-
I dënuar me mbi 17 vite bug për grabitjen e parave të bankave më 2017, ish-komando Neim Avdulaj izolohet për 1 vit në regjimin '41 Bis" të Peqinit! Zbulohet shkaku
Ish-komando i Zall-Herrit bashkëpunoi me organizatën kriminale në ngjarjen e muajit shkurt 2017. Avdulaj është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, me vendim të datës 25 mars 2019, që më pas u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 12 korrik 2021. Vendimi bëhet me dije se “është marrë në kuadër të masave për sigurimin dhe mbajtjen nën kontroll të të dënuarve me rrezikshmëri të lartë"
6 Nëntor 2024, 17:40 -
Të mbyllur në regjimin 41- bis në Peqin, 7 të burgosur refuzojnë ushqimin, grevë me kafe dhe sheqer (EMRAT)
Burime zyrtare nga ky institucion bëjnë me dije se të burgosurit prej 2-3 ditësh kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin ku këtë të fundit e shoqërojnë edhe me sheqer.
16 Maj 2024, 11:59 -
Vrau Arben Lleshit në burgun e Peqinit, Sokol Mjacaj kërkon lirimin nga regjimi ’41 biss’
I dënuari për vrasje Sokol Mjacaj synon të dalë nga izolimi në sistemin 41 Bis përmes një ankimi në gjykatën e posaçme. Ai ka kërkuar rrëzimin e urdhërit të ministrit të drejtësisë që u dha në të njëjtën ditë kur vrasesi i turistëve çekë në Shkdoër, ekzekutoi të dënuarin Arben Lleshi brenda qelisë në burgun e Peqinit.
9 Janar 2024, 13:12 -
Dan Hutra ‘thuri’ planin e arratisjes nga burgu i Fierit me 3 vlonjatë të burgosur! Krijuan mjete me enë kuzhine të prisnin hekurat! Kërkohet izolimi në ’41 Bis’
Tentativa për tu arratisur nga burgu i sigurisë së lartë të Fierit, do t’i kushtojë vrasësit serial Dan Hutra dhe 3 të burgosurve nga Vlora për vjedhje, izolimin në regjimin e posaçëm 41 bis për një afat të pacaktuar
5 Janar 2024, 11:15 -
Vrasja në burgun e Peqinit, disa kamera s’punonin! Skanerat për armë e celularë jashtë funksionit! Mjacaj ishte në godinë tjetër, u transferua aty ku ndodhej Arben Lleshi
Vrasja e Arben Lleshit në burgun e Peqinit nga Sokol Mjacaj shkaktoi furtunë me arrestimin e drejtorit dhe 11 vartësve. Prokuroria ka gjetur shkelje të rënda të sigurisë si skanerat e kontrollit për arme e celularë që nuk punonin dhe kamerat e një pjesë të sistemit të vëzhgimit jashtë funksionit. Në akt-akuzë thuhet se Mjacaj ka qenë në sistemin 41 Bis dhe ka dalë prej aty duke hyrë në sektorin B pa kontroll, ndërkohë që mbante armën me vete në çdo lëvizje brenda burgut.
17 Dhjetor 2023, 14:40 -
Izolohet në ‘41 Bis’ i dënuari përjetë Sokol Mjacaj! Manja: Cenonte sigurinë në burgun e Peqinit
Një tjetër i dënuar është izoluar në regjimin e posaçëm ’41 Bis’. Ministri Manja ka urdhëruar futjen e Sokol Mjacajt në 41 Bis, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në Shkodër. Ai cenonte sigurinë në burgun e Peqinit.
15 Dhjetor 2023, 13:28 -
Urdhra nga burgu! Që prej 2020-ës, 15 bosë krimi u izoluan në ‘41 bis’! Shullazi i izoluar për 2 vite! Çfarë është regjimi i posaçëm: Çdo gjë përgjohet, lejohet 1 takim në muaj
Ilir Kupa i “bandës së Babagjyshëve” është i fundit, por në regjimin “41 bis” janë izoluar në total 15 njerëz të botës së krimit që edhe në burg kanë shkelur ligjin, mes tyre dhe Emiljano Shullazi që u izolua për plot 2 vite. Ky model është përshtatur në burgun e Peqinit dhe te 313-a në Tiranë, një izolim i rreptë që i pengon bosët e krimit tu japin urdhra nga qelia bandave të tyre.
13 Dhjetor 2023, 15:31 -
I dënuar për 6 vepra penale, Ulsi Manja urdhëron futjen në regjimin e posaçëm ’41 bis’ të Ilir Kupës, drejtuesit të ‘bandës së babagjyshëve’
Albet Kupa i njohur edhe si Ilir Kupa është dërguar në regjimin e posaçëm 41 bis. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
11 Dhjetor 2023, 15:57 -
'Big Brother' të fortëve në burg! SPAK kërkon mbikëqyrjen e 10 të burgosurve, dyshohet se urdhëruan atentate muajt e fundit
SPAK i ka kërkuar Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të mbajë nën vëzhgim edhe 10 të burgosur të tjerë që dyshohen se komunikojnë dhe japin urdhra jashtë qelisë.
13 Gusht 2022, 22:16 -
U mbaron afati, Emiljano Shullazi, Arbion Aliko dhe Genci Balla dalin nga regjimi i posaçëm i izolimit '41 Bis', kalon tek 313
Po ashtu Arbjon Aliko dhe Genci Ballën kanë dalë nga regjimi i posaçëm i izolimit 41 Bis. Shullazit, Alikos dhe Ballës, u përfundoi afati i izolimit në 41 Bis dhe janë dërguar në burgun 313 në Tiranë. Vijojnë në '41 Bis' Redjan Rrahja, Arbër Çekaj, Aleksandër Llanaj, Viktor Ymeri dhe Eldi e Klemend Çala.
2 Gusht 2022, 11:57 -
Prej 4 muajsh në spital, rikthehet në regjimin 41-bis Emiljano Shullazi! Shoqërohet nga forca të shumta sigurie
Emiljano Shullazi, i burgosur në regjimin 41-bis, ka lënë spitalin e burgut, ku ishte i shtruar që prej datës 18 prill 2022 dhe është transferuar në masa të rrepta sigurie në burg, në ambientet e sektorit 41-bis në IEVP “Jordan Misja”
13 Korrik 2022, 18:40