-
‘Skaneri’ i kandidatëve, Celibashi: Verifikimi përmes 3 institucioneve! Retorika politike ndikon në standardin e zgjedhjeve! Kush voton për dikë tjetër penalizohet rëndë
Verifikimi i kandidatëve për deputetë që do të garojnë në zgjedhjet e 25 prillit do të bëhet përmes 3 institucioneve. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi thotë se verifikimi paraprak do të bëhet nëpërmjet zyrës së Gjendjes Civile dhe drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
17 Mars 2021, 12:43 -
Më shumë emra në listat e kandidatëve, Kaso për Report Tv: Askund nuk përcaktohet numri maksimal, vetëm minimali! Rirenditja për shkak të kuotës gjinore
Sekretari për çështjet Zgjedhore i Partisë Demokratike, Ivi Kaso u shpreh se listat e demokratëve, të dërguara dje në KQZ, janë krejtësisht korrekte. Në një kohë kur kryemisoneri Ilirjan Celibashi e ka thënë qartë që duhen 153 emra, PD-ja ka dërguar 222 kandidatë në total. Kaso në intervistën me gazetaren e Report Tv, Danjela Maloku ka argumentuar këtë vendim duke thënë se në asnjë dispozitë të ligjit nuk përcaktohet një shifër maksimale, duke shpjeguar edhe më konkretisht të gjitha teknikalitetet.
17 Mars 2021, 11:32 -
Basha në Vlorë: Me programin tonë 100 mln euro subvencione për fermerin! Të kishte Rama një njeri si Leskaj, do e klononte 12 herë që ta vinte në krye të çdo qarku
Kreu i PD Lulzim Basha ka qenë sot në Vlorë ku ka zhvilluar një vizitë në dy fabrika vaji në Novoselë. Basha theksoi, se shqiptarët janë të bashkuar për ndryshim dhe se PD ka si qëllim të hapë për bizneset e vogla, siç janë fabrikat e vajit të ullirit në Novoselë, tregje evropiane.
17 Mars 2021, 09:41 -
Kryemadhi prezanton kandidatin në Lushnjë, banori i kthehet: Merrni votat e nuk ktheheni më… Do ju lëmë 6 muaj, e do t’u zhdukim
Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka qenë sot në Fier-Shegan të Lushnjës ku ka prezantuar kandidatin për deputet Jetnor Krakulli. Ndërsa ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama duke thënë se largoi shqiptarët nga vendi, Kryemadhi foli për prioritetet
17 Mars 2021, 09:24 -
Luljeta Bozo në një rrëfim ndryshe, flet për prioritetet pas zgjedhjeve: Do përmirësoj gjendjen e pensionistëve dhe fushën e kërkimit shkencor
Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë mëngjesin e sotëm një video të kandidates së PS në qarkun e Tiranës Luljeta Bozo, inxhinieres së ndërtimit, zëri i së cilës u bë shumë i njohur pas tërmeteve shkatërruese në vend.
17 Mars 2021, 08:18 -
Kandidatja e Lëvizjes për Ndryshim në Kukës, Elsa Domi: Të persekutuari përfaqësojnë të djathtën e vërtetë! Braimllari: Në Korçë LSI merr 4 mandate
Avokatja Elsa Domi kryeson listën e kandidatëve të “Lëvizjes për Ndryshim” për qarkun e Kukësit dhe Indrit Braimllari, i cili kryeson listën e Lëvizjes Socialiste për Integrim në qarkun e Korçës kanë dhënë një intervistë për Report Tv ku tregojnë edhe prioritetet e tyre.
16 Mars 2021, 20:51 -
Vizita e Bashës në Shkodër, artistja shkodrane Rita Ndoci: Ky nuk njeh as kandidatët e vet, që i ka dhe në krye të listës
Arstistja shkodrane me bindje të djathta, shkruan se Bashën nuk dolën ta prisnin as vetë demokratët. Madje më tej ajo ironizon kreun e PD-së, se nuk njeh as kandidatët e vet, që i ka dhe në krye të listës
16 Mars 2021, 19:51 -
25 prilli/ KQZ miraton listat shumë-emërore të kandidatëve të PS-së
KQZ ka miratuar listën shumë-emërore të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit. KQZ i ridërgoi pak ditë më parë PS, për të korrigjuar qarkun e Elbasanit pasi nuk respektohej kuota gjinore. Me ndryshimin e bërë nga PS, KQZ miratoi këtë listë emërore dhe të tjerat duke i konsideruar në përputhje me ligjet.
