-
Në vijën e parë në ‘luftën’ kundër COVID-19, humbin betejën 3 infermierë në 24 orët e fundit
Përballja me armikun e padukshëm me pasoja të dukshme është një sfidë e përditshme tashmë për të gjithë, por është një sfidë edhe më e madhe për bluzat e bardha të cilët rrezikojnë përditë jetën për të shpëtuar jetë.
3 Mars 2021, 10:04 -
Sot 892 raste të reja dhe 19 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë infermieri nga Mati, mbyllet Gjykata e Pogradecit, rezultojnë pozitiv 8 punonjës të saj
Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 892 raste të reja pozitive me COVID-19 dhe 19 humbje jete. Ditën e sotme janë kryer 3369 testime, nga të cilat qyteti më i prekur është ai i Tiranës me 374 raste të reja aktive.Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 650 pacientë.
2 Mars 2021, 17:59 -
Një përgjigje atyre që më shajnë me libër shpie dhe 'ekspertëve' që japin mend
Sqarim! Duke marë shkas nga postimi në faqen Mjekët shqipëtar në luftën kundër coronavirusit të ri, Covid-19, po ju pergjigjem disa pyetjeve, ironive, akuzave apo sygjerimeve të disave prej tyre! Në një intervistë timen dje në mbrëmje referova të dhënat e deritanishme dhe njëfarë entuziazmi që këto shifra nuk ishin më në rritje, përkundrazi kishte një rënie të lehtë të tyre.
2 Mars 2021, 14:11 -
Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 467 raste dhe 9 persona humbën jetën në 24 orët e fundit
Shifrat e infektimeve dhe viktimave si pasojë e COVID-19 në Kosovë nuk ndalen! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 467 persona dhe janë raportuar 9 viktima.
1 Mars 2021, 15:12 -
COVID shuan një tjetër artist shqiptar! Ndahet nga jeta regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj! Çmimet dhe krijimtaria e tij ndër vite
Regjisori dhe skenaristi Kujtim Gjonaj, 74 vjeç, është ndarë ditën e sotme nga jeta për shkak të COVID-19. Ai ka qenë i shtruar në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”.
28 Shkurt 2021, 20:38 -
21 humbje jete dhe 952 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit! Një javë më parë virusi i mori jetën 18-vjeçarit nga Tirana, sot ndërron jetë edhe babai i tij
Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë humbur jetën 21 persona si dhe janë regjistruar 952 raste të reja. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid, ndërsa në spital janë shtruar 662 pacientë.
28 Shkurt 2021, 16:59 -
Deputeti socialist Baraj humb nënën nga COVID, dedikimi prekës: Kur e dëgjoja tek rënkonte... përpiquni t'i izoloni të moshuarit, ndryshe do pendoheni
COVID i ka marrë jetën nënës së deputetit socialist Besnik Baraj. Është vetë deputeti ai që e bën të ditur lajmin e trishtë përmes disa rrshtave prekëse në rrjete sociale, ku përshkruan momentet e fundit të nënës së tij para se të ndërronte jetë dhe kujtimet e bukura që i ka lënë ajo.
28 Shkurt 2021, 07:46 -
Në muajt janar-shkurt 46,913 persona u infektuan me COVID! Rritet numri i viktimave, në 2 muaj 575humbje jete
Thirrjet për ndërgjegjësim dhe ora policore duket se nuk po jep efekt për uljen e infektimeve në vend. Sipas të dhënave tëMinistrisë së Shëndetësisë vetëm në janar-shkurt janë infektuar me COVID-19, rreth 47 mijë qytetar, ndërsa kanë humbur jetën 575 persona.
27 Shkurt 2021, 20:41 -
COVID-19 në Shqipëri/ 986 raste të reja dhe 19 viktima në 24 orët e fundit! Infektohet Imzot Angelo Massafra, dërgohet për kurim në Itali
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 986 raste të reja nga 3957 testime të kryera në total. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën dhe 19 qytetarë të tjerë duke e çuar bilancin e viktimave në total në 1,775.
27 Shkurt 2021, 17:48 -
Shifra të larta të COVID, sot 916 raste të reja dhe 20 viktima! Ndërrojnë jetë mjeku në Berat, polici në Kavajë dhe dy vëllezër nga Mati
Shifrat e rasteve të reja me COVID dhe viktimave nga ky virus vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 916 raste të reja pozitive dhe 20 humbje jete nga COVID. Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe një mjek në Berat dhe një efektiv policie në Kavajë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1001 vaksinime antiCovid dhe janë shëruar 849 qytetarë.
26 Shkurt 2021, 17:36 -
Përkeqësohet situata epidemiologjike, rriten sërish infektimet nga COVID-19 në Kosovë/ 445 raste dhe 5 viktima në 24 orët e fundit
Rritet përsëri numri i infektimeve nga COVID-19 në Kosovë! Gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me virusin 445 persona dhe janë regjistruar 5 viktima.
26 Shkurt 2021, 15:13