-
Ulen shifrat, 543 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID! Humb betejën zyrtari i PD-së, gazetari në Korçë dhe ish kryetari i bashkisë Fushë Krujë
Kjo e hënë ka sjellë ulje të rasteve ditore me COVID, krahasuar me një ditë më parë. Ministria e Shëndetësisë raporton për 24 orët e fundit 543 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVID. Mes viktimave është Alban Hidri, sekretar i grupseksionit të PD në Rrasë dhe Arben Kosturi, gazetar dhe kryetar i shoqatës rome "Distuni Albania" në Korçë.
15 Mars 2021, 18:22 -
653 raste të reja dhe 15 viktima nga COVID, humb betejën mjeku veterinar! 24 vjeçari hidhet nga kati i 3-të i laboratorit të spitalit të Elbasanit, kalon rrezikun për jetën
Këtë të dielë janë raportuar 653 raste të reja dhe 15 humbje jete nga COVD. Viktimat kanë qenë të moshave 54-82 vjeç. Në 24 orët e fundit janë shëruar 662 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 80,483 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 501 pacientë, 23 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar
14 Mars 2021, 17:49 -
698 raste të reja dhe 12 viktima nga COVID-19! Ndërron jetë mjeku dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, infektohet Bashkim Fino
Në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima dhe 698 raste të reja nga COVID-19. Ditën e sotme ndërroi jetë mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi dhe pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë, Vjollca Karapici. Një javë më pare kishte ndërruar jetë po nga COVID edhe bashkëshorti i saj të Dr.Fatmir Karapicit. Gjithashtu është infektuar edhe deputeti socialist Bashkim Fino.
13 Mars 2021, 17:25 -
Ndërrojnë jetë nga COVID brenda javës çifti i bashkëshortëve, humb betejën me sëmundjen pedagogia e Fakultetit të Ekonomisë
Pas ndarjes nga jeta të Dr.Fatmiri Karapicit një javë më parë për shkak të COVID, ndahet nga jeta edhe bashkëshortja e tij pedagogia Vjollca Karapici. Pedagogia e Fakultetit Ekonomik ishte shtruar prej dy javësh në spitalin Infektiv, ndërkohë që nuk ka mundur që ta fitojë betejën me COVID
13 Mars 2021, 10:39 -
I infektuar me COVID-19, humb betejën në moshën 50-vjeçare doktori Geron Husi, po kurohej në Turqi
Një tjetër mjek ka humbur betejën me COVID-19. Mjeku endokrinolog Geront Husi ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare, në një spital në Turqi. Për ndarjen e tij nga jeta ka shprehur ngushëllime edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha duke e cilësuar një humbje të madhe për familjen dhe mjekësinë shqiptare.
13 Mars 2021, 09:37 -
Frika për bebet i rrezikon jetën grave shtatzëna nga COVID! Mjekja: Në rastet e rënda të përdoren antibiotikët! Në 1 vit mbi 100 u infektuan, disa humbën jetën
Përkeqësimi i grave shtatzëna të prekura nga COVID shpeshherë ka ardhur nga paraqitja me vonesë tek mjeku si dhe frika e përdorimit të ilaceve. Drejtoresha e maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” Eliona Demaliaj, thotë për Report Tv se gratë shtatzëna duhet të tregohen të kujdesshme dhe mos të neglizhojnë.
12 Mars 2021, 16:22 -
Sot 602 raste të reja, 16 viktima nga COVID! Humb jetën ish-zv.ministri i Turizmit e mjeku nga Kavaja! Një 20-vjeçare shtatzënë e intubuar, bën lindje të parakohshme
Në 24 orët e fundit janë shënuar 602 raste të reja dhe 16 viktima nga COVID! Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe ish-zv.Ministër i Turizmit, Genci Pasko dhe një mjek neurolog nga Kavaja. Gjatë ditës së sotme janë kryer 1080 vaksinime antiCovid
11 Mars 2021, 17:46 -
E trishtë, humb jetën si pasojë e COVID-19 16-vjeçari nga Kosova, shënohet viktima më e re në vend si pasojë e virusit
Një lajm i trishtë ka ardhur nga Kosova, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e COVID-19, duke u bërë viktima më e re në moshë që humbi betejën me COVID-19 në vend.
11 Mars 2021, 10:57 -
631 raste të reja dhe 17 viktima nga COVID! Humb betejën 22-vjeçarja te 'Shefqet Ndroqi', fëmija i lind gjatë intubimit! Ndërron jetë polici e koordinatori i fushatës së LSI
Kjo e mërkurë ka shënuar 631 raste të reja dhe 17 humbje jete nga COVID. Mes viktimave është efektivi i patrullës së policisë në Fier Bujar Mema, 49 vjeç dhe koordinatori për fushatën në LSI, Eno Laço. Fatkeqësisht edhe një 22-vjeçare ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh.
10 Mars 2021, 17:37 -
COVID-i i merr jetën 22-vjeçares te 'Shefqet Ndroqi'! Mjekët i sollën në jetë fëmijën teksa ishte në intubim
Një 22-vjeçare ka humbur jetën prej COVID-19, pasi ishte në intubim prej më se 3 javësh. Report Tv mëson se e reja ishte e shtruar te "Shefqet Ndroqi" , e ndërsa mësohet se gjatë kohës që ka qenë në intubim, mjekët kanë arritur që të nxjerrin në jetë fëmijën e saj.
10 Mars 2021, 11:41