16 Mars 2021, 18:08 -
KQZ i ktheu listat për 11 qarqe/ PD rirendit kandidatët, shton më shumë emra, largon Gazmend Koduzin! Heq edhe emrin e kandidatit 'fantazëm'
Partia Demokratike ridërgon në KQZ më shumë kandidatë 222, ndërkohë që ligji parashikon 153. KQZ i ktheu listat e PD sepse kishte vendosur më shumë kandidatë dhe kishte mungesë në dokumentacion. Ndërkohë Lulzim Basha heq nga lista Gazment Koduzin në Tiranë dhe Fatlum Nurja në Shkodër i cili denoncoi disa ditë më parë se ishte vendosur në listë pa dijeninë e tij
16 Mars 2021, 15:53 -
Nuk do të jenë më në lista, nga e qeshura e madhe e Sadri Abazit te emocionet e Musa Ulqinit! Reagimet e deputetëve të PS
Eglantina Gjermani, Musa Ulqini, Fate Velaj, Edmond Leka dhe Sadi Vorpsi janë disa prej deputetëve aktualë të PS që nuk do të kandidojnë më për një mandat tjetër pas 25 prillit.
16 Mars 2021, 15:20 -
Nga shtëpia e fëmijës, sot kandidat për deputet në PS, Muharremi: Ju keni infrastrukturë më të mirë, atëherë nuk kisha një bibliotekë ku të studioja
Alfred Muharremi, djali që është rritur në fshatin SOS, është pjesë e listës së Tiranës për zgjedhjet e 25 Prillit. Alfredi kandidon për Partinë Socialiste, duke treguar se është e vetmja forcë që nuk sheh se nga vjen apo djali i kujt je.
16 Mars 2021, 12:33 -
'Futi 12 dhe nxorri 6 ballokume', Kryemadhi: Çamë rrjetin, na dolën shumë të mira! Krenare që përfaqësohemi me shumë gra në këtë qark
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Elbasani ku ka prezantuar kandidaten për deputete Mimoza Trimi, u ndal edhe te videoja që solli reagime disa ditë më parë, ku ajo shfaqej teksa fuste 12 ballokume në furrë, dhe më pas nxori 6.
16 Mars 2021, 11:39 -
Monika Kryemadhi nga Elbasani: Synimi i Ramës është dëmtimi i LSI-së, por na dha avantazh! Ata hanë kokat e njëri-tjetrit
Nga Elbasani, ku ka prezantuar kandidaten e Lëvizjes Socialiste për Integrim për qytetin, Klaudja Krasnika, Monika Kryemadhi ka akuzuar serish Kryeministrin Rama se qëllimin kryesor kur bëri ndryshimet në Kodin Zgjedhor kishte dëmtimin e LSI-së.
16 Mars 2021, 10:05 -
Përplasjet e Metës te zyrat e FRD, Silva Caka në Report Tv: Mbrojti një padrejtësi që po ndodhte! Nëse ka dhunë në fushatë, jo për faj të opozitës
Kandidatja e LSI për Tiranën, Silva Caka ka mbrojtur reagimin e presidentit Ilir Meta në përplasjet e ndodhura te zyrat e FRD-së, duke thënë se ai ka qenë në mbrojtje ndaj padrejtësive që po bëhen nga kjo qeveri. Caka madje nuk përjashton dhunën gjatë fushatës duke thënë se nëse kjo përshkallëzohet nuk do të jetë për faj të opozitës.
15 Mars 2021, 17:27 -
Bindja Demokratike hap fushatën në Korçë, Patozi: Partitë e vjetra janë karta të djegura, e tregoi përplasja te FRD dhe në Elbasan
Gjatë prezantimit të kandidatëve të Bindjes Demokratike në Korçë, Astrit Patozi komentoi përplasjen e ndodhur tek zyra e FRD-së dhe në Elbasan për Ditën e Verës, duke thënë se kjo nxori në pah se partitë e vjetra nuk kanë më se çfarë të ofrojnë dhe janë karta të djegura.
15 Mars 2021, 16:55 -
Rama: Do kombinojmë rindërtimin me nevojën e mijëra njerëzve që vizitojnë Shna Ndoun! Deri tani s’kishin ku të ndaleshin, thjesht parkonin
Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë, ku ka bërë prezantimin e kandidatëve të këtij qarku, e ndërsa është ndalur të flasë edhe për disa nga premtimet kryesore të qeverisë. Një prej tyre është edhe rindërtimi, për të cilën Rama tha se do e shfrytëzojnë, në një plan më të gjerë, pjesë e së cilit do të jetë edhe Kisha e Shna Ndout.
15 Mars 2021, 15:13 -
‘Rikthim te rrënjët e mia, te origjina e fëmijëve të mi’, Xhaçka: Në Korçë nga sot për të vijuar projektin e së ardhmes
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka, e cila kandidon në Korçë si deputete thotë se nga sot do të jetë në këtë qytet për të vijuar projektin e së ardhmes
14 Mars 2021, 22:22 -
'Kriminelët, kriminelët... PD i fut në listë’, Balla i bën thirrje Bashës: E turpshme, tërhiq kandidatin për deputet të dënuar për drogë
Në listat e kandidatëve të PD për deputetë më 25 prill, shfaqen persona që kanë precedentë penale në të kaluarën e tyre. Një prej tyre është Rezeart Tusha i dëbuar nga Zvicra për trafik droge dhe kandidimi i tij për deputet në qarkun e Durrësit, ka trazuar jo vetëm politikën por dhe vetë PD
14 Mars 2021, 20:39