-
Opinion
Opozita përballë shtetit, jo me ndryshimin por 'skuadriljet'
Keqardhja se skuadriljet e opozitës me emrat e ish-ushtarakëve që e përbëjnë, janë në atë pjesë të shoqërisë për të cilët investohet bajagi shumë nga taksapaguesi i thjeshtë, për formimin, arsimin, punët e zgjedhura dhe mbi të gjitha sigurinë, që jo rrallë herë i kthehet në bumerang. Këta djem të zgjedhur, jo pak herë prej trajtimeve, që ata nuk i konsiderojnë si të duhurat për staturat e tyre, kthehen në rrënues të shtetit me akte si ai i Elbasanit, atë që do të ndryshojë pikërisht opozita me sloganet e saj t’përhapura në të gjithë vendin.
23 Prill 2021, 18:48 -
Politikë
Aty ku grupi i armatosur i PD vrau Pjerin Xhuvanin, Basha nga Elbasani: Ne do të sjellim paqen dhe sigurinë pas 25 prillit! Askush nuk do t'ua vjedhë më votat
Pa asnjë lloj ndjesë për ngjarjen e rëndë dhe asnjë pendesë shfaqur prej tij apo kërkim falje, Basha përmbylli ditën e sotme fushatën elektorale në Elbasan ku kërkoi votë pasive për PD-në më 25 prill, pasi sipas tij kjo është e vetmja parti që mund të sjellë ndryshimin dhe integrimin e vendit në BE.
23 Prill 2021, 18:21 -
Kronikë
VIDEO/Momente tmerri në Elbasan, ulërimat e qytetarëve gjatë vrasjes së Pjerin Xhuvanit nga grupi i armatosur i PD
Në një video të siguruar nga Report Tv shfaqet një moment i përplasjes në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani nga grupi i armatosur i PD. Video është filmuar nga një pasagjer që po kalonte në vendin e ngjarjes me makinë, ku dëgjohen disa të shtënat me armë, nga të cilat humbi jetën Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona. Në video shfaqen momentet e tmerrit dhe ulërimat e qytetarëve, ndërkohë që në sfond dëgjohen disa të shtëna ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.
23 Prill 2021, 17:52 -
Politikë
Foto nga mitingu 'madhështor' i PD në Elbasan, pas vrasjes nga grupi i armatosur! Mbështetësit e PD refuzojnë dhunën, braktisin Bashën në takimin përmbyllës
Vrasja në Elbasan duket se ka dhënë efektet te mbështetësit e PD, të cilët kanë kundërshtuar këtë mënyrë dhune të PD-së për të marrë pushtetin duke e braktisur Lulzim Bashën gjatë takimit përmbyllës në këtë qytet.
23 Prill 2021, 17:38 -
Politikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit nga shoqëruesi i Bardhit, Patozi: Kurrë s’do të derdhet gjak për mandatet e BD, këta s’duhen votuar më
Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka folur lidhur me betejën e tij elektorale të 25 prillit dhe ngjarjen e rëndë ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, 2 ditë më parë në Elbasan.
23 Prill 2021, 15:29 -
Politikë
Gjergj Luca revoltohet pas vrasjes në Elbasan: Mos ngrini flamujt e PD-së dhe PS-së, ngrini flamurin kombëtar
Biznesmeni Gjergj Luca ka mbledhur banorë të një fshati në Elbasan me të cilët është bashkuar për të ndërtuar rrugën e fshatit, por ka folur i revoltuar pas ngjarjes së ndodhur në qytet ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, nga Arbër Paplekaj shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.
