave të fundvitit! Qytetarët: Do festojmë që të gëzojmë fëmijët, por në shtëpi vetëm me rrethin e ngushtë familjar
Familjet shqiptare po i presin me gëzim festat e fundvitit, por për shkak të pandemisë së COVID-19, natën e ndërrimit të viteve do ta kalojnë në shtëpi me rrethin e ngushtë familjar.
6 Dhjetor 2020, 14:49 -
PA AFAT! Ndalohen grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! S'ka lëvizje e lokale pas orës 22:00! Universitetet online
Masat do të vijojnë të mbeten në fuqi pa një afat afat! Pra do të ndalohen grumbullimet, konferencat, dasmat e varrimet! S'ka lëvizje e lokale pas orës 22:00 teksa Universitetet do vijojnë mësim online.
2 Dhjetor 2020, 07:57 -
3 javë nga kufizimi i lëvizjes pas orës 22:00, nesër përfundon ora policore! Komiteti pritet të vendosë masat e reja
Nesër më datë 2 dhjetor do të përfundojë kufizimi i lëvizjes dhe mbyllja e bareve dhe restoranteve nga ora 22:00-06:00 vendosur nga Komitetit Teknik i Ekspertëve tre javë më parë.
1 Dhjetor 2020, 21:20 -
'Ndalohen tubimet politike'/ Mediu: Vendimin do e çojmë në Gjykatën Kushtetuese kur të ngrihet! Fushata online jo reale! Nëse dalim me një listë, PR koalicion me PD, jo LSI
Kryetari i PR, Fatmir Mediu e cilëson absurd vendimin e Komitetit të ekspertëve që ndalon tubimet, dhe thotë se do ta kontenstojë në gjykatën Kushtetuese kur ajo të jetë funksionale. Përsa i përket koalicioneve Mediu thotë se ka kontratë për bashkëpunim me PD.
30 Nëntor 2020, 12:57 -
Situata e COVID-19/ Meta i drejtohet Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime: Riktheni mjekët në pension! Të argumentohen masat e marra, mos i impononi përmes gjobave
Presidenti i Republikës Ilir Meta i është drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë me 11 propozime për përballimin e situatës së krijuar nga COVID-19. Ndër propozimet e tij janë rikthimi i mjekëve që kanë dalë në pension si dhe masat e ndërmarra nga qeveria. Ai thotë se Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet të argumentojnë masat e marra dhe të mos i imponojnë përmes gjobave.
27 Nëntor 2020, 18:08 -
Nesër Kuvend! Komiteti Teknik lejon zhvillimin e seancave plenare, shkurtohen në 3 orë (Kalendari)
Komiteti Teknik ka përjashtuar Kuvendin nga rregulli për ndalimin e grumbillimit të më shumë se 10 personave në ambient ta hapur dhe të mbyllura me qëllim frenimin e përhapjes së COVID.
25 Nëntor 2020, 12:01 -
Jo më shumë se 10 persona në një ambient/ Masat e reja anulojnë zhvillimin e seancave parlamentare
Masat e reja anti-COVID kanë prekur edhe seancat plenare. Kështu mësohet se nuk do të ketë parlament ditën e enjte, kjo pasi dalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në një ambient.
18 Nëntor 2020, 13:36 -
Ndalimi i mbledhjeve partiake dhe tubimeve, Kulluri ironizon Bashën: Atë s'e cënon urdhri i qeverisë, ka 3 vjet që nuk mbledh dot më shumë se 10 vet në PD
Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar në PD, Edvin Kulluri ka ironizuar kreun demokrat Lulzim Basha, pasi Komiteti Teknik i Ekspertëve sot ka publikuar masa shtesë për të parandaluar përhapjen e COVID-19 në Shqipëri, dhe një nga këto rregulla ishte dhe ndalimi i mbledhjeve partike dhe i tubimeve.
17 Nëntor 2020, 20:31