-
Berisha zgjedh kryetar të PD në Kamëz Arjan Hoxhën e gjakderdhjes së Elbasanit 4 ditë para zgjedhjeve! Kush është drejtuesi i grupit që vrau Pjerin Xhuvanin
Në Partinë Demokratike janë duke u zhvilluar zgjedhje për krerët e degëve, proces i organizuar në mënyrë të njëanshme nga Komisioni i Rithemelimit i Berishës dhe që nuk njihen nga pala tjetër brenda partisë. Berisha po zgjedh kryetar degësh mbështetësit e tij. Rasti është i kryetarit të Kamzës Arjan Hoxha.
24 Prill 2022, 08:01 -
Politikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Kryemadhi: Bardhi garantonte bandat se do ishte ministër i Brendshëm! Ai dhe Basha kanë shumë gjëra për të sqaruar, kanë mashtruar Kim në emër të LSI
Lufta brenda kampit opozitar sa vjen dhe po bëhet më e fortë me sulme të forta duke treguar se bashkëpunimi i tyre parazgjedhor nuk ka qenë i sinqertë. Radha e akuzave të forta ishte e Monika Kryemadhit që vuri në shenjestër Gazment Bardhin dhe Lulzim Bashën, sa i përket vrasjes së Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit.
25 Nëntor 2021, 21:55 -
Politikë
Skandali/ PD cakton eksperte për hetimin e 25 prillit, kryetaren e strukturës paramilitare që akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit
Një nga emrat që PD-ja, propozoi ishte dhe Marinela Ziu. Emri i saj bën jo pak habi, pasi ajo u emërua nga Lulzim Basha në krye ''Strukturat për Mbrojtjen e Votës'', që ka vrarë Pjerin Xhuvanin 4 ditë para zgjedhjeve, e ndërsa më herët ka qenë drejtuesja e zyrës së anti-korrupsionit në PD
3 Nëntor 2021, 19:20 -
Politikë
Mblidhet Komisioni hetimor për 25 prillin, PS kërkon informacion nga Basha për grupin e armatosur për mbrojtjen e votës nga PD: A ekziston mundësia të rithirret?
Këtë të mërkurë ka nisur mbledhja e dytë e Komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit 2021. PS kërkon për informacion drejtuar Lulzim Bashën dhe për Policinë e Shtetit për strukturën e mbrojtjen së votës e ngritur nga PD, para zgjedhjeve të 25 prillit.
3 Nëntor 2021, 17:15 -
Politikë
‘Ke folur në telefon me njërin që ka vrarë', Lorenc Vangjeli i kujton Bardhit vrasjen e Pjerin Xhuvanit, deputeti i PD: Kush je ti që akuzon, po gënjen
Debati për vettingun e politikanëve të propozuar nga PD, ka sjellë një përplasje mes analistit Lorenc Vangjeli dhe sekretarit të Përgjithshëm të PD-së Gazment Bardhit, i cili tha se në zyrën e kryeministrit hyjnë trafikantë droge
22 Tetor 2021, 09:50 -
Opinion
Fryrja post elektorale e Gaz Bardhit, përballë Taulant Ballës, kur vrasja e Pjerin Xhuvanit është ende e freskët
Ka bërë përshtypje fryrja politike e Gazment Bardhit, i cili ka deklaruar që ai nuk shkon në Kuvend, sidomos kur përballë ka Taulant Ballën, duke përmendur sërish aksiomën e “bandave”.
10 Qershor 2021, 10:52 -
Kronikë
Drejtuesja e Gjykatës së Elbasanit ‘modeling’ për TikTok duke sfiluar në zyrë, ILD fillon hetim disiplinor! Gjonaj: Kërkova hetim që kur liroi një kriminel! Enkeleda Kapedani: S'jam krenare
Gjykata, institucioni ku pritet të vendoset drejtësi, në Elbasan është kthyer në "pasarelë" sfilatash për TikTok. Kryetarja e gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani ka "harruar" krimin dhe shfaqet duke bërë ‘modelen’ në Tik Tok, duke e kthyer zyrën në një pasarelë.