23 Prill 2021, 15:11 -
Politikë
Balla: Sa kohë që Berisha e Meta të jenë politikën shqiptare, gjithmonë do prodhojnë dhunë! Duhen ndëshkuar me votë ata që ngrehin armët ndaj popullit
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në takimin përmbyllës të fushatës në Librazhd, deklaroi se socialistët do të fitojnë thellë zgjedhjet e 25 prillit. Balla ka komentuar edhe ngjarjen në Elbasan, ku u vra Pjerin Xhuvani, duke thënë sesa kohë që Berisha e Meta janë në politikë, do prodhojnë dhunë
23 Prill 2021, 14:52 -
Opinion
Prelud për destabilizim të Shqipërisë gjatë dhe pas 25 Prillit 2021
Ngjarja e rëndë në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, qytetar elbasanlli me rrënjë, pengmarrja e qytetarit Goga nga Ndroqi në Tiranë, pengmarrja në Maqellarë të Dibrës janë kryer nga struktura të amatosura të PD, që tashmë është pranuar e provuar se janë ngritur, instruktuar e armatosur në çdo qark të vendit. Paskan një emërtim intrigues, Struktura të mbrojtjes së votës (SMV), që shkon në linjën e propagandës së liderëve të opozitës për “sigurimin” e votës me çdo mjet e me çdo çmim
23 Prill 2021, 12:29 -
Opinion
Skënder Minxhozi: Zoti Doshi, kërko ndjesë se ndoshta ta falin edhe ty, si Xhelalit!
Meqë ambasadaorja amerikane Yuri Kim ka vendosur që të përshëndesë kërkesën e faljes nga Xhelal Mziu, pasi ky i fundit tha se i ka gati grupet e militantëve që do bëjnë edhe të tjerë “si ai i Elbasanit”, ky koncept diplomatik i trajtimit të situatës absurde që po kalon Shqipëria, mund të zgjerohej edhe për raste të tjera që kanë të bëjnë me fushatën.
23 Prill 2021, 12:19 -
Politikë
Tragjikomedia e Maqellarës, për të zhurmuar vrasjen e Elbasanit, në makinë familjari i ish-deputetit të LSI-së
Ka dy ditë që opozita dhe qarqet pranë saj po bëjnë zhurmë për incidentin e Maqellarës, ku sipas tyre, janë kapur njerëz që donin të blinin vota për Partinë Socialiste.
23 Prill 2021, 11:59 -
Kronikë
Në celularët e 10 paramilitarëve të PD, prokuroria kërkon drejtuesit e vërtetë të grupit të armatosur të PD
Për të zbuluar rrjetin e përgjegjësive, hetuesit kanë në dorë 11 celularët e sekuestruar grupit të armatosur përfshi atë të Arjan Hoxhës, që duket të jetë kreu i strukturës paraushtarake të Elbasanit dhe që ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me Gazmend Bardhin.
23 Prill 2021, 11:56 -
Politikë
Xhelal Mziu thirrje për vrasje, Rama: Kush vjen në pushtet duke vrarë, vret edhe në qeverisje! Yuri Kim: 'Elbasani' s'mund të justifikohet e të përsëritet, fund grupeve me armë
Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim dhe kryeministri Edi Rama kanë reaguar për deklaratën e Xhelal Mziut i cili tha se të gjithë ata që janë të dyshuar për blerje votash do ta pësojnë si i ndjeri Pjerin Xhuvani në Elbasan, që u vra nga shoqëruesi i kreut të listës së Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, Arbër Paplekaj, i cili është pjesë e grupit që PD pretendon se ka ngritur për mbrojtjen e votës
23 Prill 2021, 11:43 -
Opinion
Kur krimi paralajmërohet me mikrofon në dorë
Xhelal Mziu është një nga emrat që i përkasin Partisë Demokratike të së shkuarës jo vetëm prej konsumit të disa mandateve në krye të bashkisë së Kamzës. Ai njihet si një politikan lokal që sfidonte edhe vetë shtetin e Sali Berishës duke mbajtur në zyrë foton e këtij të fundit dhe jo të presidentit.
