-
Nesër kurorëzimi i mbretit britanik Charles III, Presidenti Begaj me zonjën e parë në Londër! Pjesë e pritjes në Pallatin Buckingham
Presidenti i Republikës ka udhëtuar ditën e enjte drejt Londrës për të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles III dhe Mbretëreshës së Mbretërisë së Bashkuar
5 Maj 2023, 12:56 -
Dita Botërore për Lirinë e Shtypit, Begaj: Asnjë media apo punonjës s'duhet të ndihet i shantazhuar, misioni të vijojë në mënyrë të paanshme
Presidenti Bajram Begaj ka dhënë mesazhin e tij për Ditën Botërore për Lirinë e Shtypit. Në një postim në Facebook shkruan se mediat apo gazetarët nuk duhet të ndihen të shantazhuar apo të kërcënuar por të vijojnë misionin në mënyrë transparente
3 Maj 2023, 13:57 -
Presidenti Begaj takime me kryeministrin e kreun e parlamentit në Kroaci: Shembulli më i mirë për rrugëtimin evropian të Shqipërisë
Pas takimit me homologun Zoran Milanoviç, Presidenti Bajram Begaj përgjatë vizitës zyrtare në Kroaci, zhvilloi një takim Kryeministrin Andrej Plenkoviç. Begaj tha se pavarësisht tendencave pozitive në drejtim të bashkëpunimit ekonomik e tregtar, Shqipëri-Kroaci duhet të rrisin këtë bashkëpunim.
28 Prill 2023, 14:59 -
Bajram Begaj në Kroaci: Meritojnë integrimin në BE! Presidenti kroat: Shqipëria paragjykohet nga perëndimi si vend mysliman
Nga Kroacia ku ndodhet për një vizitë zyrtare, Presidenti Bajram Begaj kërkoi më shumë bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve. Duke u ndalur në situatën politike, kreu i shtetit tha se Shqipëria meriton tashmë integrimin, ndërsa Kosova e Serbia duhet të shkojnë drejt njohjes reciproke. Edhe presidenti kroat Milanoviç u tregua i ashpër me Serbinë duke thënë se është në skizofreni politike.
27 Prill 2023, 11:38 -
Begaj takohet me anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, priti sot në Institucionin e Presidentit anëtarët e Kursit të Lartë të Sigurisë dhe Mbrojtjes, me të cilët mbajti një leksion mbi objektivat strategjike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s
24 Prill 2023, 13:39 -
Presidenti Begaj pret në takim asistent-sekretarin e NATO-s: Bashkëpunimi ynë thelbësor për të mos penguar proceset e integrimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, vlerësoi kontributin që japin strukturat e inteligjencës së NATO-s në takimin me Asistent - Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për Intreligjencën dhe Sigurinë, David Cattler.
22 Prill 2023, 11:47 -
Begaj merr pjesë në studimet e sigurisë të qendrës Marshall, Kim: Partneriteti i Gjermanisë, SHBA e Shqipërisë s’ka qenë kurrë më i fortë
Presidenti Bajram Begaj dhe Zëvendës Shefi i Misionit Gjerman Jannis Von Oy u takuan me ish-pjesëmarrës nga Qendra George C. Marshall (GCMC) për Studimet e Sigurisë në një ngjarje të veçantë informuese mbrëmë
19 Prill 2023, 12:58 -
Zonja e Parë, Armanda Begaj, vizitë në Berat me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet Arkeologjike
Në Ditën Ndërkombëtare për Monumentet dhe Sitet Arkeologjike, Zonja e Parë Armanda Begaj, ishte në Berat për të vizituar së bashku me një grup nxënësish të këtij qyteti Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, si dhe muzeun dedikuar shpëtimit të hebrenjve “Solomoni”.
18 Prill 2023, 18:59 -
Presidenti Begaj dhe bashkëshortja e tij në Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë: Audio-guidë edhe në gjuhën ukrainase
Begaj shkruan në Facebook se 4 në këtë muze mund të eksplorohen nga afër kryeveprat me një audio guidë në 4 gjuhë, përfshirë atë ukrainase, e cila është vendosur me iniciativën e Olena Zelenska si dhe me mbështetjen e bashkëshortes së presidentit shqiptar.
17 Prill 2023, 11:41 -
Kremtohen Pashkët Ortodokse! Uron politika, Begaj: Shënohet nisja e re! Rama: Gëzuar! Meta: Të kapërcejmë dhimbjet
Kremtimit të Pashkëve Ortodoske u janë bashkuar dhe politikanët, duke shprehur edhe ata urimin e tyre. Kreu i Shtetit, Bajram Begaj, ka zgjedhur t’i urojë besimtarët Ortodoks nga Motropolia e Korçës duke thënë se kjo Pashkë do të sjellë mbarësi dhe uron që të ndriçojë mendjen e jetën e shqiptarëve. Edhe kryeministri Edi Rama e nisi ditën me një urim për Pashkët me një fotografi nga Kisha e Marmiroit në Vlorë.
16 Prill 2023, 14:15 -
Nesër nis fushata, Begaj u jep porositë institucioneve: Të garantohet proces i rregullt, partitë kujdes me retorikën! Dënoni shitblerjen e votës
Një ditë para nisjes së fushatës elektorale, presidenti Begaj mblodhi përfaqësues të institucioneve kryesore, si KQZ dhe Policia e Shtetit. Kreu i shtetit dhe mesazhe të forta dhe porosi për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Ai u kërkoi institucioneve e që të monitorojnë fushatën elektorale me kujdes dhe të dënojnë çdo fenomen që mund të cenojë procesin zgjedhor, mes tyre edhe shit blerjen e votës.
13 Prill 2023, 11:20 -
I dërguari Special i SHBA-së Gabriel Escobar nesër në Shqipëri! Takim me Ramën e Alibeajn, shmang Berishën
Vetëm 2 ditë para nisjes zyrtare të fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 14 maj, i dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar do të vizitojë Shqipërinë.
10 Prill 2023, 15:44 -
Senatori amerikan vjen në Shqipëri, do të vizitojë Bazën Ajrore të Kuçovës! Takimi me Presidentin, Begaj: Aleanca mes dy vendeve tona, e shenjtë
Senatori i Shteteve të Bashkuara nga Montana Steve Daines po viziton Shqipërinë këtë javë si pjesë e një turi rajonal të fokusuar te stabiliteti, siguria energjetike dhe konflikti në zhvillim në Ukrainë. Ai ka pasur pasditen e sotme një takim me Presidentin, Bajram Begaj. Senatori Daines shoqërohej në këtë takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.
6 Prill 2023, 19:01 -
74 vite nga krijimi i NATO-s, Xhaçka: Me të, ne jemi më të fortë përballë çdo kërcënimi të sigurisë! Begaj: Krenarë që jemi pjesë e aleancës më të fuqishme
Si sot 74 vite më parë është themeluar NATO, Aleanca më e madhe Ushtarake në histori për promovimin e paqes dhe lirisë në Evropë dhe në të gjithë botën
4 Prill 2023, 10:53 -
Begaj firmos dekretin, Vlora Hyseni emërohet drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit
Nga sot, Vlora Hyseni do jetë në krye të SHërbimit Informativ Shtetëror. Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar ditën e sotme emërimin e Vlora Hyseni si drejtuese te Sherbimit Informativ e Shtetit, e cila vjen në këtë post pas largimit të Helidon Bendos.
3 Prill 2023, 16:05