-
'Gjykata Speciale, produkt i një mashtrimi!' Shkrimtari francez thirrje BE: Akuzat ndaj UÇK, një turp i organizuar nga shërbimet sekrete serbe e ruse! Të mbyllet
Pvarësisht se tribunali Special për Kosovën ka lëshuar aktakuza ndaj Hashim Thaçit dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së për “krime lufte” dhe “krime kundër njerëzimit”, nuk ka asnjë shenjë të trafikimit të organeve të marra nga të burgosurit serbë, një turp i organizuar nga shërbimet sekrete serbe dhe ruse.
6 Dhjetor 2020, 15:28 -
Akuzat për krime lufte/ Zbardhet dosja e plotë për Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin! Haga s'jep emra të viktimave, 29 persona u torturuan në Kukës e Has
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Gjykatën e Hagës kanë publikuar dosjen e plotë kundër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) të cilët aktualisht ndodhen në paraburgim.
1 Dhjetor 2020, 10:34 -
'Mund të arratiset se akuzat mund ta çojnë deri në burgim përjetë apo të kryejë krime të tjera'/Publikohet fletë-arresti ndaj Hashim Thaçit, arsyet pse mbahet në paraburgim
Ditën e sotme është publikuar fletë-arresti nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ku është argumentuar se përse ai po mbahet në paraburgim. Në dokument thuhet se Thaçi po mbahet në paraburgim sepse ekziston rreziku se mund të arratiset duke qenë se është në dije të akuzave që rëndojnë ndaj ti.
21 Nëntor 2020, 17:00 -
Luli, ose të përdorësh vdekjet e Covid për t’i ikur të shkuarës
Lulzim Basha prej ditësh është vënë në një pozitë të vështirë. Ai, Luli pra, e ka kyçur gojën në rastin më të keq dhe ka gënjyer në rastin më të mirë sa i përket të shkuarës së tij në raport me rolin e tij në Kosovën e pasluftës.
20 Nëntor 2020, 18:03 -
Deputetja e PDK-së për Report Tv: Kosova ka fajet e saj, duhet të mblidhte provat filmike pas luftës për masakrat dhe gjenocidin serb
Përballja e 4 ish drejtuesve të UÇK me akuzat për krime lufte gjatë periudhës 1998-1999 në Gjykatën Speciale në Hagë është cilësuar nga deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha e padrejtë por që ka ardhur pjesërisht edhe si faji i vetë Kosovës, që pas lufte qeveria duhet të kishte mbledhur provat filmike dhe foto që tregonin masakrat dhe gjenocidin që serbët bënë në Kosovë.
19 Nëntor 2020, 19:21 -
Avokati i Gjykatës Speciale për Report Tv: Kosova të përfshihet në mbrojtjen ndaj 4 ish- drejtuesve të UÇK, mund të implikohet edhe shtetësia
Taulant Hodaj, avokat i akredituar pranë Gjykatës Speciale tha edhe shteti i Kosovës duhet të përfshihet në mbrojtjen e 4 ish- drejtuesve të UÇK-së, të akuzuar për krime lufte.
18 Nëntor 2020, 18:09 -
Akuzat për krime lufte ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit/ Prokuroria: Kemi 1500 prova dhe 153 dëshmitarë! Gjykimi të nisë në verën e 2021! Avokatët: Duam më shumë kohë
4 liderët e Kosovës, ish-drejtuesit e UÇK-së kanë dalë sot para gjykatës Speciale në Hagë, ku prokurorja ka kërkuar nisjen e gjykimit verën e ardhshme për akuzën për krime lufte. Por avokatët kanë kundërshtuar duke thënë se janë mbi 200 dëshmitarë dhe duhet kohë deri në 2022. Gjithashtu mbrojtja ka kërkuar që të ndahen të akuzuarit. Seanca e radhës në mesin e muajit dhjetor.
18 Nëntor 2020, 08:37 -
Balla nxjerr dokumentin: Basha e pranoi që në 2017 rolin që ka pasur në Gjykatën Ndërkombëtare për Krime Lufte! Betejë Ligjore në KiE për raportin e Dick Marty votuar pro nga PD-LSI
Kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka publikuar ditën e sotme dokumentin, që konfirmon se vetë kryedemokrati Lulzim Basha e pranon rolin e tij në Gjykatën Ndërkombëtare për krime lufte. Balla sqaroi edhe arsyen se përse u mor vendimi pikërisht tani për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar nga Shqipëria dhe çfarë synohet të arrihet nëpërmjet saj.
17 Nëntor 2020, 13:28 -
Ish-komandanti i UÇK, Latif Gashi: Basha më arrestoi, ishte me maskë, e njoha! Ishte dhe vajza e Berishës
Latif Gashi, ish komandat i UÇK në zonën e Llapit, një nga luftëtarët e UÇK që është arrestuar nga UNMIK dhe është dënuar me akuzat për krime lufte, tregon pas shumë vitesh procesesh gjyqësore, se Lulzim Basha ka marrë pjesë në arrestimin e tij.
16 Nëntor 2020, 16:31 -
Specialja: Kush janë prokurorët që po hetojnë ish-kupolën e UÇK-së
Hetimet ndaj këtyre ish-pjesëtareve të UÇK-së, i ka kryer një grup prokurorësh me karrierë të gjatë në hetime penale, sidomos krime të luftës, krime kundër njerëzimit, si dhe veprave të tjera penale që lidhen me korrupsionin dhe trafikimin me njerëz.
16 Nëntor 2020, 07:53 -
Akuzat për krime lufte ndaj 4 ish- luftëtarëve të UÇK/ Klosi në Report Tv: Ka pasur nxitës shqiptar! Haga po u jep mesazhin 'mos u mburrni shumë'
Ish- kreu i SHISH, Fatos Klosi është shprehur i bindur se për 10 akuzat e ngritura ndaj ish- luftëtarëve të UÇK qëndrojnë nxitës shqiptarë. Për këtë bindje, Klosi jep argumente, teksa se kush janë këta, ai i ndan në disa kategori.
12 Nëntor 2020, 18:34 -
Balla: Basha ka kasetën me ekzekutimet e fjalimet e serbëve nga masakra e Krushës! Iu dorëzua kur ishte punonjës i UNMIK! Publikoje sot se është provë kyçe për Kosovën
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla sjell dëshminë e një prej dëshmitarëve të masakrës së Krushës në Kosovës për të cilën ka edhe një kasetë me filmike që i është dorëzuar Lulzim Bashës po ky i fundit nuk e ka bërë kurrë publike. Sot Balla i bën thirrje që ta dorëzojë si provë të rëndësishme për Kosovën.
11 Nëntor 2020, 10:45