23 Prill 2021, 10:22 -
Politikë
VIDEOLAJM/ Shokon me deklaratën Xhelal Mziu: Na i tregoni njerëzit e dyshimtë, do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit! Prokuroria e merr nën hetim
Tensionet e rritura ditët e fundit nga partitë e opozitës janë bërë shumë të rrezikshme. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan ku mbeti i vrarë një person, simpatizant i PS-së, Partia Demokratike jo vetëm që nuk distancohet nga dhuna por justifikon vrasjen dhe nxit më shumë përplasje.
23 Prill 2021, 08:37 -
Politikë
Vrasja në Elbasan/ Rama: Prokuroria ka video! Këta që shoh unë këtu s’kanë për të pranuar në paqe rezultatin, Shqipëria me varr të hapur sa herë PD humb
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Prokuria ka video nga momenti i ngjarjes së rëndë, që sipas tij përputhet me dëshminë e të ndaluarit që është i distanuar nga palët.vr
22 Prill 2021, 22:20 -
Kronikë
SKEDA/ Bandat paraushtarake të PD po terrorizojnë njerëzit! Berisha dhe Basha miratuan paramilitarët ‘SMV’, Bardhi mes ideatorëve
Me krijimi i bandave të armatosura paraushtarake gjoja për të mbrojtur votën, PD në të vertëtë është duke terrorizuar opinionin publik. Një nga ideatorët e krijimittë bandave të tilla armatosura,që Kodi Penal i denon me 20 vjet burg, është edhe Gazmend Bardhi që aspiron të bëhet Ministër i Brendshëm nëse PD vjen në pushtet, dhe aprovimin e ka marrë nga Lulzim Basha me Sali Berisha.
22 Prill 2021, 16:10 -
Politikë
Grupet e armatosura të PD 'për mbrojtjen e votës', Yuri Kim: Të paautorizuara e të papranueshme për një vend të NATO! Gjë e tmerrshme që i përket të shkuarës
E ashpër dhe e drejtpërdrejtë, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i cilësoi të papranueshme grupet e armatosura të PD për mbrojtjen e votave. Kim tha se kjo gjë e tmerrshme i përket të shkuarës, dhe s’ka lidhje me një shtet të NATO. Kim falenderoi Raman e Bashën për qetësi, por nuk përmendi Metën.
22 Prill 2021, 15:28 -
Kronikë
Ish-ushtarakë dhe ish-policë/ Nga atentat me eksploziv tek 'gjobëvënie’ pas prishjes së pazareve të drogës deri te ish drejtor i burgjeve , kush janë 10 të arrestuarit nga grupi i armatosur i PD
Edhe pse nga Partia Demokratike është pretenduar se bëhet fjalë për vullnetarë me mision për mbrojtjen e votës, nga një kërkim i thjesht në google rezulton se një pjesë e mirë e tyre janë persona të njohur edhe për strukturat ligjzbatuese në vend.
22 Prill 2021, 15:25 -
Politikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, Braçe poston foton e Berishës: Sa herë lexon humbje në zgjedhje, sytë e tu bëhen gjak dhe vritet një njeri
Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Elbasan, ku ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, duke postuar një foto të ish-kreut të PD, Sali Berisha.
22 Prill 2021, 14:08 -
Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, arrestohen 10 anëtarë të grupit të armatosur të PD, akuza për vrasje dhe pengmarrje! Në makinën që kishin bllokuar asnjë provë për shitblerje votash
24 orë pas vrasjes në Elbasan të Pjerin Xhuvanit, nga ish polici i RENEA-s Arbër Paplekaj, Policia e Shtetit arreston 10 anëtarë të grupit të armatosur të PD nën akzuën e pengmarrjes dhe vrasjes, ndërsa shpall në kërkim Klemend Xhaferrin. Në pranga ra edhe Arjan Hoxha, i cili është edhe drejtuesi i grupit të armatosur në PD i ngritur nga Gazmend Bardhi në Elbasan. Policia hodhi poshtë pretendimet e opozitës për blerje votash duke thënë se nuk ka asnjë provë për këtë.
22 Prill 2021, 14:00