31 Maj 2021, 07:43 -
Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gjykata e Apelit lë në burg Arbër Paplekajn, detyrim paraqitje për anëtarët e grupit të armatosur të PD
Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së parë të Elbasanit, për Arbër Paplekajn, i cili vrau me armë zjarri Pjerin Xhuvanin pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Për Arbër Paplekajn mbetet në fuqi masa e sigurisë personale “arrest me burg”. Po ashtu në fuqi është lënë edhe vendimi për 10 të akuzuarit e tjerë të ndalur në lidhje me ngjarje, për të cilët është lënë në fuqi masa ‘detyrim paraqitje’.
25 Maj 2021, 10:51 -
Kronikë
Tre vrasje në një muaj, lirohet nga detyra shefi i Hetimit në Elbasan
Ekzekutimet e fundit mafioze që janë regjistruar në qytetin e Elbasanit kanë vënë në lëvizje strukturat e rendit. Mësohet se Shefi i hetimit në drejtorinë e policisë së Elbasanit, Gjon Gecaj është liruar nga ky pozicion, duke u transferuar në sallën operative të drejtorisë së policisë Lezhë.
13 Maj 2021, 22:07 -
Politikë
Kuvendi akuzon Ilir Metën për nxitjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, do thirret nga komisioni hetimor për të dhënë shpjegime, lëvizjet e dyshimta para ngjarjes
50 deputetë akuzojnë dhe kërkojnë shkarkimin e Metës edhe për nxitjen e strukturave paramilitare të PD për vrasje, patrullime të paligjshme, ndalime, kontrolle dhe heqje të lirisë së qytetarëve gjatë fushatës zgjedhore.
4 Maj 2021, 15:55 -
Politikë
Kuvend pas 25 prillit! Denaj: Shtojmë 2 miliard lekë për vaksinat! Balla: Meta të shkarkohet, duam president mbi palët për çuarjen e Shqipërisë në BE! Për vrasjen në Elbasan të hetohet PD
Në seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 25 prillit kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, duke folur për nismën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta tha se kjo nuk është një "kapriço" e mazhorancës për të kapur institucionin e presidentit, por sepse vendit i duhet një president mbi palët politike që ndihmon në çuarjen e vendit në BE
4 Maj 2021, 07:25 -
Kronikë
Nga ekzekutimi i Sofisë te Pjerin Xhuvani para zgjedhjeve, në 4 muaj 20 vrasje, 5 më shumë se në 2020
Katërmujori i parë i këtij viti nuk është më i keqi ndër vite përsa i përket numrit të vrasjeve por krahasuar me vitin e kaluar kanë ndodhur 5 vrasje me shumë. Nga ngjarjet me të rënda është ajo e atentatit të Behar Sofisë pranë piramidës në Tiranë dhe vrasja e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve në Elbasan.
2 Maj 2021, 14:16 -
Politikë
Alibeaj: Manipulimi i masakrës zgjedhore në Elbasan, maja e ajsbergut! Shqiptarët na votuan, të rrëzojmë regjimin Rama-Doshi që vodhën zgjedhjet
Partia Demokratike ka hedhur akuza se zgjedhjet e 25 prillit janë vjedhur dhe për këtë nëpërmjet ish-deoutetit Enkelejd Alibeaj kanë prova. Ai ka publikuar një video nga deklarata e prokuorit, të cilët thotë se janë kontradiktore para dhe pas ngjarjes.
29 Prill 2021, 17:07 -
Politikë
OSBE dhe Këshilli i Evropës: Po rivendoset besimi te zgjedhjet, procesi ishte transparent dhe i qetë, e diela dita më e mirë! Vrasja në Elbasan, ngjarja më e rëndë
Pa u mbushur 24 orë nga mbyllja e votimit në Shqipëri, një delegacion vëzhguesish, të ardhur nga misioni i OSBE-ODIHR-it, Asambleja Parlamentare e KiE dhe Asambleja Parlamentare e OSBE, dolën në një komunikim me mediat për të dhënë përshtypjet e para për proces.
