-
Rritet numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID-19 në Kosovë/ 340 raste të reja dhe 10 persona humbën jetën në 24 orët e fundit
Në Kosovë gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 340 raste dhe janë raportuar 10 viktima në 24 orët e fundit. Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është rritur ndjeshëm!
19 Shkurt 2021, 15:18 -
COVID-19 shkaktari i 4-t i vdekjeve! 2020-a 5668 humbje jete më shumë se në 2019! Por virusi mori vetëm 1181 jetë
5.668 vdekje më shumë se në 2019 janë regjistruar në vitin e kaluar, që ishte i mbërthyer nga pandemia COVID-19. Konkretisht bazuar në të dhënat e INSTAT në vitin e kaluar kanë humbur jetën 27.605 persona me një rritje prej 25,8 %, krahasuar me një vit më parë, kohë kur janë shënuar 21.937 humbje jete.
19 Shkurt 2021, 09:37 -
COVID-19/1112 raste të reja dhe 17 humbje jete në 24 orët e fundit! Bëhen 736 vaksinime vetëm sot në Tiranë, Shkodër, Vlorë
Infektimet me COVID-19 në vendin tonë por edhe numri i viktimave prej këtij virusi vijon të mbetet i lartë, ku në 24 orët e fundit janë shënuar 1112 ratse të reja dhe 17 viktima nga COVID-19. Rastet më të larta janë shënuar në qarkun e Tiranës me 392 të infektura me COVID në 24 orët e fundit.
18 Shkurt 2021, 18:05 -
Situata e COVID, Meta thirrje qeverisë: Të reflektohet përpara se të kthehet në katastrofë kombëtare, të mos bëhet sehir
Presidenti Ilir Meta ka reaguar për situatën e krijuar nga koronavirusi në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjete sociale, ai shkruan se kjo situatë po del jashtë kontrollit nga dita në ditë dhe se qeveria bën sehir.
17 Shkurt 2021, 18:56 -
Eurostat/ Pandemia më fatale te meshkujt, përbëjnë 65% të shtesës së vdekjeve në vend
Pandemia e COVID-19, e cila ka rritur ndjeshëm vdekshmërinë në vend, duke filluar që nga muaji qershor, po rezulton më fatale te meshkujt, një tendencë e konstatuar në të gjithë globin, sipas të dhënave nga Eurostat.
17 Shkurt 2021, 11:01 -
COVID-19 në Itali, regjistrohen 10.386 raste të reja dhe 336 viktima në 24 orë
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 10.386 raste të reja me COVID-19 nga 274.019 teste të kreyra. Numri i viktimave vijon të jetë sërish i lartë ku këtë të martë u raportuan 336 qytetarë të cilët ndërruan jetë nga COVID.
16 Shkurt 2021, 18:48 -
Sërish shifra të larta të COVID, sot 801 raste të reja dhe 15 viktima! Ndërrojnë jetë vëllai i ish-deputetit të PD-së dhe mjeku në Vlorë
Sërish shifra të larta të COVID. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 801 raste të reja me COVID nga 3842 testime të kryera. Fatkeqësisht gjatë kësaj kohe kanë humbur jetën 15 qytetarë duke e çuar numrin total të viktimave në 1582.
16 Shkurt 2021, 17:32 -
Numri i të shëruarve ia kalon të infektuarve, 775 raste të reja e 12 viktima nga COVID! Infektohet ministrja Kushi, ndërron jetë ish-prefekti Vlorës dhe ish-kryetari i Këshillit Bashkiak Kavajë
Ministria e Shëndetësisë njofton se 12 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID në vendin tonë. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shënuar 775 raste të reja, ndërkohë që në spitalet COVID janë të shtruar 547 pacientë
15 Shkurt 2021, 17:32 -
Ish-prefekti i Vlorës humbi betejën me COVID, Basha: Do mbahet mend për kontributin për demokracinë
Kreu i PD Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish prefektit të Vlorës Eduart Velçani i cili ishte infektuar me COVID. Basha shkruan se Velçani ishte një qytetar me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.
15 Shkurt 2021, 14:54 -
Rriten shifrat/ 1088 raste të reja me COVID dhe 12 viktima në 24 orët e fundit në vend! Më shumë të shtruar dhe të shëruar
Kjo e diel ka sjellë rritje të shifrave të COVID, krahasuar me një ditë më parë. Nga 3885 testime, ministria e Shëndetësisë ka raportuar 1088 raste të reja dhe 12 humbje jete për 24 orët e fundit në vendin tonë.
14 Shkurt 2021, 17:21 -
COVID-19 në Itali/ Regjistrohen 13.908 raste të reja dhe 316 viktima në 24 orët e fundit
Në 24 orët e fundit në Itali u regjistruan 13.908 raste të reja me koronavirus nga 305.619 tampone të marra. Është shënuar një ulje e lehtë në krahasim me një ditë më parë ku u raportuan 15.146 raste të reja.
12 Shkurt 2021, 18:10 -
I mbijetoi sulmit me tritol në ’98 në Vlorë, por jo COVID-19! Ndërron jetë gazetarja Zenepe Luka
I mbijetoi tritolit të vendosur në banesë ku qëndronte me familje, sulmeve të shumta politike, por nuk mund të mposhte virusin e pabesë COVID-19. COVID-19 i ka marrë jetën gazetares Zenepe Luka, e cila ishte e shtruara në Tiranë, për shkak të gjendjes së rëndë që i kishte shkaktuar virusi.
11 Shkurt 2021, 17:15 -
Të infektuar me COVID, humbin betejën 2 mjekë, një prej tyre neuropsikiatri i njohur në Elbasan! Ndërron jetë edhe një pedagog
Humbin betejën me COVID-19, dy mjekë në vendin tonë. Ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare një nga neuropsikiatrët më të njohur shqiptarë prof. dr. Hiqmet Shqerra dhe mjeku Rustem Keko, i cili i shërbeu me devotshmëri Përmetit. Po ashtu ka ndërruar jetë si pasojë e COVID edhe pedagogu Luis Seiti
11 Shkurt 2021, 10:10 -
Shifra të larta të COVID/ 1143 raste të reja dhe 15 viktima në 24 orët e fundit
Shifrat e koronavirusit vijojnë të mbeten të larta në vendin tonë. Në 24 orët e fundit në Shqipëri u raportuan 1143 raste të reja nga 4083 testime të kryera. Tirana vijon të mbetet qyteti me shifrat më të larta ditore ku këtë të mërkurë u raportuan 453 të infektuar.
10 Shkurt 2021, 17:06