26 Prill 2021, 15:17 -
Kronikë
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, lirohen 10 anëtarët e grupit të armatosur të PD! Në burg vetëm Arbër Paplekaj, dëshmia: Jam i tronditur
Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg vetëm Arbër Paplekajn, për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, ndërsa ka lënë në masën e sigurisë "detyrim paraqitje" për 10 personat e tjerë të arrestuar, anëtarë të struktrurës së armatosur të PD, e vetëshpallur struktura për mbrojtjen e votës.
26 Prill 2021, 09:10 -
Politikë
Basha i shqetësuar për rezultatin në Elbasan, Mero Baze: Po të mos kishe dërguar një tropojan për të vrarë tre ditë më parë mbase do e kishte më të lehtë sot
Analisti dhe gazetari, Mero Baze ka ironizuar shqetësimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për rezultatin, i cili pasi votoi në Tiranë shkoi në Elbasan për të vijuar fushatën.
25 Prill 2021, 15:58 -
Opinion
Mes Shqipërisë normale nga një anë dhe Ilir Metës e Xhelal Mziut nga ana tjetër
Jemi të detyruar që presidentin ta konsiderojmë ose të çmendur, ose të rrezikshëm. Jam i hapur për të dyja opsionet. Kush ja do të mirën edhe opozitës, edhe presidentit, për lehtësi duhet ta konsiderojë të çmendur. Kështu e kemi më të lehtë të justifikojmë disa deklarata që as Enver Hoxha nuk i ka bërë për SHBA. Fjala vjen, ai i tregoi SHBA-së se Shqipëria mund të lidhet dhe me Rusinë dhe Korenë e Veriut, po të jetë se SHBA-së i duket vetja vend i fortë. Pra sipas tij, “ka dhe të tjerë më të fortë”
24 Prill 2021, 23:03 -
Politikë
Sulmet e Metës ndaj Kim jehonë në mediet amerikane! ‘Washington Post’: Presidenti thotë se Amerika mund ta vrasë me raketë! Koment dhe për vrasjen në Elbasan nga grupi i PD
Përplasja e presidentit Ilir Meta me ambasadoren ne SHBA në Tiranë Yuri Kim ka bërë jehonë dhe në mediet amerikane. Prestigjozja ‘Washington Post’ ka shkruar për këtë rast të paprecedentë, duke cituar deklaratat e Metës i cili ka akuzuar ambasadoren për ndërhyrje në punët e brendshme të vendit duke mbështetur kryeministrin e tij Rama në zgjedhje.
24 Prill 2021, 21:45 -
Politikë
'Të dyshimtët do ta pësojnë njëlloj si ai i Elbasanit', Xhelal Mziu thirret në prokurori për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje
Kryesuesi i listës së PD në Dibër Xhelal Mziu thirret në prokurorinë e qarkut për të dëshmuar pas kërcënimeve për vrasje, se të gjithë të dyshuarit për blerje votash do ta pësojnë si i ndjeri Pjerin Xhuvani që u vra 4 ditë para zgjedhjeve, (më 21 prill) nga shoqëruesi i Gamend Bardhit, Arbër Paplekaj, ky i fundit pjesë e strukturës së armatosur të Partisë Demokratike e ngritur me pretendimin për të "mbrojtur votën".
24 Prill 2021, 19:15 -
Opinion
Për Gazbardhët e Xhelalzinjtë
Deklaratat kriminale të Xhelal Mziut, ish-kryebashkiak i Kamzës, sot kandidat për deputet në qarkun Dibër dhe drejtues politik po aty, për të vrarë këdo që Strukturat e Mbrojtjes së Votës identifikojnë si person të dyshimtë që lëviz nëpër lagje, janë në vijim të një strategjie të ngritur nga selia qendrore e Partisë Demokratike në SHQUP.
24 Prill 2021, 09:43